AT NIKOLLE MARKU, GARDIAN I SHQIPTARIZMES
-- nga Prof. Mag. Dr. Eqrem Zenelaj
Letėr e hapur kryetarit tė Komunitetit Orthodoks tė Elbasanit dhe mbrojtėsit heroik tė Kishės Orthodokse Autoqefale Shqiptare.
I Nderuari Z. Ate Nikolle Marku!
Shume here kam planifikuar qe t'u shkruaj Juve dhe t'u pergezoj per kurajon tuaj kombetare si dhe per perpjekjet tuaja dhe sfidat qe keni kaluar, si klerik orthodoks shqiptar dhe si nje patriot i rralle dhe i shquar shqiptar, ne perpjekje te vazhduar per ta ruajtur Pavaresine e Kishes Orthodokse Shqiptare nga gllaberimi Greko Helen!
Shume here kam deshiruar t'u takoj dhe t'u njoh se afermi, por akoma nuk kam pasur rastin per te qene fizikisht ne Shqiperi...
Une jam nje shqiptar nga Kosova (Therande Suhareke) dhe se qe 10 vite jetoi me familjen time ne Viene te Austrise, ku edhe kam doktorruar, por si shqiptar qe jam dhe akademik vazhdimisht jam i interesuar per percjelljen e fateve te kombit tone dhe vazhdimisht lexoj mbi zhvillimet dhe levizjet politike fetare kombetare shqiptare ne te gjitha trojet tona etnike, kudo qe jane.
Ju Z. Ate Nikolle Marku, jeni i njohur per ne te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata shqiptare te cilet kane ne trupin e tyre se paku "nje damar te gjakut shqiptar"!
Me besoni Z. Ate Nikolle Marku, kur une lexoj ne shtyp ose mediume elektronike (qe fatlumnisht he per he ne kemi bere mjaft te tilla), dhe ne informohemi lidhur me perpjekjet titanike tuaja me shoke si dhe sfidat te cilat Juve vazhdimisht me ardhjen e Janullatosit edhe iu rrethojne, mua si akademik, intelektual dhe si shqiptar, me vjen shume keq qe ne misionin tuaj historik te deritashem fetar dhe kombetar, jeni mjerisht nje ze i paket dhe i kercenuar vazhdimisht nga shovenet greke e grekoman!
Po ashtu eshte per te ardhur shum keq qe akoma, intelektualet tane, elita, shteti dhe shoqeria shqiptare, akoma nuk e ka degjuar mire me veshe te hapur "klithmen tuaj kombetare e fetare", dhe nuk e ka vene ne vend te merituar misionin tuaj historik!
Ju punoni perpiqeni dhe mbroni cdo dite ate ceshtje madhore kombetare e fetare, ku Ju dhe Kisha Orthodokse Shqiptare e meritoni te jeni, e pa shantazhuar dhe pa e perdhosur dinjitetin kombetar dhe fetare qe imponone hegjemonizmi e shovenizmi grek, nen petkun e Janullatosit, aty ku dikur Kisha Orthodokse Autoqefale udhehiqej nga atdhetari, shkrimtari dhe fetari Fan Noli!.
Eshte e mjerueshme e dhembshme dhe e turpshme, qe pas kaq vitesh te Pavaresise se Kishes Autoqefalle Orthodokse Shqiptare, ne Shqiperi tani te sjellim dhe te importojme per Kishen Orthodokse Shhqiptare dhe besimtaret Orthodoks ne krye te saj Klerikun Famekeq me nr.666 Janullatos nga Greqia, madje ate ta shpallim edhe "Qytetare nderi te Tiranes"!...
Keshtu qe dajllin Janullatosin me nr.666, e morem ne Shqiperi "per shpetimtar" dhe per "engjell"! te orthodoksise duke pasur aq klerike dhe aq njerez tane per t'i prire fese Orthodokse ne Shqiperi, bile madje ndoshta nje dite ne Shqiperi misionarin politik grek Janullatosin me nr.666, ne Shqiperine meme do ta shpallim pse jo edhe "te shenjetė"!
Po ne Shqiperine Nene keshtu ndodhi edhe kete vit kohet e fundit edhe me Kengetarin Serb Goran Bregoviqin. Ate pushtetaret e Tiranes e ftuan, e nderuan, madje edhe e shpallen "hero dhe qytetar nderi" te Tiranes!!!
Goran Bregoviqit ia dorezuan pushtetaret e Tiranes madje edhe "Celesin e Tiranes", (me mire me thene: "celesin e tradhetise kombetare", ne emer te shqiptareve).
Ne momentet kur Bregoviq krekosej dhe kendonte ne Sallet e Tiranes, po ato dite po ato momente, ne kufirin Serbi Kosove (Merdare), dorezoheshin dhe vinin nga Serbia, trupat e masakruar dhe te pa jete, te dhjetera shqiptareve te vrare te masakruar te Kosoves!
Keto jane paradokset e lidereve shqiptare, ky eshte dinjiteti dhe kjo eshte politika a tyre ballkanike e politikajve vendore apo lokal, politikajve te majte apo te djathte!...
Ju Z.Ate Nikolle, nga lideret e tille natyrisht qe nuk do te gezoni mbeshtetje institucionale, sepse po te ishte nje vetedije e tille e tyre ata edhe nuk do ta sjellnin fare Janullatosin me nr.666 ne Shqiperi qe te beje vazhdimisht punet e djallit nen lekuren e engjellit!
Ju me punen tuaj, me perpjekjet tuaja dhe me pathyeshmerine kombetare, fetare e shpirterore, me frymezoni pa mase dhe Ju m'i rikujtoni te ndriturit tane te pavdekshem qe u bene flijim per gjuhen dhe atdheun tone si:
Naum Veqilharxhin, Ate Kristo Harallambin, Gerasimo Qiriazin, Dhaskal Thodrin, si dhe shume patriote te tjere te panumert orthodoks shiptare, te cilet u helmuan, u vrane dhe u persekutuan deri me pagim te jetes se tyre, nga Greqia, vetem e vetem se donin: shkronjat dhe Gjuhen e Embel Shqipe, Kombin dhe Trojet Shqiptare, duke mos lejuar asnjehere tradhetine kombetare, perballe presioneve e kercenimeve, mallkimeve dhe shovenizmit te Kishes Orthodokse Greke, por duke e kundershtuar fuqishem politiken djallezore greke, qe plasohej e plasohet ne Shqiperi, nen petkun e orthodoksizmit!
Emri i tyre qofte i pa harruar nga Historia Kombetare Shqiptare, ndersa sakrifica dhe veteflijimi i tyre patriotik ne te mire te atdheut, qofshin te bekuar nga Perendia dhe te shejte per shqiperine dhe shqipetaret!...
I Nderuari Ate Nikolle Marku!
Sot ne kete kohe te pe kohe qe gjendemi dhe per keto gjera te dhembshme qe po na ndodhin, fjalet jane te pakta, zerat jane te numeruarara, perderisa dinjiteti yne kometar shqiptar ka perjetue dhe po perjetojne nje perdhosje, nje fyerje nga ana e misionareve te ndryshem fetare dhe nga agjentura e shumta ne trojet tone shqiptare: greko sllave e turko arabe!!!
Keto gjera qe po ndodhin para syve tane dhe te cilat ne po u ndihmojme me jo dinjitetin tone njerezor e kombetare, me miopesine tone politike apo me naivitetin diplomatik,apo per kariera personale, jane nje bashkefajesi dhe kane bashkeautoresine tone!
Keta misionare fetare te ardhur ne trojet tona shqiptare dhe keto veprime te tyre djallezore duke na importue kultura dhe fena politike,tregojme qarte se ata as nuk kane ardhur,per te miren tone e as per te kryer misione fetare qe u takone ,por misionet e tyre antishqiptare dhe jane nje politike shkombetarizuese, asimiluese dhe djallezore ( duke mbajtur numrin e djallit 666) !
O Zot, ndonjehere them si eshte e mundur qe ne Trojet Shqiptare, ne token e Konstantinit te Madh, Dioklecianit, Probit, Justinianit, te Skenderbeut, Papa Albanit, te Gjergj Fishtes, te Vaso Pashe Shkodranit, te Naum Veqilharxhit, te Abdylit, Naimit dhe Samiut Frasherit, ne token e Marko Bocarit e Zhevelles ne Shqiperine tone te vijne dhe te lejohen njerez te tipit propagandues e antikombetare dhe me qellime shkombetarizuese te tipit Janullatos me nr.666!.
Ne Shqiptaret nese nuk do te jemi te pergjegjshem para vetvetes dhe historise tone kombetare, vigjilente dhe largpames si dhe nese do te lejojme te shtiremi se nuk po ndodh asgje ne trojet tona apo duke i mbrojtur edhe kolltuqet tona personale, me diplomaci e politike miope, per nje burse, per nje pension, per nje vize pune apo per nje dhurate te perlyer me tradheti.
Para nje rruge te imponuar nga djajte e tille ne do te katandisemi ne nje rruge pa kthim ne rrugen e veterrenimit dhe mallkimit kombetar!
Fan Noli yne Shpirt Ndrituri, me shume mund te madh me perpjekje titanike e te vazhdueshme, me plot sakrifica dhe me energji te pashterrur, arriti qe te pavaresojė Kishen Orthodokse Shqiptare nga ajo Greke duke krijuar "Kishen Autoqefalle Orthodokse Shqiptare"!
E ne sot?!... te mjeret pas kaq kohes, pas kaq dekadash ne kohen kur po shtohemi vazhdimisht, kur po vetedijesohemi kombetarisht me lufta clirimtare ne trojet tjera etnike dhe ne kohen qe po shtohen kreatyrat tona shteterore kombetare shqiptare ne Ballkan, tani ne lejojme dhe bejme se kinse nuk ka ndodhur asgje e keqe para syve tane dhe se kinse nuk dijme asgje per misionin e Janullatosit me nr.666!!
Kohen e fundit ne Shqiperine tone madje Janullatosi me nr.666, per misionin e tij ai djall shovenist shpallet ne Tirane madje edhe "qytetare nderi"!
Lidershipi Shqiptar vendor apo lokal, te majte apo te djathte mendojne se me kete diplomaci naive dhe keto leshime te vazhdueshme qe i behet shovinizmit grek ata bejne dobi dhe ndere Kombit dhe Shtetit Shqiptar, dhe se me ane te Janullatosin dhe politikes se tij, keshtu do te thellohet edhe me tej "besimi", mbeshtetja apo edhe "Miqesia Shqiptaro-Greke"!!
Mendohet ne menyre aq naive, deri ne ate mase sa qe edhe integrimin e Shqiperise ne Unionin Europian eshte i pa mundshem pa perkrahjen dhe miqesine e sinqerte me Greqine!!!
Po si u soll Greqia me Ceshtjen e Came deri me sot, sa came u vrane u persekutuan dhe u debuan nga trojet e tyre, si u soll Greqia nga viti 1912-1921, si u soll ajo me regjimin e Milosheviqit, si dhe sa e shfrytözoi ajo Trepcen, sa ajo edhe sot e saboton dhe nuk e perfille akoma Ceshtjen e Kosoves me ane te lobit grek ne Amerike, si Greqia akoma nuk e shfuqizon ligjin e luftes me Shqiperine, si ajo organizoi bandat greke te Omonias ne Shqiperine Jugore, si ajo u perzie ne menyre flagrante edhe ne ngjarjet e vitit 1997 ne Shqiperine Jugore, si ajo vazhdimisht pretendon ndaj "Shqiperise Jugore", qe per te eshte "Vorio Epir" dhe si se fundi manipulone me emigrante shqiptare per viza pune, pensipone, burse e letra pune per t'i shenderruar ne greke apo per ta nenshtruar Shqiperine.
Se fundi si Greqia dhe Janullatosi u perziene dhe u nxune ne menyre flagrante duke abuzuar me eshtra te shqiptareve ne Shqiperine Jugore, duke pretenduar se ata jane ushtare e oficirė grekė, se ata paskan dhėnė jeten per "Vorio Epirin", a duhet edhe fakte te tjera per ta kuptuar fytyren e vertete te politikes shoveniste greke?!
Pra cka ka pasur deri me sot pozitive dhe te dobishme per Shqiperine dhe Shqiptaret deri me sot ne politiken dhe diplomacine greke, qe nga pavaresia e saj e deri me sot ne lidhje me interesat dhe ceshtjen shqiptare!...
Greqia nuk do ta mbeshtese Shqiperine as ne rrugen e Integrimit Europian pa ndonje interes apo perfitim djallezor, koha do ta deshmoje!...
I Nderuari Ate Nikolle Marku!
Edhe sot une pata rastin qe ta lexoj nje artikull tuajin, interesant dhe te dhembshem ne te perditshmen Kosovare "Bota Sot" me titull: "Orthodoksia Shqiptare nuk merret me eshtrat e ushtrive te huaja"!
Ky artikull i juaji, ishte edhe nje ze i arsyes, ishte nje klithme kombetare ishte nje apel kometar e historik!
Me keta rreshta te Juaj dhe kete brenge une u preka shpirterisht shume thelle edhe per te saten here!
Me besoni i nderuari Ate Marku, se ata rreshta qe keni shkruar Ju, mua m'i mbushen syte me lote, por zemra qan me ze, sepse per ate qe Ju ndjeni ne shpirtin tuaj te shqiptarit dhe e thuani vazhdimisht si shqiptar, si dhe per ate qe Ju punoni e kembengulni vazhdimisht, Ju lumte! Zoti ju ruajt dhe ju bekofte perjete!
Une qe po u shkruaj nga zemra, si shqiptar dhe si nje individ, ndjeva nje obligim kombetar dhe moral t“u shkruaj dhe t'u perkrahu prej se largu dhe si i tille jam nje ze i vetem, nje ze i shkences dhe arsyes kombetare, qe jetoj jashte trojeve shqiptare ne mergate, ne perkrahjen e sinqerte dhe te perhershme te misionit tuaj kombetar e fetar!
Ju njoftoij se ne arkivet perendimore, une kam hulumtuar 3 vite me radhe per nje figure te madhe Kombetare Shqiptare Papa Albanin dhe "Familjen Albani"...
Kjo Familja ka dhene 6 kardinale 5 senatora nje pape, nje shkrimtar, nje piktor te famshem dhe zv. Komandantin e Forcave te Armatosura te Venedikut!
Aty kam gjetur deshmi te forta dhe shume te sakta, ta papublikuara dhe te panjohura per publikun e gjere qe kane karakter kombetar, mbi madheshtine dhe veprat patriotike te Papes Klementi XI - Albanit, dhe familjareve te tij, nga Qytetet: Urbinoi dhe Bergamo te Italise, Familje e Shqiperise, e cila kishte shkelqye per 220 vjet ne tere Europen e me gjere!
Nuk po u shkruaj me shume e t'u marr kohe lidhur me kete Liber, sepse ai do te dalė se shpejti edhe para lexuesit, por ju them se Recenzenti i Librit tim, i nderuari UNI. Prof. Dr. Potz (Austriak Drejtor i shkalles se trete, drejtor i institutit dhe ligjerues i njohur ne Viene dhe jashte saj), e quan librin tim ne parathenjen e tij si nje: "Gur themeltar te rendesishem ne kthjellimin e tere historise papale".
Prandaj Ate Nikolle Marku une si autor i ketij libri, ju premtoj Juve se herdo kurdo kur te dalė libri im nga botimi, Ju, do ta keni i pari me respekt te madh nga une kete liber, si nje dhurate modeste per Ju dhe punen qe po beni ne ruajtjen e orthodoksise shqiptare nga helenizmi grek.
Une kete qeshtje te ketij libri e permenda vetem sa per kurajo dhe me nje qellim qe te ju them Juve se historia nuk shlyhet por e verteta here apo vone del ne shesh!
Edhe pse Papa Albani Klementi XI - Albani, kishte vepruar me pontifikatin e tij ne shek. 17 (1700-1721),dhe ishte i panjohur dhe i harruar (apo i anashkaluar) per nje kohe te gjate nga historia e kombit te tij, ai perseri sot po behet prezente ne mesin tone, per Popullin Shqiptar, te cilit popull vete Papa Albani me punen e tij patriotike ia kushtoi tere jeten dhe njeherit edhe mburrej me origjinen e tij shiptare.
Me Papa Albanin lidhet "Koncilli i Arberit" (1703), poashtu edhe Gramatika e Pare e Gjuhes Shqipe (Nga Maria Da Lecce 1716), pastaj hapja e Dy Katedrave te Gjuhes Shqipe ne Rome nga vete Papa Albani, pastaj Vepra enciklopedike: "Illiricum Sacrum" Iliria e Shejte me 9 vellime) etj.
Prandaj njerezit e medhenj Iliro Shqiptare si: Konstandini i Madh, Diocleciani, Probi, Justiniani, Anastasi, Skenderbeu, Gjenerali i Famshem Gjergj Dhimiter Bashta, Papa Albani, Vaso Pasha, Naum Veqilharxhi, Luarasi, Papa Kristo Negovani, Karl Gega, Gjergj Fishta, Marko Bocari, Vellezerit Frasheri, Qiriazet, Noli Konica, Ismail Qemali, Ahmet Zogu etj., kurre nuk do te harrohen nga Historia Kombetare, por perkundrazi emrat e tyre do te pertėrihen dhe do te ngelin te shkruar "te shejte" dhe me "shkronja te arta", si ne ndergjegjen tone kombetare ashtu edhe ne Historine Kombetare Shqiptare!
Edhe Ju Z. Ate Marku, me punen tuaj, me sakrificen dhe misionin tuaj qe kryeni tani ne Shqiperi (qe nuk eshte fare i lehte), ne te mire te ruajtjes se Qenjes Kombetare, nga rreziku dhe turri helen (tani per tani si nje ze i vetem ne erresiren tone politike, fetare e kombetare), do te ngelni poashtu i pavdekshem per Historine Kombetare Shqiptare!
Ju Z. Ate Marku, jeni shenderruar ne nje Embleme te shtrejte dhe te rralle Kombetare e Fetare, e cila luftone vazhdimisht pa mbeshtetje te forte shteterore dhe institucionale ne ruajtjen e Kombit Shqiptar, ne ruajtjen e Autoqefalise se Kishes Orthodokse Shqiptare, ne ruajtjen e dinjitetit tone te neperkembur, mjerisht shpeshhere edhe te veteneperkembur dhe me fajin tone!
Mbrojtja qe Ju i beni vazhdimisht edhe pronesise se Godines se Shkolles Normale te Elbasanit, nga prifterinjte greke dhe Janullatosi 666, per qellime djallezore e asimiluese, nuk mund te paguhet me asje mirenjohje individuale apo thuhet me asnjė fjale.
Ju Z. Ate Marku si nje Prift Ortodoks Shqiptar, me zemer e shpirte te madh shqiptari, me punen dhe perpjekjet tuaja te tanishme, jeni pasardhes i denje dhe i palekundur i te gjithe atyre prifterinjeve tane orthodoks shqiptare, te cilet dikur greku, nuk mundi t'i bleje as me para dhe as me kercenime (mallkime), por ata per patriotizmin e tyre dhe atdhedashurine e palekundur i persekutoi, mallkoi, i perndoqi dhe i vrau (apo helmoi)!
Gjaku i tyre qofte i bekuar, ndersa emri i tyre qofte i paharruar ne vetedijen, dhe historine kombetare shqiptare, sepse ata u flijuan dhe nuk u tremben nga helenistet e eger, por perkundrazi ata ruajten kombin e tyre dhe fene orthodokse tek shqiptaret te paperlyer nga djallezia helene gjithenje me numer 666!
Po ky gjak dhe mund i tyre edhe krijoi se bashku me independencen edhe Kishen Autoqefale Orthodokse Shqiptare, te cilen sot Ju Z. Ate Marku me aq atdhedashuri e guxim po e mbroni!
Se fundi Z. Ate Marku, ne pamundesi qe t'i them te gjitha ato ndjenja te mira vellazerore qe ndiej per Ju dhe qe i meritoni, mua nuk me mbetet gje tjeter vetem se edhe nje here t“ju deshiroj Juve nga zemra shqiptare shendet, mireqenje dhe jete te gjate per ta mbrojtur idene dhe misionin tuaj te veshtire te marrur persiper, si nje patriot i pathyer, qe punoni sot vezhdimisht ne te miren dhe dobine e kombit tone!
Zoti qofte me Ju!
Zoti Ju bekofte!
II. Shtojce Ilustruese!
Kleriku Shqiptar, shkrimtari dhe atdhetari Fan Stilian Noli per keto gjera dhe kete politika djallezore greke dikur shkruante:
"TSA BISKUP GREKER NA E KANE MALLEKUAR GHUHEN DHE GNE ARCIPESHKEV ORTHODOXI.
EP LEJE TE VEJE PERPARA ALTARIT TE ZOTIT E STOLISUR SI NUSE E RE.
NGA KIO DO MOS KUPTOJNE DHE ATA ME KOKE FYEJTE CA MALLKIM I GHUHES SHCIP S“CE GNE URDHERAT E KRISHTIT,P O GNE DINAKERI E POSHTER E POLITIKES GREKE(...).
*) HHStA Wien.P.A.Karton Nr.1007,Liasse krieg 500 w,Albanien/K.und.k.Armee Oberkomando zu Op. Nr. 25. 492, Beilage 1.
Nderkaq Gazeta: "Shqypnija e Re", e cila botohej ne Shkoder nen drejtimin e Hil Mosit dhe te Risto Siliqit, ne nje artikull te saj me titullin: "Barbarizmat Greke Mi Shqyptare", shkruan:
"(...) lajmojne nga Katundi Vemblone se Grek ne Hermove, femijeve e foshnjeve iu kan pre gishtat, e te medhajve i kan ngulun gozhda ner kāmbe e ne gjie!!...
Shum gra e burra nga katundet e Permetit i kan marre ei kan que ne Zagor te Tepelenes, te cilave nuk i dihet gjallja a deka!
Nje kapidan i ushtries Greke, ne Katundin Konespole, mbelodh te gjithe popullin ne nje shesh.
Si i zdeshen lakuriq i Vorren me ralle ner dega te pemve per kāmbesh e kryeposhte e keshtu xune te i rrahin me shkopi!..."
Terenzio Tocci shkruan:
Une s'jam i krishtere, s'jam musliman:
S'i nap lejen kerkuj me me pvete se c“fejet jam,
Pse feja m'perket sall muu, robve mi, et parvet“fees s“eme.
Popullit une i tham: Jam Shqyptar! e mos t'm lypet maa teper!..
*) Taraboshi, Fletore e perditshme Shkoder, Nr.35, Shkoder 22, premte, 23 kallnuer 1914.
Ne Gazeten: "Shqypnia e Re" qe dilte ne Shkoder, hasim edhe nje vjershe kushtuar vrasjes se Kristo Harallambit nga shovinizmi orthodoks grek, qe titullohet:
"Kujtim Pashkesh"
Per te ndjerin Ate Kristo Harallambin
I
NE FRURE, ME DIMNIN QE SHKOJ U MBUSHEN PLOT NAN VJETET
QE TRUPI UT MIZORISHT PER DHEE TE ZEZ“U KALLE
POR TI, NUK VDIQE OR KRISTO! SE EMNĶ UT DO TE MBETET
NE ZEMER TE SHQYPTARVE GJITH HERE SIMBOLL I GJALLE!...
II
GREKERIT, DUERT E VETA, NE GJAKUN SHEJT I ZHYTEN,
MELEQE QE NUK FSHIHEN SHPIRTIN TUE PERLY:
TY E VLLAN TĮN THEOLLOSIN ME SPATA BARBART J'U MBYTEN
PREJ SHKAJKUT, QE DOJSHI BESES N'GIUH' SHQYPE MI SHERBY!
III
PREJ BOTES E JO PREJ QELLIMIT! TE SHKOQI DORA BARBARE!
POR TI PUSHON I LUMTUN! KE LĀNUN TRASHEGIM...
FEMIA, E TU JĀN PROZET E VJERSHAT NE GIUH KOMBETARE
QE NDJENJAT N“A I PREKUN TE KEM GJITHE HERE N'KUJTIM!
IV
KUJTIMET POME TRAZOJNE PER TY DESHMOR I SHTREJTE,
SOT KUR PASHKET KREMTOHEN NE SHQYPENIEN E LIRE;
TE ISHE I GJALLE T'A THOSHE N'GIUH' SHQYPE MESHN E SHEJTE
QE SOT EDHE NE VORRIN E KE ATTE DESHIRE!
V
PER GIUHEN E KOMBIT T'ONE VEPROVE KURR PA RESHTE
PUSHOVE VEC KUR TRUPI YT PER TOK' U KALLE!
QÉ PRA SOT SHQYPNIA QE TI AQ FORT E DESHTE,
U BĀ NI SHTET NE VEDI, KA MBRET'N'E VET NE BALLE!
MOS PRĀNI LOT MOS PRĀNI SE QE! KU ITIMET M'VANE
SE ESHTNAT E AT KRISTOS AS SOT PREHJE S'DO T'KENE"
NEGOVANASIT E TIE! GJIUT MAMDHEUT U DANE!
NEN ROBENIN E GREKUT M'GJYKIM T'EVROPES MENE!!!
*) Gazeta: "Shqypnia e Re", Shkoder, 19 Prill 1914, nga: Risto Siliqi
Koha Jonė, 19 Qershor 2006