HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gėzuar festėn Nėna & motra !

Gėzuar festėn tė dashur Mėsues !

-- nga Petraq P. Pali

Petraq P. Pali Si ralle here u festua dita e nenes dhe e mesuesit ne komunitetin Shqiptaro_Amerikan te Washington DC, Mariland e Virxhinia, dje me 5 Mars 2006.

Nen drejtimin e organizatoreve znj. Anita Xhiku, Eda Cala, Mirela Khun, Zana Sukaj e ndonje tjetre, te gjitha Mesuese vullnetare ne shkollen e pare shqipe ne kete zone "Mesonjtorja", celen dhe organizuan kete takim.
Dy sallat e medha e teper moderne e luksoze te Restaurant "Maggianos" ne DC u mbushen plot e perplot.
Nje ambient teper fesitv, nje spektakel dhe nje program i shkelqyeshem, nje dreke e pa harueshme per gjithe kete komunitet.

Znj. Aneta Xhiku, mbajti fjalen e mirseardhjes. Uroi pjesemaresit Gezuar festen e Gruas,Gezuar dhe diten e mesuesit. Ajo, ne fjalen e saj tha se ky komunitet ka nje tradite te shkelqyer me keto takime ne rast festash, ky komunitet ka gati tre vjet qe ka hapur shkolle Shqipe, ky komunitet qe perbehet nga gjithe trevat e Shqiperise, eshte nje komunitet qe ka sinkronizuar shpesh here takime, mbledhje, dhe deri tek takimet tash me tradiconale ne diten e pranveres. Keshtu eshte festuar dita e Flamurit, Viti i Ri, dita e nenes e mesuesit etj.

Por takimi i djeshem i ngjante tamam nje spektakli ku ishin gershetuar ne baze te nje programi rigoroz te gjitha veprimet dhe mbarevajtja e drekes, e cila filloi ne oren 13.30 me oren lokale sipas lajmerimit. Ne kete takim kishte kenge, recitime, vallzim, valle, humor. Nje mrekulli.
Dy konferecieret e ketij takimi znj. Xhiku dhe znj. Cala, i dhane mjaft gjalleri ambientit, atje dolen femije shqiptare qe kane lindur ne Amerike, folen e recituan Shqip,ata kenduan ne kor "gjuha jone sa e mire...." dhe cdo kush nga femijet recitoi pjese nga Naime e Cajupi.

Orkestra nen drejtimin e z. Edmond Xhani, e ktheu ne nje ambient teper festiv dreken. Gjithe ekipi i orkestres qe perbehej nga kitarja, organo, gernete, sax, nuk pushuan as nje sekonde.
Kengetorja e mirenjohur Fitore Mamaqi, me zerin e saj plot embelsi e force tronditi sallen, vellezerit Zena, me kenget popullore nga te gjithe krahinat e Shqiperise, terhoqi edhe shtetas Amerikane e te ndryshem nga sallat e tjera te Restaurantit qe rinin tek dera sa s'kishe ku te kaloje, vallja kenget, nuk kishin te mbaruar, atje i gjithe ky komunitet defreu kendoi dhe hodhi valle e kercime te pa numurta.

Grupi Lab, nene drejtimin e nje pedagogu shqiptar i matematikes ne Universitetin e Virxhinias,i cili kishte sjelle edhe disa shoke e miq te tij Pedagoge dhe Pedagoge po nga ky Universitet per & Marsin, doli ne skene dhe kendoi kengen se bashku me grupin "kur vene plakat ne leme..." Salla kendoi e tera... njerezit kaluan caste te mrekullueshme, e qeshura nuk pushoi.
Kur u kercye .."napoloni" valle tradicionale Shqiptare,per cudi as nje nga pjesemaresit nuk ishte ne karike...te gjithe kercenin,ishte me te vertete gje bukur,ishte me te vertete nje pese oresh ne Shqiperi.

Dicitalet edhe kamerat nuk ndaluan as nje cast te hidhnin ne celuloidin e tyre kete takim magjik, grupe-grupe njerezit bene fotografi,mesueseve te "Mesonjtores"si edhe organizatoreve,nxanesit u dhuruan buqeta me lule.
Mysafiri me i ri ne Amerike i ardhur para nje jave, nje mesues nga Shkodra (fatkeqesisht si morem dot emrin) i imresionuar dhe i befasuar nga ky takim madheshtor, kerkon mikrofonin dhe mbasi pershendeti te pranishmit, uroi Gezuar festen nena, motra, gezuar festen Mesuesa e kolege te mi... shpertheu me kenget Shkodrane, me putpuri Vlonjate, Beratase, Permetare... e se bashku kenduam te gjithe...!

Takimi u mbyll me mbresa te pa shlyeshme,nje takim qe do mbahet mend.

Ju lumte organizatoreve!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara