HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ish kryeparlamentari i Kosovės zbulon sekretet nė Nju Jork

-- nga DALIP GRECA,
Editor i gazetes “Illyria”, Nju Jork.

Dalip Greca Nexhat Daci i pėrgjigjet akuzave, zbulon se kush e ka penguar vizitėn e Dr. Sali Berishės nė Kosovė dhe pse ka pasur mosmarrėveshje me ambasadorin amerikan Goldberg… Mua, tha Daci, mė propozuan qė tė isha president nė vend tė Dr, Rugovės, por nuk pranova…

Tė shtunėn me 10 qershor, nė njė nga sallat luksoze tė restoriantit Marios nė Boronx-Nju Jork, ish kryeparlamentari, akademik Nexhat Daci u prit me duartrokitje dhe me shumė pyetje, njė pjesė prej tė cilave; pyetje-kurth, tė cilave ai iu pėrgjigj qetė-qetė dhe sėrish u duartrokit.

Kryetari Agim Rexha i uroi mirėseradhjen z. Daci dhe zėdhėnsit tė LDK, njėkohėsisht anėtar i kryesisė sė LDK-sė, z. Lulėzim Zeneli dhe prezantoi mysafirėt.
Nexhat Daci Kryetari i Vatrės, z. Agim Karagjozi, tha se e ndjente veten shumė tė gėzuar qė ishte mes shqiptarėve nga Kosova dhe uroi me zemėr qė Kosova tė shpallet e pavarur. Shefi i Misionit Shqiptar nė Kombet e Bashkuara, z. Adrian Neritani, qė e mori fjalėn mė pas, pėrshėndeti mysafirėt dhe tha se sė bashku do tė luftojmė pėr kurorėzimin e pėrpjekjeve shumėvjeēare qė Kosova tė bėhet faktikisht e pavarur.

Pjesmarrėsit e shumtė e kanė priture me duartrokitje fjalimin e z. Daci. Ai ka qenė tepėr i qartė nė platformėn qė ka paraqit dhe duket nga duartrokitjet se njė pjesė tė mirė tė LDK-sė sė Amerikės e ka me vete. Duke qenė se senaca e pyetje-pėrgjigjeve ishte mė interesantja, po i sjellim ato tė plota pėr lexuesit e Illyria-s, madje pa i prekur. Duke qenė se pyetjet qenė tė drejtėpėrdrejta, por pėrmendim me emra personat pėr secilėn pyetje:

Shaban Gashi: - Pėr ju z. Daci thuhet se trupin e keni nė LDK, ndėrsa kokėn e keni nė tė tjera part? Cila ėshtė e vėrteta?
Z. Daci: Figurativisht keni tė drejtė sepse mė ėshtė dashur 6 muaj punė dhe luftė politike qė koka ime tė pėrdoret qė LDK dhe presidenti i saj historik, Dr. Ibrahim Rugova, tė ishte president.

Arsyeja e dytė optike mund tė them se ishte fakti qė ndėrkombėtarėt mendonin se pas ēlirimit tė Kosovės shqiptarėt do tė thereshin me njeri-tjetrin, se ata ishin si fiset e Afganistanit dhe se shumė shpejt do tė plaste luftė vėllavrasėse dhe konform kėsaj Nexhat Daci ka pasė ofertėn prej pėrfaqėsuesit special tė Kombeve tė Bashkuara, nė prani tė liderit tonė Dr. Rugova, qė tė ishte presidenti i Kosovės. Oferta mė ėshtė bėrė nė prani tė dr. Rugovės, natėn e vitit tė Ri, gjė qė ėshtė refuzuar kategorisht nga unė. Kam thėnė se Rugova do tė jetė president i pėrhershėm i Kosovės dhe se Daci sė bashku me kosovarėt e tjerė do ta zgjedhin nė kėtė post.

Argumenti tjetėr ėshtė se Daci, sė bashku me kolegėt e tjerė tė LDK nė Parlament, kam bėrė qė vendimet nė Parlamentin e Kosovės tė kalonin aq lehtėsisht, saqė unė e konsideroja si komuniste kalimin e vendimeve tė mia me 99 pėr qind tė votave, edhe pse nė parlament ishin 18 parti tė ndryshme poltike.

Sė fundi: Ndoshta nė tė gjitha lojnat pėrdoren edhe taktikat. Daci ka qenė kah herė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe kurrė nuk ka kėrkuar pozitė pėr vete. Nė kohėrat e pas ēlirimit tė Kosovės, padrejtėsisht sulmohej LDK (Sulmohej padrejtėsisht sepse logjistika nė ushtarė, nė gjak tė derdhur, nė para tė investuara dhe nė mend ishte e LDK-sė). I kam prirur zgjedhjeve tė para komunale pėr ta pėrforcuar LDK nė Prishtinė, po u kam thėnė kolegėve tė mi: Daci nuk ka interes pėr karrierė dhe nuk lufton pėr post pėr vete. Unė nuk largohem nga LDK-ja, edhe poqe se do tė mbetem portjer i saj. (duartrokitje)

Ramiz Muriqi: 1- Si e komentoni ju z. Daci takimin e kryeministrit Ēeku me shefin e SHIK-ut, kur dihet mirė se ēfarė ka bėrė SHIK-u nė Kosovėn e pasluftės duke vrarė persona politikė, gazetarė, anėtarė tė LDK? 2- A keni pasė dijeni ju si kryetar i Parlamentit, pėr egzistimin e Sigurimit tė Atdheut, qė thirrej SIA?Dhe a do tė japė dikush llogari nga LDK; si hyri SIA nė rezidencė tė kryetarit Rugova, kur dihet se ata persona kanė punuar pėr SHIK-un dhe janė pjellė e PLK?
3- A do tė lejoni nė tė ardhmen ndarjen e Kosovės nė tri pjesė sipas projekteve tė mafiozve tė pasluftės, kur dihet mirė se Thaēi, Hardadinaj, Remi, edhe sot vazhdojnė e u marrin haraēin njerėzve tė pasur dhe me ato para blihet pasuria e Kosovės.

Pėrgjigje e Dacit: Mė lejoni qė tė shpreh publikisht njė respekt tė veēantė pėr Gjeneral Ēekun si kryeministėr. Unė jam njeri pa dorėza dhe kurrė nuk i largohem informacionit realisht. Gjeneral Ēeku ėshtė njeri i shkolluar, profesionist i dalluar nė kohėra tė vėshtira. Asnjė informacion zyrtar nuk ėshtė dhėnė sa kam qenė kryetar i parlamentit tė Kosovės. As njė informacion pėr SHIK-un, pėr SIA-n apo tė Bijėn… Prania e SHIK-ut ėshtė deklaruar vetėm nga Partia Demokratike, por ama vetėm nė gazeta, media, askund tjetėr. Unė nuk e besoj se nė zyrėn e presidentit tonė tė kenė hyrė elementė qė mund t’ia ulnin autoritetin. Daci nuk do tė pajtohet kurrė me ndarjen e asnjė cenetimetri tokė tė Kosovės, jo mė nė dy a tri pjesė.
Kosova do tė jetė njė e tėrė dhe do t’i takojė banorėve tė Kosovės, shqiptarėve dhe tė tjerėve. Duke filluar nga Daci e tė tjertė do t’i nėnshtrohemi demokracisė dhe ligjeve e do tė jemi tė barabartė. Tė gjithė do tė jemi tė ashpėr ndaj krimit e kriminalitetit dhe do tė kėrkojmė dėnimin e ashpėr tė kriminelėve, kushdoqofshin ata, tė kujtėdo partie.

Shpend Ahmetaj, pėr 10 vite nė grupin e shoqėrimit tė presidentit Rugova: - Ēfar e detyroi z. Daci, qė pas kthimit nga Haga zotin Fatmir Limaj e ftoi nė Parlamentin e Kosovės, qė t’u drejtohej delegatėve, kur z. Limaj, para marrjes nė Hagė, menjėherė pas humbjes lokale nė vota, foli zi e terr pėr Parlamentin. Limaj akuzoi atėherė LDK, kur thonte se LDK-ja dhe Ibrahim Rugova kanė bėrė lista pėr Hagė, kur njerėzit e tij tė PDK-sė vrasin Bytyēin, kur dhe pas kthimit tė tij, njerėzit e tij djegin flamurin nė Malishevė, flamurin e Dradanisė dhe tė LDK-sė, (ku donte tė bėhej kryetar i saj)!. Ky njeri asnjė fjalė tė mirė s’e tha pėr presidenti Rugova, i cili me autoritetin e tij, e ktheu nga Haga nė Kosovė?

Pėrgjigja e z. Daci: - Unė mendoj se nė kėtė pyetje tė gjatė mungojnė shumēka mes rreshtave. Autori i pyetjes nė pamundėsi tė pėrcjelljes e ka lėshuar njė fakt shumė tė madh; z. Limaj nė Hagė ia ka dhėnė komplimentin historik Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke e pranuar se numri absolut i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ka qenė i LDK-sė. E dyta; mė lejoni t’ju them qė pozita e Dacit nė institucione ka qenė ajo e kyetarit tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve. Ne si gjithė popujt qė synojnė tė formojnė shtetin, do tė kemi dhe historinė tonė. Historitė e shumė shtetve janė shkruar ashtu siē janė shkruar.

Nėqoftėse Gjykata Ndėrkombėtare e themeluar nė Shtetet e Bashkuara nė Nju Jork, tė shpallė dikė tė pafajshėm, i cili nė Hagė ka shkuar si deputet i Parlamentit tė Kosovės, si kryetar i grupit tė njė Partie parlamentare tė Kosoėvs, ka qenė obligim historik dhe njerėzor i akademik Dacit (Nuk po them i kryetarit tė parlamentit Daci) qė ta ftonte nė Parlament; qė t’i tregonim botės (kamerat e shumė televizioneve tė botės kanė qenė atė ditė nė parlament), se lufta nė Kosovė ka qenė luftė ēlirimtare, ka qenė luftė pėr t’i mbrojtur pragjet, trojet, familjet tona. Prandaj ndonjėherė, njeriu qė don tė jetė krijuesi i njė historie, faktet e paargumentuara ose lėshimet e ndonjė tė riu, tė mos ia vė re (Kjo vlen edhe pėr Limajn, i cili edhe ndaj meje nuk ka pasė sjellje dashurie). Pra duhet t’i ndajmė ndjenjat personale. Ne luftėn ēlirimtare duhet ta fusim nė pjesėn e historisė sonė kombėtare. Fare nuk ėshtė me rėndėsi pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt, a ėshtė Daci kryetar i LDK-sė apo ėshtė vetėm njė anėtar i thjeshtė i saj. Daci do tė jetė akademik sepse ėshtė akademik i Europės, i Kosovės, ėshtė dhe i Shoqatės Amerikane dhe gjithėēka do ta vejė nė shėrbim tė njė Kosove tė dinjitetshme.

Lekė Camaj - Shkarkimi juaj nga posti i kryeparlamentarit shkaktoi njė dridhje nė LDK. A thua se kjo thirrje do tė shndėrohet nė tėrmet nėse ju nuk do tė drejtoni timonin e Lidhjes Demokratike?
Pėrgjigjet z. Daci: Jo, nė asnjė tėrmet nuk do tė shndėrrohet. Edhe nėse nuk zgjidhem, kushdo qė do tė ketė nevojė pėr ndihmėn e Dacit, edhe nė LDK, edhe nė Universitet, edhe nė Akademi, nuk do t’i mungojė.
Esat Shazivari: - Pėrse hytė nė negociata me Serbinė pa u shfuqizuar ligjet diskriminuese ndaj ekonomisė. Rezoluta 1244 ia njeh integritetin territorial Serbi - Mali i Zi, kjo varėsi nuk ekziston mė. Si ėshtė e mundur qė ngrihet Flamuri i Serbisė para Kombeve tė Bashkuara?

Z. Daci: Unė dua t’ju them qė sa ishte president Dr. Rugova dhe unė nė pozicionin e kryeparlamentarit, nuk kemi pranuar, qė ēėshtjen e Kosovės ta negociojmė me Serbinė. Sovraniteti i Kosovės nuk ka qenė nė Serbi qė nga viti 1999. Serbia ėshtė nxjerrė me luftė tė popullit tė Kosovės dhe me bombardimet e NATO-s. Sovraniteti i Kosovės sot gjendet nė Kėshillin e Sigurimit. Nuk ka biseda me Serbinė pėr Pavarėsinė e Kosovės, kjo ėshtė e prerė. Qėndrimi ynė, si vizion i LDK-sė, ka qenė se Pavarsia e Kosovės nuk do tė negociohet as me faktorin ndėrkombėtar. Jo pse Kosova ėshtė e fortė, ėshtė trime, apo ėshtė arrogante, as budalle, njė vend 2 milion banorė, pa ushtri tė vetėn, pa ekonomi tė zhvilluar, por Kosova ka vullnetin politik qė e mbart pėr disa dhjetravjeēarė, qė tė gjitha zgjedhjet nacionale dhe lokale, LDK-sė ia kanė dhėnė besimin pikėrisht nė kėtė formulė, qė pavarsia ėshtė e panegociushme me askėnd.

Pėrsa i pėrket tė drejtave njerėzore, tė drejtave tė minoriteteve, tė drejtave fetare, tė drejtave pronėsore, tė drejtat nė kulturė dhe nė art, janė tė drejta qė duhet tė mbrohen me ligje ndėrkombėtare dhe kėtė e kemi pranuar tė gjithė; edhe presidenti Rugova, edhe akademik Daci edhe kryeminstri Kosumi. Pazare me pavarėsinė e Kosovės nuk mund tė bėjnė as institucionet. Parlamenti ka rezolutat e veta; ka rezolutėn e fundit me tė cilėn janė tė obliguar tė gjitha institucionet, por edhe partitė sepse e kanė votuar tė gjitha partitė; 17 partitė. Frika egziston nė popullatė, frika egziston nė trojet shqiptare, por ne nuk do ta lejojmė njė ēėshtje tė tillė.

Pyetje nga Agim Vuēani: Ē’po bėhet pėr zgjedhjet nė LDK? A ėshtė kryesia e LDK kopetente pėr zgjedhjen e kryetarit apo do tė pritet propozimi nga faktori ndėrkombėtar?
Daci, po ia lė pėrgjigjen z. Lulzim Zeneli, pasi ėshtė anėtar i kryesisė ndėrsa unė vetėm anėtar i kėshillit tė pėrgjithshėm.
Lulėzim Zeneli:- Normalisht kryesia e LDK mbas normave statuore, ėshtė dashtė qė mė herėt t’i qasej procesit zgjedhor. Kjo ėshtė dashė tė bėhej nė fillim tė vitit. Domosdoshmėrisht ėshtė dashtė tė ndodhte pas vdekjes sė presidentit Rugova, por kjo nuk ka ndodhė. Pas vdekjes sė kryetarit Rugova, LDK ėshtė pėrballur me probleme shumė tė rėnda, tė cilat kanė sjellė disa procese qė kanė ngjallė reagime tė shumta brenda vetė strukturave tė partisė.

Eshtė e vėrtetė se kohėt e fundit nuk ka njė mbarėvajtje tė punės sė kryesisė sė Partisė, tė takimeve tė strukturave, kjo ngaqė struktura aktuale e kryesisė nuk ka qenė nė nivelin e duhur tė pėrgjegjėsisė. Unė si anėtar i kryesisė sė LDK-sė, si zėdhėnės i LDK, jam i mendimit qė procesi zgjedhor duhet medomos qė tė fillojė, ndryshe LDK-sė i kanoset njė proces i errėt, i cili mund tė synojė defaktorizimin e kėsaj force politike. Nėse vazhdojmė kėshtu do tė ndodhė edhe deligjitimi i strukturave zgjedhore. Me 20 qershor strukturave aktuale tė LDK-sė i skadon legjitimiteti kohor. Asnjė strukturė partiake nuk obligon pas kėtij afati kohor. Prandaj sa mė parė duhet tė fillojė procesi. Mbi 90 pėr qind tė degėve kanė kėrkuar qė ky proces tė zhvillohet sa mė shpejt. Kam besim se LDK ka pėr ta dėshmuar edhe njė herė fuqinė e mbėshtetjes sė saj. Z. Daci i ėshtė qasur kėtij procesi, qė ėshtė proces i hapur, transparent. Me ēdo kusht ne duhet ta zgedhim kryetarin dhe LDK-ja ta rikonfirmojė forcėn si parti mazhoritare, e cila pėr momentin nuk e demonstron fuqinė e votės.

Gani Haxhaj, tri pyetje pėr z. Daci: 1- Nėse fitoni si kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ēfarė do tė ndryshojė nė punėn e qeverisė pėr zbardhjen e vrasjeve tė veprimtarėve tė LDK dhe tė ēėshtjes kombėtare? 2- Ēfarė do tė ndryshojė nė bashkėpunimin mes LDK-sė dhe Partisė Demokratike tė Shqipėrisė. 3- A keni dijeni, kush e ka penguar realizimin e vizitės tė Dr. Sali Berishės mė parė nė Kosovė? Z. Daci - Po e filloj nga e treta. Vizitėn e Dr. Sali Berishės nė Kosovė e ka penguar UNMIK-u. Askush tjetėr. Unė kėrkoj falje sepse nėse njėherė e gėnjen njė njeri, tėrė jeta tė shkon me gėnjeshtra. E dyta, mė lejoni t’ju them se LDK, pėr hirė tė kontributit tė saj historik dhe pse i ka fituar zgjedhjet nacionale gjithmonė, pėr hirė tė Kosovės, tė stabilitetit, tė ardhmes sė Kosovės, vullnetarisht ka hequr dorė prej pozicionit numėr Njė nė Kosovė sepse nė Kornizėn Kushtetuese, kryeministri ėshtė funksioni mė i lartė. Presidenti Rugova me autoritetin e tij i ka mbuluar institucionet, por jo me pozitėn kushtetuese. Ai subjekt politik qė i fiton zgjedhjet do ta ketė qeverisjen. Nuk do tė ndodh si deri mė tani, kur forca numėr njė me vota tė mos ketė pozicionin mė tė lartė shtetėror, pėrkundrazi ta ketė njė parti e vogėl si deri mė tani. Nė fund do tė shtoja se Kosova ka pasur dhe ka simpati pėr Sali Berishėn.

Pyetje nga Pjetėr Gecaj: Sa ėshtė reale bashkėjetesa me Serbėt?
Lulėzim Zeneli: - Vizioni i LDK dhe i gjithė Kosovės, ėshtė ndėrtimi i njė shteti me vizion demokratik perendėmor, qė respekton tė drejtat e pakicave, pra do tė ndertojmė njė shtet demokratik, tolerant, respektues pėr tė gjithė shtetasit e vet, pa dallime raciale apo fetare. Ne e kemi demonstruar vizionin tonė. Njė Kosovė demokratike, ku tė respektohen parimet demokratike, shteti ynė do tė jetė njė Kosovė e qytetarėve tė barabartė. Tė gjithė tė barabartė para ligjit.

Ded Gjini: Pėrse Kosova nuk ka nė Uashington dhe Nju Jork pėrfaqėsuesinė e vet?
Z. Daci: Do tė doja qė ta dija dhe vetė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, por njė e vėrtetė duket: Politika ndėrkombėtare, edhe kontratat mė tė thjeshta, qė janė bėrė edhe mes Shqipėrisė dhe Kosovės, i ka mėnjuar institucionet tona, ministri kosovar nuk ka firmosur asnjė kontratė! A ka pasė mundėsi tė formave tė tjera? Po. Kėto do tė krijohen me prioritet nė Nju Jork, Bruksel, Uashington, por vetėm kur tė jetė i qartė statusi i Kosovės. Por realiteti ėshtė ai qė thamė. Kosovarėt ende nuk janė pronarė tė Kosovės. Ne jemi protektorat, pronarė janė Kombet e Bashkuara.

Bislim Krasniqi: - Z. Daci, Ju u larguat nė njė moment tė vėshtitrė pėr Kosovėn, kur ju i duheshtit aq shumė asaj, pėrse filluan mosmarrveshjet mes jush dhe ambasadorit amerikan Goldberg?
Z. Daci: Beslim tė faleminderit shumė pėr kėtė pyetje fort tė qėlluar se kėtu fshihen misteriet. Po ua them me pėrgjegjėsi morale, njerėzore dhe ligjore, kurrė favore nuk kam kėrkuar nė botė, pėrveēse pėr Kosovėn dhe kosovarėt. E dyta; Kurrė mosmarrėveshje personale me z. Goldberg nuk kanė egzistuar. E treta, le ta demantoi ai nėqoftėse ka argument pėr tė kundėrtėn.

Shumė herė, me kėrkesėn e tij, ka qenė nė shtėpinė time nė Prishtinė, dhe nė vilėn time nė Brezovicė, dhe kemi biseduar miqsisht, hapur dhe sinqerisht dhe unė kam kėrkuar pėrherė ndihmė sepse ai pėrfaqėson Amerikėn mike tė Kosovės. Kurrė, asnjė mosmarrveshje nuk ka egzistuar, por ka egzistuar njė moskuptim i fuqishėm pėr ceremoninė e varrimit tė presidentit Ibrahim Rugova. Unė kam ftuar pėrfaqėsuesin special tė OKB-sė z. Petersen, z. Goldberg si mikun dhe ndihmėsin mė tė madh, pėrfaqėsuesin e Amerikės mike, i kam ftuar pėr njė kafe falenderimi nė kabinetin tim nė Parlament. I kam lutė qė tė krijonim Kėshillin e varrimit tė Presidentit Rugova. Kam dashė qė nė atė Kėshill, krahas pėrfaqsuesve tė institucioneve tona, pėrfaqėsuesit special, Gjeneralit tė KFOR-it Vallota, do tė jetė dhe z. Goldberg.

Biseduam pėr nivelin e ceremonialit tė varrimit. U kėrkua qė protokolli duhet tė ishte familjar sepse familja ėshtė qeliza kryesore e shoqėrisė. Ne ishim nė emocione tė thella, ku zotėronte dhimbja e humbjes sė presidentit. Unė thashė se presidenti Rugova nuk ka qenė kryetar fisi, dhe nuk ka qenė vetėm babė e familjar, por edhe president legjitim 15 vjet i Kosovės. Dhe si i tillė do tė varroset me protokoll shtetror dhe kombėtar. E kam lutė qė nė orėn e caktuar tė ishim nė takim. Goldbergu nuk ka pranuar. I kam thėnė nėse jeni i zėnė na ēoni qoftė dhe njė pėrfaqėsues nga zyra amerikane sepse mė sė shumti keni bėrė edhe pėr Kosovėn edhe pėr shėndetin e Presidentit.

Nuk ka sjellė asnjeri. Ndihmė tė veēantė dhanė pėrfaqėsuesi special i Kombeve tė Bashkuara dhe Gjenerali Vallota. Kam urdhėruar Gjeneral Ēekun se skelet i ceremonisė do tė jetė TMK. Kam pasė mirėkuptim pėr kėtė edhe me Petersenin edhe me Vallotėn. Ndėrsa komisionerit tė policisė Sheremet Ahmeti, i kam thėnė: Prej sodi ti e kryen rolin e ministrit tė Brendshėm dersa tė kryehet ceremonia e varrimit tė presidentit Rugova. Gjithēka shkoi nė mėnyrė tė pėrkryer. Urimet mė tė pėrzemėrta kanė ardhur pėr atė ceremoni tė dinjitetshme, kanė ardhe prej botės e prej popullit tė Kosovės. Referendumi mė i mirė nė minus 20 gradė Celsius, ishte pėr politikėn e Kosovės dhe presidentin Rugova. Vendimin Daci do ta marrė gjithmonė me kosovarėt, me LDK dhe nuk i lėshon pe askujt.

Rifat Drenica: Pėrse shumė anėtarė tė LDK dhe ju z. Daci e urreni Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Ashim Thaēin? Pėrse ju ia keni ndalė mikrofonin Thaēit nė Parlament?
Z. Daci - U pėrgjigja nė pyetjen pėr z. Limaj. Daci e ka pėrkrahur Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe mendon se ajo ėshtė pjesė e historisė tonė tė re. Mikrofonin ia kam ndalė nė Parlament dhe jam i bindur se po tė mė jepet rasti prapė ashtu do tė veproj, ndaj Thaēit dhe gjithkujt qė sillen nė atė mėnyrė nė Parlament.

- Rifat Drenica pėr Lulzim Zenelin: Pėrse udhėhqesit e lartė tė LDK-sė nuk i kanė vizituar Varrezat e Prekazit dhe pse Drenica ėshtė vendi mė i varfėr nė Kosovė?
Lulėzim Zeneli - Unė dhe udhėheqja e Forumit Rinor i kemi vizituar varrezat e Prekazit qė pas zgjedhjeve tė forumit nė fillim tė vitit 2000, edhe varret e Jasharajve, dhe tė Komandantit legjendar Adem Jasharit, kemi shkuar dhe nė shtėpi. Kėtė vendim nuk e kemi marrė pa vėnė nė dijeni kryesinė e Partisė. Ndėrsa pėr pyetjen pse Drenica ėshtė vendi mė i varfėr, besoj se pėrgjigjen duhet ta japė pushteti lokal atje.

Marrė nga Illyria 13 qershor 2006, Nju York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara