Kush nuk din se ç'ka âsht Kombi!
-- nga Pál Lufaj, SHBA
Mundsisht, e m'katsisht, s'ká urrejtje me të dekunit! ás gjuhen e të Parve tán.
Letsisht kto mund të përkthehen në Gjuhen e Pasur e Unisuar; pothuaj gjys-internacionale, me lule artifisiale, të prênverës e blerimit. Now is Spring: Everything is Green!
Në përgjegje t'atynet si krijojnë grindje, kretika, shamje fetare, e dallime krahinore:
Kush nuk din se çka âsht Kombi!
Punën mirë ia kallxoni.
Mos mârrtë vesh se çka po i thoni?
Frymë me tâ fort mos harxhoni!
Âsht e kot fort t'e trazoni!
Kâ me dalë ai vet ka prromni.
M'e kuptue se çka âsht Kombi.
Çka âsht Kombi e ç'rândsi ká.
S'bâhet gjâ me fjalë e davá.
Punë e vepra na bâjnë me pá.
Me shokë tuej kurr mos me u shá.
N'gabim të Kombit mos me rá?!
Shqiptari 1982
O Shqiptarë (thirrje).
O shqiptarë t'e dimë rândsin!
Mos t'e hupimë vetë Shqipnin.
Të punojmë z'bashkut, sá mâ mirë.
N'Atdhé ton t'jemi të lirë.
Kaliforni, me 17 Maj 2005