HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Romani "Njė dashuri e vrarė" nga Pierre-Pandeli Simsia

-- nga Abaz Veizi

Tematika e zgjedhur nga autori i ketij libri Pierre-Pandeli Simsia, eshte vete jeta shqiptare e diteve te sotme, vecanerisht e rinise shqiptare. Romani NJE DASHURI E VRARE eshte nje drame e gjalle per shumicen e personazheve te autorit Simsia dhe njė tragjedi tejet e dhimbshme per vajzat e pafajshme shqiptare, qe bien viktima te atyre djemve mashtrues, te cilat, duke enderruar fluturimin drejt lumturise, fluturojne ne te vertete drejt vdekjes me te zeze qe mund t'i bjere nė pjese nje njeriu te pafajshem.

Tek heroina ne liber, Dorina, perplaset endrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botekuptimin e nje idealistej moderne, ne kerkim te vizionit te kulluar per jeten e saj sociale dhe dashurore. Historia e saj nuk eshte nje histori e shkeptur, por pjese e nje realiteti dramatiko-tragjik qe prodhon nje shoqeri ende ne krize, e cila nuk vlereson vlerat njerezore dhe morali kallp i se ciles ushqen rrenjet e tragjedive dashurore dhe te gjithefarshme.

P. P. Simsia - Njė Dashuri e vrarė "Njė dashuri e vrarė" - roman nga P.P. Simsia

Parathenia e librit eshte shkruar nga botuesi Abaz Veizi.
Redaktore eshte Nazire Veizi
Recenzent Dukagjin Hata
Libri eshte shtypur ne shtypshkronjen Sh.B.Arberia, Tirane 2006

Parathėnie
Botimi i nje libri te ri eshte gjithmone nje kenaqesi e veēante, sidomos kur kemi te bejme me autore shqiptare, qe nepermjet artit arrijne te sensibilizojne lexuesit e tyre per problemet e theksuara sociale te shqiptareve, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne shtetet e shumte ku jane detyruar te emigrojne per t'i shpetuar mjerimit ekonomik, apo terrorit tė mungeses sė ligjit qė mbreteron nė vendlindjen e tyre.

Tendenca per te mos anashkaluar problemet e theksuara sociale te "tranzicionit" shekullor shqiptar, eshte me e spikatur veēanerisht tek autoret e rinj dhe sidomos tek ata qe i kane provuar vete rruget e hidhura te "arratise" nga atdheu.
I tille eshte edhe rasti i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia, tashme i konfirmuar nga suksesi i botimit te pare vitin e kaluar, i vellimit dinjitoz me tregime "Le te jem une Zamira..."

Simsia vjen kete here para lexuesit me romanin NJE DASHURI E VRARE. Meritojne nderim te gjithe shkrimtaret, te vjeter e te rinj, te cilet duke respektuar traditen me te mire mese shekullore tė penave te shquara shqiptare, qe fati i keq i perplasi ne toka tė huaja, por qe kurre nuk u bene te huaj per hallet e dheut tė origjines sė tyre.

Ne kete nderim te merituar ka pjesen e tij edhe Simsia, jo vetem per perkushtimin, jo vetem per tematiken, por edhe per mjeshterine ne rritje qė vihet re ne sproven e tij letrare.
Romani NJE DASHURI E VRARE nuk eshte aspak nje histori sentimentale, perkundrazi, eshte nje drame e gjalle per shumicen e personazheve te tij dhe nje tragjedi tejet e dhimbshme, krejtesisht e pamerituar per heroinėn e librit, Dorinen engjellore, e cila, duke enderruar fluturimin drejt lumturise, fluturon ne te vertete drejt vdekjes me te zeze qe mund t'i bjere ne pjese nje njeriu te pafajshem.

Historine e saj, historine e vertete te qindra femrave shqiptare, te pershkruar me mjeshteri dhe humanizem nga pena e Simsise do ta lexoni vete, por une nuk dua te lė pa permendur ketu rendesine e vecante qe merr ky liber si nje akuze per klasen politike shqiptare, e cila luan bixhoz me fatin e njė populli fatkeq, i ngujuar mes lindjes e perendimit, perjetesisht i denuar te perjetojė merine e grindjeve globale.

Mire, fqinjeve tane nuk u dhimsen bijte e Shqiperise qe "lejohen", qe nxiten apo qė detyrohen te futen ne rrugen e krimit, po pushteti, po politikanet, po te "lavdishmit" e truallit shqiptar, kur do mendojne seriozisht per ata qe i votojne, per ata qe i nderojne dhe i bejne te famshem e te pasur... Mendoj se duhen respektuar e duhen nderuar me shume njerezit si Simsia, qe megjithese fizikisht jetojne mijera kilometra larg vendlindjes, ne fakt, e perjetojne dhimbjen e ēdo ēasti tė Atdheut si dhimbjen e shpirtit te tyre. Lavdi ndershmerise, qe per fat te mire jeton ende dhe ende perterihet me sukses ne gjakun shqiptar.

Pjesė e shkėputur nga romani "Njė dashuri e vrarė"

... Zėri i embel i Dorines trokiti papritur ne veshet e tij, aq i qarte sa per nje ēast iu duk sikur e kishte aty prane.
"Te dua shume Saimir. Dua te vij me ty, edhe shkollen e le per ty, Saimir!" "Ē'fare shkolle do vazhdosh jashte shtetit, Dorina, shkollen e bordellit, shkollen e kurvave, te putanave? Ooohh! Dorina, shpirti im i pafajshem, sa keq jam ngaterruar. Dikur, une kam qene Saimiri qe jam njohur me ty ne nje mbremje, ne festen e nje ditelindjeje... Une dikur kam qene nje djale i mire, i druajtur, ashtu si me ke njohur dhe vazhdon te me ruash nė kujtesen tende... Oh, Dorina! Ti nuk e di, e dashur, qe nga ai djali i dikurshem mua me ka mbetur vetem emri, emri Saimir. Fatkeqesisht, vazhdoj akoma ta mbaj kete emer qe nuk me takon, sepse une duhet te quhem Saikeq, Samaskara, Sakriminel...

Po, Dorina! Une jam kriminel. Une jam nje kriminel qe nuk kam vrare njerez, por kam vrare dashuri, kam vrare ndjenja, kam vrare bese. Po, po, besen kam vrare. Jo nje e dy, por me dhjetera, une bashke me shoket e mi, me grupin tim, me ata njerez me te cilet krijuam kete ndermarje te turpshme dhe te poshter, trafikimin e vajzave per te ushtruar profesionin e ndyre te prostitucionit, jashte atdheut tone. Jo, Dorina! Ti nuk e meriton kete; prandaj dhe doja te largohesha sa me pare nga ty, prandaj dhe me vjen shume keq per ty. Ti nuk i di te gjitha keto, Dorine, prandaj dhe nuk me kupton.

Dorina, do mundesh ndonjehere valle, e dashur, te me kuptosh? Ēfare kerkoj une tė kuptosh, pendimin tim ndaj teje apo deshiren tende per te hyre edhe ti ne grupin tone?
Perendi! Me ndihmo te lutem, ēfare llogjike po me detyron te flas tani ne keto ēaste? Ēfare dashurie kerkoj une tani? Nga kush dhe kujt po ia kerkoj? Perendi! Me zgjo te lutem, nese jam ne nje gjume te thelle dhe po shoh kete enderr mizore. Eshte kjo nje enderr e poshter, eshte enderr kjo qe po vazhdoj akoma tė shoh?

Me ndihmo, o Zot, si mund te dal nga ky ferr ku jam futur? Si mund te shkeputem qe te shpetoj nga kjo e mallkuar rrjete helmuese, nga kjo rrjete merimange qe ne vete e kemi thurur, une bashke me shoket e mi!
Jo, Dorina! Ti nuk e meriton t'i hysh nje rruge te tille. Me ty vetem nje rruge ka: une bashkeshorti yt dhe ti bashkeshortja ime. Bashkeshortja ime! Do mundesh vallė ndonjėherė tė jesh bashkeshortja ime? A do te me lejojne valle shoket e mi, grupi yne? Ooohhh!"...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara