Festivali XV Shqiptar nė New York City
-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York
600 vjetotori i Gjergj Kastrioti
nė sofrėn e madhe tė muzikės popullore nė New York
LEHMAN COLLEGE BRONX NEW YORK. (Lehman Center for The Performing Arts Bronx. N.Y.). Artistėt shqiptarė nga New York - u, Bostoni, Georgia, Michigan i, Philadelphia, Connecticut etj., sėbashku me kėngėtarėt, kishin disa orė qė kishin ardhur pėrpara shfaqjes nė skenė. Skenografi me pėrvojė Astrit Tota (Program Manager) me aktivistėt, kėngėtarin Ludvig Cotaj (Stage Manager), Gjon Chota (Organizing Manager) e rapsodi Gjon Dedvukaj (Advertising Manager) japin orientimet e fundit, mbasi publiku pret siparin e shfaqjes
Ora 6:00 p.m., sipas programit, duhet tė fillonte shfaqja, por pėr arsye tė numėrit
tė madh tė pjesėmarrėsve, fikja graduale e dritave dhe dalja nė skenė e artistėve
filloi 45 minuta me vonesė. Komiteti Organizativ, si spektatorė ndjek shfaqjen, qė
kanė pėrgatitur prej disa muajsh mė parė. Si gjithmonė me radio komunikimi nė dorė,
pėr tė ruajtur lidhjet me stafin gjendet aktivisti i palodhur Nik Gjuravcaj, i cili,
prej 15 vitėsh ėshtė pjesėmarrės nė organizimin e festivaleve mbarėshqiptare nė New York.
Paradės muzikore e valleve popullore, me pėrkujdesin e vijushėm, i paraprinė stafi i Kishės katolike Zoja e Shkodrės dhe Qendrės Nėnė Tereza.
Ai ėshtė i pėrbėrė nga Don Pjetėr Popaj (Pastor) Mark K. Shkreli (Chairman), Simon Vukėl (Vice Chaiman) dhe
pjesėtarėt e tjerė tė palodhur, si: M. Berishaj, N. Camaj, V. Ēano, M. Cubi, N.
Gjokaj, A. Lulaj, T. Lumaj, I. Mjeku, S. Muhadri, V. Murati, Fran Pllumaj, Hila
Popaj, P. Rudaj, Gj. Selca, F. Shala, Gj. Simonlacaj, B. Ukcamaj, E. Xhani, A. Zagreda.
Festivali me histori 15 vjeēare, ėshtė pėrpjekur tė idetifikojė grupet artistike nė
shtete tė ndryshme tė Amerikės, koloritin e pasur tė foklorit nė trojet etnike, duke
u pėrpjekur pėr tė mbajtur tė bashkuar komunitetin pa dallim feje, krahine e ideje.
Gjatė ditės kulturore nė manifestimet artistike, janė pėrkrahur traditat e hershme
muzikore burimore tė tabanit popullor, duke synuar qė ato tė ruajnė vijimėsinė nė tė ardhmen.
Mysafirėt e nderit
Tė ftuarit special, nė mbrėmjen artistike ishin, zyrtari i governantit tė New York -
ut Mr. Luan Bukolla, i cili, kishte ardhur nė emėr tė Mr. George Pattakit,
shkrimtari Agim Shehu me gruan e tij vizitor nga Zvicra, Presidentja e Organizatės
Motra Qiriazi Anna Kohen, D.D.S., Prof. Dr. Skėnder Kodra Kryetar i Akademisė sė
Shkencave Shqiptaro Amerikane, Vera Gjata Sekretare e Pėrgjithshme e Shoqėrisė pėr
tė Drejtat e Njeriut Ēamėria nė Boston, pianistja Besmira Kraja, Prof. Dr. Dhorka
Dhamo, Mr. Tonin Mirakaj me gruan Miliana, Kryetari i LDK - sė pėr treshtetėshin NY,
NJ, CT, dhe n/Kryetar i Federatės Panshqiptare Vatra Mr. Agim Rexhe, Mr. Hajdar Bajraktari, Mr. Sabit Bytyēi, Mr. Rustem Gecaj, etj.
Njė biletė me broshurė
Tė gjithė spektatorėt, kur hynin nė sallė merrnin nga shėrbimi i Theatrit nė Lehman
Center njė broshurė nė dy gjuhė pėr Festivalin XV. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky
liberth, ėshtė konceptuarme artikuj kushtuar evenimentit jubilar kulturor. Nė hyrje
Sokol Muhadri, paraqet jehonėn e vlerave, madhėshtinė e kėngėve e valleve tė
Festivalit XV shqiptar, qė pėrkon me 600 vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastrioti,
ku sėrisht do tė kumbojė dashuria e malli pėr atdhe, tek lartėsohet dhe shkėlqen
plot krenari ndėrgjegja kombėtare.
Publicisti Bardhyl Ukcamaj, nė shkrimin Nė prag tė Festivalit XV, ka analizuar
manifestimin e madh tė botės shqiptare, ndėrsa Ndue Gjekaj nė punimin e shkurtėr,
pėrshkruan vallet shqiptare, si kėrcime tradicionale nė raste festash dhe organizime
popullore, ku mė sėshumti bien nė sy: vallet lirike, epike etj., qė kryesisht luhen
nga gratė e burrat. Me interes mund tė kundrohet materiali Kanga majakrahu si hymn
shekullor i malėsorėve, pėrgatitur nga Maria Gjelaj (Martini). Ajo tregon
hershmėrinė e origjinės sė kėngėve nė Malėsi. Prof. dr. Agron Fico, trajton
foklorin, si thesar i madh pėr popullin e vogėl, duke risaktėsuar shkencėrisht
lashtėsinė, unitetin dhe diversitetin e shpirtit tė pasur arbėror. Kėto perla, janė
ngjizur nė shtresa tė hershme historiko - shoqėrore, duke dėshmuar unitetin krijues
artistik tė kombit tonė, qė i pėrshkon njė fill fin atdhetarizmi. Njė portret
sintetik e interesant, pėr artisten Eli Gjezo (Rizo), ka pėrgatitur publicisti
Pierre Pandeli Simsia, i cili, pėrshkruan udhėn e kantautores nga Saranda nė Amerikė.
Poeti e kėngėtari Gjokė Vata, analizon, se vetėm kush mbahet fort mbas traditės, tradita i siguron
nji vend tė merituem nė botėn e qytetnueme. Aktivisti Simon Vukėl, nė gjuhėn
angleze paraqitet me punimin: 600 Years of Gjergj Kastrioti 15 Years of the
Festival 1 Years to a Free Kosova, e cila, shoqėrohet me njė pikturė Albanian
Dancers, realizuar nga piktori frances Alexandre - Gabriel Decamps (French, 1835).
Kompani tė ndryshme shqiptaro amerikane, sollėn mesazhet e urimit pėr Festivalin
jubilar. Midis tyre The Pan - Albanian Federation of America VATRA (The HEARTH),
shkruan: Festivalit Shqiptar kėtij manifestimi kulturor me rėndėsi tė madhe nė
ruajtjen dhe kultivimin e foklorit tonė nė Shetet e Bashkuara tė Amerikės etj.
Gjithēka nė gjuhėn e ėmbėl shqipe
Qendra Nėna Tereze, pranė Kishė katolike Zoja e Shkodrės nė New York, nė
bashkėpunim me komunitetin shqiptar tė Amerikės, u paraqitėn sėrisht me Festivalin
tradicional shqiptar. Mėnyja e saj, ishte e pasur me kėngė, valle, humor, pjesė
instrumentale popullore, kostume me ornamente tradicionale tė zonave, qyteteve,
katundeve e krahinave tė trojeve etnike. Kėnga e vallja, u mundua tė shuaj mallin
pėr atdhe tė artistėve dhe 3000 bashkėatdhetarėve spektatorė, qė kishin ardhur nga
New York - u me rrethina, pėr tė ndarė gėzimin me artistėt profesionistė dhe tė
rinjtė e lindur nė Amerikė.
Opinione para spektaklit
Bisnesmeni dhe aktivisti kulturor Gjon CHOTA. Organizimin e Festivalit, e kemi bėrė
me pėrkujdesje e pasion, pėr tė bashkuar komunitetin shqiptar nė diasporė. Besoj se
kėtė vit, programi i larmishėm pėrfaqėson tė gjithė trojet me kostume, valle, kėngė.
Besoj se njerėzit sonte do tė mbesin tė kėnaqur.
Anna KOHEN, D.D.S., Presidente e Organizatės Motra Qiriazi. Sot ėshtė njė ditė
shumė e bukur dhe e shenjtė. Jam krenare qė marr pjesė nė Festivalin fantasti, ku
gjenden grupet e vallėtarėve, kėngėtarėve nga tė gjitha shtetet e Amerikės. Kėshtu
tregohet kultura jonė, vallet e bukura, veshjet popullore etj. Ēdo grup artistik
tregon karakteristikėn e vendit ku ėshtė. Unė dua tė falėnderoj Kishėn Katolike
Zoja e Shkodrės nė New York, Don Pjetėr Popaj, qė sot feston 15 vjetorin dhe
shpresoj me kontributin e gjithė shqiptarėve kjo traditė tė vazhdojė gjithmonė.
Publicisti veteran Tonin MIRAKAJ, aktivist organizator i hershėm i Festivalėve
Shqiptare dhe ish Kryetar Kishės Katolike Shqiptare nė New York.
Gjithmonė kemi biseduar ata pak shqiptarė, qė ishim nė New York, pėr tė ruajtur gjuhėm, traditat e
bukura, veshjet popullore, zakonet etj. E kjo dėshirė e pėrbashkėt u kurorėzua mė 8
maj 1976, nė Festivalin e Arteve Ballkanike nė New York, ku ishim tė ftuar nga
Qendra Ballkanike pranė Dewitt Clinton High School, 100 West Mosholu Parkway, gjatė
Javės sė Bronx it. Kemi bashkėpunuar tre besimet fetare katolik, ortodoks e
islam, si: Imzot Dr. Jozef Oroshi, Mr. Evans J. Lionil dhe Mr. Hamdi Kaloshi. Atė
vit ishte 200 vjetori, i 4 korrikut 1776, Ditės sė Pavarėsisė sė Amerikės. Kėtu tė
ftuar ishin jugosllavėt (kroatėt), grekėt. Komisioni pėrbėhej nga Tonin Mirakaj
(Kryetar) dhe mė pas vijnė 21 antarė tė tjerė
. Festivali I rė, u organizua mė 20
tetor 1991 nė Lehman College, nėn kujdesin e Qendrės sė Arteve Popullore Bronx, New
York, grupi Rozafat, Shoqata Kulturore Shqiptaro Amerikane Zoja e Shkodrės.
Udhėheqės tė Festivalit, ishin njohėsja e gjuhės shqipe Prof. Miss Jane Sugarman e Mr. Gjovalin
Nikēi. Artistėt, dhanė dy shfaqje brenda disa orėve. Dy kėngėtarėt e parė ishin,
Mark Vulaj e Zef Lucaj. Dita Shqiptare e Bronx it, u shpall mė 20 tetor 1991,
pėrmes njė Proklamate, dorėzuar nga Mr. Bill Adeguado, mua (Kryetari tė Komisionit
tė Festivalit Shqiptar Mr. Tonin Mirakajt). 7 minuta nga kjo shfaqje, u transmetua
nga Televizioni Nacional i Bronx it. Njė kontribut tė madh, kanė dhėnė Don Rrok
Mirdita e Don Pjetėr Popaj. Kjo ėshtė njė anė e mirė pozitive, qė tregon vlerat e
mėdha shpirtėrore, kulturore qė kemi si komunitet i lashtė nė Europė.
Aktori, regjizori, shkrimtari dhe dramaturgu Xhevat Limani: Ky ėshtė Festivali XV
dhe uroj qė tė bėhet i 50 - ti e pakufi. Mendoj, se ėshtė njė punė e madhe
kulturore, qė bėjnė shqiptarėt e New York ut dhe veēmas Kisha katolike Zoja e
Shkodrės. Uroj pėr durimin dhe qėndresėn, qė mbajnė, mbasi tė realizosh njė
Festival nuk ėshtė e lehtė. Unė pėr dy vite, kam qenė nė krye tė stafit si
rregjizor. Festivali, ka mundėsi tė arrijė nivele mė tė larta. Duke qenė korrekt e i
sinqertė pėrpara vetės, Zotit e popullit tim, mendoj se Festivali, kėrkon njė ēasje
mė profesionale. Duhet tė lirohemi nga koncepti i klaneve, miqsive, shoqėrive dhe
improvizimeve. Ky i fundit, ėshtė diēka e shėmtuar, e arti nuk pranon improvizime,
prandaj mendoj se Festivali, duhet tė bie nė dorė tė atyre, qė dijnė se ēfarė ėshtė
kodi e vlera artistike. Edhe kėshtu sikurse ėshtė, ka vlera tė mirėfillta. Ai flet
pėr identitetin tonė nė diasporėn e Amerikės. I uroj ēdo pjesėmarrėsi e
organizatorėve suksese, e dėshiroj qė shqiptarėt tė vijnė sa mė shumė nė festivale, sepse dėshmojmė identitetin etnik,
me praninė tonė. Kėshtu trokasim fuqishėm nė ardhmėrinė tonė.
Luc MALOTA, prej 16 vitesh nė New York, sponsorizues dhe bashkėproducent nė filmin
dokumentar Gjergj Kastrioti. Festivali XV ėshtė jubilar. Ai po mbahet nė 600 -
vjetorin e lindjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit. Janė pėrzgjedhur kėngė tė
bukura atdhetare, lirike, valle me tematikė tė larmishme nga trevat tona, ashtu
sikurse bėhet nė Gjirokastėr.
Marjan Cubi, Kryetar i Kėshillit tė Kishės, antar i Komisonit Organizues pėr
Festivalin XV Shqiptar nė New York. Jam pjesėmarrės aktiv qysh nė Festivalin e I
rė. Kėtu ēdo vit mbidhėn rreth 3000 pėrsona, pėr ta pėrcjellė manifestimin etnik.
Edhe pse jemi larg nga vendlindja jemi prezent me kulturėn pėr 3 orė nė skenė.
Pashk Maksuti, ekonomist. Kam 10 vjet nė Amerikė. Nė vitin 1997, isha antar i
Komisionit pėr organizimin e Festivali VII tė. Kėtu ruhen traditat shqiptare tek
tė rinjtė, tė cilėt vijojnė tė kultivohen nga prindėrit e tyre me njė dėshirė e
krenari tė madhe. Kjo ėshtė njė punė e madhe, mbasi kemi tė gjithė llojet e kulturės
sonė, si: veshjet, muzikėn, kėngėn, vallet, takimet midis njeri tjetrit nga tė gjitha viset.
Gjokė Vata, vizitor prej Shkodre. Ėshtė hera e parė, qė marr pjesė nė Festival. Pėr mua, ėshtė njė shfaqje interesante, sepse tregon shpirtin e thellė tė atdhedashurisė, qė ėshtė i ndjeshėm nė komunitetin shqiptar tė New York ut. Pėrgėzoj Kishėn katolike, pėr ngjarjen e rėndėsishme patriotike.
Gjergj Kastrioti,
mbas 600 vitėve nė skenėn amerikane
Pjesa artistike kushtuar 600 vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit, e pėrgatitur nga muzikanti e libretisti i pjesėve artistike pėr ēdo shfaqje kulturore Mr. Fran Shala, hapi siparin e Festivalit XV nė New York. Poezitė kushtuar Gjergjit tė Madh, ishin nė funksion tė vetė skenės sė Festivalit, realizuar me mjeshtėri artistike nga skenografi profesionist Mr. Astrit Toto, qė njėkohsisht ishte edhe regjizori i manifestimit skenik.
Mė duartrokitje frenetike nga salla, u shoqėruan dy konferencierėt e rinj tė
talentuar Miss Angela Zagreda nė anglisht dhe Mr. Valdez Murati nė gjuhėn antare
shqipe. Nė paradėn e madhe tė vitit nė New York, komuniteti shqiptar e artistėt
shpalosėn genin e tokės sė Arbėrit, pėrmes kėngėve, valleve e humorit tė hollė
popullor. Kalaja e lashtė Krujės, qėndron e gjallė e krenare, prej koloritit tė
ngjyrave tė bukura origjinale, nė bedenat e sė cilės Gjergj Ynė, Kryetrimi
Arbėrorit, mposhti me vendosmėri ushtritė mizore tė pushtuesve otoman. Njė bust i
kryeprijėsit tė gjakut ilir, punuar me pėrkujdesje nga skulptori Kristaq Kapedani,
bėri qė spektatorėt shqiptarė e amerikanė, tė ndjenin jehonėn e krismave tė
shpatave, qė sollėn nė skenė grupi i vallėtarėve popullorė. Kruja, ishte tėrėsisht e
pranishme nė miniaturė. Ajo po dėshmonte pėr historitė e luftrave tė Gjergj Kastriotit pėr 25 vjet me rradhė.
Don Pjetėr Popaj, me pėrshėndetjen e tij bėri hapjen e Festivalit tradicional
shqiptar nė New York. Pasi falėnderon mysafirėt amerikanė nė gjuhėn angleze,
rikthehet tek tė pranishmit shqiptarė, duke u rikujtuar spektatorėve, kėnaqėsinė qė
do tė ndjejnė tė gjithė sonte, duke dėgjuar kėngėt dhe ndjekur vallet e bukura
popullore nga viset amtare. Ai porositi mė tej, qė ti ruajmė e kultivojmė mė tej
traditat, qė na lanė amanet tė parėt tanė nė vendlindje, duke ua pėrcjellur nė
mėnyrė origjinale breznive tė reja. Simon Vukėl pėrshėndeti dhe lexoj telegramet e
urimit, qė i kanė ardhur manifestimit kulturor nga pėrsonalitet e njohura amerikane.
E tillė ishte pėrshėndetja e Mr. Phil Amicone, Mayor City of Yonkers, etj.
Nė Festivalin XV, binte nė sy pjesėmarrja e tė rinjve tė lindur e rritur nė Amerikė.
Orkestra ALBA, e veshur me simbolet e flamurit shqiptar, gjatė gjithė kohės ishte
shoqėruesja kryesore e interpretuesve nė Festival. Nė organo orkestranti e
kompozitori i njohur Ilir Dangėllia, nė klarinet Sokol Asllani, nė saxofon Maks
Vathi, nė pėrkusion Artan Kushi dhe kitarrė e dirigjim muzikor, mjeshtėri i muzikės
Edmond Xhani. I pari kėndoi Gjokė Vata, me kėngėn Syrin si qershia, duke ia lėnė mė pas vendin
kėngėtarin arbėresh me banim nė New York Enrico Granafei, qė solli njė buēetė me
tinguj dhe fjalė tė vjetra autentike arbėrore tė Kalabrisė. Dueti Besim Muriqi e
Haki Krasniqi, interpretuan kėngėn Nga Kosova nė jug tė Shqipėrisė. Kėngėtarja
Dile Gecaj me ndjenja atdhetare e pėrvojė artistike solli kėngėn Pėr flamur ta
lidhim besėn. Mentor Veizi interpretoi putpuri kėngėsh vlonjate, tė cilat u
duartrokitėn ngrohtėsisht nga publiku. Koreografia Lisa Shala pėrmes grupit tė
vallėtarėve Rozafati interpretuan vallen Festa e Madhe Shqiptare. Grupi
Bashkimi nga shteti i Georgia - s, pėrmes solistit Enver Kabashi u pėrfaqėsua me
njė kėngė pėr Mitrovicėn dhe sėrisht ky grup interpretoi putpuri kėngėsh popullore.
Nė programin e pasur Grupi Bashkimi luajti valle me motive shqiptare, tė shoqėruar me ēifteli, fyell e tupan.
Pjesa e Dytė, u hap me njė valle me motive gjakovare, tė koreografes Angelina Nika
dhe luajtur me pasion nga grupi i valles Rozafat. Rapsodėt e grupit Bashkimi
Kombėtar nė New York, sėbashku me solistin Shefqet Krasniqi, kėnduan kėngė pėr
Gjergj Kastriotin, duke ia lėnė vendin Nosh Rrok Camaj, i cili, recitoi njė poezi
krijuar posaēėrisht pėr 600 vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit. Njė poezi
tjetėr me titull: Rruga jote ėshtė mė e mira, u interpretua nga Sokol Muhadri.
Rapsodi me lahutė Gjon Dedvukaj, u paraqit me pjesėn muzikore Lavdi veprės o Fan
Noli, ndėrsa Albert Stanaj, pėrcjellur me ēifteli nga motra Alexandra Stanaj
kėnduan nė Festival mė thirri Vitoja. Potpuri kėngėsh nga Shqipėria e Mesme, i
solli me kėnaqėsi Demir Zena, i cili, ia la mė pas vendin potpurive tėkėngėve
korēare, kėnduar nga Drita Makashi.
Kėngėt ulqinake i kėndoi Haxhi Zeneli, ndėrsa Elizabeta Dukaj interpretoi Kalle, kalle moj rini. Koreografi i njohur nga Bostoni
Bashkim Braho, me grupin e tij tė valleve Ēamėria, interpretuan Vallėzimi Shqipeve e Valle me motive nga Ēamėria. Mė pas kėnduan Fatmira Berēani, Gėzim Nika, Eli Gjezo, Albert Popaj, melodi me ēifteli Edmond Xhani, Fitore Mamaqi, Alba Ēano, dueti B. Muriqi e H.
Krasniqi, A. Krasniqi. Humor me kėngė nė skenė i sollėn aktorėt nga Michigani, Gjovalin Lumaj, Albina Ndrejaj e Fran Gjokaj.