HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Policia, pėr mbarė

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku,
    Durrės, 4.7.2006*

Ka filluar tė ndjehet njė fllad qetėsie nė rendin publik: jo vetėm po goditen grupe kriminale, por edhe sjellja e pėrditshme e policisė po pėrmirėsohet. Puna e saj dallon pėr mirė, pėr mbarė, nė atmosferėn e stanacionit tė pėrgjithshėm, e papunėsisė, e mungesės sė investimeve, dhe e sulmit kundėr institucioneve tė brishta, qė po ndėrmerret nga segmentet e tjera tė qeverisjes.

Ndryshimet pėr mbarė nė punėn e rendit publik, nuk mund tė mos lidhet me ndryshimin e bėrė pas 3 korrikut 2005 (zgjedhjet) nė Ministrinė e Brendėshme, me ministrin Olldashi dhe stafin e tij, e pėrse jo, edhe me angazhimin e kryeministrit aktual. Pėrmirėsimi i punės sė rendit publik ėshtė njė fenomen qė duhet tė na gėzojė tė gjithėve—pak gjėra shkojnė mirė, qė tė lėmė tė kalojė pa u vėnė re pėrmirėsimin e ndjeshėm tė punės sė ministrisė sė z. Olldashi, asaj pjese tė saj qė meret me rendin publik. Opozita po mban pozicion mohues pėr ēdo gjė qė ngjet nė qeverinė aktuale: duhen vlerėsuar punėt e mira, edhe kur ato bėhen nga kundėrshtari politik, edhe kur ato lidhen “me ndihmėn e policive tė vendeve tė tjera, apo tė mekanizmave policore ndėrkombėtare”.

E ē’rėndėsi ka nėse pėrmirėsimi ėshtė “me forcat e veta”, apo me “ndihmėn nga jashtė”?! E rėndėsishme ėshtė qė qytetarėt po ndjehen mė tė sigurtė se pėrpara, nė jetėn e tyre tė pėrditėshme, nė ruajtjen e pasurisė sė tyre nga goditjet direkte tė keqbėrėsve; figura e policit po fillone tė bėhet mė e afėrt dhe mė e dashur pėr qytetarin, dhe kjo nuk ėshtė gjė e vogėl. Me siguri do tė hidhen e tė thonė, mbase me tė drejtė, se policia ka “rrahur”, se “ai djali i ri vrau veten nga sjellja e keqe e policėve” etj. Nuk po hyjmė nė hollėsi tė rasteve tė veēanta, tė cilat gjithnjė janė e do tė jenė njė komponente negative qė shoqėron ēdo proces pozitiv: fakti ėshtė se nė punėn e policisė sė shtetit, tė gjithė sektorėve tė saj, pozitivja po rritet nė krahasim me negativen—policia po dallon pėr mirė nė mjerimin moral qė ka gllabėruar shoqėrinė tonė.

Goditja e grupeve kriminale, ėshtė njė realitet i pamohueshėm. Janė goditur grupe qė para njė viti nuk guxonte njeri t’i prekte, qė masmedia i quante “biznesmenė”, pa guxuar t’u vinte emrin e vėrtetė: “kriminelė”. Kėta kriminelė kishin siguruar njė simbiozė me shoqėrinė tonė, sa qė kishin influencuar edhe mentalitetin tonė, duke i konsideruar si njė e keqe e pandryshueshme dot—nuk i dallonim dot nga shteti! Por ja qė gjendja po ndryshon: po pakėsohen kriminelėt qė kapardisen nė makina luksoze, policėt qė tremben t’i bien bilblit kundėr tyre, bodigardėt e kriminelėve qė i bėjnė karshillėk edhe policisė. E kjo situatė e ndryshuar, ka zėnė vend nė Lushnje, Durrės dhe Tiranė, por po fillon tė shtrihet edhe nė qytetet tjera, si Shkodėr, Fier e kudo.

Kur qarkullon me makinė, sheh punonjės policie qė tė japin, pėrditė e mė tepėr, pėrshtypjen e njė grupi njerėzish qė janė aty pėr tė tė ndihmuar, qė aksidentet tė parandalohen, qė tė dėnohesh kur shkel regullat, jo pėr tė tė vėnė njė gjobė, e cila, nė shumicėn e rasteve ishte qėllim nė vetvete, pėr tė futur ca para nė xhepin e policit tė keqpaguar. Policėt e qarkullimit rrugor sikur po zbukurohen, po bėhen mė simpatikė nė sjelljen e tyre nė mbėshtetje tė qytetarit, duke tė kujtuar pėrditė e mė tepėr figurėn e policit perėndimor, qė shumė nga ju lexues, ju ka qėlluar ta shihni ne vendet e pėrparuara.

Lėvizjet e njerėzve nė rendin publik, nė polici, duket se po bėhet e studiuar, duke afruar edhe shumė figura tė pastėra tė policisė, tė larguar nga radhėt e policisė, thjeshtė se “ishin me demokratėt, para vitit 1998”. Nga ana tjetėr, nuk ka goditje qė “pritesh”, pėr punonjės policie “qė kanė punuar me ata tė PS-sė”. Kjo punė me kuadrin nė polici, deri tani na jep shpresat e njė kontributi real nė depolitizimin e policisė, qė ėshtė njė nga tė mirat mė tė mėdha qė do t’i bėnte z. Olldashi, jo vetėm policisė, por tė gjithė Shqipėrisė.

Njė politikan, nė fushatat e tij elektorale, nuk ka mundėsinė tė filtrojė njerėzit qė i ka nė grupin e mbėshtetėsve tė tij, e mbase vėrtetė reth ministrit aktual ka pasur njerėz me “figurė morale jo tė pastėr”. Por ajo qė merr rėndėsi primare ėshtė qėndrimi i politikanit, pasi bėhet ministėr: i pėrkrahė kėta njerėz duke mos i goditur, apo ē’ėshtė mė e keqja duke i inkuadruar nė radhėt e policisė?! Nga vrojtimet tona na rezulton se ministri po godet, po dėnon, edhe “miq tė vet”, gjė qė na jep shpresė se vėrtetė policia ėshtė nė rrugė tė mbarė.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 9.7.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara