HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VULLNETI PĖR TĖ BASHKUAR ANGAZHIMIN POLITIK ME AKTIVITET AKADEMIKE

-- nga Gjekė Marinaj, Dallas, USA

Kėto ditė deputeti Arben Malaj, profesor i Asocuar i Shkencave Ekonomike, u gjend midis miqve dhe shokėve tė tij shqiptar nė Dallas tė Teksasit. Kėtė herė jo si politikan, por si studiues. Gjatė njė viti studimesh akademike intensive nė Universitetin e Harvard-it nė Boston, ai ka pėrfunduar me sukses edhe njė kėrkim tė rėndėsishėm shkencor mbi sfidat e integrimit Evropian tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor.
Ftesa e Malajt, bashkėshortes sė tij Monda dhe vajzės Greta, kishte karakter krejtėsisht familjar. Megjithatė, graviteti i projektit tė tij e tėrhoqi nė njė drejtim krejt tjetėr vėmendjen e argėtueseve tė mikut nga Vlora.
Ndėrrimi i drejtimit tė bisedės sė darkės nuk ndodhi vetėm si rezultat i kredibiliteti tė Malajt si autor i studimit. Kredencialet e morėn rėndėsinė e merituar, por pak mė vonė. Harvart-i, bashkėpunimi i Malajt me disa prej profesorėve mė tė famshėm tė botės akademike dhe pėrvoja e punės sė tij si ish ministėr i financave, e njė kohė edhe i ekonomisė, natyrisht qe s'mund tė kalonin pa ca "ngritje vetullash" e pohimesh me kokė.

Por mbi tė gjitha ishte rėndėsia e gjetjeve tė kėrkimit shkencor ajo qė i vuri nė mendime mikpritėsit e Malajt. Gjuha e shifrave tė konstatuara, identifikimi i problemeve historike edhe aktuale tė vendeve tona, si dhe rekomandimet pėr mėnjanimin e problemeve nė tė ardhmen, e tjetėrsuan gjuhėn e trupit dhe tė gjesteve tė fytyrės sė secilit.
Sidomos disa nga sfidat e integrimit Evropian do tė jenė vėrtet tė vėshtira si pėr klasėn politike ashtu edhe pėr faktorėt e shoqėrisė civile si pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn ashtu edhe pėr vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor. Studimi tregon se pėr shkak tė konflikteve dhe tė luftėrave nė rajon vendet Ballkanike Perėndimore jo vetėm qė i janė larguar gjithnjė e mė shumė Evropės, por edhe janė varfėruar nė vetvete.
Malaj mendon se reagimi i menjėhershėm pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e trashėguara historike nuk ėshtė njė iluzion, por njė mundėsi reale, sepse sot jetojmė nė njė realitet tė ri politik dhe ekonomik. Ja arsyetimi i tij: "Sot kemi tė bėjmė me njė situatė tė krejt tė re Ballaknike. Duhet tė nxjerrim mėsime nga Evropa e pasluftės sė dytė botėrore, qė ndėrmjet bashkėpunimit ekonomik dhe iniciativės sė pėrbashkėt pėr pėrparim mundi t'u japė fund luftėrave tė reja, zbuti konfliktet midis shteteve dhe njėkohėsisht nėpėrmjet kohezionit dhe solidaritetit social e bėnė Evropėn vend tė paqes, harmonisė dhe mirėqenies. Kėtė mundėsi e ka edhe rajoni ynė. Jam optimist se edhe rajoni ynė ka filluar tė pėrfshihet nė njė filozofi tė re tė tė menduarit, duke kėrkuar mėnyra paqėsore pėr zgjidhjen e problemeve."
Njė optimizėm i ligjshėm ky pėr politikanin, ekonomistin... Nėse Shqipėria dhe Kosova janė tė angazhuara tė rrisin bashkėpunimin me vendet e tjera tė Ballkanit, tė reduktojnė rrėnjėt e konflikteve historike dhe tė synojnė tė avancojnė gjithnjė e mė shpejt drejt vlerave tė bashkimit Evropian, rezultatet do tė jenė tė kundėrta me disa nga shifrat qė gjejmė nė kėtė kėrkim shkencor.

Aty thuhet se vetėm gjatė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė ne vitin 1993, prodhimi u ul mbi 38 pėr qind. Po tė pėrfshimė kėtu edhe konfliktet qė u konstatuan nė Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinė, tė ardhurat pėr frymė u reduktuan rreth 50 pėr qind. E panevojshme tė shtohet se rajoni nė fjalė u bė gjithnjė e mė i varfėr. Risku politik, krizat ekonomike dhe sociale i kanė shoqėruar kėto vende pas viteve 90.
Biznesmeni Nazar Mehmeti, njėri nga mikpritėsit e Malajt, e mbėshtet kėtė pikė tė studimit duke pohuar se elementet e pasojave tė luftės dhe pasluftės u konstatuan dhe vazhdojnė tė jenė shqetėsuese edhe nė Kosovė ku, sipas tij, "rritja ekonomike ėshtė e vogėl, zhgėnjimi i popullit ndaj arritjeve tė deritanishme ėshtė e madhe."
Fjala magjike e studimit nė fjalė ėshtė "integrim" nė Bashkimin Evropian. Ngaqė mė nė fund integrimi ėshtė njė opsion, mund tė themi se Kosova, Shqipėria dhe i gjithė Ballkani Perėndimor ndodhet nė prag tė mundėsisė pėr t'i kapėrcyer barrierat e pėrgjithshme tė sė kaluarės sė pėrgjakshme.
Solucioni i Malajt pėr ta bėrė kėtė integrim tė pėrgjithshėm dhe real ėshtė: "E para, dhe mbi tė gjitha, duhet tė rritet vizioni i klasės politike nė Shqipėri, Kosovė, Serbi e Maqedoni. Kėto, dhe vendet e tjera tė rajonit, duhet tė angazhohen drejt zgjidhjeve afatgjata pėr parandalimin e konflikteve e trashėguara nga e kaluara. Vizioni i tė gjithėve duhet tė pėrqendrohet nė atė qė duhet tė mbėrrihet nė tė ardhmen tonė, pra njė vizion mė largpamės, njė vizion me njė objektiv konkret pėr tu bėrė pjesė e Evropės moderne. Vetėm kėshtu ne krijojmė premisa pėr t'i reduktuar problemet e tė kaluarės".
Nė realitetin e ambientit politik dhe shoqėror tė vendeve tona, angazhimi i pėrgjithshėm i forcave politike pėr eliminimin e konflikteve tė sė kaluarės dhe avancimin e shpejtė e cilėsor drejt integrimit nė Bashkimin Evropian, si pėr tė gjithė Ballkanin edhe pėr shqiptarėt e Dallasit, ka qenė dhe mbetet njė pikėpyetje serioze. Shqetėsimin e tyre e trajton edhe studimi i Malajt. Faktikisht, sipas studimit, njė nga sfidat mė tė madha pėr tė gjitha vendet e rajonit ėshtė ajo qė sot quhet "mirėqeverisje."
Fjala "mirėqeverisje" qe e kuptueshme pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e asaj darke, e veēanėrisht pėr Gėzim Laēin (njė ish-oficer i lartė ushtarak shqiptar) sepse edhe ai si shumė nga pjesėmarrėsit kanė qenė vetė dėshmitarė se liria ekonomike pas viteve 90 nė Shqipėri krijoi premisa pėr njė zhvillim ekonomik ku sektori privat erdhi gjithnjė nė rritje. Por nga ana tjetėr, sipas Malajt, administrata publike dhe institucionet ishin tė dobėta. U krijua njė bazė e mundshme pėr njė korrupsion nė rritje ose pėr institucione tė pafuqishme pėr tė punuar me efikasitetin e kėrkuar kundėr korrupsionit.
Me fjalė tė tjera, nė qendėr tė zhvillimeve tė ardhshme tė strategjive tė vendeve tona studimi ve theksin pėr njė qeverisje mė tė mirė me njė vizion politik mė modern. Njė vizion qė nė vetvete do tė thotė forcim i shtetit ligjor, forcimi i pavarėsisė sė institucioneve, njė luftė mė efektive kundėr korrupsionit dhe njė lehtėsim gjithmonė e mė tė madh pėr biznesin vendas dhe tė huaj nė ekonominė e vendeve tona.
Po cilat janė mundėsitė qė ky vizion tė materializohet, qė tė gjithė politikat e vendeve tė Ballkanit tė pėrqendrohen tek e ardhmja dhe tė harrojnė tė kaluarėn? Malaj e thjeshtėzon pėrgjigjen e kėsaj pyetje pėr lexuesin: "Nė tė gjithė dėshirojmė qė tė bėhemi pjesė e Evropės, prandaj duhet tė shikojmė historinė e saj, marrėveshjet qė kanė bėrė shtetet e Evropės pas luftės sė dytė botėrore, dhe tė nxjerrim mėsime prej rezultateve tė tyre."

Mendimet e Malajt janė njė produkt i historisė sė Evropės sė re. Marrėveshjet e para pėr bashkėpunimin ekonomik nė Evropė kanė qenė midis vendeve armike nė lutėn e tyre. Nė vitin 1951, Gjermania dhe Franca, sė bashku me Italinė, Holandėn, Belgjikėn dhe Luksemburgun bėnė marrėveshjen e parė ekonomike midis tyre, the nė thelb tė kėsaj marrėveshje shumėpalėshe, sipas Malajt, u konstatua kjo filozofi:
"Nė qoftė se do tė kemi marrėdhėnie mira dhe njė bashkėpunim tė efektshėm ekonomik, ne nuk mund tė vazhdojmė tė mbetemi armiq. Nėse do tė dėshirojmė tė mbetemi armiq, nuk do tė mund tė bashkėpunojmė ekonomikisht, do tė mbetemi tė varfėr."
Studimi, me tė gjithė elementėt pėrbėrs, ėshtė mbi 50 faqe, por vetėm referencat pėrbėjnė rreth 15 tė tilla. Por numri i faqeve nuk ėshtė nė ekuilibėr tė drejtė me peshėn e madhe tė zbulimeve shkencore qė paraqiten aty. Studimi do tė botohet nė faqen elektronike (web site) tė programit pėrkatės tė Universitetit tė Harvard-it.
Megjithatė pėr Malajn ekspozimi internacional i punės sė tij do tė mbetej i mangėt pa njė prezantim tė kujdesshėm nė universitetet nė Shqipėri, Kosovė dhe nė vendet e tjera tė rajonit: "Sapo tė kthehem nė Shqipėri do tė dėshiroja ta prezantoja studimin nė universitete tė ndryshme nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė e pse jo edhe nė Serbi," thotė ai.
E gjithė kjo pėrkufizohet nė planin afatshkurtėr tė punės sė tij. Por nuk do tė kishte kuptim qė Malaj tė sugjeronte plane afatgjate pėr vendet e Ballkanit dhe tė mos e praktikonte ketė strategji pėr publikimin e punės sė tij. Brenda dy vitesh ai do ta vazhdoi ta pasurojnė studimin pėr ta botuar atė nė formė libri, nė ndihmė tė brezave qė vijnė.
Ky do tė ishte njė studim i vyer edhe nė pėrkthim. Mbi tė gjitha ai ėshtė shkruar mė lexuesin Ballkanik nė mendje, madje edhe mė gjerė. Malaj ka analizuar njė periudhė rreth 15-vjeēare, pra nga viti 1989 deri nė 2005, se ēfarė ka ndodhur nė ekonominė e vendeve tona. Ai i ka parė ato ndėrmjet dhjetė indekseve ndėrkombėtare. Puna e tij ėshtė pėrqendruar veēanėrisht nė faktet se si ka ecur liria ekonomike nė vendet tona dhe cilėt kanė qenė sektorėt mė problematik tė saj, si ka ecur procesi i antikorrupsionit dhe aspektet me problematike qė janė konstatuar, si ka ecur indeksi i tranzicionit, reforma dhe infrastruktura reale dhe cilat kanė qenė pengesat qė kanė dalė si nė kuptimin afatshkurtėr ashtu edhe nė atė afatgjatė.
Njė tjetėr pikė interesante e kėtij kėrkimi shkencor ėshtė ajo e indeksit tė kapitalit njerėzor, e parė nė funksion tė sfidave qė ofron integrimi dhe globalizmi, ku ekonomia e dijes do tė jetė gjithnjė e mė imponuese dhe do tė kėrkojė gjithnjė e mė shumė kapacitete profesionale e shkencore.
Malaj ka analizuar se ku ndodhet Shqipėria nė kėto dhjetė indekse, sidomos nė raport me tre vende specifike, tė cilat aktualisht janė nė tre faza tė ndryshme tė integrimit: Me Bullgarinė qė e ka marrė statusin pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian, me Kroacinė qė i ėshtė dhėne njė "premtim" pėr hyrjen nė kėtė integrim dhe me Estoninė qė mbahet si modeli mė i mirė i vendeve tė lindjes qė u integruan nė Evropė. Nė studim pasqyrohet edhe njė nga elementet e rėndėsishėm tė njė prej sfidave tė Kosovės-eliminimi i riskut politik. Risku politik nė rajon ka qenė i lartė pėr shkak tė konflikteve, rajoni ka pasė njė efekt negativ nė rritjen ekonomike dhe nė prurjen e investimeve tė huaja nė Kosovė. Sipas Malajt, ky efekt negativ ėshtė prezent edhe sot edhe nė ekonominė e Kosovės, edhe pėr shkak tė mungesės sė statusit tė qartė si shtet. "Ekonomia e Kosovės ka pasė mundėsi tė kufizuara pėr tė tėrhequr mė shumė investime tė huaja dhe pėr t'u mbėshtetur nga institucionet financiare ndėrkombėtare," thotė Malaj.

Nė lidhje me Kosovėn, Malaj ėshtė i shqetėsuar nga konkluzioni qė ai ka nxjerrė nga studimi i tij. Ai e sheh statusin e Kosovės, nė tėrėsinė e strategjive tė mundshme, si parakusht pėr integrimin e saj nė progresin ekonomik Evropian. I pyetur nėse sfidat e integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian janė pjesė e faktorit tė brendshėm apo tė jashtėm politik, Malaj pėrgjigjet: "Parė nė kėndvėshtrimin afatshkurtėr, kėto aspekte janė pjesė a faktorit ndėrkombėtar qė duhet t'i japin sa mė shpejt qė tė jetė e mundur statusin pėrkatės Kosovės. Parė nė kėndvėshtrimin afatmesėm dhe afatgjatė, kjo do tė jetė njė sfide e klasės politike tė Kosovės."
Malaj nuk do qė nė Kosovė tė krijohet ideja se me tė marrė pavarėsinė tė gjitha problemet politike, ekonomike dhe sociale morėn fund dhe gjithēka do tė jetė e lehte. Sfidat e stabilitet politik, sfidat e mirėqeverisjes, sfidat e problemeve ekonomike dhe sociale do tė kėrkojnė jo vetėm qartėsi por sidomos pėrkushtim pėr t'i administruar pozitivisht tė gjitha ēėshtjet nė fjalė. "Klasa politike e Kosovės pas pavarėsisė do tė humbas edhe "alibinė" e faktorėve qė pengojnė pėrballimin e sfidave tė vėshtira. Ky vizion, kjo pėrgjegjėsi dhe ky angazhim duhet tė jetė thelbi i politikes dhe bashkėpunimit midis tė gjithė faktorėve politik dhe shoqėror. Sa mė shumė tė jemi optimist pėr njė status tė qartė dhe sa mė parė, aq me shumė duhet tė jemi tė angazhuar dhe tė pėrgatitur paraprakisht," shton Malaj.
Pėr kėtė pikė Malaj flet jo si teoricien por si njė politikan praktik. Ai ka firmosur me krenari dy marrėveshje tė rėndėsishme ekonomike me Kosovėn: marrėveshjen e tregtisė sė lirė nė vitin 2003 me kryeadministratorin Shtajner dhe ministrin e tregtisė Ali Jakupi, dhe nė vitin 2004, marrėveshjen e eliminimit tė tatimit tė dyfishtė me kryeadministratorin Petersen dhe ministrin e financave tė Kosovės. MTL ka qenė marrėveshja e parė ndėrkombėtare e Kosovės.
Ndėr kėto kushte mbrėmja e organizuar nga Komuniteti i Dallas-it pėr nder tė mikut nga Shqipėria mori njė drejtim tjetėr, duke u kthyer nga njė darkė me karakter familjar nė njė "mini-konferencė" me karakter mbarėshqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara