HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Po nė SHBA, pse nuk rriten ēmimet?

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA
Pėr gazetėn Biznesi ( www.biznesi.com.al )

Eduard Zaloshnja Po bėhet mė shumė se njė dekadė qė ēdo fund viti, shqiptarėt pėrballen me "ēmendurinė" e rritjes sė ēmimeve nė treg. Rriten ēmimet e gjelave tė detit, rriten ēmimet e ushqimeve tradicionale tė darkės sė Vitit tė Ri, rriten ēmimet e lodrave pėr fėmijė, dhe rritet ndopak pėr inerci edhe ēmimi i ndonjė produkti tjetėr. Dhe ēdo fund viti, Banka e Shtetit dhe specialistė tė ekonomisė mundohen tė shpiegojnė se, nė njė ekonomi tregu, kur kushtet e tjera qė influencojnė ēmimet nuk ndryshojnė, kjo rritje vjen si pasojė e rritjes sė pėrkohshme tė kėrkesės pėr produktet tradicionale tė festės. Dhe si kurė pėr "ēmendurinė" e ēmimeve, ata sugjerojnė moderimin e blerjeve nga konsumatorėt nė fund tė vitit.

Kėtij sugjerimi tė Bankės sė Shtetit, shumė shqiptarė tė thjeshtė, por edhe disa ekonomistė, i kundėrvihen me pyetjen "Po pėrse nuk rriten ēmimet nė SHBA gjatė Festės sė Falenderimeve apo Krishtlindjes?" Duke iu referuar SHBA-sė, ata praktikisht duan tė thonė se, pėrderisa fenomeni i rritjes sė ēmimeve nuk ndodh nė ekonominė mė tipike tė tregut nė botė, nuk ka pse tė ndodhė edhe nė Shqipėri. Sipas tyre, njė mekanizėm tjetėr fshihet pas kėtij fenomeni shqiptar. Dhe ky mekanizm, pretendojnė ata, ėshtė monopolizimi i tregėtisė sė mallrave tė konsumit tė gjėrė.

Duke qėnė njė ekonomist qė ka 13 vjet qė studion, punon, e jeton nė SHBA, por qė shkruan herė pas here nė gazetat shqiptare, mendoj se mė takon tė shkruaj ca rreshta nė shqip pėr t'iu pėrgjigjur publikisht pyetjes "Pėrse nuk rriten ēmimet nė ShBA gjatė Festės sė Falenderimeve apo Krishtlindjes?"

Nė SHBA, tregu i shitjes me pakicė zotėrohet nga kompani gjigande, tė cilat furnizohen nga prodhuesit e shumtė tė produkteve tė konsumit tė gjėrė. Pėr shembull, kompania "Wal-Mart" ble rreth 20% tė tė gjithė mallrave tė konsumit tė gjėrė qė prodhohen nė botė. Ndėrsa, krahasimisht, tregtari mė i fuqishėm shqiptar ndoshta nuk ble as njė tė qindmijtėn. Fuqia e madhe blerėse e Wal-Mart-it e bėn atė tė ushtrojė presion mbi prodhuesit e mallrave tė konsumit qė ata tė ulin ēmimet e shitjes me shumicė. Qė do tė thotė se kostoja e produkteve qė Wal-Mart-i shet me pakicė ulet.

Nė prag tė Festės sė Falenderimeve apo Krishtlindjes, kompanitė e shitjes me pakicė si Wal-Mart-i etj., tė intersuara tė rrisin volumin e shitjeve gjatė festave, porosisin sasira shumė mė tė mėdha produktesh nė prag tė tyre. Kjo i jep mundėsinė atyre qė t'i blejnė produktet nga prodhuesit me skonto tė ndjeshme. Duke u ulur kostoja e produkteve qė ato shesin, kurba e ofertės zhvendoset djathtas dhe e ndėrpret kurbėn e kėrkesės nė njė pikė ku ēmimet janė mė tė ulta, por edhe ku sasia e produkteve ėshtė mė e madhe. Pra, atė qė kompanitė e shitjes me pakicė "e humbasin" nga ulja e ēmimeve, e mbulojnė dhe e tejkalojnė me atė qė fitojnė nga rritja e volumit tė shitjeve.

Po nė qoftė se kėto kompani, ashtu si tregtarėt shqiptarė, do tė zgjedhnin stratėgjinė e rritjes sė ēmimeve nė vend tė uljes sė tyre, ē'do tė ndodhte? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Volumi i shitjeve do tė binte. Pse? Sepse struktura e tė ardhurave tė konsumatorėve amerikanė e bėn elastike kėrkesėn e tyre pėr mallrat qė shiten nė prag tė festave tė fundvitit.

Kėshtu, nė SHBA, rreth 10% e familjeve mund tė jenė aq tė varfėra sa qė, edhe po tė ulen ēmimet, nuk blejnė dot mė shumė se njė dhuratė nė vit pėr fėmijėt. Njė 10 pėrqindėsh tjetėr ėshtė aq i pasur sa nuk ndikohet fare nga ēmimet. Ndėrsa pjesa e mbetur e familjeve (80%) ndikohet shumė nga ēmimet - sa mė tė ulta tė jenė ato, aq mė shumė dhurata pėr ēdo fėmijė tė tyre (dhe tė tė afėrmve) blejnė. Duke ditur kėtė strukturė tė tė ardhurave mesatare tė familjeve amerikane, kompanitė e shitjes me pakicė janė tė vetdijshme se kurba e kėrkesės ėshtė elastike pėr shumicėn dėrrmuese tė produkteve qė shesin. Dhe ato e dijnė mirė se kur kėrkesa ėshtė elastike, njė rritje e ēmimeve nga ana e tyre, do tė sillte uljen e volumit tė shitjeve.

Nė vijim, ofroj dy shembuj qė e ilustrojnė elsticitetin e kėrkesės nė SHBA. Nė ditėn e parė tė sezonit tė blerejeve pėr Krishtlindjen (ėshtė dita kur mund tė kapen ēmimet mė tė ulta tė sezonit), ime shoqe bleu nga pesė dhurata pėr secilėn vajzė. Nė qoftė se shitėsit do t'i kishin ngritur ēmimet, nė vend qė t'i ulnin, ajo ndoshta do tė blintė vetėm nga dy-tre dhurata pėr secilėn vajzė. Ndėrsa ca ditė pas Festės sė Falenderimit, ne hodhėm nė plehra gjithato ushqime qė na kishin bllokuar frigoriferin. Po tė kishin qėnė ēmimet tė kripura, ne do tė ishim treguar mė tė kujdesshėm nė blerjen e ushqimeve pėr darkėn e Festės sė Falenderimit. Pra, do tė kishim blerė mė pak ushqime.

Po nė qoftė se ne do tė kishim qėnė tė varfėr, si do tė kishim vepruar? Kam bindjen se, PAVARSISHT NGA ĒMIMET, do t'i kishim blerė vajzave VETĖM nga njė dhuratė pėr Krishtlindje dhe do tė kishim blerė VETĖM njė minimum tė domosdoshėm tė ushqimeve pėr Festėn e Falenderimit. Ndėrkohė, gjatė vitit, nuk do t'ia kishim lejuar dot vetes atė lluks.

Po nė qoftė se 80% e amerikanėve do tė kishin qėnė aq tė varfėr sa tė mos ishin nė gjendje tė blinin mė shumė se njė dhuratė pėr fėmijėt (pėr krahasim, 80% e shqiptareve mund tė konsiderohen aq tė varfėr), ē'do tė kishte ndodhur? Ashtu si nė Shqipėri, kurba e kėrkesės do tė kishte qėnė shumė mė inelstike nė sezonin e festave edhe nė SHBA. Si rrjedhim, ulja e ēmimeve nga kompanitė e shitjes me pakicė nuk do tė sillte rritje tė volumit tė shitjeve.

Midis strategjisė sė uljes sė ēmimve nė prag tė festave dhe asaj tė ngritjes sė tyre, kompanitė amerikane tė shitjes me pakicė zgjedhin tė parėn sepse fitimi nga ajo u rezulton mė i madh, dhe sepse, parė nga njė kėndvėshtrim afatgjatė, u intereson tė pėrforcojnė instiktet blerese tė konsumatorit. Ndėrsa kompanitė shqiptare nuk zgjedhin tė njėjtėn strategji pėr arsyen e thjeshtė se po tė ulin ēmimet, fitimet do t'u paksohen nė vend qė t'u shtohen. Dhe, nė pėrgjithsi, tregtarėt, kudo nė botė, synojnė t'i shtojnė fitimet, jo t'i paksojnė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara