HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diskursi anti-Kadare

-- nga Mehmet Kraja, shkrimtar

Sa herė qė Kadare i afrohet Ēmimit Nobel, njė fushatė e orkestruar shqiptaro-ndėrkombėtare bėhet e zhurmshme nė mohimin e tij.

Ismail Kadare Nė njėrėn nga gazetat e Shqipėrisė, nė internet, ditėve tė fundit lexova njė shkrim mohues dhe negativ pėr Kadarenė, me autor Stephen Schwartz. Ky Schwartz-i mė ngjante si emėr i njohur, sikur e kisha dėgjuar diku dhe pastaj m’u kujtua se, para njė kohe, nė Prishtinė, ai kishte promovuar njė libėr pėr Kosovėn. M’u kujtua, gjithashtu, se foton e tij e kisha gjetur nė internet. Iu futa pėrsėri njė kėrkimi tė shpejtė dhe befasisht gjeta njė foto tė kėtij Schwartz-it para varrit tė Alija Izetbegoviēit nė Sarajevė, me duar tė shtrira pėrpara, ashtu siē bėjnė myslimanėt gjatė lutjeve fetare. Pastaj m’u kujtua se njė mik i imi mė kishte thėnė, se ky Schwartz-i ishte ēifut dhe se para njė kohe ai e kishte akuzuar Kadarenė pėr antisemitizėm. Nga ana tjetėr, vėrej se shkrimi i tij nė gazetėn e Tiranės ėshtė pėrkthyer nė gegėrisht, qė doemos mė kujton njė lidhje disi tė largėt me akuzat qė Kadaresė njė herė e njė kohė ia bėnte Arshi Pipa. Dhe, ajo qė tė mbush vrer, ėshtė se ky farė Schwartz-i hiqet edhe si mik i shqiptarėve, dhe bėn sikur i mbron ata nga Kadareja, nga shkrimtari i tyre emblematik.

E mora nė shqyrtim kėtė shkrim, sepse tashmė mė ėshtė ngulitur nė mendje se, sa herė qė Kadare gjendet mė afėr Ēmimit Nobel, se si ndodh qė tė orkestrohet njė fushatė shqiptaro-ndėrkombėtare, e cila, pėr shkaqe qė unė nuk i di dhe nuk mund t’i marr me mend, insiston me ngulm tė madh qė ky ēmim tė mos pėrfundojė nė duart e Kadaresė. Kjo fushatė, te shqiptarėt, ka njė veēori sadomazohiste, sepse ėshtė nė gjendje tė sakrifikojė reputacionin e kulturės sė vet nė botė, pėr shkak tė marrėzive tė tyre provinciale. Kurse bota ėshtė e madhe dhe nuk ėshtė e lehtė ta marrėsh vesh se kujt i pengon mė shumė, qė njė shkrimtar shqiptar tė marrė ēmimin letrar mė prestigjioz tė planetit.

Mirėpo, kėsaj radhe trajektorja e lidhjeve ndėrmjet shqiptarėve dhe botės kalon pėrmes njė mohimi tė dyshimtė qė i bėhet Kadaresė, sė pari nga vetė shqiptarėt. Tė ashtuquajturit qark kulturor tė Shkodrės, i cili vazhdon tė mohojė Kadarenė nė stilin e njohur tė Arshi Pipės, tani i shtohet edhe njė komplot i fshehtė ose i hapur i disa qarqeve shqiptaro-myslimane, tė cilėt, kėtu nė Kosovė, e kanė marrė mėri Kadarenė pėr njė arsye shumė cinike: se ai na e paraqitka me ngjyra tė shėmtuara Perandorinė Osmane, e cila na paska qenė shpėtimtarja e vetme e shqiptarėve kundrejt asimilimit sllav. Pėr tė qarė dhe pėr tė qeshur njėkohėsisht.

Por mė shumė se kaq, do vėrejtur se Kadare qė prej kohėsh nuk mohohet me argumentin letrar, por mė shumė me atė spekulativ politik. Nė kėtė pikė, Kadareja do tė stigmatizohet si shkrimtar qė ka mbėshtetur diktaturėn. Akuzat, zakonisht, nuk vijnė nga shkrimtarėt ose pėrgjithėsisht nga njerėzit qė e kanė pėsuar nga diktatura nė Shqipėri, por nga disa mediokėr recidivistė, tė cilėt vuajtjet e njerėzve tė asaj kohe i kanė mėsuar duke lexuar ndonjė libėr me ēmim tė lirė, ose nga rrėfimet e pėrgjumura tė gjysheve.

Ėshtė interesant se nė punė tė mohimit tė Kadaresė, as Kosova nuk ka mbetur me njė anė, madje mund tė thuhet se ambienti ynė kulturor dhe letrar shfaqet shumė i integruar nė kėtė pikė. Edhe kontestimet e kėsaj ane, sado qė janė pėrpjekur tė kamuflohen, kanė marrė pėr bazė kryesisht argumentin politik, duke e pėrzier pastaj me atė letrar. Kadareja, ndryshe nga tė tjerėt, pothuajse rregullisht ėshtė pritur “nė pusi”, qė tė zihet nė ndonjė “gabim” rreth Kosovės dhe pastaj tė merren me tė radhazi, shkrimtarė e gazetarė, madje degėt dhe nėndegėt e partive politike. Kjo, natyrisht, e ka shpjegimin e vet. Por qė sulmet ndaj Kadaresė, nga Kosova (ku ai ka adhuruesit mė tė shumtė), tė marrin ngjyrimin e fundamentalizmit islamik, siē po ndodhė tani, kjo vėrtet ėshtė marrėzi dhe shkuar marrėzisė.

Urojmė qė bota, kėsaj radhe, mos tė na vėrė veshin!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara