HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BB, 40 MILIONE DOLLARE PER BASHKINE E SHKODRES

-- nga Rudina Llazari

SHKODER - Perfaqesues te Bankes Boterore kane zhvilluar nje takim me kreret e Bashkise se Shkodres per te ofruar nje projekt te hartuar nga kjo banke dhe qeveria shqiptare. Ky projekt perfshin fondin prej 40 milione dollaresh qe do te vihet ne dispozicion te projekteve qe do te ofrojne 5 bashkite e ashtuquajtura te nivelit te dyte, ku pervec asaj te qytetit te Shkodres bejne pjese ato te qyteteve Elbasan, Korce, Vlore dhe Gjirokaster. Fillimisht, pėrfaqesuesit e Bankes Boterore, nepermjet nenkryetarit te Bashkise se Shkodres, Rudolf Rasha, u njohen me strategjine 2-vjecare te zhvillimit te qytetit, te hartuar dhe zhvilluar ne bashkepunim dhe me komunitetin.

Krahas problemeve te tjera, nder pikat e dobeta te qytetit te Shkodres, Rasha renditi infrastrukturen rrugore te Shkodres, e cila kerkon nje nderhyrje urgjente. Ndersa nga ana e tij, koordinatori i Bankes Boterore, Toru Koshini, pas njohjes me situaten, ne te cilen gjendet aktualisht qyteti i Shkodres, dha sugjerimin e tij per krijimin e hapesirave dhe rritjen e mundesive te perfshirjes me te gjere te Bashkise se Shkodres nga Banka Boterore, ne projektin ne fjale. Sipas Koshinit, projekti do te kete dy komponente, ku i pari ka te beje me perfundimin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme pasi krijimi i tapive te rregullta vleresohej si ceshtje kryesore, ndersa komponenti i dyte ka te beje me mbeshtetjen qe i duhet dhene Bashkise, pasi bashkite duhet te jene vijat kryesore te betejes per te pasur plane rregulluese te qytetit dhe t'i zbatojne ato.

Ne lidhje me qellimin kryesor te financimit te ofruar, perfaqesuesit e Bankes Boterore u shprehen se prioritet do te kene projektet qe kane te bejne me miradministrimin e tokes dhe te pasurive te paluajtshme, si dhe ndergjegjesimin dhe ndikimin ne komunitet per te realizuar regjistrimin e pasurive te paluajtshme. Per sa u perket shperndarjes se fondeve sipas projekteve, minimumi i tyre do te varionte nga 2.5 - 3 milione dollare. Ndersa ne lidhje me prioritetet, ato ishin parashikuar qe te percaktoheshin nga vete bashkite, si njohese me te mira te qyteteve te tyre. Per te perfituar nga fondi i Bankes Boterore, projektet e Bashkive duhet te perqendroheshin ne 5 drejtime kryesore qe kishin te benin me miradministrimin e tokes ne territorin e Bashkise.

Nje pike tjeter e projekteve do te jete dhe hartimi i nje strukture variabel ne vendosjen e taksave te Bashkise per pasurite e paluajtshme te qytetareve, kjo duke u bazuar ne nivelin ekonomik te zonave dhe hartimin e nje plani rregullues te qytetit. Projekti i Bankes Boterore dhe i qeverise shqiptare ishte konceptuar i ndare ne tri faza. Ne fazen e pare, Banka Boterore ka bere piketimin e disa Bashkive konkurruese. Faza e dyte do te perfshije garen ndermjet bashkive konkurruese, kohe gjate se ciles pushteti vendor ka per detyre regjistrimin e tokave dhe te gjitha pasurive te paluajtshme. Faza e trete perfshinte implementimin dhe zbatimin e investimeve te Bankes Boterore, e cila do te drejtohet nga vete bashkite.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara