HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjergj Kola - autori shkodran i pėrzgjedhun nė Antologjinė e poezisė gjermane 2006!

Gjergj Kola Antologjia e poezise gjermane per vitin 2006, e organizuar nga “Bibliothek deutschsprachige Gedichte”, Biblioteka e Poezise Gjermane, perzgjodhi edhe autorin shqiptar me banim ne Vjene, i cili arriti keshtu te fitonte ne mes mijra konkurruesve te pervitshem nga bota gjermanofolese.

Si thote edhe drejtori i Bibliotekes ne parathanien e Antologjise, “Qellimi kryesor i kėsaj Antologjie, lidhet me cilesine e poezise bashkohore si dhe dhanien e pasunise se saj gjuhesore brezave te ardhshem”.

Antologjia e poezise gjermane per vitin 2006 mund me u porosite ne Web Site:
www.gedichte-bibliothek.de

Kjo asht poezia fituese e autorit shkodran me titull:

PROMENADE

Pergjate Promenades
dikur,
hidheshin femi te shkathet.
E qeshuna e tyne
gerdhishte pemet
me fjale te reja.
Tash nuk fryn asnji ere ma.

Vetem lehja e qenve
Dhe kercimet e tyne te egra
Kacavjerren mbi dege te thame.

Qenembajtes te pangjyre
Kerkojne pa nderpremje
Zinxhirin e humbur.

Vjene, 2006

PROMENADE

Auf der Promenade
spielten früher
aufgeweckte Kids.
Ihr Lachen
zerkratze die Bäume
durch neue Wörter.
Jetzt weht kein Wind mehr.

Nur das Bellen der Hunde
Und ihre wilden Sprünge
Klettern auf getrocknete Zweige.

Die farblosen Hundebesitzer
Suchen nach ihrer verlorene
Leine.

Wien 2006

SHKODRA

Shkodra,
e lame prej gishtave te tre lumejve
e perzieme prej tymit te dy besimeve
e rritun ne dallget e liqenit te vet.

Shperndahet ne murlanin e andrrave te coptueme!
Per me u rikthy prap, pafundsisht:

Tamli i gjiut nen toke,
ruan ne rranje kujtesen e fjales
shqip,
E tjetri ne qiell,
vizaton fluturimin e ardhshem.

Shqipja e fatit kerkon ne Rozafat
Gjarperijte e helmit te mshehun.

Bardh e zi, shami e hedhun neper kohe
Mbledh kockat e gjenive
Dhe shtatorret e thyeme te poeteve.

Mbi driten e syve i rrit
E ne terrin e verbnise ja vrasin.

Shkodra,
tash njimije vjet shtatzane me legjenden
mberthy ne dhimbje
shtyn lindjen e vet
prej nji Betlemi ne tjetrin.

Perdite trokasin duart e foshnjes se palindun
Ne dritaren e amshimit!

Vjenė 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara