HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Tetovė legalizohet agjencia martesore qė ndėrmjetėson martesat maqedonase-shqiptare

"Vanila Sky" marton vajzat e Shqipėrisė me maqedonasit e Tetovės

-- nga Vedat Memedaliu, Shkup, shtator 2006

Selia e agjencisė "Vanila Skaj" gjendet nė qendrėn tregtare mbi tregun e gjelbėr tė Tetovės, nė njė vend tė fshehtė, i rrethuar me lokale afariste qė kanė pronarė maqedonas. Ekipi i "Koha Ditore" arriti qė tė zbulojė zyrėn e kėsaj agjencie, por nė derėn hyrėse nuk shkruante emri i firmės "Vanila Skaj", ndėrkaq e njėjta funksiononte vetėm si zyrė avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet tė jetė shefi i kėsaj agjencie, pasi qė emri i tij gjendej nė derėn hyrėse tė sė njėjtės zyrė.

Agjencia qė ndėrmjetėson martesat mes maqedonasve nga Tetova dhe vajzave shqiptare nga Shqipėria Veriore pas disa viteve ilegalitet, ka vendosur tė zyrtarizojė veprimtarinė, duke e hapur njė zyrė nė pjesėn qendrore tė qytetit.
"Vanila Skaj" ėshtė emri i kėsaj agjencie pėr "zemrat e vetmuara", qė tanimė ka bėrė edhe shpalljen zyrtare nė televizionin lokal maqedonas "Kiss", ku klientėve u ofrohet ndėrmjetėsim pėr martesat me vajzat nga Shqipėria.
Nė kėtė shpallje, qė pėr disa ditė po emitohet nė televizionin e sipėrpėrmendur, nuk precizohet shuma e parave qė klientėt duhet tė paguajnė pėr t'u bėrė dhėndėr Shqipėrie, por thuhet se ēmimi ėshtė sipas marrėveshjes.

Avokati Boshko Rafajlovski pronar i agjencisė

Selia e kėsaj agjencie gjendet nė qendrėn tregtare mbi tregun e gjelbėr tė Tetovės, nė njė vend tė fshehtė i rrethuar me lokale afariste qė kanė pronarė maqedonas.
Boshko R. Rafajlovski mendohet tė jetė shefi i kėsaj agjencie. Ai kishte vendosur nė derė dy numra telefoni pėr tė interesuarit edhe atė njėri fiks dhe njėri numėr ishte i celularit tė tij. Por, ai tė hėnėn nuk ishte nė vendin e tij tė punės.
"Boshkoja nuk ėshtė nė zyrė, ai punon vetėm me termine dhe nėse nuk caktoni ndonjė takim, nuk mund edhe tė takoheni me Boshkon", tha njė afarist maqedonas, i cili punonte si frizer afėr agjencisė "Vanila Skaj". Gazeta tentoi qė nėpėrmjet telefonit tė kontaktojė me Boshko Rafajlovskin, i cili nuk ishte i pakapshėm pėr deklaratė. Me vet faktin se Rafajlovski shpalljen pėr ndėrmjetėsim pėr martesa me vajza nga Shqipėria e ka dėrguar vetėm nė televizionin maqedonas "Kiss", ai ka bėrė tė ditur se kryen shėrbime vetėm pėr qytetarė tė etnitetit maqedonas. Shqiptarėt janė tė padėshirueshėm nė zyrėn e Rafajlobvskit, dhe kjo u vėrtetua kur fqinjėt e tij kuptuan se ekipi i gazetės "Koha Ditore" investigon punėn e tij.

500 euro pėr njė nuse nga Shqipėria

Sipas tė dhėnave tė sigurta tė gazetės, ēmimi pėr shėrbimin e kryer, "Vanila Skaj" kėrkon 500 euro, tė cilėn nė tė shumtėn e rasteve i paguan dhėndri.
Drejtuesit e kėsaj agjencie sipas burimeve tė gazetės kanė lidhje me agjenci tė ngjashme nė Shqipėri, kurse nė zyrėn e Tetovės punojnė edhe shqiptarė tė cilėt mbajnė kontakte tė drejtpėrdrejta me kolegėt e tyre nė Shqipėri.
"Koha Ditore" kohė mė parė informoi se gjatė dhjetė viteve tė fundit, mbi 300 vajza nga Shqipėria janė martuar me maqedonas nga Tetova. Sipas Qendrės pėr Punė Sociale nė Tetovė, mėsohet se kjo tendencė ka vazhduar edhe gjatė kėtij viti, madje vihet re njė shtim i numrit tė maqedonasve qė martohen me vajza shqiptare.

Martesa e parė shqiptaro-maqedonase, zyrtarisht ėshtė regjistruar nė vitin 1995 kur njė vajzė nga Shqipėria veriore ka hyrė nė lidhje bashkėshortore me njė maqedonas, qė nė atė kohė ka qenė njė befasi e madhe duke pasur parasysh pėrkatėsinė nacionale tė kėtij ēifti. Numri i martesave tė kėtilla, deri nė vitin 2000 ka qenė tepėr simbolik, kurse numri i tyre ėshtė shtuar me shpejtėsi pas vitit 2001, kohė kur ėshtė shėnuar edhe numri mė i madh i martesave tė tilla. Nada Bllazhevska, sociologe nė Qendrėn pėr Punė Sociale nė Tetovė, ka pohuar pėr njė rritje tė vazhdueshme tė martesave tė tilla.
"Ende nuk dihet se cilat janė shkaqet qė lidhjet bashkėshortore mes shqiptareve dhe djemve maqedonas shėnojnė rritje vazhdimisht, por sigurisht pėrkatėsia katolike e tė dyja palėve dhe karakteri shumė i urtė i vajzave nga Shqipėria bėn qė ato tė jenė shumė tė kėrkuara nė Tetovė", ka thėnė Vllazhevska.

Nuset maqedonase kryesisht vijnė nga Shkodra

Vajzat qė martohen me burra maqedonas vijnė nga Shqipėria e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodrės, kurse mbi 90 pėr qind e tyre janė katolike. Ato janė martuar me banorė tė fshatrave tė Tetovės, qė janė me shumicė maqedonase si Brevenicė, Dobrosht, Ratajė, Tearcė, Zhillcė, Vratnicė dhe Jegunovc. Mosha mesatare e kėtyre vajzave ėshtė 24 - 35 vjeē. Pėr sociologėt ėshtė interesant fakti se asnjėri prej kėtyre ēifteve tė martuara me ndėrmjetėsinė e agjencive ilegale nuk ka parashtruar kėrkesė pėr ndarje nė institucionet pėrkatėse nė Tetovė. Zyrtarėt thonė se vajzat shqiptarė qė janė martuar me djem maqedonas kanė pohuar se njė hap tė tillė e kanė marrė me dėshirėn e tyre, ndėrsa kanė shtuar se problemet nė kėto lidhje janė mosnjohja e gjuhės dhe e partnerit.

"Nė bisedat qė kemi zhvilluar me kėto vajza, asnjėra prej tyre nuk ka deklaruar se ka hyrė nė bashkėshortėsi si pasojė e frikės apo presionit, por pėrkundrazi tė gjitha na kanė deklaruar se me vetė dėshirė dhe me lejen e familjes sė tyre kurorėzohen me qytetarė maqedonas", ka deklaruar sociologia Nada Vllazhevska.

Shėnim i Shkoder.net...:
Disa zakone patrialkale nė Shqipėri, dhe sidomos nė veri tė Shqipėrisė, kanė bėrė qė me ndryshimet shoqėrore tė post-komunizmit, shoqėria shqiptare tė pėrballohet me njė turbulencė, e cila ka shkaktuar ikjen e meshkujve nė emigracion dhe pamundėsinė e vajzave shqiptare pėr t'u martuar nė kohėn e duhur, me njeriun e duhur. Pėr mė tepėr, zakonet shoqėrore, i pengojnė vajzat shqiptare, sidomos nė veri, qė tė zgjedhin vetė shokun e jetės, (edhe nėse dicka bėhet ilegalisht), kėshtu qė kur ato mbesin pa u martuar, pėr tė gjetur njė burrė, e shesin veten 500 Euro... si nė rastin pėr tė cilin flet shkrimi i mėsipėrm.
Kjo ėshtė njė fatkeqėsi pėr ato vajza qė detyrohen tė ndjekin njė rrugė tė tillė. Tė urojmė qė tė mos jenė shumė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara