HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PĖRGOJUES APO AMBASADORĖ?

-- nga Agron Alibali

Agron Alibali “Sį tė jenė nė kuvend burrat e dheut, s’ka tager kush i huej me u perzie nder ‘ta”. Kanuni i Lekė Dukagjinit, Neni 1115. [ Botimi Gjonlekaj ]

Kur gjenerali Uezli Klark vizitonte Hagėn pėr tė dėshmuar kundėr Milosheviqit mė 2004-ėn, nė kulmin e fushatės parėsore presidenciale tė Partisė Demokrate, ai refuzoi tė komentonte apo tė kritikonte presidentin Bush para shtypit. E pra, gjatė takimeve me zgjedhėsit nė mbarė Amerikėn, ai nuk i kishte kursyer aspak kritikat, madje tė rrepta, ndaj administratės sė vendit tė vet. Mė pas ai e shpjegoi qėndrimin e tij, duke thėnė se nuk do tė ishte serioze dhe e rregullt pėr njė politikan qė tė pėrgojonte politikėn e vendit tė vet nė dhé tė huaj. Duhet thėnė se qėndrimi se “ndėrresat e palara nuk i tregohen fqinjit” pėrbėn gati njė parim themelor nė jetėn politike tė njė vendi serioz. Ėshtė vėshtirė tė gjesh sot ndonjė politikan amerikan apo nga vende tė tjera tė qytetėruara, qė tė pėrgojojė kundėrshtarėt e vet politikė nėpėr vizita jashtė shtetit. Thuhet ē’thuhet, bėhet ē’bėhet, gjithēka mbetet brenda shtėpisė.

Tradita demokratike shtetformuese e shqiptarėve, e mbėshtetur nė tė drejtėn e lashtė tė pashkruar, pėrcjell nė njė farė mėnyre njė mesazh tė ngjashėm. Nė kuvendet e lashta tė arbėrorėve nuk lejohej pjesėmarrja e tė huajve. “…Askush i huej s’ka tė drejtė me u ulė me ndejė nė kuvend], veē nė kjoftė i thirrun…” [Kanuni i Skėnderbeut, neni 1 975, Botimi i Arqipeshkvisė, Shkodėr 1993]. Madje edhe nė Kuvendet e Skėnderbeut nė Lezhė pjesėmarrja e Venedikut kishte thjesht karakter vėzhgues dhe aspak vendimmarrės. Kjo traditė zakonore u ngulit edhe nė shtetin modern qė po pėrpiqej tė konsolidonte Ahmet Zogu. Si gjithė tė tjerėt, edhe kuvendarėt e funksionarėt shqiptarė brenda apo jashtė vendit nuk parapėlqenin qė “ndėrresat” e tyre t’ua tregonin tė tjerėve.

Sigurisht, mund tė ketė pasur edhe pėrjashtime, por ndofta shembullin mė gojėtar tė asaj kohe e pat dhėnė Konica, i dėrguari diplomatik i Zogut nė Uashington. I pyetur nga njė i afėrt i Zogut, se ēfarė mesazhi do tė dėshironte t’i pėrcillte mbretit pas vizitės sė ngrohtė tė tė tri motrave tė tij nė SHBA, mė 1938-ėn, Konica u pėrgjigj se “kritikat e mia ndaj qeverisė sė tij do tė mbeten brendapėrbrenda rretheve shqiptare. Jashtė tyre, unė do ta mbroj regjimin me sa tė mundem…” [Shqipėria, Kopshti Shkėmbor, Botimet Vatra, f. 149).

Tash e 15 vjetėt e fundit kjo traditė e lashtė dhe e qytetėruar vendėse ėshtė shkelmuar paq. Politikanėt shqiptarė tė tė gjitha krahėve, pushtetarė apo opozitarė, nuk po lėnė llaf pa thėnė ndaj kundėrshtarėve tė tyre politikė nėpėr takime me diplomatė apo politikanė tė huaj, qoftė nė vizita jashtė shtetit, qoftė nė veprimtari brenda vendit. Gojėlėshimi ka kapėrcyer ēdo cak. Harrohet se bashkėbiseduesit e huaj mund t’i dėgjojnė kėto gojosje me njėfarė mirėsjelljeje nė dukje, por nė vetvete pėrgojime tė tilla ngjallin vetėm pėrbuzje. Pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e imazhit, duke angazhuar madje njė yll tė kinematografisė amerikane si Eliza Dushku, janė pėr t’u pėrshėndetur.

Mirėpo ajo qė ndėrtohet sot mund tė shkatėrrohet me duart tona kur nga vetė goja e ekzekutivit Shqipėria paraqitet si vendi “me njė nga mafiet mė tė rrezikshme tė Evropės, por edhe mė tė pasurat dhe mė agresivet nė lidhjet ndėrkombėtare…” Ndėrsa lufta ndaj kriminalitetit mbetet shumė e rėndėsishme, prapėseprapė deklarime tė tilla, tė bėra madje para ndėrkombėtarėve, jo vetėm qė janė tė diskutueshme, por janė edhe tė dėmshme pasi objektivisht njollosin njė vend tė tėrė. Puna shkon deri aty sa atmosfera e sėmurė politike vendase pėrpiqet tė mbillet edhe ndėr masat e gjera tė emigrantėve apo diasporės shqiptare, sikurse vėrehet tek prirja aspak e urtė pėr tė ngritur degė partish politike nė vende tė ndryshme.

Sikur emigrantėve tė mos u mjaftonin hallet qė kanė, atyre u pėrcillet edhe pėrēarja tipike e politikės tiranase. Pėr fat tė keq, sėmundja e vetėpėrgojimit ka pėrfshirė edhe ndonjė OJQ apo OJFP edhe pse tė respektuar. Mbas njė seance dėgjimore pėr Shqipėrinė nė Komisionin Amerikan tė Helsinkit me tė drejtė njė veprimtar i njohur shqiptaro-amerikan m’u shpreh se “as lobet greke dhe serbe nuk do tė bėnin punė mė tė mirė pėr tė na denigruar se sa vetė ne…” Po ashtu, ėshtė vėshtirė tė paraqitet si sukses njė i ashtuquajturi lobing apo interesim i njė grupi kuvendarėsh anglezė ndaj problemeve tė tė qena apo tė paqena tė RTSH-sė.

Pavarėsisht nga tė metat dhe mungesa e vullnetit politik, demokracia shqiptare dhe shteti i sė drejtės i kanė tė gjitha mundėsite dhe mekanizmat pėr tė ballafaquar dhe zgjidhur problemet e vendit. Energjitė, burimet dhe kontaktet e pakta ndėrkombėtare mund tė pėrdoren shumė mė mirė pėr trajtimin apo zgjidhjen e halleve tė shumta tė shqiptarėve ose pėr pėrmirėsimin e imazhit a rritjen e prestigjit tė vendit nė botė, por jo pėr vetėpėrgojim.

Politikan ose jopolitikan, OJQ ose jo, student a mėrgimtar ekonomik, gjithsecili nė ēfarėdo kontakti me tė huajt ėshtė para sė gjithash ambasador i vendit tė vet. Ashtu sikurse thoshte Konica kėtu e 70 vjet mė parė, qortimet e kritikat le t’i pėrcjellim midis vedit dhe t’i lemė brenda mureve tona. Jashtė tyre ndodhemi tė gjithė nė tė njėjtėn barkė, jemi tė gjithė pėrfaqėsues.

Shekulli, 08/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara