HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“O SHQIPE, O ZOGJĖT E MALEVET, KALLXONI!”

-- nga Fritz Radovani – de Angeliis

Fritz Radovani Pėr njė gazetė me emnin “Skenderbeu” kishe me thanė se mesazhi i Don Ndre Mjedjės “O shqipe, o zogjėt e malevet, kallxoni!” mbetėt gjithmonė aktual, edhe pse ka gati 100 vjet qė poemthi “Liria” u shkrue nga Mjedja, (rreth vitėve 1907 – 11) dhe, qė u pat botue sė pari nė revistėn “L.E.K.A.”, viti IX, nr. 2-2-1937. Posa njeriu kalon kufinjtė shtetnor tė njė shteti ndodhėt gjithmonė para dy pyetjeve:
- Nga vini dhe ku shkoni?
Kėto pyetje mė kanė dhanė shtysen me shkrue pėrgjigjen e pyetjes sė parė, gjithmonė tue ruajtė tė vėrtetėn si rrelike dhe si porosi e Mjedjės.

Vij prej Shkodrės, ose nga Shkodra (Scodra), “njė nga qytetet mė tė lashta dhe mė tė mėdha tė Shqipėrisė, qendėr e rėndėsishme ekonomike dhe kulturore...”, kėshtu shkruhet nė Fjalorin Enciklopedik t’Universitetit Shtetror tė Tiranės, tė vitit 1985.

Materialet studimore tė historianve ma tė vjetėr qė kanė folė e shkrue pėr Shqipninė pothuaj tė gjitha dokumentojnė lashtėsinė dhe vlerėn e kėtij qyteti, tue theksue edhe rolin e madh historik qė ka luajtė qė nė thėmelimin e tij, gati 2500 vjet ma parė.

Shkodra ishte vendbanimi i lashtė i mbretėnve ilirė. Scodra romake e ma vonė edhe bizantine, ose siē e quajtėn princėt serb Scadar. Nė mesjetė e ma vonė venedikasit e thirrėn Scutari ose Iskenderia turke, kjo asht Shkodra e sotme qė shtrihet nė njė fushė tė gjelbėr mjedis liqenit qė ka emnin e kėtij qyteti dhe, nga verilindja lumin e Kirit. Qytet qė edhe pse asht pushtue nga shumė tė huaj gjithmonė ka qendrue shqiptar. Pėr kėte shpesh asht qyajtė “kryeqytet moral i Shqipnisė”. Ndonse nė 28 Nandorin e 1912 ajo nuk ishte e lirė, ajo asht konsiderue qendėr e katoliēizmit shqiptar, pra qendėr Argjipeshkvnore e Shqipnisė.

Kohėt e lashta flasin pėr njė popullsi tė vogėl qė varion rreth 5-6000 frymė, tė cilėt banonin nė rrethina tė Kėshtjellės “Rozafat”, nė jug tė qytetit sotėm, pikėrisht aty ku fillon burimin lumi Buna dhe ku, Kiri derdhėt nė Drinaz dhe Drinazi nė Bunė. Edhe pse qyteti rrėthohet nė ujna, tri urat mbi kėta lumenjė, ajo e Kirit, Bahēallekut dhe e Bunės, e lidhin qytetin nga tė katėr anėt me fshatrat pėrreth. Pamja e kėtyne lumenjve nga Kėshtjella asht me tė vėrtetė pėrrallore, sikur tė ishte njė kuadėr i pikturuem me dorė. Harmonia e ngjyrave t’argjanta tė lumenjve me zallishtat e tyre pėrbrinjė, gjelbrimi i atyne fushave tė pafund, bukuria e liqenit apo ashpėrsia e thatė e malit tė Taraboshit, plotėsojnė ato mangėsi pa tė cilat nuk do tė mund tė shijohej bukuria e pejsazhit tė Shkodrės.

Historia e qytetnimit evropian tė Shqipnisė asht e lidhun me prova dhe fakte tė pakundėrshtueshme me zhvillimin e jetės dhe kulturės sė Shkodrės. Faktet qė do tė rreshtoj janė vetėm njė pjesė e vogėl e asaj sė vėrtete tė madhe qė pėr dekada tė tana asht mohue me dashje, vetėm me errėsue historinė e lavdishme dhe heroike tė kėtij qyteti Martir.
Asht i pari Marin Barleti ai qė ngriti piedestalin heroik tė Shkodrės nė vitin 1555. Prof. Gelcich shkruan pėr bukurinė e stolisjeve tė qyteteve shqiptare nė shek. e XV me monumente dhe kisha tė paisuna me vepra shumė tė ēmueshme artistike.

Nė vitin 1638, nė fshatin Pdhanė, ka shkollė shqipe me 25 nxanės. Nė vitin 1639 asht hapė shkolla e fretėnve nė Troshan dhe ajo e Blinishtit, pėr tė cilat flet gjatė nė studimet e tija At Donat Kurti. Nė vitin 1800 e deri nė 1861 ka disa shkolla fillore shqipe nė Shkodėr, ku dihėn edhe emnat e mėsuesve. Gjatė kėsaj kohė bahėt fjalė edhe pėr disa shkolla shqipe nė Gjakovė, Pejė e Prizren. Nė vitin 1861 franēeskanėt hapin shkollėn fillestare nė Shkodėr. Nė vitin 1902 Drejtor i kėsaj shkollė asht At Gjergj Fishta, i cili ven gjuhė tė detyrueshme mėsimi nė tė gjitha landėt gjuhėn shqipe. Me 24 Dhetor 1880, asht Leonard de Martino qė shfaqė nė Kishėn e Fretėnve dramė baritore nė gjuhė shqipe. Kjo pasohėt ma vonė me shfaqjet e veprave tė Fishtės nė njė lokal tė vogėl pranė shkollės qė asht edhe sot. Nė vitin 1890, jezuitėt ndertojnė teatrin pranė shkollės sė tyne.

Nė vitin 1859, jezuitėt nė Shkodėr hapin Seminarin pėr shkollimin e priftėnve shqiptar. Nė vitin 1922 nė Shkodėr hapet edhe i pari Gjimnaz shtetnor me programet e Ministrisė sė Arėsimit. Drejtorėt e kėtij gjimnazi para vitit 1945 ishin Profesorėt Luigj Shala, Xhevat Korēa, Mirash Ivanaj, Anton Deda dhe Skėnder Luarasi. Para vitit 1900 ka disa shkolla nė fshatrat e Shkodrės, ku, ndėr ma tė vjetrat asht ajo e fshatit Shirokė, me njė histori tė plotė tė shkrueme nga mėsuesi Sandėr Troshani. Qė nė fillim tė shek. XIX nė Shkodėr ka disa shkolla femnore ku mėsonin pėrveē leximit e shkrimit tė gjuhės shqipe, edhe punė dore dhe shtėpijake nga mėsueset: Kush Micja, Tereze Berdica, Tina e Nikės dhe Tone Radoja. Deri vonė nga mėsueset e kėtyne shkollave ka jetue zonja Viktore Kuēani. Nė vitin 1921 Motrat Stigmatine tė Shkodres hapin dyert e shkollės sė tyne pėr vajzat e besimeve tė ndryshme me njė konvikt 72 vendėsh, ku vijnė me studjue vajza nga qytete tė ndryshme tė Shqipnisė.

Tekstėt e kėtyne shkollave janė botue nė Shqipni. Nė vitin 1493 pėrmendet ndėr tė parat shtypshkronja ajo e Obotit, fshat pranė Shkodrės qė quhej porti detar i Shkodrės. Nė vitin 1563 asht shtypshkronja e Shkodrės dhe nė vitin 1871, asht edhe ajo e jezuitve tė Shkodres. Nė 1909 vjen edhe shtypshkronja “Nikaj”, ndėrsa nė 1913, Dr.Terenc Toēi, sjellė shtypshkronjėn “Taraboshi”. Nė 1916 Franēeskanėt sjellin edhe ata shtypshkronjėn e tyne. Pėrveē librave shkollor ndėr kėto shtypshkronja botohen edhe vepra letrare nė gjuhėn shqipe, pėrkthime, fjalor, revista kulturore, fetare etj.

Prej vitit 1555 e deri nė vitėt 1690, njohim nga 9 autor verior, kryesisht priftėn katolik tė Arkidioēezit tė Shkodres, me 12 vepra tė shkrueme nga Buzuku, Barleti, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Kazazi, qė janė themeli i historisė sė letersisė sė shkrueme shqipe.
Nga viti 1700 e deri nė vitin 1900 njohim 43 autorė, me 92 vepra tė shkrueme dhe 10 dorėshkrime, qė ruheshin nė bibliotekat e franēeskanėve dhe te jezuitėve, por qė sot mjerisht nuk dihet fati i tyne, mbasi u plaēkitėn mbas vitit 1944.

Nė vitin 1891, fillon botimi i revistės “Lajmėtari i Zemrės sė Krishtit”. Nė vitin 1907 nė Triestė, mėsuesi shkodranė Mati Logoreci, boton revistėn “Dashamiri”. Nė vitin 1913 botohet nga franēeskanėt revista ma nė za e kohės “Hylli i Dritės”, nėn drejtimin e At Gjergj Fishtės, me bashautorė nga gjithė Shqipnia. Nė vitin 1921 botohėt revista “Shkolla e Re”, qė ma vonė u ba organ i Ministrisė sė Arėsimit. Nė vitin 1929, del revista “L.E.K.A.”, me vlera tė mėdha historike dhe gjuhėsore e drejtueme nga jezuitėt.
Nė vitin 1910 botohėn nė Shkodėr fletoret “Bashkimi”, “Koha”, “Besa Shqiptare”, “Taraboshi”, “Posta Shqyptare” dhe nė vjetin 1923 “Ora e Maleve”, gazeta ma me vlerė e tė gjitha kohėve, ku, shkruajnė penat ma nė za tė tė gjithė Shqipnisė.

Aktiviteti atdhetar u shfaq kryesisht nėpėrmjet shoqnive tė ndryshme tė krijueme pėr qellim kulturor e arėsimor, po berthama shpirtnore ishte gjithmone dashnia pėr Atdhé. Kėta ideale lulėzuan nė Shoqninė “Bashkimi”, tė thėmelueme nė vitin 1899 nga Imzot Preng Doēi, Abat’i Mirditės, Shoqni e cila nė vitin 1908, nė Kongresin e Manastirit, do t’i dhurojė popullit shqiptar Alfabetin e Gjuhės Shqipe, thėmelue nga At Gjergj Fishta.
Njė rol tė madh kulturor luajti edhe Shoqnia “Agimi”e thėmelueme nga Don Ndre Mjedja nė vitin 1901. Kjo shoqni pėrmblidhte pothuaj tė gjithė intelektualėt shkodranė.
Nė vitin 1900 nė Shkodėr thėmelohet Organizata e parė Sindikaliste, e cila nė vitin 1901organizon grevėn e parė tė puntorisė. Sindikalistėt shkodranė janė tė parėt qė nė vitin 1905 festojnė ditėn e 1 Majit, ditėn e punėtorit.
Nė vitin 1903, po nė Shkodėr hapet njė shkollė nga italianėt pėr mjeshtri tė ndryshme si farmacistė, rrobaqepės, argjentarė, fotograf, tregėtarė, etj.

Asht ndėr fotografėt e parė Kel Marubi, qė ruan nė arkivin e tij historinė e pashkrueme tė Shkodrės. Ma vonė ky mjeshter pasohet nga Shan Pici, Dedė Jakova, Raboshta dhe A. Nenshati. Thesari i madh i tyne sot ruhet nė Fototekėn “Marubi”.
Nė vitin 1905 krijohet nga jezutėt shoqnia e parė sportive e futbollit. Asht ajo shoqni qė ma vonė lindi tė madhin Loro Boriēi e brezni tė tana sportive.
Qė nė thėmelimin e shkollave tė jezuitve dhe franēeskanve aty u ngritėn Muzeumet me grumbullime arkeologjike, tė cilat ruajtėn vlera tė ēmueshme nė arkivat e tyne deri nė vitin 1945. Aty punoi edhe thėmeluesi i arkeologjisė shqiptare At Shtjefėn Gjeēovi.
Franēeskani Tomė Markoci, ishte i pari qė thėmeloi njė bandė muzikore, rreth vitėve 1882, qė dha shfaqje nė oborrin e Kishės Kathedrale tė Shkodrės.

Nė vitin 1917, asht At Martin Gjoka qė plotėson orkestrėn e parė muzikore me afro 90 vegla dhe njė grup koral. Nė vitin 1922, po ky muzikant thėmelon bandėn e plotė me 42 vegla dhe me uniformėn e saj. Nga duart e tija u zgjodhėn dhe u prėgatitėn kompozitorėt e mėdhaj Prenkė Jakova, Ēesk Zadeja, Filip Mazrreku, Tonin Harapi, etj. dhe nė fidanishtėn e tij u rrit lulja e artit shqiptar, kangėtari i madh Lukė Kaēaj. Nė fillim tė shek.XIX nė shtepitė katolike tė Shkodrės kishte 28 pjanoforta.

Nė vitin 1912, At Shtjefėn Zadrima, sjellė nė Shqipni Kinematografinė pėr rininė dhe mbas tij, nė shtator t’atij viti asht piktori Kol Idromeno qė vendosė edhe njė tjetėr.
Nė vitin 1923, po nė Shkodėr, hapėt ekspozita e parė e piktorėve shkodranė me pjesėmarrje tė Kol Idromenos, Ndoc Martin Camaj nga Dukagjini, Simon Rrota, Lajde Muzhani dhe Zef Kolombi. Pjesėmarrja e zonjės Lajde bani jehonė tė madhe. Kėta piktor mbetėn tė pavdekshėm nė historinė e artit shqiptar me veprat e tyne atdhetare.

Kuvendi i franēeskanėve tė Shqipnisė ishte ēerdhe ku hanin bukė me djathė: Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Ēerēiz Topulli, Mustafa Qulli, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Avni Rustemi, Mehdi Frashėri, Kristo Floqi, Faik Konica, Lef Nosi, etj. tue mos harrue se nėn zhgunin e At Pal Dodės shpetoi kokėn edhe Mbreti Ahmet Zogu i I-rė. Deri vonė (1944), asht ruajtė dhoma ku flente miku i posaēem i kėtij kuvendi atdhetari i madh Dedė Gjo’Luli, kreshniku i Bratilės sė 1911, i cili edhe asht varrosė nė Kishėn e tyne.

Nuk ka asnjė veprimtari shoqnore, kulturore dhe politike tė popullit shqiptar, ku mos tė jenė pjesėmarrja e atdhetarėve shkodranė. Nuk ka asnjė vepėr madhore pėr Liri e Pavarėsi ku mos tė jenė prania e armėve tė malėsorėve tė Veriut, apo mendjet e mprehta tė atyne Burrave qė mbetėn tė pėrjetėshem nė historinė e lavdishme tė Shqipnisė. Ka njeri qė nuk njeh Pashko Vasėn, Filip Shirokėn, Anton Xanonin, Zef Jubanin, Dasho Shkrelin, At Mati Prennushin, Luigj Gurakuqin, At Gjergj Fishtėn, Mati Logorecin, Don Ndre Mjedjėn, Imzotėt: Lazėr Mjedja, Luigj Bumēi, Jak Serreqi, Gaspėr Thaēi, Frano Gjini, Vinēenc Prennushi, etj. etj. lista e tė cilėvet asht e pafund ashtu si vepra e tyne atdhetare.

Brezi i intelektualėve tė Shkodrės mund tė thohėt se asht i papėrsėritėshem. Aty ka lulėzue arėsimi, mjekėsia, drejtėsia, kultura, arti, sporti, tregėtia, ekonomia e pse jo, ajo qė ishte fryma e lirė jetėdhanėse e Shkodrės: “Mirėkuptimi ndėrmjet besimėve”.
Nė kėte pėrshkrim tė shkurtė nuk mund tė pėrfshi tė gjithė emnat e intelektualėve shkodranė, ose jo shkodranė, por qė, kontributin e tyne kulturor dhe atdhetar e dhanė nė Shkodėr, e, sigurisht tue i kėrkue ndjesė ndonjė pėrsoni qė do tė mbetėt jashtė, unė do tė rreshtoj disa nga ata qė kanė lanė gjurmė tė pashlyeshme nė gurėt e daltuem tė “Rozafės”:
Arkitekti dhe piktori Kolė Idromeno.

Mėsuesit e vjetėr Gegė Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Jak Speci, Zef Kamsi, Shor Markja, D.Ejėll Radoja, D.Babi etj.
Mjekėt Gjon Saraqi, Lush Pogu, Federik Shiroka, Pjetėr Prela, Luigj Radoja, Jul Koliqi, Basria, Abdullahi, Spahia, Dhimitėr Lluka, Karagjozi etj.
Ekonomistėt Zef Shiroka, Rrok Gera, Luigj Koliqi, Niko Gurashi, Gjon Kamsi.
Juristėt: Vėllaznit Baltasar e Zef Benussi, Emid Tedeschini, Kolė Dhimitri, Muzafer Pipa, Paulin Pali, Eduard Suma, Pjerin Koliqi, Sandėr Kraja etj.
Tregėtarėt Ulqinaku, Fasli Ademi, Rroji, Nikshiqi, Man Tepelia, Zef Muzhani, Cuk Simoni (pėrkėthyes i librit “Pinoku”), Shkreli, Tef Pogu, etj.
Muzikantėt Palok Kurti (edhe kompozitor), Kol Mati Tukja, Pjetėr Gjini (humorist dhe kompozitor), Kol Lufi, Tish Koja, Kol Gurashi etj.
Humoristėt Kol Tivari, Zef Hila , Ndrek Mini, Filip Daija.
Pra, me tė drejtė shkruan M.Barleti: “Shkodra asht syni i krejt Principatės.”
Ky sy duhej qorrue!
Ky ishte pikėsynimi i pushtuesve shovenist serb tė 1913, dhe i tė gjithė pushtimeve tė zeza qė ka kalue e vazhdon me kalue Shkodra!

Tė gjitha shtetėt fqinjė gjithmonė kanė pasė pikėsynimet e tyne shoveniste ndaj Tokės Shqiptare. Kėta pikėsynime sot ma shumė se asnjėherė ballafaqohen me veprat makabre tė kryeme nė dam tė Popullit dhe tė Shtetit Shqiptar. Tue kalue vetėm nė disa data kryesore tė shek.XX do tė shohim qendrimet e turpėshme tė shovenistėve sllavė, grek dhe italian e pse jo edhe pėrkrahjen e tyne nga Fuqitė e Mėdha. Kėte e vėrteton edhe sot harta e Shtetit Shqiptar. Shqipnia asht i vetmi Shtet nė Botė qė kufini shtetnor i sajė asht vendosė gjithkund pėrreth nė tokat e saja dhe tė banueme me popullsitė tona autoktone shqiptare, qė kanė pasė gjithmonė gjuhė amėtare Gjuhėn Shqipe.

Nė vitin 1913 Shkodra mbahėt 7 muaj e rrėthueme nga Mali i Zi e Serbia dhe detyrohet me u dorėzue me dt. 24 Prill 1913, pikėrisht kur Shqipnia me 28 Nandor 1912 shpallė Pavarėsinė Kombėtare. Me 14 maji Konferenca e Ambasadorve tė Londres i dėboi.
Me 27 Qershor 1915, kur plasė Lufta e Parė Botnore, malazezėt hyjnė nė Shkodėr.
Me 22 Janar 1916, forcat Austro-Hungareze hyjnė nė Shkodėr dhe dėbojnė trupat pushtuese tė Malit tė Zi dhe Serbisė.

Me 11 Mars 1920, Shkodra bashkohet me Qeverinė e Shtetit Shqiptar, me qendėr nė Kryeqytetin e ri Tirana. Pa kalue 6 muaj detyrohet me pėrballue edhe njė sulm tjetėr nga Serbia, nė luftėn e njohtun tė Koplikut. Nė vitin 1921 – 24, Shkodra asht vatra e shkėndijave tė luftės pėr Demokraci.
Me 27 Dhetor 1923, Opozita Shqiptare fiton votimet pėr Asamblenė Kushtetuese, dhe me 31 Maji 1924, forcat e Revolucionit Demokratik marrin qytetin tė kryesueme nga Ndok Gjeloshi, dhe marrshojnė e hyjnė nė Tiranė. Fan S.Noli asht Kryeministri i Shqipnisė Demokratike. Janė pak e aspak shtete nė Evropė qė njohin qeverisjen Demokratike!

Ramja e Qeverise Demokratike tė Nolit, rrokullisė nė vorrin pėrjetėshem tė gjitha pėrpjekjet e Opozitės pėr Demokraci tė vėrtetė dhe, bashkė me té vdesė pėrgjithmonė edhe jeta politike nė Shkodėr. Monarkia nuk u prit mirė nga populli shkodranė, por edhe lėvizjet qė u organizuan kundėr saj (1926), deshtuan tue u shtypė me gjak e varje nė litar.

Nė vitin 1934, nė Shkodėr formohet grupi i parė komunist i drejtuem nga Zef Mala.
Nė kėte grup militonin shumė tė rinjė, punėtorė dhe militantė tė njohtun komunistė si: Tuk Jakova, Vasil Shanto, Qemal Stafa, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Jordan Misja, Vaso Kadija, etj. etj. pjesa dermuese e tė cilėve ranė dėshmorė para mbarimit tė luftės.
Viti 1939, hapė fletėt e turpėshme tė qellimeve tė vjetra tė shovenistėve italianė, tue sjellė nė Shqipni pushtimin ushtarak tė 7 Prillit. Pushtohet edhe Shkodra.

Konsulli italian Meloni nė kujtimet e tij shkruan:
“....Nė shkollat e Shkodrės tė drejtuara nga Franēeskanėt dhe Motrat Stigmatine ...propagandoheshin ndjenja tė njė nacionalizmi tė ekzagjėruar, antipatie e urrejtjeje ndaj Italisė...”. Asnjėherė kjo pėrshtypje nuk u botua pėr 50 vjet nė Shqipni! E, pse?...
Lufta e Dytė Botnore, me 29 Nandor 1944 sjellė me vete bashkė me fjalėn “ēlirim”, até qė pritej nga tė gjitha forcat pėrparimtare tė Shqipnisė: Katastrofėn ma tė madhe qė ka njohtė historia 2500 vjeēare e tė gjitha pushtimėve tė qytetit tė Shkodrės. Nga tė gjitha ata fakte e data qė keni lexue deri tashti vėreni: Nė Shkodrėn e katėr gjimnazeve, dy seminareve tė larta fetare, dy spitaleve, dy kinemave, dy teatrove, e tė 29.000 banorėve dritėdhanės tė Shqipnisė:

Nė Janar tė vitit 1946, Shkodra kishte NJĖZETEGJASHTĖ BURGJE....
Shkollat fetare u mbyllėn, kinemat vlenin vetėm pėr salla gjyqi, teatrot demaskonin thėmeluesit e tyne, shtypi u ndalue me ligjė....Radio njoftonte vetėm vrasjet e kryeme ndėr pėrpjekjet me ēetat atdhetare tė malėvet apo ata qė u pushkatonin nė Zallin e Kirit!....Ndėr dyqane ngjiteshin ēdo ditė ndėr vetrina afishėt me listat e pafund tė tė pushkatuemve....
Terror, burgje, hetuesi, vrasės, trathtarė, armiqė, profesorė, oficerė akademistė, mjekė, avoketėn, klerikė, farmacistė, tregėtarė, malėsorė, strehues, fshatarė tė varfėr, kryetarė kėshillash tė luftės tė lidhun pėrdore me bajraktarė, ballistė, zogistė, dezertorė, antikomunistė, partizanė e shka nuk kishte ndėr lajmet e pushkatimėve tė ditės?....

U ba njė pėrpjekje pėr ruajtjen e trojeve shqiptare me 14 Shtator 1943, nga atdhetarė tė pėrkushtuem me “Besėlidhjen e Veriut”, organizatorėt e sė cilės ishin Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Dodė Nikolla etj. dhe vetė qellimi i Programit tė saj ishte: “Mbrojtja e kufinjve tė soēėm tė Tokės Shqiptare” kuptohet krejt nė kundershtim me marrėveshjen e Partisė Komuniste Shqiptare tė thėmelueme nga mercenarėt jugosllav Dushan Mugosha e Miladin Popoviq, Parti e cila, qė nė themelim kishte trathtue idealet e Popullit Shqiptar tue hjekė dore nga Kosova, Hoti, Gruda, Maqedonia, Ēamria, Vorio-Epiri etj. vetėm pėr me sigurue kolltukėt e drejtuesve tė ardhėshem tė “Pushtetit Popullor”, qė po delte nga lufta. Kėshtu, Enver Hoxha siguroi Pushtetin dhe simpatinė e shtetėve fqinjė, si dhe tė tė gjithė satelitėve tė Bashkimit “lavdishėm” Sovjetik, tė drejtuem nga “Baba” i tė gjithė komunistėve shqiptarė, Stalini “i Madh”, tue njohtė zyrtarisht ata kufinjė tė turpėshem tė vitit 1913, kufinjė qė mbetėn tė palėvizėshem edhe sot.

Me kėte veprim nuk u pajtue asnjė krahinė e Shqipnisė, gja tė cilėn e vėrtetojnė: Kryengritja e Vermoshit nė 12-13 Janarit 1945, nga Prenke Cali, ajo e Koplikut me 13-14 Janarit 1945, nga Llesh Marashi, Lufta e Berdicės dhe e Anės sė Malit nė Shkurt tė 1945, e drejtueme nga Jup Kazazi dhe Abaz Ermenji. Organizata e Parė antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me kryetar Mark Ēunin, nė Maji tė 1945. Kryengritja e Postribės me 9 shtator 1946, Ēetat e atdhetarėve tė Alpėve ndėr shpellat e Dukagjinit, Pukės, Mirditės, Dibres, rrethinave tė Tiranės, Shqipnisė Qendrore, Elbasanit, Kavajės, nga Gjergj Vata, Pal Thani, Mark Mala, Nik Sokoli, Ndue Pali, Gjon Destanisha, Martin Sheldija, Mark e Llesh Gjo’Marku, Sulė Selimja, Muharrem Bajraktari, Mark Zef Pali, Alush Lushanaku, H.Frashėri, Gjon Mark Ndoi, vėllaznit Mirakaj, Hamid Matjani e deri nė thellėsi tė Kosovės me drejtuesit lėgjendarė Ymer Berishėn, Marije Shllakun, Kol Parubin, Gjergj Martinin etj. Kjo rezistencė heroike shtrihej deri poshtė nė Vlonė e gjetkė me drejtuesit heroikė Lepenicajt etj. rezistencė e cila u shkrue vetėm me gjak tė pastėr Shqipesh....

Duhet theksue se rezistenca nė kėto krahina vazhdoi deri nė vitėt 1954.
Edhe pse marrdhanjet me Jugosllavinė Titiste u ndėrprenė nė dukje, politika e qeverisė komuniste tė Tiranės asnjėherė nuk ka ndryshue kursin e sajė ndaj shovenistėve sllavė fqinjė, madje, atė politikė nė interesin e tyne ndjekin edhe mbasardhėsit e sotėm, pėr mos me thanė se sot: edhe me “letra” tė hapuna! Kėtu nuk kam pėrfshi asgja nga politika e ndytė e komunistėve nė fushėn ekonomike, mbasi ajo qė u ba me tregėtarėt shqiptarė, tue iu marrė me teneqe vajit-gurit napolonat ar, boshatisjen e arkave tė grave shqiptare me unaza e gurė tė ēmueshėm dhe tė gjitha bashkė me vlerat muzeale tė Gjeēovit, nga franēeskanėt e jezuitėt dhe tue i nisė pėr Jugosllavi e Bashkimin Sovjetik, bashkė me mallin e tregėtarėve shqiptarė nė kėmbim me hekra tė ndryshkun tė fabrikave tė carve.

Mbas asaj qė u ba me Atdhetarėt dhe familjet e tyne do t’ishte e vorfėn fjala me shpreh gjendjen e mjerueshme tė fshatarit apo tė bujk-robėrve koperativistė shqiptarė, tė cilėt arritėn tė punonin vetėm pėr 15 cent (Au) nė ditė, nė vitin 1985.
Ajo qė u ba me inteligjencėn pėrparimtare shkodrane nė veēansi dhe me krejtė atė brez tė kulturuem n’Evropė, tė cilėt vetėm mund tė andrronin, por pa shpreh dhe krye asnjė vepėr kundėr shtetit, asht GENOCIDI ma i tmershėm dhe i shemtuem qė mund tė njohė historia e Shek.XX-tė nė krejt vendėt e Lindjės komuniste, tue pėrfshi edhe Kinėn.

Shpartallimi i ndėrgjegjės sė njeriut dhe mosnjohja e asnjė tė DREJTE ose LIRIE NJERĖZORE, deri nė shpalljen me ligjė: SHQIPNIA SOCIALISTE – SHTET ATEIST, asht pėrdhunimi ma i madh barbar qė i asht ba ndėrgjegjės sė njeriut nė shekuj.
E vetmja Opozitė e njohtun dhe e haptė pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė Njeriut nė Shqipni me format ma demokratike kje Kleri Katolik Shqiptar.
Ja dhe fakti i pėrfundimit tė Tij:

STATISTIKĖ E PĖRSEKUCIONIT TĖ KLERIT KATOLIK SHQIPTAR MBAS VITIN 1944:

Nė vitin 1944 Shqipnia kishte pak ma shumė se 200 klerikė katolik shqiptarė tue pėrfshi edhe tokat shqiptare nė Mal tė Zi, Hot, Grudė dhe Kosovė. Nė statistikėn e poshtshenueme nuk pėrfshihėn vrasjet e bame nga komunistėt jugosllav mbas vitit 1944, tue u konsiderue si krime tė kryeme nga autoritetet qeveritare jugosllave. Kjo statistikė e pėrpilueme nga Fritz Radovani nė vitin 1993, pjesėrisht u botue nė librin “MARTIRIZIMI I KISHĖS KATOLIKE SHQIPTARE 1944-1990”, libėr i cili Ju dhurue Papės Gjon Pali II - me rastin e vizitės sė Tij nė Shqipni, me 25 Prill 1993.

Klerikė tė pushkatuem:
Janė 31 klerikė, ku pėrfshihen: 4 Ipeshkvij, ndėr tė cilėt Imzot Frano Gjini ishte Regjent i Delegacionit Apostolik nė Shqipni. 1 Provinēial i Franēeskanėve tė Shqipnisė, 1 Rektor i Kuvendit Franēeskan, 1 Rektor i Jezuitėve tė Shkodrės dhe 1 Zv. Provinēial i Jezuitėve tė Shkodrės. Kėtu pėrfshihet edhe 1 seminarist. Mosha mesatare e Tyne ishte 47 vjeē, kanė ba 258 muej hetuesi ose 21 vite tė gjithė sėbashku. Shumica nuk ka dalė nė gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.

Klerikė tė mbytun ndėr tortura:
Janė 8 klerikė, ku pėrfshihet edhe 1 fratel.
Mosha mesatare e tyne ishte 50 vjeē, kanė ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysėm.

Klerikė tė mbytun pa gjyqe ndėr burgje ose kampe shfarosje:
Janė 4 klerikė, ku pėrfshihet 1 Ipeshkėv.
Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeē, kanė ba 56 muej hetuesi dhe sė bashku me vitėt qė kanė vuajtė dėnimin janė kenė gjithsejt 18 vjet.

Klerikė qė vdiqėn pak muej mbas hetuesisė:
Jane 3 klerikė. Mosha mesatare e Tyne ishte 52 vjeē. Kanė krye sė bashku 3 vjet hetuesi dhe kanė vdekė si pasojė e torturave tė Sigurimit Shtetit.

Klerikė qė vdiqėn nė burgje e kampe shfarosje:
Janė 20 klerikė, ku pėrfshihėn 3 Ipeshkvij.
Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeē.
Kanė krye 156 vite burg dhe punė tė detyrueme ndėr kampet e shfarosjes deri ditėn e vdekjes sė Tyne.

Klerikė qė vdiqėn mbasi kryen dėnimet ndėr burgje e kampe shfarosje:
Janė 38 klerikė, tue pėrfshi edhe 2 fratela.
Tė gjithė sė bashku kanė vuajtė 315 vite burg.

Klerikė qė kanė vuajtė shumė vite burg dhe janė kenė nė sherbim tė Fesė nė vitin 1993:
Janė 25 klerikė, ku pėrfshihen 3 Ipeshkvij.
Kanė krye 363 vite burg dhe punė tė detyrueme nė kampet e shfarosjes.
Motra qė u burgosėn dhe janė nė sherbim tė Fesė janė dy.

Tė gjitha vitėt e hetuesisė, burgut dhe vuajtjes sė Tyne nė kampet e shfarosjes komuniste janė kenė 881 vite, ose gati 9 SHEKUJ.

Prej 200 klerikėve shqiptarė nė vitin 1944, janė pushkatue dhe mbytė ndėr burgje 66 klerikė, arrestue dhe vuajtė shumė vite burg janė 65. Gjithsejt 131 klerikė.

Kanė krye studimet e larta nė 24 Universitete tė ndryshme tė Evropės nė 450 vjetė studime. Tė gjithė janė pėrfshi nė GENOCIDIN KOMUNIST vetėm se ishin KLERIKĖ KATOLIKĖ DHE ATDHETARĖ SHQIPTARĖ.

U mundova me Ju shpjegue se vij nga Shkodra...
Mund tė keni njohtė shumė shkodranė. Kėta pėr tė cilėt kam shkrue kėtu ishin Ata qė me tė vėrtetė u quajtėn BURRA ! Ka mjaftė shkodranė tė mirė edhe n’Australi, ka edhe tė dobėt, por nuk duhėn pėrjashtue edhe tė kėqinjtė, madje, edhe shumė tė kėqinjė, e kėta, janė pikėrisht ata qė kryejnė vepra te dobėta dhe tue mos kenė fare shkodranė, paraqitėn si tė tillė nė shoqni. Prej kėtyne gėnjeshtarėve dhe mashtruesve ka ma shumė nė gjithė globin!
Prandej mbetėt aktual mesazhi i Mjedjės:
“O shqipe, o zogjėt e malevet, kallxoni!”

Melbourne, 24 Korrik 2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara