HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjykatėsit dhe vonesa e apartamenteve

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 27.5.2006*

Nėnshkruan kontratėn tek noteri, qė nė apartament do tė hysh nė filan datė, dhe paguan kėstet pėr blerjen e tij, bile nganjėherė joshesh dhe paguan qė sapo ka filluar ndėrtimi, 90 apo dhe 100% tė ēmimit. Por vjen data “filan” e dorėzimit, dhe ai nuk ėshtė gati. Shitėsi tė mban me premtime tė gėnjeshtra, pėr muaj e vite. I drejtohesh gjykatės, dhe ti nuk fiton gjė, sepse nė kontratėn e shitjes nuk qenkan vėnė “penalitetet” se ēfarė bėhet nėse shitėsi nuk respekton afatin e dorėzimit tė apartamentit! E kjo ndodh rėndom, nė tė gjithė gjykatat! Natyrisht qė ėshtė korrupsion nė mes gjykatėsit dhe shitėsit tė apartamenteve, por shteti duhet tė ndėrhyjė qė t’i japė drejtėsi tė viktimizuarit: blerėsit.

Natyrisht qė jemi para njė veprimi tė kundėrligjshėm tė gjykatėsve shqiptarė, qė e ka shkakun tek rryshfetet qė marrin nga shitėsit (tė ashtuquajturit “ndėrtues”, “investitorė” apo “sipėrmarrės”). Nuk ka si tė ketė shpjegim tjetėr, meqė ligjin e dinė gjykatėsit, dhe e dinė se edhe pa i specifikuar shprehimisht penalitetet, ka masa ligjore pėr tė detyruar palėt kontraktuese, nė rastin konkret shitėsin, qė tė zbatojė afatet kontraktuale, ose tė kompensojė (tė zhdėmtojė) pėr fitimin e munguar si dhe pėr dėmin e shkaktuar palės tjetėr, blerėsit nė rastin tonė. Nuk ka sepse t’i hidhet i tėrė faji “noterit qė nuk paska shkruar penalitetet”. Zakonisht kontratat kanė nevojė t’i pėrfshijnė penalitetet, ose kur duan t’ua kujtojmė palėve, ose kur pėrdoren penalitete tė tjera nga ato minimalet qė kėrkon ligji.

Nė gjithė botėn respektohet principi qė nėse ti vonon dorėzimin e njė malli, aq mė tepėr kur malli ėshtė parapaguar, duhet tė mė kompensosh dėmin qė mė shkakton si dhe fitimin e munguar. Tek ne, ligji e ka tė shkruar kėtė princip, por gjykatėsit tanė shpesh nuk duan ta zbatojnė. E kompensimi mė i vogėl do tė llogaritesh sa interesat mbi shumėn e parapaguar dhe mbi shumėn e angazhuar. Le tė marrim njė shembull konkret. Ke parapaguar 5 milionė lekė pėr blerjen e apartamentit. Ka kaluar njė vit qė akoma nuk tė ėshtė dorėzuar. Meqė interesi i dhėnies borxh tė lekėve, nė tregun e lirė, ėshtė sė paku 15% nė vit, shitėsi duhet tė tė japė sė paku 15% tė 5 milionė lekėve, pra 750 mijė lekė, edhe sikur tė ta dorėzojė sot—ai tė ka mbajtur pėr njė vit paratė tuaja (njėsoj si t’i kishte marrė borxh).

Ndofta ka ardhur koha qė Kuvendi t’i shtojė njė nen mė specifik Kodit Civil, se sa nenet ekzistuese qė bėjnė fjalė pėr kompensimin e dėmit dhe tė fitimit tė munguara etj.: njė nen qė tė shprehet thjeshtė pėr apartamentet (apo banesat nė pėrgjithėsi). Ja pėrshembull si mund tė ishte njė nen i tillė: “Shitėsi i apartamenteve detyrohet t’i paguajė blerėsit, gjatė gjithė periudhės sė vonesės sė dorėzimit, njė interes mbi kėstet e paguara (qė ėshtė 2 herė mė i lartė se interesat e depozitave bankare), si dhe njė interes mbi kėstet e papaguara (qė ėshtė sa ai i depozitave bankare)”. Nuk po trajtojmė shumė hollėsi ekonomike tė njė amendamenti tė tillė: kush ėshtė qejfli, le tė bėjė vetė ca prova dhe llogaritje, dhe do tė bindet se propozimi ynė nuk ėshtė nė hava! Njė amendament i ligjit, do ta bėnte mė tė thjeshtė marrjen e vendimit nga gjykatėsit, por mungesa e tij nuk ėshtė se shfajson gjykatėsit qė nuk veprojnė dhe tani, edhe pa atė!

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė bėn mirė tė bėjė njė kontroll nė gjykatat dhe tė marrė masa ndaj gjykatėsve qė nuk kanė dhėnė drejtėsi pėr sorollatjet ndaj klientėve qė kanė porositur apartamente: ka me mijėra raste skandaloze, qė veēse vėrtetojnė korrupsionin e drejtėsisė. Vetėm dėnimet shembullore bėjnė efekt, edhe, po nuk u dėnuan disa gjykatės, kurrė nuk do tė pėrmirėsohet sistemi ynė gjyqėsor.

[ Botuar nė Gazeta Shqiptare, 31.5.2006 ]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara