HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“SHKOLLĖ” FILLORE E GJUHĖS SHQIPE NĖ BRONX – NJU JORK

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Mesonjetorja e pare shqipe ne Karolinen e Veriut pėrfundoi me plotė sukses vitin shkollor tė shkollės pėr mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe "28 nėntori"

BENSONHURST - BBROOKLYN (NY): Nė kontinentin interkultural tė rruzullit tokėsor, kontinentin e Kristofor Kolombit - Amerikėn e Veriut, SHBA dhe Kanada edhe shqiptarėt, po zėnė denjesisht hapėsirėn e vendin e tyre, duke demonstruar kulturė dhe aftėsi tė admirueshme nė integrim dhe nė jetėn kulturo - artistike, politike, shoqėrore, ekonomike e financiere tė kontinetit "planet". Bashkėpatriotėt, e Konicės, Nolit, Ēekrezit, Dakos, Minnarit, janė bėrė si "bletėt" e njė koshere mjaltemadhe. Kėtu mendohet se fillon zgjimi dhe ndėrgjegjėsimi kombėtar i ē'do shqiptari qė sapo ka shkelur kėtė tokė tė bekuar.


Shkolla shqipe ne Montreal - Kanada

Kjo ka nisur, prej kur "Tokėn e Premtuar" Eldoradon, e shkelėn shqiptarėt e parė, kolonitė e para, tė organizuar nė baza familjare, krahinore, fetare dhe gjeografike. Ata filluan tė mbijetojnė me jetėn kulturo - artistike, politike, shoqėrore, ekonomike e financiere tė kėtij vendi tė madh. Kėtė mundėsi e tė drejtė ua jep edhe shqiptarėve si ēdo amerikani Amandmenti i Parė i kushtetutes sė Amerikes(First amandment) Amandmenti i fjalės sė Lirė (Free speech) qė tė lejon tė flasėsh e tė shkruash edhe nė gjuhen amtare. Dhe nė kėtė vend nė klube, shoqata dhe organizata, kisha e xhamia shqiptarėt e Amerikės, i kushtuan njė rėndėsi tė veēant gjuhės sė bukur amtare - gjuhės shqipe, kultivimit dhe ruajtes, trashgimin e saj tek fėmijėt e tyre. Mbrotjes sė vėtme nga asimilimi i mėrgimit.

Nxenes shqiptarė

Dolėn nė qarkullim fletushka shqip, revista e gazeta, u ēelėn njė e nga njė shkollat e para shqipe, tė cilat, datojnė prej kur erdhėn edhe shqiptarėt parė tė Amerikės.

Nxenes shqiptarė

Nė Atlanta tė Xhorgjisė (SHBA), sot pėrfundoi me sukses viti shkollor i shkollės pėr mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe "28 nėntori". Rreth tridhjet fėmijė shqiptarė sa vijuan mėsimet gjatė kėtij viti shkollor patėn rast tė mėsojnė shkrim leximin nė gjuhėn amtare dhe tė pasurojnė njohuritė e tyre mbi kulturėn, traditėn dhe historinė tonė kombėtare."Aktivitetet e tilla kanė nevojė pėr njė afirmim mė tė madh, me qėllim tė motivimit tė mėtejmė tė aktivistėve dhe vetdijėsimit tė prindėrve pėr njė trajtim mė serioz tė ēėshtjes sė ruajtjės sė vlerave trona kombėtare , duke i pėrcjellur ato te brezi qė po rritet kėtu nė Amerikė", na tha Qerim Gruda, aktivist i dalluar dhe iniciator i punės sė kėsaj shkolle.

Nxenes shqiptarė

Ndėrsa sihariqi pėr kėtė ngjarje erdhi nga zotėri Fadil Demaku, gazetari shqiptaro amerikan dhe njė ndėr aktivistėt e dalluar tė komunitetit shqiptar nė Karolinėn e Veriut, e shtetet pėr rrethė. Demaku njoftojė se mė 25 nėntor 2005, nė Grinsboro tė Karolinės sė Veriut dhe Atlanta tė Gjorgjisė, filluan punėn shkollat shqipe. Dhjetera nxėnės nė kėto qytete dhe rrėthinė, ndoqėn mėsimet plotėsuese nga gjuha, kultura dhe tradita jonė shqiptare.

Nxenes shqiptarė

Pėr kėtė qėllim u aktivizuan vullnetarisht ish arsimtarė e arsimtare nga Kosova, e Shqipėria, tė cilėt iu pėrgjigjen me kėnaqėsi thirrjes sė Bashkesive Shqiptaro - Amerikane, tė kėtyre dy shteteve. Literatura, sipas tij ishte siguruar pėr nxėnėsit e kėtyre klasave tė para shqipe, nga zotėri Bahri Ramdani, aktivist i shquar nė Karolinėn e Veriut. Qerim Gruda dhe Geri Shomo, udhėheqėsit e kėtyre bashkėsive ishin tė njė mėndje se kjo ishte patjetėr forma mė e mirė pėr tė bartur trashėgiminė tonė kulturore tek gjenerata e re qė po rritet dhe zhvillohet kėtu nė Amerikė." theksonte Demaku, gazetari shqiptaro amerikan dhe njė ndėr aktivistėt e dalluar tė komunitetit shqiptar nė Karolinėn e Veriut e shtetet pėr rrethė, ditėt kur shkolla shqipe "28 Nėntori" nė Karollinėn e Veriut, ēeli dyert e saja pėr fėmijėt e migrantėve shqiptarė.

Nxenes shqiptarė

Ishte pikėrishtė, ajo ditė qė pos emrit kuptimplotė tė shkollės"28 Nėntori" qė u quajt si njė ditė feste. Mėrgimtarėt tanė nė Karollinėn e Veriut, ndoqėn recitime shqip nga tė vegjlit e shkollės "28 Nėntori", vargje kėto tė cilat vogėlushat i kanė mėsuar pikėrisht nė familje e shoqėri. Ceremonisė sė ēeljes sė mėsonjėtores shqipe i prinė himnet dhe tingujt e muzikės sė ėmbėl shqiptare. Qindra shkrepje fotografike, fiksuan kėtė moment tė rėndėsishėm nė kujtimet e tė gjithėve u fiksuan gjėra tė paharruara, mes fėmijėve dhe tė ftuarit u krijua njė atmosfer e festive, ēka shkėlqente edhe ne fytyrat e fėmijeve tė qeshura, e tė gezuar. Dhe ja qė dhe fruti i punės sė tyre u kurorėzua nė Atlanta tė Xhorgjisė (SHBA), sot edhe kur pėrfundoi me plotė sukses viti shkollor i shkollės pėr mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe "28 nėntori".



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara