HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHQIPTARĖT E HOUSTON-it FESUAN ME KRENARI FESTĖN E 28 NĖNTORIT

-- nga Gjekė Marinaj

Gjekė Marinaj Kėtė vit, shqiptarėt e Houston-it e festuan me aq krenari dhe madhėshti festėn e Flamurit, sa qė jo vetėm personeli, por edhe klientėt e hotelit "Crowne Plaza," pyesnin njėri tjetrin me ēudi pėr tė veēantėn qė fshihej pas datės sė 28 Nėntorit. Fredericko Barientes, 16-vjeē, i cili kishte ardhur me familjen e tij nga Colorado-ja pėr tė vizituar qytetin "NASA," siē e quante ai Houston-in, i entuziazmuar nga atmosfera festive, kishte manipuluar frazėn e njohur tė astronomėve tė Apollo 13 nga "Houston, we've got a problem," nė "Houston we’ve got eagles." Ai e pėrsėriste dhe e ripėrsėriste ēiltėrsisht me tė motrėn, Epifania, kėtė frazė tek shikonin sė bashku nga dera spektaklin e vėrtet tė kėtij festimi.

E si mund t’u veje faj kėtyre dy tė rinjve, kur shqiponja dykrenore e Flamurit tonė kombėtar, gjendej e stampuar nė ēdo tullumbace, nė ēdo flamur dhe nė ēdo simbol tjetėr dekorues qė kishin mbushur plot e pėrplot sallėn e kryesore tė hotelit, e cila kishte njė kapacitet prej rreth 200 vendesh.
Vangjel Bojaxhi, i cili fliste me gjuhėn e njė intelektuali tė formuar, vlerėsoi se "Festa e Flamurit ėshtė njė eveniment vėrtet i rėndėsishėm, sepse njė komb qė nuk feston festėn e flamurit tė vet, ėshtė vėshtirė tė pretendojė pėr diēka mė tė madhe." Ai e kishte fjalėn pėr "diēka mė tė madhe" si ē’ishte vizioni i tij pėr njė komunitet shqiptar me njė unitet global, pa nevojėn e fraksioneve dhe shoqatave shqiptare—tė pafuqishme pėr tė bėrė ndryshimet qė ka nevojė tė bėjė kombi ynė.

Bojaxhi me tė drejtė e gjente shpresėn e kėtij uniteti mbarėshqiptarė tek forca bashkuese e Flamurit: "Pranė Flamurit tonė krijohet identiteti, njohja, dhe rritja e vlerave kombėtare pėr secilin prej nesh," pėrfundoi ai.
Vetėm Flamuri dhe dita e tij e kanė forcėn pėr tė gjeneruar njė energji tė tillė besimi dhe mirėnjohje midis shqiptarėve kudo qė janė. Respekti dhe dashuria dukej qartė edhe nė pėrshėndetjet midis tyre: "Gėzuar Festėn e Flamurit!" uronin duke u ngritur nė kėmbė pėr t’i shtrėnguar dorėn njėri-tjetrit.

Natyrisht, njė mbrėmje kaq e kėndshme nuk mund tė ndodhte vetvetiu. Pjesėmarrėsit ia dedikonin qejfin qė po bėnin kryesisė sė Shoqatės Arbėria, ku ata bėnin pjesė. Me tė drejtė, se kryesia kishte menduar pėr gjėrat e vogla dhe tė mėdha tė kėtij evenimenti. Shumė fėmijė tėrhiqnin prindėrit t tyre pėrdore pėr tė bėrė fotografi. Ata e kishin parė se nė njė kėnd tė sallės ishin vendosur mjetet e nevojshme pėr tė bėrė fotografi tė nivelit profesional.

Adem Sanxhaku e tha me pak fjalė strategjinė e kryesisė sė shoqatės pėr t’ua bėrė sa mė tėrheqėse ditėn e flamurit fėmijėve: "Ne e kemi detyrė tė luajmė njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e jetės dhe tė veprimtarisė sė komunitetit shqiptar tė Houston-it. Sidomos pėrcjellja e vlerave kombėtare pėr tek brezi i ri, pra pėr tek fėmijėt tanė, do tė mbetet njė pėrpjekje e pėrhershme."
Dr. Xhemal Kaēuli s’kishte si tė ishte mė dakord me Sanxhakun. Ai e cilėsonte si pikėn mė tė rėndėsishme edukimin e tė rinjve me virtytet patriotike shqiptare, me vlerat e gjuhės, kulturės dhe traditave tė kombit tonė. "Unė e shoh shoqatėn Arbėria si tabanin kryesor, ku mund tė rriten dhe tė qėndrojnė lart format e edukimit kombėtar tė fėmijėve tanė. Unė jam njėri prej vullnetarėve nė kėtė mes, dhe tė jesh vullnetar pėr kombin ėshtė njė kėnaqėsi e vėrtet pėr mua," tha ai.

Transmetimin e ndjenjave tė pastra dhe tė dashurisė sė sinqertė pėr kombin ata nuk e kalonin vetėm nėpėrmes kanaleve teorike pėr tek fėmijėt dhe tė rinjtė e komunitetit. Nėse tė rriturit paguanin $45 pėr tė shijuar gjithēka tė pėrgatitur pėr ta, studentėt paguanin $35, e fėmijėt vetėm $25. Njė gjė e tillė ua mundėsonte edhe atyre qė kanė tre apo katėr fėmijė, apo atyre qė janė akoma nė zhvillim e sipėr tė gjendjes ekonomike, ta sjellin me vete tė gjithė familjen pėr tė festuar e gėzuar sė bashku.
Shoqata Arbėria gjenė forma tė tjera pėr tė mbajtur tė hapur llogarinė e saj bankare. Puna e tyre e ndershme gjėnė mbėshtetjen e njerėzve si Besnik Hoxhijaj, njė shqiptar i lindur nė Amerikė, qė punon pėr departamentin e "Homeland Security." Ai ėshtė njėkohėsisht edhe pronar i suksesshėm i njė kompanie "Real Estate" qė nė shqip mund tė pėrkthehet afėrsisht si "Pronė e Patundshme."

Pėrveē ndihmės financiare tė drejtpėrdrejtė nga vetja e tij, Hoxhijaj e ndihmon shoqatėn Arbėria edhe nė njė mėnyrė tjetėr: "Unė u bėj telefon pjesėtarėve tė familjes dhe miqve kudo qė i kam, dhe u them—a dėshironi ta ndihmoni komunitetin shqiptar tė Houston-it? Ata mė thonė se do e bėjnė atė gjė pėr mua. Kėshtu, mbas ca ditėsh, marr ēeqet e tyre, i bej bashkė, dhe ia sjell kryesisė se shoqatės qė me to tė ndihmojnė veten dhe ata anėtar tė komunitetit qė kanė mė nevoje."
Nė kėtė mėnyrė, kryesia e shoqatės Arbėria kishte marrė pėrsipėr tė mbulojė shpenzimet, nėse paratė e mbledhura nga pjesėmarrėsit nuk e plotėsonin shumėn e nevojshme pėr tė paguar lokalin e bukur tė hotelit, darkėn, ku me nga njė ēaj me akull, pije tjetėr freskuese, apo njė gotė verė (pėr tė rriturit) pjesėmarrėsit shoqėronin pjatėn e tyre tė sallatės, tė asaj me mish viēi, patate tė pjekura dhe perime tė gatuara nė avull tė nxehtė, pėr tė pėrfunduar me atė tė njė pjese nga torta e gatuar veēanėrisht pėr ata.

Po qė tė mos i ikim konceptit "praktikė," drejtuesit kishin vendosur nė njėrėn anė tė skenės flamuri shqiptar dhe atė amerikan nė anėn tjetėr. Midis tyre njė parullė tė kuqe ku shkruhej me tė zeza "Rroftė 28-Nėntori—Dita e Pavarėsisė sė Popullit Shqiptar." Ndonėse kėto pėrbėjnė shpenzime mė tė vogla nė krahasim me tė mėsipėrmet, pėr orkestrėn nuk mund tė thuhet e njėjta gjė.
Kėtė herė ata kishin sjellė nga Detroiti grupin e talentuar "Kastrioti," qė pėrbėhej nga muzikantėt Pėrparim Mefaja dhe Erind Emiri. Ata pėr orė tė tėra e elektrizuan sallėn me kėngėt dhe meloditė e bukura, tė zgjedhura veēanėrisht pėr kėtė festė, nga tė gjitha krahinat shqipfolėse. Kėngėt e tyre shpesh herė shoqėroheshin nga zėrat e tė rinjve qė kėrcenin e vallėzonin plot ēiltėrsi nėn tingujt e muzikės qė ata prodhonin.

Disa tė rinj, tė cilėt kishin sjellė me vete flamujt e tyre personal, shpesh bėheshin nismėtarė tė valleve me karakter patriotik. Kjo gjė kishte tėrheqė vėmendjen e historianit Agron Selenica, njė nga themeluesit e kėsaj shoqate. Ja si u shpreh ai pėr gazetėn Illyria: "Ne shqiptarėt e duam shumė flamurin tonė sepse e kemi fituar dhe mbrojtur me shumė sakrifica. Kjo festė qė po festojmė sonte, ėshtė njė dėshmi e gjallė e dashurisė dhe respektit qė komunitetit tė Houston-it pėr Atdheun." Nė tė njėjtėn kohė ai shprehu kėnaqėsinė qė shoqata Arbėria e ka fituar kaq rrėnjėsisht besimin e komunitetit shqiptar tė Houston-it.
Ndoshta ky besim ka tė bėjė edhe me njė fenomen tjetėr; ai jepet sepse niveli intelektual i komunitetit ėshtė nė ato lartėsi sa pėrpjekja pėr tė bėrė diēka nė tė mirė tė kombit mbetet reciproke midis anėtarėve tė thjeshtė dhe atyre tė kryesisė sė shoqatės Arbėria.
Sipas disa statistikave jozyrtare, nė bazė tė popullsisė, komuniteti shqiptar i Houston-it, ka pėrqindjen mė tė lartė tė tė rinjve qė vazhdojnė, ose qė e kanė mbaruar, shkollėn tė lartė kėtu nė Amerikė. Vetėm nė kėtė festė u identifikuan mbi 12 tė rinj si studentė tė fushave tė ndryshme.

Njė prej atyre qė i ka pėrfunduar studimet ėshtė Dr. Arian Haxhillari. Ai punon si mjek dhe ėshtė nė vitin e fundit tė rezidencės. Sapo mori vesh se ishin pėrfaqėsues tė gazetės Illyria, ai nuk hezitoi tė afroi ndihmėn e tij pėr studentėt e mjekėsisė qė mund tė vijnė nga Shqipėria dhe qė mund tė kenė nevojė pėr orientime nė dhėnien e provimeve apo tė gjetjes sė njė spitali pėr tė kryer rezidencėn. Ai dėshironte qė njė ditė tė krijonte shoqatėn e mjekėve shqiptar nė Amerikė. Pėr kėtė ai kishte filluar prej kohėsh tė shėnonte nė bllokun e tij tė shėnimeve emrat e doktorėve shqiptar qė kishin shkruar artikuj apo, thjeshtė, kishin reklamuar shėrbimet e tyre tek gazeta Illyria.

Pėr derisa mendjet e ndritura dhe nismėtare tė tė rinjve shqiptar tė Houston-it, vizionet largpamėse tė intelektualėve qė e udhėheqin kėtė komunitet plot jetė e gjallėri sociale, dhe dėshira e tė gjithėve sė bashku tė jetė qėndrimi "Rreth flamurit tė pėrbashkuar / Me njė dėshir' e njė qėllim," 28 Nėntori do tė marrė pėr vit e mė shumė kuptimin dhe seriozitetin qė meriton.
Gėzim Laci kishte vėnė re se gjatė fjalės sė hapjes, mbajtur nga Edmond Shkurti, kryetar i shoqatės Arbėria, "ēdo fjalė e tij ndiqej me njė dashuri dhe vėmendje admiruese nga pjesėmarrėsit, me njė krenari tė ligjshme pėr historinė shumė shekullore tė flamurit tė kombit tonė."

Megjithatė, Shkurti, me modestinė mė tė madhe, shprehte respektin dhe dashurinė e tij pėr tė gjithė tė tjerėt, duke ngritur lart si anėtarėt e kryesisė ashtu edhe ata tė shoqatės qė ai drejton. "Unė," tha ai, "po mundohem tė ēoj pėrpara punėn e filluar nga paraardhėsit e mi. Ndjej vėrtet kėnaqėsi tė madhe tek merrem me problemet e shoqatės, sepse duke e bėrė kėtė merrem njėkohėsisht edhe me problemet e kombit shqiptar, si dhe me bashkimin e njohjen e shqiptareve qė jetojnė ose vijnė pėr tė jetuar nė Houston."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara