HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kultura e dialogut pėr tė mirat e pėrbashkėta

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

Kriza shqiptare, tė cilėn e pėrjetojmė, edhe sot e gjithė ditėn, ka ndėrlidhje tė pashmangshme, mbase nė disa aspekte esenciale, me dimensionet tona historike, qytetėruese, shpirtėrore, dhe natyrshėm nė kėtė arene hynė mungesa e dialogut parimor tė brendshėm, qė pėr pasoj ka sjellun humbjen e besimit nė tė ardhmen, dvarrjėn e idealeve deri nė shkallmim. Mungesa e ndjenjės sė bashkėpunimit, ėshtė njė ndėr faktorėt qė ėshtė bėrė pengesė e mėdha, qė po e trondit edhe sot e gjithė ditėn kombin tonė dhe po e pengon tė ec nė rrugėn e proseprimit, krahas kombeve tjera tė qytetėruara, pėr tė pėrmbyllur kapitullin e vajtimit tė tipit qė shkruante poeti Pashko Vasa, me vargun rrėnqethės e me status tė veēantė tragjiciteti: “O Moj shqypni, e mjera shqypni”.

Nė tė vėrtetė, tė “pesė anarkitė tona” tė cilat i identifikonte me njė dije- analizė tė veēantė dhe lakonike nga Fan Noli, brenda njė strumbullar tė larmishėm, tė pėrkufizume si: anarkia fetare, anarkia sociale, anarkia morale, anarkia patriotike, anarkia e idealeve, nė fakt, janė identifikimi i te pesė pengesave qė janė sforcuar deri nė paradigma pėr tė tashmen dhe tė ardhmen. Kėto plagė, apo anarki, si tė kėtilla, edhe pas shumė decenieve, janė diga tė fuqishme qė na pengojnė t’i flakim tutje cenet tona, paragjykimet dhe shpirtngushtėsinė, karshi idealeve dhe tė mirave tė pėrbashkėta, pėr tė sforcuar moralin e mirėbėrėsisė (Branko Merxhani), moral qė duhet ndėrlidhet me mendimin sistematik, veprimin sistematik. Kėto anarki, tė ndėrlidhura edhe me sindormin e filozofisė sė brohoritjeve dhe duartrokitjeve tė pakontrolluara, na kanė sjellun para njė gjendje anarkiste, edhe nė fillimet e shekullit XXI, kur besohej se ēėshtja shqiptare do tė pėrmbyllej me jetėsimin dhe sendėrtimin nė plotėni tė projekteve nacionale tė nisura me shekuj.

Dijetari i viteve tė tridhjeta Lumo Skendo nė shkrimin “Ē’na mungon? Ē’duhet tė kemi?”, po ashtu sikur Noli, njė ndėr plagėt tona sheh mungesėn e idealit. Ky dijetar shkruan: “Njė popull nuk rron dot pa ideale, pa njė shtytje, pa njė qėllim qė e bėn tė ec, tė pėrpiqet dhe tė pėrparojė”.

Idealet duhet tė ushqehen nga qėllime tė mira dhe tė pėrbashkėta. Njė gjė e tillė, nuk ndodh tek ne. Nė tė kundėrtėn, shoqėria jonė formėsohet nė kontraste tė fuqishme, mes dimensioneve civilizuese, tė cilat konfrontohen mes perėndimoreve dhe lindorėve, mes gegėve dhe toskėve, mes qytetareve dhe katundarėve, mes tė djathtėve dhe tė majtėve, mes kėtij dhe atij, etj. Rezultat i kėtyre divergjencave, nuk kemi arritur tė ndėrtojmė kompromise pėr asnjė aspekt tė rėndėsishėm nacional: shqiptarėt, varėsisht nga vendi ku jetojnė, ndryshe e konceptojnė problemin tashmė ekzistues tė gjuhės shqipe, shqiptarėt ndryshe e konceptojnė dhe e vlerėsojnė historinė e tyre, shqiptarėt ndryshe e konceptojnė letėrsinė e tyre, shqiptarėt ndryshe e shohin tė ardhmen e tyre, shqiptarėt pikė e pesė, nuk kanė arritur sot e gjithė ditėn tė bėjnė njė kompromis, madje as pėr tė shkruar njė histori tė letėrsisė, tė historisė, etj. Nė kėtė konglomerat problemesh, nuk mund tė mohohet se fajin kulmor e ka politika, por kėtu nuk mund tė justifikohen as elitat intelektuale, shkrimtarėt, gjuhėtarėt, historianėt, gazetarėt, etj. tė cilėt nuk kanė ndėrmarr asnjė pėrpjekje dashamirėse, qėllmirėse pėr tė ardhur deri ten njė kompromise unik, pėr ndonjė ēėshtje tė rėndėsishme.

* * *

Nė fakt, dialogu ėshtė thelbi i demokracisė, shpirti i cili i jep fizionomi njė kombi si njėsi e veēantė e njė universi qytetėrues mė tė lartė. Pėrmes kėtij instrumenti, shoqėritė arrijnė tė realizojnė paqen e qėndrueshme; pėrmes kėtij instrumenti tė komunikimit dhe tė ndėrtimit- sforcimit tė marrėdhėnieve ndernjerėzore, grupet, shoqėritė, kombet arrijnė tė bashkojnė forcat, idetė, idealet dhe potencialet nė drejtim tė mirave tė pėrbashkėta, nė tė cilat tė mira tė pėrbashkėta, tė gjithė kontribuojnė dhe nga tė cilat tė mira ēdonjėri pėrfiton. Nė tė vėrtetė pėrbashkimi i kombeve, pėrveē pėr arsye etnike rreth tė mirave tė pėrbashkėta, hap shanse tė mira pėr tė pėrparuar shoqėria, vendi i caktuar. Njėherit ulė mundėsitė pėr shpėrthimin e diveristeve tė rrezikshme, qė mund te pasojnė me dhunė, shkatėrrime, luftė etj. Empira na tregon shembuj tė shumtė nė kėto drejtime tė lartėshkruara; aty ku ekziston dialogu dhe ku problemet diskutohen nė mėnyrė parimore, humb gjasa pėr kėrkimin e zgjidhjeve tjera me forma jodialoguese.

Nė kulturėn perėndimore dialogu ėshtė alfa dhe omega e ēdo problemi, angazhimi e vizioni. Perėndimi mendon se ku pėrfundon dialogu, aty fillojnė tė vijnė nė shprehej instrumentet tjera qė sjellin dhunė, shkatėrrime, destruktivitet, pandehmet e sė cilės sot i gjejmė ane e kėnd botės lindore, nė tė cilat kemi probleme tė thella, tė cilat pėrveē mungesė e aspekteve tjera, janė rezultat i mungesės sė dialogut thelbėsor. Sot virtytet karakteristike qė kanė ndihmuar perėndimin tė krijoj mirėqenie tė lakmueshme, janė produkt i etikės sė pėrbashkimit dhe krijimit tė vlerave tė pėrbashkėta.

Nė realitetin shqiptar, ky fenomen paraqitet mjaft kompleks dhe fenomen nė pėrshkallėzim, pėr tė keq. Disi ka humbur sensi i dialogut tė mirėfilltė dhe tė sinqertė. Shqiptarėt ane e kėnd hapėsirave, dialog bėjnė pėr t’ia bėrė qefin njėri tjetrit, apo pėr tė kundėrshtuar njėri tjetrin. Ndėrsa mė sė paku, pėr tė shtruar ide dhe pėr tė zgjedhur probleme. Ndaj sot si komb vazhdojmė tė vėrtitemi mes njė tė kaluare tė mjerė dhe njė tė ardhme tė panjohur, pikėrisht nga mungesa e vullnetit dhe besimit pėr tė ardhmen dhe nga mosaftėsia pėr tė komunikuar, pėr t’u marrun vesh.

* * *

Kultura e dialogut ėshtė premisa e gjitha zgjedhjeve; ėshtė aspekti qė shtreson elementet bazike tė njė sistemi tė qėndrueshėm shtetėror dhe kombėtar. Nė tė kaluarėn tonė, dialogu ka munguar. Pėr fat tė keq, edhe sot po mungon. Madje, nė momente mė tė rėndėsishme pėr kombin, dhe ka indikacione se do mungon edhe nė tė ardhmen. Dhe atė, ”falė” pikėrisht njerėzve tė cilėt janė tė ngarkuar tė promovojnė dialogun. Tė cilėt, pėr fat tė keq promovojnė antidialogun, kulturėn e bojkotit, mendėsinė sterortipe tė zgjedhjes sė problemeve, ikjes dhe kamuflimit tė problemeve.

Me kėtė strukture tė elitave, politikės dhe arsimit, as qė duken shenja tė nisen debate tė mirėfillta, tė cilat do shtronin probleme, do tė analizonin probleme shkaqet dhe pasojat, dhe do tė nxjerrin pastaj konstatime nė bazė tė premisave empirike pėr problemet, qė gjithsesi do tė rezultonin me pėrbashkimin rreth tė mirave tė pėrbashkėta, nė tė cilat tė mira, gjithė shqiptaret kudo qė janė, duhet tė kontribuojnė, dhe nga tė cilat gjithė duhet pėrfitojnė. Pa e ekzagjeruar kėtė problem, analizat e ēfarėdoshme qė bėhen nė realitetin shqiptar tregojnė se dialogu ėshtė pėr shqiptaret gjithēka tjetėr pėrpos aftėsi pėr tu marrun vesh, pėr tė bashkėpunuar, pėr tė bashkėrenduar dhe pėr tė ndėrtuar kompromise tė caktuara nė drejtim tė sė mirės sė pėrbashkėt. Madje pėr shumėkėnd dialogu ndėrdijshėm konceptohet turp, frike, lėshim e ēka jo tjetėr. Duke mos e kuptuar te kundėrtėn, se pikėrisht dialogu ėshtė vlere, ėshtė shanse dhe shprehje e vetėdijes sė lartė emancipuese.

Nė pėrditshmėrinė shqiptare, duke u nisur nga politika e cila qėndron nė majat e sė kėqijave, pastaj tek strukturat tjera shoqėrore, akademitė dhe institutet e ndryshme, deri tek elitat e mediat, shohim se nuk eksiton, madje asnjė fushė ku nė arrijmė tė pėrbashkohemi rreth tė mirave tė pėrbashkėta, duke i harruar cenet e caktuara dhe tė metat e ndryshme, qė mund tė na diktohen nga ēfarėdo faktorėsh.

Nė debatet e shumta qė bėhen ane e kėnd botės shqiptare, sheh gjithfarė tezash e gjithfarė trajtimesh, por mė sė paku gjen analiza qė merren me realitetin e problemit, atė qė konceptohet shkak dhe pasojė.

“Shqipėria lindi nga zoti (nga idealizmi), shpėtoi nga rastėsia dhe vdiq nga politikanėt” shkruante dijetari i madh Faik Konica. Sot vrasėsit e shqiptarėve nuk janė armiqtė e jashtėm, ata nuk janė as vetėm politikanėt, ata janė brenda, duke tharmuar shpirtin shqiptar. Kundėr kėtij fenomeni, duhet tė dilet nė betejė tė hapur dhe tė pakompromis.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara