HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Kushtuar Ibrahim Rugovės)

ELEGJI PĖR MISIONARIN QĖ ARMĖ E PAT FJALĖN

Shefqet Dibrani -- nga Shefqet Dibrani

I.
Misterioze duket Dardania me atė qiell tė vėrejtur
Udhėt e saj kėrkojnė shpėtimtarin
nga gjėma dukej se ra tėrmeti
Qielli me yje ngrysi mortin atė ditė
atė natė qė ngurtėsoi zia
Kudo nė botė u hap pikėllimi pėr Misionarin e Paqes
kur ra si lisi mbi tokė
Gjėma dhe dėnesja u ndie gjatė, trishtimi i kaploi njerėzit
e gjallė

Nė tokė e nė qiell tė janarit u ndie pikėllimi
ishte dėrguesi i Zotit qė erdh nga gjithėsia
Mėrziteshin Engjėjt nė dimrin e ashpėr pėrplot acar
U tundėn ndjenjat siē tunden nga tėrmeti malet
akujt shkriheshin nga zemra jonė
Binte dhembja copė-copė nga pėrflakja e mbufatur
mbi gjokset djaloshare
kurse lulet kėputeshin nga shtrėngimi
nė duart e ngrira tė fėmijėve
Secili pėrkulej para tempullit, dashurisė
Para njeriut tė urtė, pėrpara mirėsisė
Ra erė e fortė siē vjen ēdo herė janari
Me ngrica nė zemėr pėrplot akuj tė thepisur
Ranė tė gjitha iluzionet, loti piku nė tokė nga mėrzia
E mėrzisė s‘i vinte keq pse prishi dashuritė, shpresėn
Jashtė nė acarin e ftohtė ndizej, e diku fikej njė qiri
Ty qė nuk pate armė, pate fjalė qė shkėlqyen si arė
Tė qoftė bekuar fjala qė gjithmonė besnik i ndeje asaj

II.
Hyre si Engjėll nė thellėsinė e shpirtit dhe dalėngadalė
Heshtur e butėsisht bėre strofullin nė zemrėn e njeriut
Askush s’tė kuptoi sa thellė ishe futur nė rrėnjėt tona
Ujana qė sillte ujėra tė turbullta u bė i kthjelltė si kristali
pastaj reflektonte ardhmėrinė e qytetarit tė prangosur
nė sakrificėn e pėrjetshme
Skamja e tij matej me njė kothere buke e njė kokėrr kripe
Nė pranverė zakonisht hante bukėn me njė gjeth qepe
njė kokė hudhre por vazhdimisht ruhej nga fqinjėt
tė mos i qelbej goja se duhma jonė pat marrė dhen
ndonėse thuhet: hudhra ėshtė e mirė pėr sytė
ne humbėm udhėn nė oborrin tonė
Pėr vite nuk pamė dritėn as derėn pėr tė dal nga tmerri
ku thika barbare rrinte mbi kokė tė njeriut
Shpresėn kishim humbur se do tė qėndrojmė deri
nė shekullin tonė e pėr ēudi as ky shekull s’qenka yni
na paska grabitur emri dhe misioni juaj prej njė profeti
qė vazhdimisht thyente arrat netėve tė gjata
e dimrave me borė
Tė atyre dimrave Alpin qė bėhen rrasat e akullit
dy metra tė trashė, tė cilat gjithmonė na rrinin mbi kokė
Acar dimėror qė ngrihej sqepi i shqiponjės
sa as dielli i verės nuk e ēmpinte kurrizin tonė
Nga siē thamė: thika na rrinte mbi kokė edhe atėherė
kur kėmbėt na pikonin gjak
Ty qė nuk pate armė, pate fjalė qė shkėlqyen si arė
Tė qoftė bekuar fjala qė gjithmonė besnik i ndeje asaj

III.
Ndėr pėrroska gurgullima e ujit vazhdimisht prishte
qetėsin e poetit qė kėrkonte metaforėn
e besimit tė fjalės apo tradhtisė
Shemra na rrinte nė tehun e shpatės, nė ēatitė tona
kurse kumria kėndonte nė pranverė
lejlekėt pastronin moēalet e mbushura pėrplot bretkosa
Ujana e madhe kishte mbuluar pellgun e dashurisė
shpresa pėr tė tashėm dhe tė nesėrmen qė do tė vjen
e kaluara ishte lanė nė harresė
Por zbriten yjet nga qielli dhe ranė nė grushtin tonė
Dhe kėtė yjėzim dashurie ia solla Engjėllit tim
atij qė dashuroi jetėn time
ardhmėrinė e tim biri qė sapo ka lindur, kurse Durimi
qė moti ka shkuar tė bėjė homazhe mbi trupin tėnd
Te vona ishte pagėzuar nė uratėn tuaj qė pėrsėritje nė
ēdo fund jave gjatė gjithė shekullit tė kaluar
Kortezhi mortar sjell nė yjėsi trupin tėnd, funerali qė
kurrė s’u sos mėsa nė pėrrallat e Visar Zhitit
qė kishte parė vdekjen nė Qafė Mali a Qafė Bari kurse
kodra s’kishte bar e as mal se ishte bėrė si truri i tharė
Te vona ne u zgjuam sot pak mė vonė se temperatura
minus shtatėmbėdhjetė gradė na i ngriu shpresat
Te vona neve nuk na bėhet vonė edhe nėse funerali
shtyhet pėr nesėr
sepse ka dy mijė vjet qė “funeralin e pafundmė” nuk e
zbritėm nga krahu por heronjtė i vargojmė nė robėri
Je i pari Engjėll qė ke marrė udhė drejt Kodrės ku tani
do tė prehesh nė pėrjetėsi
kurse shpirti juaj nga qielli do tė shndritė sofrėn tonė
Te vona ne nuk zgjohemi se nė Barakėn ku kryeje
meshėn e fundjavės aty ku predikimet i bėje ti
Misionari Ynė
tani ka ardhur meshtar njė predikues qė nuk njeh as fe
as Zot, as qiell, as tokė as Atdhe
qė do tė mbetet bastard i fjalės sė shkruar
i lutjes qė pagėzoi lirinė e demokracinė
Te vona ne ti shajmė edhe vitet tua, sidomos atėherė
kur nuk je nė mesin tonė
bile mė lehtė ta pshurrim varrin se na fale fjalėn
nuk e dimė por sikur ta dimė atė Fjalė-Uratė
nuk mundemi, nuk mundemi me falė se ne duhet tė
mbetemi shqiptarė

E pėr ty qė s’kishe armė ēdo fund jave kishe fjalė
e sikur ato t’i mori mali dhe Amenin tuaj ne na fali
Ty qė nuk pate armė, pate fjalė qė shkėlqyen si arė
Tė qoftė bekuar fjala qė gjithmonė besnik i ndeje asaj

IV.
Engjėlli Ynė u shkėput dhe kaloi mėtanė ku nuk flitet mė
Na kundron si atėherė kur e shanin dhe ai miratonte
Dhe vazhdimisht lutej te Zoti ti falte pėr padijen qė nuk
ditėn tė mos flasin
E flitnin kur nuk duhej e kur askush nuk i pyeste
flisnin pėr tė krijuar zhurmė e potere
E nėn timbrin e saj krimi vazhdimisht bėhej i trishtėt
Tani diellin pranveror po e presin ata tė cilėt ky acar ua
ka ngrirė kėmbėt
I presin lulet dhe dashuritė e pėrhershme se ndanė varrit
do tė vijmė vazhdimisht
Pėr ta kryer ritualin e Fundjavės qė predikoje si paqe e
misionit tuaj
Tani je futur nė zgafelle mermeri atje shtatė pashė
nėn dashurit dhe ngjitur je
nėntė pashė mbi projektin e ardhmėrisė
Por gjithkah shndrit nuri juaj, dashuria dhe fjala qė na le
pas nė kėtė antikitet akullnajash
Pėrplot thashetheme dhe marrėzi planetare
Orakujt nuk bien nga qielli kurse Djalli
vazhdimisht nga toka del
Nga kjo tokė qė tė mban lidhur si Anteun
peng e nuk tė lė tė tė vdesėsh
As nuk tė le tė emigrosh ndanė pusit nė tė cilin
janė gozhduar pėrjetėsisht anijet
ato tė cilat ankorojnė
misionin paqėsor tė pavarėsisė
Tani gjithēka vjen nga qielli qoftė edhe nga gozhda e
ndryshkur nė mileniumin shekullor
Mbetėn metaforat qė interpretohen
nė secilėn kohė biblike
Tek e fundja thyhen qypat
pse kanė fshehur thesare shekullore
atėherė kur shirat lagin dashurit
atėherė kur bien meteorėt
Dymijė vjet pas Krishtit Misionar i Parė nė hapėsirėn
Dardane qė armė tė vetme pate fjalėn
Andaj ēdo gjė qė lidhet me fjalėn
nė kuptimin pozitiv tė saj tė takon Ty Misionar
qė rastėsisht nė tokėn Dardane paska ardhur
Ty qė nuk pate armė, pate fjalė qė shkėlqyen si arė
Tė qoftė bekuar fjala qė gjithmonė besnik i ndeje asaj

V.
Tė gjithė e kuptuam se ishe kalimthi nė kėtė botė
pėr tė rrėfyer misionin e faljes edhe kur nuk falet
pastaj shpirti Yt nė qiell te Zotat shkoi
tė gjithė, tė gjithė e pamė
kur qielli hapi krahėt dhe tė mori
Ty qė nuk pate armė, pate fjalė qė shkėlqyen si arė
Tė qoftė bekuar fjala qė gjithmonė besnik i ndeje asaj

Amen!...

Zvicėr, 31 janar 2006.

© All Rights Reserved: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara