HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me publicistin Ardian Klosi

Klosi: Polemika e Qoses ndaj Kadaresė, njė logoré pa fund

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

“Identitete gėnjeshtare“ i quan tek e fundit publiciti Ardian Klosi gjithė hamendjet, pėrqasjet, rrekjet pėr t’i dhėnė njė shpjegim tė saktė indetitetit evropian tė shqiptarėve duke marrė pėr bazė indetitetin fetar. Publicisti, qė ndryshe nga shumica e atyre qė kanė marrė pjesė nė pasdebatin ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe studiuesit Rexhep Qosja, apo ndėrmjet sprovės “Identiteti evropian i shqiptarėve“ e tė parit dhe “Realitet i shpėrfillur“ e tė dytit, ėshtė njohės i tė dy veprave dhe gjykon duke iu referuar drejtpėrdrejt atyre. Veē tė tjerash, Klosi shton interpretimin e tij pėr rolin e identitetit fetar nė letėrsinė tonė tė mėhershme dhe nė jetėn e pėrditshme sot, duke mos besuar fort tek pėrcaktimi si i brishtė i ekuilibreve fetare nė Shqipėri, servirur kohė pas kohe nga ca koka tė nxehta.

Pas botimit tė njė sprove nga Ismail Kadare me titull “Identiteti evropian i shqiptarėve“, pati njė polemikė tė gjatė nga Rexhep Qosja, sipas tė cilit Kadare ėshtė antimusliman dhe se Shqipėria ėshtė nė udhėkryq mes kulturės sė krishterė dhe asaj islamike. Si e vlerėsoni kėtė polemikė?

Si formė ėshtė tepėr e rreptė, pasionante dhe e nxehtė. Kjo mund tė nėnkuptonte se lexohet po aq me ėndje dhe pasion. Nuk do ta pohoja: libri i Rexhep Qoses ėshtė shumė i lodhshėm, njė tiradė fjalėsh kundėr fjalėve, njė zbėrthim fjalish, pėrmbysje, copėtim, ēapėrlim i frazave tė Kadaresė. Kėtė lloj literature parimisht nuk e lexoj.
Por para se tė jap njė gjykim mbi dy pozicionet qė identifikohen si pro-i krishterė dhe pro-musliman, po them se ē’kuptoj unė me identitet, sepse kėtu ndodh edhe demagogjia mė e madhe e polemikės.

Identiteti i njeriut ėshtė bota e tij e brendshme dhe pėrbėrėsit e kėsaj bote tė brendshme janė aq tė shumta – nga “es“-i i Freudit, pra nėnvetėdija, tek uni i ēdonjėrit, ku identiteti i trashėguar nga familja ėshtė tepėr i rėndėsishėm, tek komponentja historike, pra ato shtresime tė vetėdijshme e tė pavetėdijshme qė na vinė nga historia e paraardhėsve tanė, tek gjuha, tek feja ndoshta etj. Siē e vėreni, fjalėn komb nuk e pėrdora. Njeriu ndien brenda vetes babanė dhe nėnėn, gjuhėn dhe botėn e fėminisė sė tij, dijet qė ka marrė dhe botėn e ėndrrave – nuk ndjen ndonjė “komb“. Kombi, siē e dimė, ėshtė njė shpikje e shekujve 18-19, ėshtė pra njė njėsi qė na ėshtė mėkuar sė jashtmi nga ideologė, mėsues dhe dijetarė, nuk ėshtė e natyrshme sė brendshmi. Ndryshe etnia, qė mund tė quhet deri-diku e natyrshme dhe e trashėguar (por edhe kjo shumė e pasigurt: e dimė qė shqiptarėt e brezit tė dytė nė SHBA pėrgjithėsisht e humbasin etninė e dikurshme).

Identifikimi i menjėhershėm i njeriut sot me kombin e tij, pėr mua ėshtė njė fatkeqėsi bashkėkohore. Kudo qė shkojmė etiketohemi nė radhė tė parė si shqiptarė, megjithėse nė radhė tė parė jemi Ardian, Robert etj., nė ēdo aeroport qė zbresim pasaportat na i kontrollojnė sikur tė pėrmbajnė pluhur kokaine.

Siē e vėreni gjithashtu, komponentin fe e pėrdora me “mbase“. Nė veten time nuk ndiej asnjė fe tė pėrcaktuar, edhe pse fetė i dua, sidomos atė tė krishterėn, meqė lidhet fort me botėn qė mė tėrheq: atė tė gjuhės, kulturės, historisė shqiptare. Nuk praktikoj, ashtu si shumica e shqiptarėve, asnjė fe nė ndonjė objekt kulti. Para se tė hamė bukė nė shtėpi, nuk themi asnjė lutje. Fėmijėt nuk i kemi pagėzuar, sepse nga origjina e babait duhej tė kėrkoja ritin bektashi, nga ajo e nėnės ritin ortodoks, nga simpatitė ritin katolik, kurse nga nėna e fėmijėve ritin protestant.

E pra del qartė absurditeti i kėrkimit tė njė komponenteje fetare qė tė shkojė deri nė gjysmėn e identitetit tonė si shqiptarė, sikurse thotė nėnkuptuarshėm dhe hapur Qosja. Jemi ndoshta populli mė mosbesimtar nė kontinent, por po bėjmė zhurmė pėr fetė tona mė shumė sesa tė gjitha ato kombe sė bashku.

Nė tėrėsi ia ndaloj kujtdo shkruesi tė mė pėrfshijė nė pėrgjithėsimet e tij fantazmagorike dhe tė orvatet tė ndajė mė dysh, tresh ose katėrsh personalitetin tim dhe atė tė njerėzve tė mi tė afėrt. Me tė njėjtėn trashamani dikush pyeti vajzėn time: ju jeni gjysma shqiptare, gjysma gjermane? Jo, iu pėrgjigj, kjo, por Shqipėria ėshtė atdheu, kurse Gjermania mėmėdheu im.

Nė kėtė pikė sprova e Kadaresė nuk mė shqetėson, bile po t’i heq disa pasaktėsi shkencore, e zėmė qė shqipja ėshtė njė nga 10-12 gjuhėt bazė tė kontinentit, them se lexohet pa tė mėrzitur. Vetėm me njė kusht: identiteti europian qė thekson ai duhet marrė si dėshirė e mėtim, duhet kuptuar si njėsi e vetėdijshme nė kokėn e shqiptarėve tė kultivuar, jo si ndonjė realitet konkret bie fjala i banorėve tė Lazaratit, Bathores ose Gomsiqes. Ne jemi europianė, sepse duam tė ndėrthuremi nė Europė.

Jemi europianė, sepse kemi njė gjuhė tė tillė, tė latinizuar thellė nė shekujt e jetesės nė Romė (jo pa tė drejtė Gustav Meyeri e quante shqipen gjuhė gjysmė latine), jemi europianė pse u shkėputėm nga historia e kontinentit, nė radhė tė parė nga juridikisioni fetar i Romės, nė mėnyrė brutale, tė dhunshme, aq sa jetoi e tillė si traumė pėr shekujt tė tėrė nė krijimtarinė e popullit (merrni vetėm kėngėt arbėreshe), pa le tė thotė ē’tė dojė Qosja e tė tjerėt pėr bashkėjetesėn me vėllezėrit e rinj qė na erdhėn nga Anadolli. Mos kishin ardhur kėta vėllezėr tė rinj, qysh nė shekullin 16 do tė fillonim tė kishim universitetet tona.

Mė bėri pėrshtypje nė librin e Qoses se mungonte krejt komponentja historike: ai merret nė tė vetėm me temėn e gjeografisė, tė letėrsisė e tė fesė. Nuk i pėrgjigjet aspak Kadaresė aty ku ky flet pėr traumėn kulturore qė ndodhi nė Shqipėri me vėrshimin anadollak, me kėputjen e atyre filizave tė qytetėrimit qė gjėllonin qoftė edhe vetėm nė qytetet veneciane tė bregdetit dhe tė ultėsirės shqiptare. Madje arrin (shih fq. 48-49) t’i ngrejė nė njė plan letėrsinė me burim tė krishterė me atė tė bejtexhinjve, duke u vėnė nė gojė rilindasve pikėpamjen sikur i paskan “trajtuar si letėrsi tė barazvlershme“. Mė lind pyetja, a i ka lexuar vėrtet ky studiues i letėrsisė psalmet e Buzukut me vargjet e tij origjinale (1555), sibilat e Bogdanit (1685), vajin e Shėn Mėrisė mbi Krisht tė Varibobės (1762), sonetin e parė shqip tė Nikollė Ketės (1777) e sa e sa perla tė tjera tė letėrsisė sonė tė vjetėr me frymėzim tė krishterė?

Mund tė krahasohen ato me bejtet?

Ajo qė mė mungon tek tė dy autorėt ėshtė dėftimi i identitetit ballkanik tė shqiptarėve. Kadareja sikur shkon mė shpejt nė Europė sesa ėshtė realiteti ynė, Qosja rrėmben njė flamur tė ri, pėr hir tė profilizimit, karshillėkut a nuk di ē’kotėsie tjetėr, pėr tė rivendosur nė heshtėn e tij ballabanore gjysmėn tonė tė mohuar muslimane. Tek asnjėri nuk gjej tė pikasur, nė elementė tė tillė tė kulturės si ritet, veshjet, muzikėn, arkitekturėn etj. frymėn ballkanike – edhe orientale sigurisht nė njė pjesė tė mirė - qė na bashkon me grekėt, bullgarėt, maqedonėt, serbėt, malazezėt – ndonjėherė aq shumė, sa po tė mos ishte gjuha, do tė na ngatėrronin njėrin pėr tjetrin.

Pse afrojnė aq shumė kėngėt e Shkodrės me ato tė Malit tė Zi, po tė Korēės me kėngė greke-sllave? Ballkanizmat janė tė shumta edhe nė vetė gjuhėt e gadishullit, objekt studimesh tė veēanta linguistike. Komunikoj shumė mė lehtė e mė mirė me njė bullgar, serb, kroat a grek (hiq nacionalistėt), sesa me njė qytetar tė Perėndimit, edhe pse gjuhėt e kėtij i njoh mė mirė. Po suksesi i Bregoviēit nė Tiranė si mund tė shpjegohet ndryshe?

Pėrveē debatit pėr rrėnjėt e shqiptarėve, nga shkrimi i gjatė i Qoses duket njė mllef i mbledhur nė vite ndaj Ismail Kadaresė. Mendoni kėshtu?

Nuk di t’i provoj xhelozitė e mundshme ndėr vite. Di qė Kadareja ka qenė shumė herėt shkrimtar i suksesshėm, ndėrsa Qosja, edhe pse filloi si i tillė (“Vdekja mė vjen prej syve tė tillė“) nuk qosi mė gjė si shkrimtar. Kur ishim nė gjimnaz – edhe atėherė u ndez njė polemikė e ashpėr e Qoses ndaj Kadaresė – mbaj mend qė qarkullonte njė shprehje e kėtij tė fundit: “tė shkruash letėrsi ėshtė si tė bėsh dashuri, kurse tė shkruash kritikė mbi letėrsinė siē bėn Rexhepi, ėshtė si tė shohėsh tjetrin kur bėn dashuri“.

Por letrari mund tė jetė i suksesshėm edhe si studiues. Nuk di sa u bė i tillė Qosja, sepse nuk mė janė dashur deri tani nė punėn time studimet e tij pėr Naim Frashėrin etj. Do tė thoni se ėshtė i suksesshėm si polemist? Po a ekziston ky profesion? Polemika ėshtė gjini letrare e shumta si satirė, kur ėshtė e ėndshme nė tė lexuar, kur njeriu tė paktėn qesh e gėzohet, se njė libėr e marrim nė dorė fundja pėr t’u gėzuar. Kurse polemika e fundit e Qoses ėshtė njė logoré pa fund, tirr e shthur e nxirr duf. Pra nuk e pėrjashtoj etjen pėr profilizim dhe zhurmė kombėtare, aq mė tepėr kur ka pasur kohėve tė fundit dėshtime tė thella nė politikė.

Nė pėrgjigjen qė kthen, Kadare e quan Qosen polemist tė pabesė dhe pėrēarės fetar. A mendoni se polemika edhe pėr ēėshtje fetare nė kėtė nivel mund tė krijojė probleme pėr harmoninė e brishtė fetare qė ekziston nė vend?

Sa pėr pabesinė nė polemikė nuk di tė them, sepse polemikėn nuk di as ta gjykoj as ta ēmoj, sikurse thashė mė lart. Polemikė njeriu mund tė bėjė gjithė ditėn, vepra nuk bėn dot kollaj. Dhe njė libėr jofiksional qė nuk ka asnjė aparat minimal shkencor, pėr mua as vepėr nuk ėshtė. Ėshtė ma the ta thashė, ma le ta lashė nė 86 faqe. Si tė hahesh me tjetrin nė rrugė, ose sikurse e pamė sė fundi nė dramėn absurde tė Natalie Sarrote-it “Pėr njė fjalė goje“.

Sa pėr ekuilibrin e brishtė fetar, le tė themi mė sė fundi tė vėrtetėn hapur: shqiptarėt nuk pėrbėhen nga 70% muslimanė, 20% ortodoksė dhe 10% katolikė. Kjo shifėr edhe nė vitin 1938 ka qenė e pavėrtetė pale sot. Pėr mendimin tim sot shqiptarėt pėrbėhen nga 95% jo-praktikues dhe ndoshta 5% pėr qind praktikues fesh tė ndryshme. Nėse nė kėta 95% 30% quhen Mehmet, Ali e Milazim, 15% Vangjel e Koēo, 10% Shtjefėn e Pal dhe pjesa tjetėr Gėzim, Burim e Klejdi kjo nuk luan asnjė rol. Njė njeri qė nuk ndjek meshėn e sė dielės dhe faljen e xhumasė, qė nuk vete as nė katekizėm e as nė medrese, nuk mund tė hyjė te besimtarėt e sigurt. Ai ėshtė e shumta mish pėr top pėr polemistėt. Kurse fetė qė kanė pasur gjyshėrit tanė sot nuk janė temė aktuale. Le tė merren gjyshėrit e letrave me ta.

Prandaj, nė Shqipėri nuk ėshtė i brishtė ekuilibri i feve por janė tė brishta ekuilibret e pėrkohshme qė ruajnė kokat e nxehta shqiptare, tė cilat dinė tė ndėrtojnė fjali ose tė flasin para mikrofonit, deri nė grindjen e ardhshme.
Nė pėrgjithėsi, vėmė re se po shtohen aktet e kėtyre kokave qė shpifin nga lart dasinė e mosqenė fetare tė shqiptarėve. Nė fillim myftinia e Shkodrės me Nėnė Terezėn, pastaj profesorė tė Shkupit e Prishtinės me Bregoviēin, tani ky me gjysmėn tonė muslimane... Uroj vetėm qė shqiptarėt t’i shoqėrojnė me indiferencėn e tyre karakteristike.

E pra del qartė absurditeti i kėrkimit tė njė komponenteje fetare qė tė shkojė deri nė gjysmėn e identitetit tonė si shqiptarė, sikurse thotė nėnkuptuarshėm dhe hapur Qosja. Jemi ndoshta populli mė mosbesimtar nė kontinent, por po bėjmė zhurmė pėr fetė tona mė shumė sesa tė gjitha ato kombe sė bashku.

Kur ishim nė gjimnaz – edhe atėherė u ndez njė polemikė e ashpėr e Qoses ndaj Kadaresė – mbaj mend qė qarkullonte njė shprehje e kėtij tė fundit: “tė shkruash letėrsi ėshtė si tė bėsh dashuri, kurse tė shkruash kritikė mbi letėrsinė siē bėn Rexhepi, ėshtė si tė shohėsh tjetrin kur bėn dashuri“.

Shekulli, 20/05/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara