HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora nė pasqyrė…

NASA pėr Marsin pėrzgjedh muzikėn "Piano on a Moon", qė rreh me ndjenjė tė pastėr shqipe

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Supėrstari Frederik Ndoci: "Nėse njeriu vdes njė herė artisti vdes shumė herė"

Historia e njė artisti e rrėfyer imtėsisht pėr herė tė parė nė New York. Tragjedia e gjyshit e gjyshės, qė vdesin nga orteku i borės. Adoloshenti 17 - vjeēar Kola (babai i Rrikut), njeriu me zemėr tė madhe, venit ėndėrrat nė shkollat e Rusisė pėr vellezėrit e motrat jetim. Si zbulohet talenti i artistit Frederik Ndoci, nė moshėn 4 - 5 vjeēare nė korin e Kishės katedrale? Arti dhe muzika njė traditė e familjes Ndoci. Nxėnėsi me rezultarte tė shkėlyera nė mėsime, bėhet kėngėtari numėr njė pėr fėmijė me ēmime nderi… adodoshenca dhe ndikimi i muzikės kontemporane botėrore nė kulturėn e tij. Shkolla e lartė dhe letra anonimė sajuar pėr goditur karrierėn e "armikut".

Grushti i diktatorit e pėrgjigjja: "Ule grushtin poshtė more qelbanik!" Lotėt e braktisjes sė vendit nga Maqedonia nė Jugollavi… buzėqeshjet e para tė suksesit nė Itali... Si bėhet maestro i orkestrantėve nė Bergamo. Rruga e albumit tė parė nė CD e kasetė… E ardhmja me shpresa e zhgėnjime, ėndėrra e ringritja si Supėrstar i Muzikės, nga California nė New York. Udhėtimet muzikore tė "italianit", sot nėnshtetas amerikan. Si rilindi dashuria pėr muzikės kristiane… Ambiciet e pragu i njė suksesi, prej mbėshtetjes sė sponsorėve amerikanė e "bashkėatdhetarėve" nė gazeta... Pse muzika, ambasadore e kulturės nacionale braktiset nga shqiptarėt!?.

Frederik Ndoci

Trashigimia

Ėshtė njė pjesė e jetės sė njeriut qė pėrshkon vite e shekuj. Quhet Frederik Ndoci, aktori me diplomė … kėngėtar, poet, instrumentist, piktor dhe krijues i lindur. Me njė buzėqeshje fisniku, mė fton tė ulem nė lokalin italian "Aurora". Pronarėt e lokalit, me buzėqeshje e pėrshndesin lehtė me kokė, duke i uruar mirėseardhjen mikut tė tyre. Tė duket vetja, se je nė mes tė Romės. Bisedat nė gjuhėn italiane me humor tradicional, e bėjnė atmosferėn mė tė kėndshme. Kamarieria e lindur nė New York, pėrshėndet e shėnon nė bllok porosinė.

Muzika italiane, depėrton lehtė nė veshin tonė. Rriku me buzėqeshje mė thotė, a e njeh kėngėtarin italian. Duke e dėgjur prej vitėsh zėrin e bashkėatdhetarit tim, iu pėrgjigja se nė restorant italian, je sėrisht me shpirtin shqiptar. Biseda jonė nisi shtruar. Nė qendėr ishin tė parėt e familjes Ndoci, nė tė cilėn, ndėrthureshin trashėgimia e muzikės, fatkeqėsia e humbjes sė jetės nė njė ditė tė gjyshit e gjyshės… Markun dhe Katerinėn, Frederiku nuk i ka parė kurrė.

Aida - e dashura e Frederikut

"Babait tim nė moshėn 17 vjeēe, i ka vdekur nėna dhe babai e mbeti jetim. Ata ishin nisur nė Malėsi, pėr tė marrė pjesė nė festėn e Shėn Gjergjit. Gjatė rrugės i ka zėnė orteku i borės... Ai kishte 3 vėllezėr e 3 motra, qė i ka rritur me pėrkujdesje e mundime. Qysh nė moshė tė brishtė fillon tė punojė. Ishte talent i vėrtetė nė muzikė. Kėndonte me vokal tė ėmbėl tek vetėshoqėrohej me vegėl muzikore. Gishtat e artistit, tė lindur pėr t'u rėnė instrumentėve, u bėnė kallo prej punės sė mundishme nė rindėrtimin e "Shqiperisė sė re", nė hekurrudhė me llaq e beton dimėr e verė… Babait, iu dha njė bursė, pėr tė ndjekur studimet universitare pėr muzikė nė ish - Bashkimin Sovjetik, por dashuria pėr vėllezėrit e motrat, bėri qė shpresa tė venitet."

Koha e Luftės II Botėrore kaloi shpejt. Nė Shqipėri, vendoset rregjimi komunist. Babai i tij, fillon tė punojė, mbasi kėshtu mund tė siguronte triskat e ushqimit pėr vėllezėrit e motrat nė rrugėn e parė Kukės - Peshkopi, hekurudhėn Peqin - Kavajė, kanalin Vjosė - Levan - Fier etj.

Talentin si kėngėtar, e shpiegon me genin nė familje, trashėgimi e cila, ka vijuar brez mbas brezi. Familja e shoqėria, kanė qenė tė dhėnė mbas vlerave tė bukura tė botės perėndimore. Atė e ngacmonte modernia, qė prej diktaturės ishte dėnuar me vdekje. Artistin, ėshtė e vėshtirė ta mbash tė ndrydhur nė kafazin ideologjik. Shpirti i pasur i tij nuk vdes kollaj.

Frederiku dhe Aida

Kantautori, kujton: "Isha jo mė shumė se 4 - 5 vjeē, kur daja Lec (Kolec Lamshi 1949, piktori e krijuesi i fotoporcelanit nė Shkodrės. Ai bėri 2 vjet burg politik, shėnimi im K.K.) mė merrte pėr doret nga dėshira ime pėr tė kėnduar, mė ēoi nė korin e Kishės katedrale Shėn Shtjefni, qė e kisha njė bllok larg shtėpisė. Pėr herė tė parė, pashė madhėshtinė e veprės sė njeriut pėrkushtuar Hyjit. Ende nuk kishte zbardhur dita, kėndoja sėbashku me tė tjerėt.

Motra e Kishės Anunciata, qė drejtonte korin, mė tha: "Zemėr, mos e ngrij zėrin shumė, por mundohu ta shkrish me tė tjerėt". Mė kujtohen sytė e saj tė pėrvujtė, tė cilat, nuk mė janė shlyer nga kujtesa. I thashė, se kam dėshirė tė kėndoj fort. Dua tė mė dėgjojnė Engjėjt, qė ndodhen lart nė tavan. Ata motėr, janė duke fjetur dhe nuk i kemi ngritur ende prej gjumit….
Karriera ime i dedikohet shokėve, sepse kishin dėshirė pėr tė futur frymėn liberale nė muzikė. Fillova tė krijoj kėngė tė reja tė mia. Kuptohet pasioni dhe maraku. Me njė fjalė kisha afshe rinore... Kėndoja pėr kėnaqsi me kitarre nė rrugicėn e lagjės time, kėngė qė ishin tė ndaluara. Nė mbrėmje, mes miqve, tė afėrmve, pėrmes magnetofonave me bobina e shiritė, inēizonim e dėgjonim kėngė tė lira, pa receta e korniza me hiroglife politike."

Ajo kohė, ishte njė test pėr te, pjesė e jetės, qė i kaloi me tramvaje. Ai ka marrė pjesė nė Festivalin Lokal e Nacional tė Fėmijėve nė Shkodėr, ku, fiton 4 herė ēmime nderi, me kėngėt: "Hyjo hyjo kalė vrapo" (1967 - 1968) "Jemi gjeologe te vegjel" (1967 - 68), "Tornitorit" (1968 - 1969), "Mira Beni dhe rreqeli" (1970 - 1971), kėnduar bashkė me Myfarete Laze, "Vėllai aksionist" (1970 - 1971) etj.
Rriku, ishte njė ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė shkollės me notėn 10. Gjithmonė ia ulte mesataren "fiskultura" me notėn 9. Ka marrė pjesė nė tė gjitha konkurset artistike mes shkollave 8 - vjeēare.
Nė Koncertet Variete, tė organizuara nga Klubi i Rinisė, kur ishte nė klasė tė 7 - tė, do tė interpretojė kėngėn "Palma cubana", sėbashku me Ikbal Spahinė. Publiku e ka kthyer 7 herė, pėr tė ripėrsėritur kėngėn.

Ky ishte njė mesazh therės pėr kohėn. Njė muaj mbas, nė njė koncert tjetėr, iu kėrkua tė kėndojė disa kėngė spanjolle e franceze, mbasi publiku e kishte mirėpritur dhe duatrokitur gjatė. Ai interpretoi kėngėt: "Violin cigano", "Caminito", "Caper tua" etj. Nata e parė e koncertit ishte e jashtėzakonshme, me duartrokitje frenetike, ndėrsa e dyta… s'u bė kurrė!!!
Ndodhi ajo qė pritej herėt ose vonė. Ishte koha, kur dėnohen pėr "veprimtari armiqsore" grupi i liberalit Fadil Paērami, Todi Lubonja etj., sepse shenjat e europianizimit tė letėrsisė e muzikės, kishin sjellė alarmin nė qarqet e boss - ėve tė kupolės hermetike komuniste.

Frederiku, kujton muzikantin Nard Bushati, udheheqės dhe ideator koncertesh, i cili, ishte thirrė urgjentisht nė Tiranė, pėr t'iu tėrhequr veretje, sepse kishte lejuar vogėlushin tė kėndonte kėngė spanjolle. Fryma e koncerteve ishte perėndimorė. Pėr ideologjisė e dallkaukėve me banda komuniste, dikush duhet bėrė kurban, duke i shtirė frikėn pjesės tjetėr, qė merreshin me art e muzikė…

Frederik Ndoci

Instrumentisti

Ai do tė ndėrpresė daljen nė skenė si kėngėtar e merret me artin dramatik si aktor e instrumentist me orkestėr. Mėsimi i instrumenteve, i merrte kohėn e mirė tė ditės nė shkollė e shtėpi. Ishte pikėrisht periudha kritike, kur kėngėtarit i ndėrrohet zėri e ndodh pjekuria. Pėr te ishte e dėmshme tė kėndonte, mbasi kordat e zėrit mund tė pjekėn shtrembėr e vokali mund tė mbesė i kufizuar.

Kėtu u njoh me instrumentet muzikor. Nė bankat e shkollės, vjelė edukatė pėr kulturė tė pėrgjithshme. Nė Liceun Artistik "Prenk Jakova" nė Shkodėr pėr 4 vjet, krahas studimit teorik mjaft tė thellė, mbi artin klasik botėror e shqiptar njihet me kryeveprat e muzikės botėrore, duke u pėrpjekur tė jetė vetė sa mė pranė tyre. Ai merret me veglėn e frymės oboe dhe ushtron veglat sekondare: piano, kitarrė, fizarmonikė etj.

Pėr 5 vjet, mori pjesė nė Orkestrėn Filarmonike tė Shkodrės e Orkestrėn Teatrin "Migjeni". Pėr tė ndihmuar ekonominė familjare e patur ndonjė para ekstra, filloi krijimin e grupeve muzikore (orkestrat e vallzimit), duke argėtuar tė rinjtė nėpėr mbrėmjet e vallzimit, nė shkollat e mesme e Insitutin (sot Universitetin) e Shkodrės.

Filloi aktiviteti i dasmave, gjė qė ndikoi mjaft nė pasurimin dhe mbėshtetjen e tij mė pas nė muzikės sė kultivuar popullore qytetare shkodrane. Pėr te ndryshon bota brendshme shpirtėrore. Fillojnė tė zgjohen dėshirat rinore pėr muzikė e art. Tashmė nis udhėn e saj krijimtaria…
Artisti, nuk ėshtė si subjekt, por edhe objekt. Muzika, ėshtė mė tepėr pasuri e njė ndjenjė tė brendshme sesa tingujt qė dėgjojnė njerėzit, duke u futur nė botėn shpirtėrore tė debutuesit e atij, qė e dėgjon me andje interpretimin e tij.

Liberali

E kam ndjekur gjithnjė me dashamirėsi artistin Frederik Ndoci vite mė parė, sikurse tingujt muzikės klasike me perlat kristiane, tė kėnduar nga Gjokė Vata "Krenaria e Qytetit" (2001), mbas rihapjes sė kishave nė Shkodėr nė vitet '90 pranė vorrezave tė Rėmajit.

Ndikim e gjurmė nė kulturėn e Rrikut adoloshent, ka lėnė muzika italiane "Canconissima", qė shfaqeshin ēdo javė nė RAI, Festivalet e "Sanremo"- s, qė mbahen nė qytetin e luleve.

Ai flet me shumė respekt, pėr "Beatles", Ray Charles, Tom Johnes, Little Richard, Elvis Presley, grupet e ndryshme, si: "Duran - Duran", "Queen", "Genesis", "Pooh Kamaleonti", "Bonyem", muzikėn e lehtė moderne jugosllave, etj.

Kėnga e muzika jonė nė trevat shqiptare, jashtė Shqipėrisė dukeshin mjaft tė zbehta e diletante, por Nexhmie Pagarusha, hante bukė veē. Ai ēuditej me "lirinė", qė kishin shqiptaret jashtė shtetit burg nė vendin e shqiponjave. Nė fakt, "liria" e tyre, ishte nė fe e art, por jo nė politikė. Ato kishin shumė tė "drejta". E drejta e shpirtit tė identitetit, qė ishte valėvitja e lirė e flamurit nacional, nuk ekzistonte.

Pra si andej si kėndej (shtetit amė), Zoti, kishte vėnė xhelatė. Meqenėse Shqipėria, ishte e izoluar nė fushėn e artit etj., e vetmja dritare ose mundėsi, pėr tė parė e dėgjuar muzikėn perėndimore kontemporane, ishin stacionet ish - jugosllave e italiane. Orkestrantėt jugosllavė, kishin njė hap cilėsorė, mbasi kishin studiuar nė ShBA.

Ai kujton: "Nė ēdo darkė familjare (fis i madh), festat fetare, dita e emnit tė babės (Shėn Kollit), ditėlindje, takime me shokė, kėndonim kėngėt qė na linin mbresa. Mė vonė krijuam "serenatat", ku, i kėndonim dashurisė, miqėsisė, vajzave, luleve etj. Nė kėto mbrėmje kėndoja me kitarre kėngė, qė i dinin tė gjithė miqtė, duke mos harruar edhe ēiftelinė pėr argėtim. Kėngėt popullore, zinin njė pjesė tė mirė tė repertorit tė improvizuar. Kur e njeh muzikėn e popullit tėnd, e ke tė lehtė pėr tė mbėrritur tek muzika e lehtė. Nėse dikush nuk e njeh muzikėn e tabanit popullor, ka gjasa tė imitojė njė rrymė ose kėngėtar tjetėr. Ai nuk ėshtė original dhe nuk jeton gjatė. Kjo ėshtė e provuar tek autorėt botėrorė, qė kanė shkruar muzikėn klasike.

P.sh. Giuseppe Verdi, ka njohur me detaj muzikėn e popullit tė vet. Ai ka arritur tė na dhurojė perla ose kryevepra tė muzikės klasike tė papėrsėritshme. Kėshtu mund tė them pėr muzikant tė njohur, si: Rossini, Bellini, Bethovenin, Haynden, List, Shtraus, Ēajkovski, Bach, Grieg, etj. Kur kėrkon t'i heqėsh identitetin njė popullli, vepro nė kėtė mėnyrė, merr muzikėn e huaj, shqipėro tekstin dhe rezultati del vetė pa shumė koment.

Me kėtė etje tė madhe diletantėsh, mbas 10 - 15 vjetėve, do tė na marrė malli tė dėgjojmė muzikė autentike shqipe. Kėshtu Festivali Foklorik, do tė quhet si Festivali i Dinosaurėve. Brezat qė do tė vijnė do tė pyesin pėr pasaportėn e muzikės "origjinale".
Sot pjesa mė e madhe e krijimtarisė sė "re" muzikore, qė kėndohet nė Shqipėri ėshtė e huazuar ose e thėnė mė kjartė po ndodh plagjiatura, me tekst tė pėrkthyer me muzikė e dance origjinal tė vjedhur. Duhet pasur parasysh, se 5 shekuj tė okupimit turk, kanė lėnė gjurmė e ndikim oriental nė fe, muzikė, kulturė etj. Kritikėt e pėrkushtuar tė artit e muzikės ēirren e bėrtasin, por kush ua vė veshin, ndėrsa miopet nė fuqi e mbyllin njėrin sy."

Vdekjet e artistit

Si vdes njė artist!? Atėherė aktori i vogėl sapo kishte filluar klasėn e 8 - tė. Vdekja e parė, u shfaq nė kinoprovat, pėr xhirimin e njė filmi shqiptar: "Nga fundi i errėsirės" (1973). Rriku fiton kinoprovėn nė Kinostudion "Shqipėria e Re" (Tiranė), ku nga 100 pikė mori 96. Mė afėr tij ishte "aktori", i cili, arriti deri nė kuotėn 51 pikė. Konkurentit tė afėrt, iu besua roli, sepse prindėrit e tij punonin nė dikasteret mė tė larta. "Komisarėt" e Kinostudios, nuk vonuan e filluan tė punojnė, pėr tė bindur aktorin "humbės", si i pėrshtatshme pėr rolin.

E dini vetė biografia

Rriku, detyrohet tė braktisė instrumentin e oboe - s, mbasi mundėsitė, pėr tė pranuar oboistėt tė aftė ishin shumė tė kufizuara. Nga 10 oboist konkurentė, qė vinin me krahė tė ngrohtė, ishin tė sigurtė, se njeri prej tyre do tė fitonte. Komisioni shikonte cilėsinė e letrave, se kush prej konkurentėve i kishte prindėrit nė piramidėn e forumeve mė tė lartė tė diktaturės. Ishte koha e ditėve tė tyre, sepse kishin ngulur "gozhda me krye" pėr proletariatin...
Artisti vinte i konsoliduar muzikalisht, me njė botė tė thellė shpirtėrore e vokal tė pjekur. E ndjera Violeta Deda, me njė dashamirėsi si dinte ajo, i tha: "Rrik! Tė ka falė Zoti njė fuqi hipnoteze dhe magjie nė art! Unė jam e mendimit, qė tė provosh njė konkurim nė Artin Dramatik". Unė tė ndihmoj sa tė mundem.

Kėshtu filloi puna me materialet pėr konkurs. Frederiku, i vetmi shkodran fiton me vizė tė kuqe, pėrballė 25 tė tjerėve. Para se tė nisej pėr nė Universitet, babai i tij Kola, i thotė: "A tė kujtohet mėsimi i shkollės sime si ndihmėsmurator. Kur tė dukesha si xhelat nė punė. Jo kot u solla ashtu. Unė kisha aq mundėsi financiare, sa tė mos mundoja trupin tėnd tė njomė, kur njė ditė papritur mė the, se nuk doje tė vazhdoje studimet. Piktura e tė ardhmes tėnde ishte negative, po tė mos pėrdorja njė strategji, qė tė vije me mua pėr tė treguar se ē'ishte puna? Kur baba yt, ėshtė aq i ashpėr e kėrkues pėr punėn, qė ta bėsh sa mė mirė, po ai tjetri nesėr, qė do tė kesh gjithė jetėn nė punė si do tė trajtojė!? Nėse nuk vazhdon, shkolla e ndėrtimit tė pret, s'ka rrugė tjetėr. Sot t'i i ke tė gjitha mundėsitė, pėr tė qenė i pari. Mos na ēo mundin kot."

Rriku, vijon konservatorin nė Artin Dramatik. Mbas pak grupi muzikor "Na bashkoj kanga popullore" (N.B.K.P.), njė grup tė rinjsh, i propozojnė tė marrė pjesė me ta, meqenėse ishte i kompletuar si muzikant e vokalist. Ai pranon ofertėn, e del nė skenė me orkestrantėt: Nimet Salabegu, Fatmir Fani, Nikolin Miraj, Mark Matathia, Filip Thana, Pirro Pano, Agim Duron, Sazan Binjaku, Aleksandėr Paloli. Ata ishin 10 vetė, me pėrkusion qyp, dajre, kitarrė e mandolinė dhe interpretonin kėngė popullore qytetare, arbėreshe, korēare, serenata shkodrane e korēare etj.

Njė ditė pranė grupit vjen njė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Arsimit dhe Kulturės, i cili, sjellė lajmin e keq: "Ju Frederik, Filip, Fatmir, Nikolin dhe Pirro, nuk do tė merrni pjesė aksionin e madh nderkombėtar. Pėr njė aktivitet tė rėndėsishėm politik, jashtė shtetit."
Arsyeja: "E pyeta pėrsonin, se ēfarė kemi bėrė ne, qė nuk duhet tė shkojmė jashtė shtetit!? Dhe pėrgjigjja e tij ishte troē: "E dini vetė, seē keni njė latė tė hequr nė biografi…"

Vdekja III

Rriku ende vijonte studimet shoqėruar me peripeci nė Artin Dramatik nė Tiranė. Komisarėt e Istitutit tė Lartė tė Arteve (I.L.A.), nuk e kishin shumė me qejf grupin N.B.K.P. Po ēfarė tė bėnin!? E kishte nė "qejf" Komisariati i Komitetit tė Partisė Tiranė (K.P.T.). Filloi pingpongu kinez mes I.L.A. e K.P.

Viktimėn (Frederik) nuk kishin ku t'a kapnin, mbasi nė lėndėt profesionale ishte as - i. E ngelėn nė lėndėn histori e P.P.Sh., provim tė cilin e mori nė vjeshtė. Nė vitin e dytė, e rrėzojnė nė ekonominė socialiste, duke i humbet vitin e dytė.
Pra, po fitonin komisarėt e I.L.A - sė. Pjesėmarrja me grupin e ri artistik, ishte mjaft e vėshtirė, sepse kishte turne tė ngjeshur nėpėr Shqipėri. Mė shumė mundime, pa bursė shteti (bursė familjare), nėnės sė tij, iu desht sa e sa herė tė shiste gjak, pėr tė dėrguar paratė, nė fillim tė ēdo muaji, pėr tė cilėn, djali nuk dinte asgjė.

Mė kujtohet, - thotė artisti me origjinė familjare punėtorė tė thjeshtė (nėn nivelin mesatar), po i pėrgjigjesha mjaft rrjedhshėm tezės, qė mė kishte rėnė nė provimin e materializmit dialektik e historik, ku, ish Dekani, vjen papritur e i shtohet Komisionit. Ai, me njė tė qeshur cinike kėrcėnon: "T'i do tė pėrsėritėsh vitin, dhe po vazhdove tė kėndosh me grupin, nuk do t'a marrėsh diplomėn kurrė!!!".
Supėrstari rikujton: "Faslli Luarasi ishte pro, kurse Xh.M., refuzoi e nuk vuri firmė nė librezėn e notave, tė cilėn, e ruan nėna ime.

Njė vit shkollor, i kushtonte ēdo familjeje afro 40 mijė lekė tė vjetra. Mbas disa dekadash, Zoti sjell nė shtėpinė, ku, jetonin prindėrit e mi nė Gjermani ish - Dekanin. Imagjinoni, nėna ime i shtron njė darkė, kuptohet kurbeti, tė bollekshme. "A.P.", e pėrgėzon nėnėn e Ritės dhe Julit me fjalėt: "Tė lumshin duart! Nėna e artistėve Rita e Juli"… Nana me buzė nė gaz, i thotė falėminderit e shton: "Mos harro zotni Professor, se jam edhe nana e Frederikut"… Ai, ul kokėn tek tavolina e ka kjarė pėr minuta tė tėra. Tashti e ndjente dhimbjen nė demokraci. Me njė larje duarsh: "Ishin kohė tjera!", donte tė mbyllte thesin.

Nana argumentoi: "Sot ka kenė ma e randė pėr mu, me pregatit sot drekėn sesa pėr ju asokohe, me ngelė nė klasė, pa tė drejtė (pėr kuj) njė femijė punėtori. Unė jam shqiptare, pastaj e krishtenė, e nuk mundem pėrveē, se me falė e me harru".
Ai kishte shkue pėr arsye shėndetėsore nė Gjermani. Fėmija i tij i vetėm, kishte nevojė tė jashtėzakonshme. Shkoi dhe gjeti prindėrit e viktimės, pėr tė ndihmuar jetėn e femijės sė tij. Si e bjen Zoti punėn!?"

Mbas shumė peripecive nė I.L.A., nė prag tė mbarimit, Rrikut, gjysma e ditės i shkonte, duke bėrė luftė me komisarėt e shkollės, ndėrsa pjesa tjetėr, kompensohej me duartrokitje e dashuri prej spektatorėve, kur debutonte nė grupin "N.B.K.P". Ai luante me vegla muzikore e kėndonte me artistėt: Irma Libohova, Valdete Hoxha, Ziliha Sina etj.

Frederiku, ėshtė Agjent i CIA-s…

Njė "suprizė" e papritur, e shqetėson shpirtin e brishtė tė talentit dhe pėrfundon orvatjet tashmė 3 - vjeēare tė komisarėve tė ILA-sė. I kishte ardhur radha tė goditej jeta private e artistit. Pėrmes njė plani tė detajuar, arrijnė qė tė pėrfitojnė nga vrullet rinore e mosmarrėveshjet mė intime tė jetės private.
Nė mes tė vitit 1983, disa ish pėrsona tė njohur, kishin hartuar njė letėr anonim nė tre kopje: njė pėr K.P. Tiranė, Organizatėn e Partisė nė Insitutin e Arteve dhe pėr Teatrin e Operės dhe Baletit (T.O.B.), pėrmbajtja e sė cilave, ishte: "Armik i popullit, spiun i KGB - sė, CIA, UDB - sė, Vatikanit, sepse gjatė gjithė kohės flet pėr fenė dhe Krishtin kundėr rregjimit, Enver Hoxhės etj…". Letra mbante emrin dhe firmėn e X - t.

Pėrfundimi ishte i kjartė. Kjo letėr, ishte e njėjtė me ato shprehje bajate standarte, me tė cilat, u dėnuan shumė njerėz tė pafajshėm nė Shqipėri… "Ē'ke bėrė mo i uruar!", - i tha Thimi Suli, ish n/Drejtori i T.O.B. "Shko e gėnjeje atė ish tėnden, se do pėrfundosh keq. Janė familje komunistash ata, tė bėjnė gjėmėn dhe do tė tė djegin si Xhordano Brunon".
Artisti i ri, u ndodh i braktisur nga tė gjithė. Kush guxonte t'i rrinte pranė, pėrveē Zotit e familjes, kur diskutoheshin probleme tė tilla. "Njeriu i mirė njihet nė ditė tė vėshtira." Sa vend zė mes shqiptarėve, shprehja qė e dimė tė gjithė!?. Pak ose aspak!!!… Por nė Shqipėri, pas viteve '90, tė gjithė u bėnė tė mirė (tė afėrt) brenda njė dite!!! Ishte e vėshtirė tė dalloje Engjėllin nga Djalli, sepse ky i fundit, kishte veshur fustanin e nusėrisė…

Ditėn e parė, u thirr nė hetuesi nga punonjėsi i Drejtorisė sė P.B. tė Tiranės. Fundi ishte i kjartė. Tashmė "armiku" dhėndėr, do tė pėrballej me Nenin 55, qė nėnkuptonte "…Agjitacion e Propagandė pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri…". Vendimi i dėnimit mban datėn 4 gusht 1983...
Njerėzit "dashamirė", kishin pėrfituar nga njohja e jetės private dhe pėrpiluan letrėn anonime kundėr artistit, nė shenjė hakmarrje pėr ish tė fejuaren "D".

Ndonėse e hidhur, ai e rrėfen historinė: "Tė gjitha letrat, ishin pėrpiluar nė emer tė ish - fejuares time. Letrat shkuan nė Drejtorinė e Brendshme, e cila, i pėrcolli ato menjėherė nė gjyq. U dėnova penalisht, gjė qė ishte krejt e lehtė. Nuk kishte aspak rėndėsi dėnimi penal, sesa ai moral. M'u hoqėn tė gjitha materialet nga televizioni, qė kisha bėrė me mund e djersė. Kisha gati tė inēizuar mbi 60 kėngė, me grupin "N.B.K.P.", kisha fituar ēmim dekade tė Klasit II - tė. Midis tyre kishte kėngė solo e duete." Ēfarė i mbetet pemės, kur ia shkulin rrėnjėt!?

Ai shton: "Sot pas kaq vitesh, konkluzioni im ėshtė, se ky dėnim, vinte gjoja si masė ndėshkimi fill pas Koncerteve tė Dekadave tė Majit tė vitit 1982. Unė debutova me kėngėn: "Kjo Kosova ka adet nga njė pashė me mbyt pėrvjet". Kėnga u zgjoll nė koncertin qeveritar. Na thanė, se do tė asistonte edhe ai. Impenjimi ishte shumė serioz, sepse kisha fituar ēmim dekade. Erdhi dita e koncertit, ora, minuti, kisha firuar gati 15 kg. Dola nė skenė dhe sytė nė mėnyrė hipnotizuese shkuan tek lozha, ku, koka e tij binte menjėherė nė sy.

Mbasi mbaroi kėnga, ai u ngrit nė kėmbė. Kuptohet, salla si tė ishte e pėrbėrė prej atletėve olimpikė u ngritėn si me sustė. Ai bėri me grusht… d.m.th. pėr vėllezėrit kosovarė, qė i kishte lėnė dhuratė nė dorė tė kasapit. Unė po ashtu ngrita dorėn, nė formė grushti si ai. E ai prap me grusht e unė sėrisht me grusht... More po ai prap me grusht, kur dėgjova nga prapa perdės: "Ule grushtin poshtė more qelbanik!" Kur dola mė rrethuan komisarkuqėt e vegjėl, e me klithma gati sa s'mė mbytėn. "Kush tė tha, t'a ngrejsh grushtin ty more majmun!?" Qe pra, i thashė, ju vetė po pyesni majmunin, pse imiton tė tjerėt!? E pranoj, qė jam majmun dhe e ngrita grushtin edhe unė nja tre herė. Por gjithmonė pas tij."

Incidenti vinte mbas demostratave masive tė vėllezėrve kosovarė tė vitit 1981. Mė pas kėnga, kėrkohej ēdo natė nė Radio e TV. Duket se dikush nga Beogradi i tėrhoqi veshin bashkėpuntorėve tė Tiranės zyrtare. Ata filluan tė mendonin eleminimin tim, nėpėrmjet saj asgjėsonin edhe kėngėn. Diktaturės asokohe, i interesonte qė tė nxirrte armik artistin, qė interpretonte e jo kėngėn qė e shqetėsonte… Kjo ėshtė njėjtė me At Gjergj Fishtėn, ku, u dėnua "Poeti Nacional", e pėrmes saj, u varros edhe kryevepra "Lahuta e Malcis"…"

Vdekja IV

Artistin e dėrguan mbas dėnimit nė njė vatėr kulture nė Burrel. Ai, pėr herė tė parė do tė mendonte arratisjen, ku, sytė dhe trupin t'a drejtonte andej nga perėndonte Dielli, duke gjetur shtegun pėr t'u zhdukur nga "lumturia".
Mirėpo ē'bėnte Partia njė vėlla t'a pushkatonte, e tjetrin e propozonte pėr kandidat partie. Ai u dėnua, Rita filloi tė lulėzojė nė skenė. Ajo u bė njė nga humoristet e imitueset mė tė mira tė vendit. Artisti mendonte pėr familjen e tij. Sa fund tė keq do tė kishin, sikur tė realizohej ankthi qė e brente sapo fikte dritėn e dhomės. Kur zbardhte dita e re, keqardhja pėr prindėrit e mbulonte e i prishte vendimin e pjekur...

Por Zoti e miqėsia, e shpėtoi nga aventura e rrezikshme. Tashti pjesėtarėt e tjerė tė familjes Ndoci, nuk do tė internoheshin. Atij i vjen ish autoria e letrės e i thotė: "Ke ca valixhe me plaēka kėtu". Ajo mbasi e merr vesh gjoja arėsyen e dėnimit, betohet se: "Unė kurrė nuk kam shkruar ndonjė letėr!"

Artisti nxitoi pėr nė Tiranė t'a takonte dhe vėrtetonte fjalėt. "D"- ja nuk pėrtoi tė pohonte ato qė tha, e sėbashku shkuan nė K.P., ku, pėrgenjėshtroi letrėn. Ata i thanė, se: "Letra ėshtė shkruar nga maqina e shkrimit qė keni nė shtėpinė tuaj" Kur i sollėn letrėn, e i thanė, nėse ishte firma e saj, ajo tha: "Po, mė kujtohet, kur kam firmosur njė letėr tė bardhė, pasi m'u kėrkua nga vėllai e babai." "T'i jepen gjyqit, ato qė e kanė shkruar. Kemi marrė nė qafė njė njeri tė pafajshėm!", - shtoi sekretari.

Kjo ishte fitore e iluzion pėr artistin. Njeriu, qė e varrosi me urretje, po i dilte zot kėshtu! Rriku tregon: "Sa kristian tė dobėt jemi!!! Ndjeva keqardhje pėr tė. Mė tha, se do tė ndėrpresė studimet e nuk i bėhej tė shkojė nė shtėpi, tek ato njerėz qė i kanė prishur jetėn." Sipas saj, ai ishte dėnuar pėr ēėshtje politike e morale.
Nė moment, harroi vuajtjet, lotėt e i tha: "Bėj si tė duash". Atij iu dha transferimi nė Shkodėr. Mbas njė muaji, e emėruan nė Estradėn e Shkodrės. Ishte njė ambient i ri. Ai nuk e njihte mjedisin artistik, qė gėzonte njė emėr tė madh.
Gjatė vitit tė parė, punon shumė dhe dallohet nė takimin e estradave profesionale. Tė gjitha gazetat e kohės shkruajnė mjaft fjalė tė mira pėr artistin e ri.

Ai i falėnderonte Zotin nė heshtje, pėr tė mirėn qė i kishte dhuruar. Tipe e natyra tė ndryshme, gjendeshin nė Estradė. Atij, iu desht tė bėnte punėn me heshtje dhe tė kalitet me njė tip tjetėr komisarėsh. Falė Zotit, ata nuk ishin me nivel tė lartė intelekti.
Atė vit nė dhjetor aktorėt e Shkodrės, do tė bėnin rregjistrimet pėr natėn e Vitit tė Ri. Udhėheqėsit artistik tė RTVSh etj., sapo shohin fytyrėn e Frederikut, i drejtohen direkt me arrogancė: "Kush tė ka lejuar ty tė futėsh kėmbėt nė TV. Ti duhet tė dalėsh menjėherė jashtė nga RTVSh. Ēfarė pret, lėviz, shpejt, shpejt!"

Letra e vendimeve tė Komitetit tė Partisė, kundėr artistave pėr Frederikun ishte shumė e freskėt, nė turrėn e letrave pėr tė mos shkelur nė TVSh. Shumė e madhe ishte dosja e artistave tė dėnuar si: Sherif Merdani, Franēesk Radi, Justina Alia, Alida Hisku, Besnik Taraneshi, Zija Saraēi, e qindra tė tjerė.
Artisti i ri shqetėsohet shumė, por nuk shprehet dhe ruan gjakftohtėsinė. Me humor, ishte e pamundur t'a kalojė "keqkuptimin". Vendosmėrisht drejtuesit politikė nė RTVSh, kėmbėngulin, qė Shkodra kėtė vit, s'do tė ketė asnjė shfaqje tė rregjistruar pėr natėn e Vitit tė Ri ose tė zevendėsohet Frederik Ndoci!?

Pjesėtarėt e grupit, gjenden para njė situate tė papritur. Si duhet zgjidhur problemi i zmadhuar artificialisht!? Shkurt… Rriku, nuk ėshtė fytyrė, qė duhet tė dalė nė televizion. Ata urdhėruan qė t'i kthente dietat e tė rikthehet nė Shkodėr me tren!…
"Ka qenė njė kohė kur fillova me "sabotu". Pėr herė tė parė fillova me fut nė Teatėr lojėn e shahut. Dhe aktorėt harronin materialet (kishte raste qė partneri priste me minuta tė tėra nė skenė partnerin tjetėr, i cili, ishte habitur pas lojės sė shahut) e merreshin mbas kampionatit tė shahut, ku, nė ambientet artistike ekzistonin 25 kuti shahu…", kujton me humor artisti.

Phoenix

Edhe midis artistėve, regjizorėve nė Shkodėr e Tiranė kishte njerėz dashamirė tė artit, qė nuk ishin strikt porosive tė debatikasve politik. Kėto liberalė, pas shumė viteve, kanė tė njėjtin karakter tė tėrhequr nga jeta e zhurmshme e publicitetit nė media e televizion. Ata sodisin me gjakftohtėsi, ish - pseudoartistėt telpėrdredhur, servilėve tė boss - ėve tė pushtetit tė dikurshėm. Ish debatikasit, sot "demokratė", mbajnė ende me krenari "pllakėn monument i kulture, mbrohet nga shteti" dhe dėrgoheshin me dieta pėr tė vijuar shkollėn jashtė shtetit. Dietat astronomike paguheshin nga skllevėrit varfanjakė punėtorė.

Me mediokritetin e trashėguar pa asnjė turp, marrin poza si flamurtarė tė vonuar tė sė resė. Ishin kėta "tė rinj revolucionarė", qė si bandė e kuqe kishin dėnuar me vdekje artin e kulturėn perėndimore, ku, viktimė ishte kantautori shkodran. Fillon njė pėrsekutim i ri. "Armiku", s'duhet lėnė tė livadhiste shumė. Erdhi urdhėri suprem: "Tė dėrgohet menjėherė nė prodhim". Alibia (shkaku) krijohet lehtė artificialisht ose ishte e gatshme nė tryezat e boss - ėve tė sė keqes, qė mbanin shtetin e kuq tė dhunės pėrmes metodave tė survejimeve. Dhe pasojat ishin pėrpiluar e dekretuar tashma…

Artisti, dėnohet nga organizata e partisė nė ish "Fabrikėn" e Tullave nė Shkodėr pėr 6 muaj. Kėtu ishte hapur dega e internimeve. Puna ishte me mėditje sikurse nė shek. XII. Gjithēka (procesi i punės) bėhej me dorė, pa asnjė kusht higjene, mbrojtje e sigurimeve sociale. Ky ishte njė kamp i ri i vdekjes me hap tė pėrshpejtuar…
Nuk e don TV - ja, ndėrsa Kinostudioja po, i afron kinoprova, tė cilat, pa problem, i fiton falė talentit tė lindur. "Shokėt" e estradės xhelozė, e dėnojnė. "Dashuria", pėr tė riun bashkėqytetar kishte dalė sheshit.

Frederiku, fillon tė debutojė nė kinematografi me shtatė filma. Ai ka luajtur role kryesore dhe dytėsore nė filmat "Nė ēdo stinė" (1982) me rregjizor V. Gjikėn, "Dasma e shtyrė" (1984) e M. Tapallajt, "Fundi i njė gjakmarrje" (1983) me rregjizor R. Ljarja, "Kur hapen dyert e jetės" (1986) me rregjizor R. Ljarja, "Flutura nė kabinėn time" (1987) me rregjizor V. Prifti, "Edhe ashtu edhe kėshtu" (1989, kinokomedi) me rregjizor B. Kapexhiu. Emri i tij, do tė hyjė nė librin e historik tė aktorėve mė tė suksesshėm tė Kinostudios. (Shih nė librin e Abaz Hoxhės - "Arti i 7 - tė nė Shqipėri", Tiranė, 1999).

Ai ia var pak punės nė Estradė. Do t'a shohim, se artisti ka mė shumė interes pėr rolet nė ndonjė film. Dėnimi i dytė (nga organizata e partisė), do tė vijė menjėherė. Ai vonohet 3 ditė mė shumė nga leja, qė i kishte dhėnė drejtoria pėr dublime (zėri me figurėn). Edhe pse kur u kthye solli me vehte letrėn e firmosur nga zv/drejtori i Kinostudios, ku, vertetonte, se: "Frederiku mbaroi mbrėmė dublimet". Ata nuk donin t'ia dinin, se ishin "vetė Ligji e vetė Maliqi."
Nė prodhimin primitiv tė tullave edhe njė herė, por vetėm dy ditė mbasi drejtori Kel Rreshpja (mjaft kurajoz) me keqardhje, i thotė Frederikut:

"- A kanė luajt mendsh ata!? Rrik, je i lirė pėr 6 muaj, shko ku tė duash. Mė fal, se para nuk tė paguaj, por je i lirė". Kjo botė ka edhe njerėz tė mirė.
Sapo rikthehet ne Estradė, tjetėr sulm. Tani strategjia e tyre, arrin kulmin. Ēdo ditė tė hėne nė mėngjez, ai thirrej nė Komitet Partisė sė Rrethit (K.P.R.) duke e kėrcėnuar, se do t'i vinte prangat, nėse kėndonte ndėr dasma muzikė tė huaj. Ishte kėrcėnuar tė mos kėndonte as kėngėt e huaja, qė jepte Radio "Tirana". "Tirana ka politikė tjetėr", i thanė, "ndėrsa ne tjetėr politikė!"

Pas pak kohėsh nė njė mbrėmje me "Peco grosso", i propozohet tė kėndojė njė kėngė e bukur nga ato qė dinte ai. "Jo s'mundem, me fusin ne burg", i pėrgjigjet artisti, duke shtuar, se "S'mė lejohet, as edhe kėngėt qė jep Radio Tirana. S'i bėj dot, mbasi Tirana ka politikė tjetėr, e ne si artistė shkodran kemi tjetėr politė mė tha shoku…". Pasi qeshėn me cinizėm, i bėnė me shenjė tė kėndonte pa frikė tė gjitha llojet e muzikės botėrore. Ai kėndoi i lirė deri nė orėt e para tė mėngjezit.
Tė nesėrmen sh…, e thėrret nė zyrė si zakonisht. Kėtė rradhė, me pupla tė lagura, i drejtohet: "Unė kam dashur, tė mos lodhesh me kėngė tė huaja, se janė tė vėshtira, e kam frikė se tė dėmtojnė vokalin. Unė pėr tė mirėn tėndė e kam."

"Nigjo ti Frederik:
Nuk prishet partia me njė MUT si ti"

Mbas disa ditėsh, njė aktor i propozon nė emėr tė organizatės sė partisė (e cila, kishte marrė dy vendime dėnimi pėr Rrikun) pėr t'u pranuar kandidat partie.
Pas disa ditėsh aktori i ktheu pėrgjigje: "Nuk e meritoj tė hyj nė parti, se jam shumė i padisiplinuar e pastaj partia prishet sapo tė hyj unė. Vetėm pas njė muaji, ju do tė bėni mbledhje me orė tė tėra, qė tė mė perjashtoni prapė!" Pėrgjigja e tij ishte "Ashtu ė!? Do t'a shohim nesėr!"

Tė nesėrmen, bėhet mbledhje qė nė mėngjez. Njė i dėrguar i K.P. dhe dy policė tė Degės sė Punėve tė Bredshme (Sigurimi), ishin tė pranishėm nė sallėn e madhe, ku, mbas dy minutash merret vesh tema. "Njė artist, refuzon njė ditė mė parė hyrjen nė parti."
Artisti rikujton: "Rrik thashė, erdhi edhe njė herė koha e prangave. Megjithėse kishte rėnė Muri i Berlinit, kishte akoma propozime tė tilla nga komisarėt tanė. Por shansi i madh, mė deshti Zoti kaq shumė. Mbasi foli aktori, nė fund e mbylli me fjalėt: "Nigjo ti Frederik: Nuk prishet partia me njė MUT si ti". Unė qėndrova gjakftoftė, megjithėse i derguari kishte ardhur me mission tė paracaktuar. Ishte aktori, qė mė ndihmoi. Kur m'u dha fjala, fola vetėm kėshtu: Unė e kam ditur veten tamam ashtu siē tha ai. Por meqenėse, e dua partinė me shumė se ai, i thashė, se nuk hyj. Ndėrsa ai, qė pretendon, se e don fort: Pse ka dashtė me i fut njė MUT partisė suaj!?"
Tonin Ujka, u ngrit nė kėmbė me tė qeshur dhe tha: "No comment!"

Incidente nė skena
tė ndryshme tė Shqipėrisė

Nė njė koncert turne nė Vlorė, Frederiku po kėndonte "Give me hop Johana". Njė vajzė gjimnaziste kalon nga salla nė skenė. Artisti me vajzėn bukuroshe fillon kėrcejnė njė break dance. Adolishentja, ishte jashtėzakonisht e zhdėrvjedhet e mjaf preēize nė lėvizjet. Bukur!

Ai i entuziasmuar sėrisht rifilloj tė kėrcejė me tė. Nė kėtė kohė, drejtuesi i orkestrės papritur ndalon orkestrėn e kėngėn nė mes. Ishte koha e vitėve '90. Kantautori i ofenduar nė sekond, me njė veprim shumė tė zgjuar, hap kapakun e njė pianoje nė skenė dhe vazhdoj kėngėn. Drejtuesi sėrish i xhindosur mbyll kapakun e pianos dhe i zė gishtėrinjtė kantautorit. E gjithė salla fillon fishkėllimat me thirrjet vlonjatėshe motėr q...
Artisti, rrėmbej kitarren eletrike nga duart e Ylli Drishtit dhe filloj "Uab-bab-a-lu-bab-ba-ba-kan-bloom-tutti frutti". Drejtuesi i shkretė, e kishte humbur fare, tek vraponte pas Rrikut nėpėr skenė, qė t'i hiqte fishen (kordonin) e kitarres. Partiaku, donte tė tregonte, se komisarėt e errėsirės "qimen e ndryshojnė, por zakonin s'e harrojnė".

Imagjinoni, mbyllet perdja, ndėrsa salla thėrriste motėr q… o l... Nė darkė, asokohe u bė njė mbledhje e organizatės sė partisė. Ata propozojnė pėrjashtim nga puna, pa tė drejtė kthimi. Motivi ishte…!!!
Por artisti i vetėdijshėm nė veprimet e tij, thotė: "Ju do tė mė hani me nder m…" Tė nesėrmen vjen njė instruktor nga K.P. Vlorė e i tėrheq vėrejtje, pėr aktin e keq, qė kishte bėrė drejtuesi. Frederiku, nuk kishte bėrė asgjė shqetėsuese. Populli vijonte tė kishte tė njėjtėn simpati pėr tė.

Korēė

Ishte sėbashku me motrat Rita dhe Juli nė njė turne nė Korēė. Ata jepnin tre shfaqje nė ditė. Pas dy ditėsh ndalohet shfaqja. Hiqen reklamat artistike tė orės 7. Populli qė kishte zėnė radhėn pėr bileta, qė me natė, i indinjuar ofendon, nė adresėn e artistėve, duke thėnė: "Ēfarė u kemi bre ne atyre qė duan tė kthehen!?"
Frederiku, del nė pizhame nga hoteli, ku, ishte akomoduar e i thotė, se nuk ėshtė e vėrtetė, qė ne duam tė kthehemi. Edhe nėse nuk duan ata, ne jemi gati tė bėjmė koncertin falas, nė mes tė sheshit, deri sa kordat vokale tė mė copėtohen. Por ėshtė dikush tjetėr, qė nuk do qė tė vazhdoj koncerti….Mbas pak kohe, artistėt shkojnė sėbashku drejt nė zyrėn e sekretarit tė komitetit sh… P.

Artisti kujton: "Na prźt disi i skuqur, e sapo hyjmė brėnda na thotė: "E kam ndaluar unė shfaqjen!?" Po pėr ēfarė arėsye insistoj unė?! " Nuk lejoj unė, qė njerėz me shfaqje tė huaja tė kėndojnė nė Korēė! Shiko flokėt sa tė gjata i ke!" Unė i them: A e ke me mua?! (sepse nuk e kishte vėnė re, qė ishte mjaft strabik nė sy (shakshir), dhe po shihte nga Rita, shėnimi im K.K.) "Jo, jo me ty e kam" Ou me mua e ke!? Flokėt e mi janė, si ai heroi atje tek sheshi "Ushtari i Panjohur". Jeni ju, ai qė keni shfaqje tė huaja, sepse i ke qethur flokėt si kinez, ndėrsa unė jam si Mihail Gramenua. Koncertet dhe pamja e jashtme, janė kontrolluar nga njerėz, qė i kanė sytė nė rregull, e s'kam nevojė pėr sugjerime mediokre. "Degjo, - mė tha: "Nuk je nė Shkodėr kėtu. Mos mė fol ashtu, se unė tė arrestoj!" S'ke fuqi, i thashė. Koncerti vazhdoi edhe 10 - tė ditė tė tjera. Erdhi momenti, qė tė dilja jashtė shtetit. Mė erdhi koha, qė si debutues nė "Festivalin e Zėrave tė Rinj Botėrorė" nė Ankara. U pregatita mjaft me dinjitet dhe fituam vendin e dytė ne botė (mes pjesmarrėsve). Ndėrsa pėr suksesin e kėtij turneu RTV "shqiptar" dha si lajm vetėm 8 sekonda."

Lamtumirė:
Hapni dritaret Europė

Befas nė vitin 1986 Frederiku, rikthehet nė skenė si kėngėtar, duke pasur njė sukses me zėrin origjinal. Kthimi i tij nuk ishte pa qėllim. Me kėtė rikthim sistemi, kėrkonte tė tregonte se po zbuste "luftėn e kllasave".
Artisti kujton: "Ishte caktuar data e tregimit tė kėngės "Pranvera do lule shumė". Ky ishte debutimi i parė nė Festivalin Kombėtar tė Pranverės. Unė e kėnga ishim pak enigėm. Bashkėpunimi me kantautorin Ardit Gjebrea, i shtinte kureshtjen debutuesve, sepse e dinin se do tė ishin tė suksesshėm. Unė preferova tė pėrdorur njė strategji, ku, provat i bėja nė orėt e mbrėmjes (7 - 9 p.m.), qė mbyllnin sezonin e ditės.

Mė kishin thėnė se ish - drejtori RTVSh Marash Hajati, ishte shumė despot nė pranimin dhe daljen nė skenė tė artistave me frymė perėdimore. Sipas thashethemexhive, isha i sigurtė, se lojėn nė tė cilėn kisha hyrė do t'a humbisja. Por ēuditėrisht, ndodhi e pabesueshmja.
Nė fund tė kėngės, ai u ngrit nė kėmbė, mė shtrėngoi dorėn e ngriti lart, sikur tė isha mundės i fituar dhe mė uroj mirėseardhjen nė RTVSh. Ai, tha se ishte hera e parė, qė dėgjonte dikė, duke kėnduar profesionalisht. Drejtori iu drejtua kėngėtarėve me fjalėt: "A dėgjuat ju tė tjerėt sesi kėndohet. Nuk ka ndonjė filozofi. Kėshtu kėndohet."

Mbas tij e morėn fjalėn pjesėtarėt e komisionit. Kompozitori Ēesk Zadeja ("Artist i Popullit" A.P.) nė mėnyrė profesionale zbėrthej pak a shumė botėn shpirtėrore timen, duke thėnė, se "… mishėron shumė elementė artistikė, ka vokal tė ėmbėl, zotėron shumė instrumente dhe ėshtė aktor." Ndėrsa Avni Mula (A.P.), mė uroj mirėseardhjen nė mėnyrė demostrative. Ai u emocionua tek kujtoi rininė e tij…
Tė njėjtėn gjė bėnė Tish Daia (A.P.), Tonin Harapi (A.M.), Nikolla Zoraqi (A.M.) etj., Muri i monumentit tim u bė prej supėrbetoni. Tashma askush nuk kishte mundėsi tė mė shkelte, sepse ishte vonė… E. Hoxha kishte vdekur. Ky konsolidim, do tė vazhdonte deri nė vitet 1990. Sa herė kam kėnduar nė skenė, jam vlerėsuar me Ēmime Nderi."

Ishte pragu i fundvitit 1990. Rregjimi pėrdorte talentet, pėr tė fshehur kthetrat e vet. Kėshtu Ismail Kadare largohet i shoqėruar nga Shqipėria nė Francė. Artistėve, mbasi iu hoq thumbi (thimci), rikthyen nė skenė. Sherif Merdani, del nga burgu, Justina Alia kthehet nga internimi e fillon "punėn" nė Teatrin e Kukullave (Tiranė), ndėrsa Franēesk Radi nė orkestrėn e RTVSh…
Por me njė lule, s'vjen pranvera. Ai kėndonte nė sallėn e darkave nė Hotel "Dajti". Nė letėrnjoftimin e tij, kishte 20 viza tė dhėnė nga ambasadat e huaja, qė vinin pėr tė dėgjuar muzikė. Po tė ishte puna pėr tė ikur jashtė shtetit, thotė Frederiku, unė isha elektron i lirė.

Nė Festivalin e RTVSh "tiranasit", i sajojnė njė hile tė madhe. Ishte vdekja e pestė, qė i ka ndodhur nė skenė. Kėngėt "Hapni dritaret Europė" dhe "Stinė tjetėr", intepretuar nė Festivalin tradicional tė muzikės sė lehtė (dhjetor 1990), e nxiti aktorin kėngėtar t'i japė lamtumirėn vendit. Njė vit mė parė, kishte fituar Ēminin I - rė me kėngėn "Toka e Diellit" (1989), ndėrsa nė Koncertin e Pranverės, interpretoi kėngėn: "Liberta, Liberte", tė cilat, morėn njė jehonė tė madhe.
Asokohe ai "pėrgėzohet" nga drejtori i shfaqjes, i cili, i drejtohet me arrogancė artistit: "Nuk ka erdhur akoma koha e tė ngresh gishtat pėr Kosovėn…" Ai po pėrdorte Kosovėn, si pretekst tė gishtave dhe kėrkonte tė dėnonte simbolin e fitorės (V) tė Kavajės e Shkodrės, qė i ngritėn gishtat dy muaj mė parė se tė kėndohej kėnga…

Kur zbarkuan turqit nė Shkodėr,
ka fluturuar fugurja "Zoja e Shkodrės"

Artisti kėrkoi transferim nė Tiranė. Thirret nė K.P. prej sekretarit tė parė asokohe. Pushtetari e pyet: "A ishte e vertetė, se kishte kėrkuar transferim dhe ne si komitet jemi tė shqetėsuar. Njė artist me kaq talent dhe vlera e ka vendin kėtu.", i thotė. Pėr t'a zėnė ngusht i drejtohet: "Frederik, kam sinjalizime, se tė kanė parė njė herė nė Kishėn e re, nė ditėt e para tė nėndorit 1990." Tė kanė rrejtė, pėrgjigjet artisti. "Nuk kam qenė njė herė, por pėr ēdo dite. A ka ndonjė gjė tė keqe?!" "Jo, - i thotė sekretari, asgjė, por me qė je katolik, ty tė takon tė mos largohesh nga Shkodra!!!". Artisti i pėrgjigjet: "S'kam vend edhe si katolik, sepse kur kanė zbarkuar turqit nė Shkodėr, ka fluturuar si mrekulli fugurja "Zoja e Shkodrės". Kur ka ikur Ajo, po ne ēfarė duam, qė rrimė pa Zojėn tonė.? Ikėn vitet qė kalova, kur ishe ti sekretar, e unė dėnohesha dhe mė vinin shqelmin. Unė i pėrkas gjithė Shqipėrisė." Nga zyra e tij, artisti u nis nė Tiranė.

Sėrisht kujton: "Natėn e parė, e kėndova kėngėn: "Hapni dritaret Europė", ku, u ngrit e gjithė salla nė kėmbė. Xhaketat fluturonin sipėr njerėzve, fishkėllimat me urime bravo, mė dhuruan suksesin e parė. Kėnga nuk ishte aq e bukur sesa ishte mendimi i saj. Kur shkova nė shtėpi pėr tė parė kėngėt e Festivalit nė TV, nuk u shfaq kėnga ime. Spikerja tha: "Dėgjuat e shikuat kėngėt e natės sė parė tė Festivalit." Tė gjithė nė shtėpi kishim ngrirė para monitorit tė televizionit, qė vijonte tė jepte sinjalin e lajmeve…. Tė nesėrmen shkova nė RTVSh, e u thashė ēfarė keni bėrė kėshtu!? Menjėherė mora pėrgjigje tė parapėrgatitura: "Pse tha Partia pluralizėm, u bė deti kos!? U bė Amerikė kėtu, qė tė kėrcesh ti ula up!? Ēfarė u bėrė t'i Frederik Ndoci, duke kėnduar e kėcyer nė skenė!? Ēfarė tė duket vetja ty!? Ne tė fusim edhe nė burg! Ti mendon, se burgjet nuk kanė njė dhomė pėr ty!?" Iu pėrgjigja, menjėherė se nuk ka ēilca mė. Ato tashmė kanė humbur nė det. Ju falėminderit, pėr kėshillat e kėrcėnimet, por mos keni hallin tim, se unė njė copė bukė e ha ku tė dua nė tė gjithė botėn, sepse kam 20 viza nė passaportė. Ika nė mėnyrė demostrative…"

Mes fansave
nė Maqedoni e Kosovė

Frederiku, sėbashku me motrat Rita dhe Julin, kishin oferta artistike nė Zvicėr e Maqedoni. Ata morėn rrugėn nė kėmbė deri nė postėn kufitare tė Qafė Thanės. Njė shqiptar nga Maqedonia, i mori me makinė. Gjatė rrugės po dėgjonin njė kėngė nė kasetė tė kėngėtares Shkurte Fejza: "Ndalo njėherė o burrė i dheut, mos ia kthe shpinėn Atdheut". Ishin vertetė emocione, tė forta, ku, atij e motrave, u rrėshqasin lotėt e dhimbjes, pse po lėnė mė keqardhje atdheun, ku, u lindėn dhe rritėn.

Shkodrani, tregon ēastet e dhimbjes, duke pėrshkuar rrugėn pėr dy orė, qė i dukeshin sikur ishin 200 vjet nga ajo kėngė. "Aq lot derdhėm, saqė na falt Zoti. Tė njėjtėn dhimbje emocionale, kam pėrshkuar kur kam parė nė TV eksodet biblike tė mijėra shqiptarėve nė anije drejt Italisė, eksodi kosovarėve qė erdhėn nė Shqipėri… Kam ndjerė dhimbje nė shpirt, kur u rrėzuan (11/9/01) dy Kullat Binjake nė Manhattan... Tragjedia e fundit nė tre shtetet e pjesės jugore tė ShBA - sė (Hurricane Katrina dhe Rita), me skena tė tmerrshme nė ujė mė kanė trazuar shpirtin. Natyrisht kam qarė edhe herė tė tjera pėr humbjen e pjesėtarėve tė familjes tonė. Dhimbjes i shtohej edhe dhimbja e dytė e pamundėsisė pėr ti pėrcjellė nė funeral, pėr arsye tė burokracisė sė pajisjes me dokumente etj. Mbas 9 viteve, pėr herė tė parė, kam parė nėnėn time (Marien) nė Gjermani…", pėrshkruan dhimbjet artisti.

Murator nė Itali

Frederik Ndoci, ik me autobuz nė Itali. Ishte koha, kur nė korrik tė vitit 1990, shqiptarėt kishin shpėrthyer kangjellat e ambasadave tė huaja nė Tiranė. Nė mars 1991, ndodh eksodi biblik drejt Perėndimit. Europa, ishte bėrė shpresa e vetme. Ishte njė goditje vdekjeprurėse pėr diktaturėn komuniste nė Shqipėri, qė jetonte grahmat e fundit tė jetės fizike…

Ai Italinė e kishte parė nė televizion dhe gjuha pėr komunikim nuk ishte problem. Atje, fillon tė punoj nė periferi qytetit Bergamo, si ndihmėsmurator (manuale) 14 orė nė ditė. Mbas punės, bėnte njė dush tė ngrohtė, hante darkė e binte tė flinte. Gjatė orėve tė lira shėtiste nėpėr qytetin e bukur, duke bėrė vizita nė muzeume, kisha, ambiente kulturore e muzikore, bibliotekė, kinema etj.
Ditėt kalonin. Atij filluan t'i afroheshin disa miq tė rinj intelektualė vendas. Rriku, kėrkonte tė punonte me dinjitet. E kishte tė vėshtirė (kishte mbetur ende me atavizmėn komuniste: "Interesi i pėrgjithshėm mbi atė pėrsonal") tė shkonte tė merrte 50.000 lireta nė ditė, qė mund tė pėrfitonte nga asistenca si refugjat nė shtetin italian.

Njė vdekje e ėmbėl…

Njė javė mbas, i thotė priftit tė qytezės sė vogėl Endena, qė tė mbledh disa fėmijė t'u mėsojė kitarrėn. Meshtari e pyet artistin shqiptar, sa kėrkon qė tė paguajnė ata ty. Me njė buzėqeshje tė lehtė fisnike, Frederiku i pėrgjigjet, se nuk dua tė mė paguajnė asgjė, por kėtė e bėj pėr pasion. Mbas disa ditėsh 14 fėmijė nga mosha 13 - 16 vjeē formojnė njė klasė tė vogėl me kitarre, maestro i ri i sė cilės, ishte Frederik Ndoci.

Pėr njė kohė tė shkurtėr (45 ditė) nė prag tė Krishtlindjeve (Natale), kitarristėt e vegjėl vendas, dolėn debutuan sebashku me Fredrikun para publikut nė Kishėn e qytetit tė vogėl italian. Prifti e falėnderon shumė atė, pėr pėrkushtimin dhe rezultatin konkret qė e shihte tek instrumentistėt e vegjėl, tė cilėt, pėr 3 vjet nuk kishin mėsuar ushtrimet mė elementare nė kitarrė. Prindėrit e tyre nuk dinin si tė falėnderonin, pėr kėnaqėsinė shpirtėrore qė u dhuroi. Ata me lot nė sy pėrqafonin artistin shqiptar. Koncerti qė dhanė ishte vėrtetė suprizė, para prindėrve e besimtarėve tė shumtė…

Grazzie Frederico!

Muzikanti e aktori Ndoci, pėr njė kohė tė shkurtėr bėhet i njohur, i nderuar e respektuar. "Mė afroheshin njerėzit pėr t'u bėrė mėsime fėmijėve tė tyre. Ata mė thonin sa kushton. I sqaroja, se jam artist, kam humbur spektatorin e artin, kam ikur nga vendi e populli qė mė kanė dashtė. Sado tė mė paguani ju, nuk kėnaqėm, sepse mė ėshtė ngrirė zemra. Asnjė pare sado me vlerė, nuk e mbush mungesėn e thellė, qė kam nė shpirt, pėr njerėzit e vendit tim. E kam dashtė dhe e dua sėrisht publikun tim kulturdashės. Mua mė mjafton respekti, qė keni pėr mua... Tė nesėrmen, zemra bujare italiane, e mbushi banesėn time me tė gjitha llojet e arsotimenteve ushqimore. Ata mė ofruan dhuratė njė makinė tė pėrdorur pėr Natale etj."
Nė muajt e verės, katundi kishte festat tradicionale fetare, qė vazhdonin pėr 7 netė me rradhė. Natėn e parė, duke shėtitur ndalon pėr tė dėgjuar njė grup muzikor, i cili, pėr nga niveli profesional ishte shumė dobėt. Kėngėtari, qė debutonte e shoqėrohej nga orkestra stononte vazhdimisht.

"Tė nesėrmen, pashė sėrisht njė grup tjetėr tė vogėl, qė ishte njėsoj si ata qė pashė njė ditė mė pare, pa nivel. Njė ditė tjetėr, pashė se prifti ishte shumė i mėrzitur dhe mė thotė, se nuk i kishte ardhur grupi artistik pėr tė dhėnė shfaqjen dhe janė 5000 vetė, qė i presin nė shesh. I thashė mė jep dy altoparlante (spikėr) e po kėndoj unė pėr 2-3 orė. Prifti me buzėqeshje mė tha: "Kėngė shqiptare!!! Ata nuk kuptojnė asgjė!!!" Jo, por kėngė tė ndryshme italiane, qė i kam mėsuar, duke ndjekur kanalet tuaja televizive. Ai u habit, dhe shtoi: "Si ėshtė e mundur!?", rrėfen kantautori.

Pėr tė mos humbur kohė, kėmbėngula tė filloj shfaqjen. Doli prifti dhe mė paraqiti para publikut, me fjalėt: "Sonte kemi artistin tonė, surprizė, qė tė gjithė keni pėr t'a pėlqyer. Ėshtė ai, qė ka ndihmuar fėmijėt tuaj, pėr t'i rėnė kitarrės e kėnduan kėngė kishtare…"
E fillova me "Marina Marina…", "Lasciatemi cantare… sono un'albanese vero" dhe vazhdova non stop pėr disa orė. As unė nuk e di, se ku mė dolėn gjithė ato kėngė tė vjetra italiane, spanjole, angleze, shqip, tė cilat, u shoqėruan me kėrcim e duatrokitje gjithė kohėn…
Nga puna si mutator, tashti nė profesionin tim tė zemrės, mė dukej vetja sikur isha nė Parajsė. Kjo ishte vdekje e ėmbėl. Nuk e shikoja, se djersėt mė kishin mbuluar gjithė trupin… Atė natė pas shfaqjes sė parė nė publik, shumė njerėz mu afruan e mė falėnderuan, duke mė dhuruar bisnesscard - at e tyre.

Disa tė tjerė mė thanė, se ku do tė kėndoni nesėr, nė cilėn festė, qė tė vijmė t'ju dėgjojmė pėrsėri… U kėnaqėm sot… Grazzie Frederico! Erdhi prifti shumė i gėzuar, dhe me njė buzėqeshje zemre mė dha 600.000 lireta italiane. Ky ēek ishte sa pėr dy javė punė. Tė shtunėn, mė tha prifti, "do tė vini pėrsėri, sepse artistėt qė kėndonin mė parė nuk do t'i marr mė pėr shfaqje."
Miku im italian Giuseppe, qė ishte mjeshtėr si murator, mė shikonte gjithė gėzim. Nė fund tė shfaqjes, mė tha: "Frederico, Frederico! Bravo amico questo che canta e il mio manuale!", shpiegonte dhe i mburrej te gjithėve. Unė duke qeshur i thashė Giuseppe' s, mė fal miku im i mirė, nuk vi mė tė punoj (ho cominciato un altra cariera, e cosi trovi un altro perche domani, non ci vediamo) ... Dhe kėshtu filloi karriera…"

Nė Liceun Artistik tė Bergamos

Nė Liceun Artistik tė qytetit Bergamo, zhvillohej njė mbrėmje argėtuese e maturantėve, tė cilėt, ishin interesuar tė kėndonte patjetėr pėr ta, kantautori Frederik Ndoci. Ai, sėrisht me mikrofon shetiste nė sallė, duke kėnduar nė italisht, shqip, spanjisht, anglisht etj. Duartrokitjet e pėrgėzimet tė sinqerta, nuk mungojnė nė argėtimin rinorė shkruante gazeta: "L'ecco di Bergamo" (Jehona). "Artisti shqiptar, qė braktisi skenėn dhe vendin, jep koncert nė njė mbrėmje me maturantėt e liceut Donizeti", vijonte gazetari italian. Mbas pak ditėsh, Rriku formulon njė numėr telefoni, tė bisneskartave qė mbante nė xhep. Atij i pėrgjigjet bashkėbiseduesi e i kujton: "Unė tė kam thėnė, tė mė therrasėsh nesėr, por ju po mė telefonin mbas dy muajsh!!!… Duhet tė jeni nesėr patjetėr nė TV lokal…"

Pra, Rriku ftohet nė studion e TV nė Bergamo. Ai kėndon 6 kėngė dhe jep njė intervista Live, duke iu pėrgjigj pyetjeve tė telefonueseve nė studio pėr 60 minuta. Intervistat kishin pėrmbajtje mė tepėr humane, pėr tė sensibilizuar italianėt nė ndihmė tė popullit shqiptar, qė po zbarkonte nė eksod me anije nė mars '91. "Kam kjarė atė natė, kur kam parė nė TV bashkėkombasit e mi, qė zbarkonin nė turma prej anijeve tė vjetra, duke rrezikuar shumė…", shton ai.

Njė grup tjetėr italian, i ofroi kantautorit shqiptar 1.600.000 lireta (sot nė Itali si monedhė kėmbimi shėrben njėsia monetare Euro, shėnimi im K.K.), pėr tė kėnduar me grupin e tyre. Ai nuk pranon menjėherė, pėr tė parė se mos ndoshta ato i rrisin ēmimin. Ishte artisti emigrant, qė mbante gjallė grupin. Njerėzit vinin mė tepėr pėr tė dėgjuar zėrin e tij melodios. Tek ai po lindnin shenjat e para tė vetėmenaxhuesit tė talentit tė tij. Atij i vjen propozimi pėr CD - nė e parė, mbas njė muaji. Grupi quhej "Rose Rosse".

Kėshtu pazari arriti nė 2.000.000 lireta, duke pasur free dhomėn e fjetjes etj. Me kontratė fillon punėn me pagesėn e mėsipėrme pėr njė muaj. Sėrisht njė grup italian, i ofron artistit njė marrėveshje tė re. Kėsaj radhė, njė ēift qė menaxhonin grupin "Pagina d'album" (menaxher), i afrohen Rrikut dhe ftojnė tė bisedojė, pėr njė kontratė tė re pune. Ēifti italian, i thotė, se ju mund tė kėndoni afėr shtėpisė tuaj nė Bergamo, pėr njė shumė 3.000.000 lireta…Okay…Rrikut i pėlqen puna. Ai kishte njė arėsye tjetėr tė brendshme. Nė grup ishte njė bjonde bukuroshe, balerinė elegante veriitaliane tipike, qė disi do tė krijojė ca shqetėsime ndenjash artistit… Eshtė e vėshtirė tė mbash tundimin!

Nė shpatull njė shqiponjė

Mbas 3 muajve, Rriku, nxjerr nė treg kasetėn e parė me titull: "Canta Frederik" me grupin italian "Pagina d'album". Kėtu bėhen 5 kėngė nė videoklip. Dy nga kėto kėngė, kanė qėndruar 6 muaj si sigėl e programit nė TV Padova.
Filluan intervistat nė tė gjitha kanalet televizive te Italise Veriore. Sallat mbusheshin plot. Filluan tė vijnė edhe artdashės shqiptarė. Refugjatėt kėnaqeshin, mburreshin e nxjerrnin mallin pėr atdheun, me zėrin e Rrikut arbėror. Shumė shpejt u bė i njohur nga tė gjitha diskotekat. Ishte mė i kėrkuar nga tė gjithė artistėt e tjerė italianė nė tė gjitha "Festa in Piazza", qė organizonin partitė e ndryshme.

Ndonėse pa njė eksperiencė, suksesi i albumit tė parė ecėn shumė mirė. E pabesueshme. Shiten miliona copje (kaseta CD, LP). Ai kupton, se kopertina e kasetės, duhet tė jetė njė art mė vehte. Ndjenja atdhetare nuk humbet. Nė shpatull i qėndron krenare njė shqiponjė. Kėtyre elementėve, u duhet shtuar shumė kujdes, mbasi efekti vizual luan njė rol ndikues, tek shikuesit dhe admiruesit e muzikės.
"Sono gitano" ("Pa atdhe") Frederik, ėshtė titulli i njė CD tė dytė, nė tė cilėn, pėrfshihen kėngė italiane. CD - ja kishte 12 kėngė, dy kėngė ishin kompozimet e tij ("Dove sei" & "Sognero"), u bėnė 24 videoklipe me skenė klasike e moderne. Talenti triumfon mbi kohėn.

Kontrata e
udhėtimit nėpėr botė si italian

Sukseset e CD - sė dhe kasetave, bėjnė qė menaxheret e muzikės tė mendojnė seriozisht pėr tė ardhmen e kėngėtarit "italian", duke e paraqitur atė nė turne si njė italian i vėrtetė. Rriku kėndon nė diskoteka dhe bashkėkombasit e pėrgėzonin pėrzemėrsisht me zė tė lartė: "Rriku! Rriku!…". Suksesi shtohet nė tė gjitha koncertet jashtė Italisė, Zvicėr, Francė, Gjermani, Austri, Shqipėri, Argjentinė, Andora, Luksemburg, Suedi, Kroaci, Rumani, Greqi, Turqi, Kinė… Bota sa vjen dhe zvoglon dimensionet e saja nė vizionin e artistit tonė. Menaxheri i ndjerė italian Aldo Zardi (Parma), e propozon artistin, falė talentit tė spikatur e begatisė muzikore, tė kėndojė nė Festivalin e famshėm italian "Sanremo". Ai, e pranon ofertėn, e cila, kishte njė kusht, ku, kantautori dhe kompania, duhet tė paguaj njė ēek 150.000.000 lireta. Ai bėhet objekt i kamerave televizive dhe faqeve kulturore gazetarėve italian, tė cilėt, e intervistonin "italianin" e lindur nė Shkodėr.

Frederiku, shton: "Nė njė intervistė direkte nė TV me gazetarė tė televizionit RT4. Ata kėrkonin tė dinin nga jam, mbasi dėgjuan disa kangė nė italisht, spanjisht, anglisht. Mė pyesnin: "Kur kėndon spanjisht interpreton mė mirė se italianėt, kur kėndon anglisht, italianėt sėrisht nuk kėndojnė si ju. Ju lutėm nga jeni!?"

Ata mendonin se jam nga Argjentina. Unė vazhdimisht e tresja bisedėn. Mirėpo sėrisht kėmbngulnin... Mendoja, se TV4, ishte si stacion shqiptar, sepse ndiqej direkt nga Shqipėria. Si mund tė mohoja vendlindjen para spektatorit tim!? Edhe pse e kisha tė ndaluar nga menaxherėt (punėdhėnėsit), tė mos paraqes nacionalitetin tim, pohova:

Unė jam shqiptar

Sapo e thashė kėtė fjalė, konduktori Murizzio Contanza, bėri me shenjė, qė nė ekran tė jepet publicita pėr teleshikuesit…
Gjatė reklamės, kur doli drita jeshile mė tha: "More zotėri, pse the se je shqiptar!?… Mė fal, qė insistova e tė lėndova, - tha ai. Unė mendova, se e keqja mė e madhe ėshtė se ju duhet tė ishit polak, por kurrsesi shqiptar! Mė ke krijuar njė vizion tė jashtėzakonshėm dhe jo sikurse ato, qė lexoj nė editoret dhe faqet e para tė gazetave tona."

Kur rifilloj programi Live, ai u mundua tė rikuperonte fytyrėn e grisur tė shqiptarėve nga shtypi italian. Ai ka menduar se unė nuk do tė kthehem sėrisht njė ditė nė vendin tim, tė shoh publikun, qytetin e lindjes, vorrezat e tė parėve tė mi etj. Konduktori italian Constanza shtoi, se "kishte njohur piktorin e madh Sali Shijakun, Lin Delinė, Prof. Ernest Koliqin etj."
Kur rifillova tė kėndoj, nėpėr koncerte, pagesa po pėsonte gjithnjė e mė tepėr firo, vetėm pse pohova identitetin e vendit tim. Kontratave po i binte numėri. Tani nė salla vinin mė shumė shqiptarė. Italianėve, u kishte hyrė frika e ndonjė murtaje ngjitėse. Mė kishte marrė malli shumė pėr Shqipėrinė.

I thashė menaxherit se mė mungon vendim im. E ai mė tha, se ishte dakort tė bėnim njė "Concert in Albania". Ishte viti 1995... Organizova njė turne me grupin tim. Atė e dhamė nė "Les Bon - Bon" nė Tiranė, Sheshi "Demokracia" (Qyteti i Studentit), Pallati i Kongreseve, Sheshi "Skenderbeg", dhe nė qytetet Shkodėr, Vlorė, Laē, Durrės, Berat.
Sukses i madh, por jo mirė me para …, sepse i ndjeri A.H. mė ngeli pak borxh (rreth $13 mijė). Ai nuk mė dha paratė e koncerteve kryesore, duke m'u fshehur pėr disa ditė. Kur e takova mė tha: "Ēfarė parash!? Vjen kėtu nga Italia e do para nga ne!? T'i duhet tė na japėsh para. Pastaj nuk kemi kontratė bashkė. E treta, mos ngul kėmbė, se tė shqyej edhe pasaportėn!!!"

Nuk u indinjova nga ajo pėrgjigje, sa nga zhgėnjimi, qė pėsova ndaj disa liderėve tė PD - sė. Ata po flisnin me gjuhėn e rrugaēėve. Ishin komunistėt, njėsoj si Gestapoja, tė qeshnin dhe t'a fusnin… Ndėrsa kėta tė rinjtė, ish - komunistė t'a futnin dhe tė kėrcėnonin prapa.
Ky ishte rezultati i "njeriut tė ri", qė trumpetonte pėr dekada tė tėra E.H. Mbushja nga ke ardh Rrik, i thashė vehtes… "Njeriu i ri", shan Zotin, e nuk e ka pėr gja me ba kshtu me ty…!!!"

Udhėtimi drejt Amerikės…
Good News of love: Made in California

Frederik Ndoci and Friends, do tė nxjerrin albumin e ri: "Good News of love" realizuar nė Califonia nė vitin 1996. 11 janė kėngėt mė tė bukura kristiane, qė Frederiku realizoi pėr Kishėn e njė College nė San Diego. Pranė kolegjit, ai fillon kursin "English intensive" dhe koncerte nė kisha tė ndryshme nė tė gjithe pjesėn Perėndimore tė Amerikės. Kėtu, ai jeton e punon pėr 1 vit e gjysėm…
Por historia e albumit tė ri, ka njė ndodhi interesante. Rriku ishte nė Europė nė njė turne. Me grupin po kthehej nė Itali (Bergamo). Njė ēift amerikan, me njė makinė tė madhe me targėn "California", kishin ndalė nė rrugė e po pėrpiqeshin tė rregullonin njė difekt nė motorr. Frederiku, i bėn me shejė shoferit tė ndalojė, pėr t'i ardhur nė ndihmė turistėve nga California.

Rriku rrėfen: "U fola menjėherė nė anglisht, duke i pyetur, me se mund t'ju ndihmoj. Ata menjėherė mė falėnderuan. Shiu vazhdonte tė binte e i ftova tė vinin me grupin tonė nė autobuz. I sqarova, se hajdeni me makinėn time deri tek stacioni i parė i gazit (karburantit) dhe atje mund tė kėrkoni ndihmė mekanike… Duke udhėtuar me grupin tonė, ata kėrkonin tė dinin, se ēfarė stil muzike luani. I sqarova, se kėndojmė kėngė klasike romantike, qė nga vitet '60 deri nė vitet '90 dhe njerėzit e lumtur vallėzojnė. A ke provuar tė kėndosh kėngė pėr Krishtin!? U mundova tė justifikohem, se unė Atij i kėndoj. "Jo, jo, jo, me kėtė zė tė mrekullushėm qė ua ka dhuruar Zoti, ju duhet t'i kėndoni vetėm Krishtit", shtoi burri, qė ishte anėtar i Kėshillit tė Kishės (Church Decon).

Kėto kėngė, vijoi ai, i kėndon Whitney Houston, Elvis Presly, Michael Jackson etj. E lamė tė takohemi nė Bergamo. Duke mė falėnderuar pėr ndihmėn e ofruar, ata nė takimin tonė nė njė lokal, kishin marrė me vete disa CD dhe mi dhuruan pėr tė krijuar njė vizion mbi muzikėn amerikane kristiane. Ata mė thanė, se nėse tė pėlqejnė na thuaj. I dėgjova me vėmendje. Ishin me tė vėrtetė kėngė tė bukura. Pas pak kohe i telefonova miqve tė rinj, duke i thėnė se kėngėt mė janė ngjitė nė zemėr. Ramė dakord pas pak kohe, u nisa me avion nė California pėr tė bėrė CD - nė time tė tretė…"

Supėrstari nė Manhattan…

Artisti pėson njė traum ex - familjaro - shoqėrore nė San Diego. Ai refuzoi, pėr t'u ripagėzuar nė ujin e Kishės Cristiane "Shadow Mountain Church". I erdhi radha vendimit Gjyqit (Restgerin Order) tė El Cajon - nit CA. Sentenca ishte: "Pėr tė mos shkelur kėtu aty nė San Diego…" Kjo lehtėsoi vendimin e tij, pėr tė lėnė klimėn e bukur tė San Diego - s dhe kthehet nė tė ftohtin e New York - ut.
I lodhur nga problemet e jetės, i tradhėtuar nė fund tė botės, nė vitin 1997, Rriku gjendet i rraskapitur nė Bronx, New York, duke kėnduar nė lokale shqiptare e italiane. Askush nuk e kuptonte gjendjen e tij shpirtėrore. Kishte filluar si dikur mijėra emigrantė pėr tė bėrė karrierė artistike nė tokėn e premtuar tė Shteteve tė Bekuara tė Amerikės.

Pėr herė tė parė, bėri njė aktivitet kultural natėn e Vitit tė Ri 1997. Ēdo gjė shkoi normal e suksesi ishte i menjėhershėm. Nė atė mbrėmje, artisti kėndoi kėngė popullore, muzikė tė lehtė shqiptare, italiane, amerikane, spanjole etj., duke mos lėnė mbas dore bejtat dhe barcoletat karakteristike shkodrane, qė e bėnė ambientin festiv edhe mė tė kėndshėm. Shfaqjet asokohe ishin tė njė stili rutinė. Pothuajse nė tė gjitha, kėngėtarėt me rrallė kėndonin me publikun shqiptarė, qė hidhnin paratė nė ajėr.

Nė fillim, koncertet muzikore, qė kishte filluar Parashqevi Simaku ishin mjaft tė kulturuara. Ata bėheshin nė njė lokal me pronar shqiptarė ("Piaza Bella") nė Manhattan. Sėbashku Rriku e Parashqevia, nisėn tė kėndonin nė lokalet: "Marleks", "Portofino", "Al lagheto", "La Fontana", "Mamma Francesca", "Aurora" "Europe Caffe", "Buongiorno" "Tijuana", "Bruno", "Angelina". Mbas disa kohe, u largua kėngėtarja e mirėnjohur Parashqevi Simaku.
Mė 1999, filloi lufta nė Kosovė. Mbas njė jave iku nga lokalet shqiptare edhe Frederiku. Fatkeqėsia e artistit tė skenės ėshtė se: "Nga skena, ai duhet tė pėrfundojė nė lokal, ndėrsa kėtu nė botė nga lokalet artistėt ngrihen dhe bėhen tė pavdekshėm.", thotė supėrstari shqiptar.

Artistėt jo gjithnjė nga bashkėatdhetarėt, trajtohen me respektin e artit dhe aftėsitė qė zotėrojnė, duke i detyruar ato qė tė largohen pa dėshirė prej lokaleve tė "patriotėve", qė pėr fat tė keq i shohim shpesh tek pushtojnė faqet e para tė shumė gazeta shqipshkruese... Ndryshe ndodh me komunitetet e tjera nė Amerikė, mburren me bashkėatdhetarėt artistė, tė cilėt, i ndihmojnė si sponsorizues nė arritjen e suksesit. Nga ana e tjetėr artistėt, me modesti ua dedikojnė trofet dhe ēmimet ndėrnacionale mecenėse tė dashur tė kulturės… Meqenėse gjendemi nė botėn e ēudirave, ēfarė do tė kishte ngjarė sikur njė bisnesmen shqiptar tė kishte zėrin dhe talentin e artistit supėrstar Frederik Ndoci dhe artisti milionat e tregtarit pa emėr!? Le ta japė koha pėrgjigjen…Emrat e shkrimtarėve dhe artistėve jetojnė mė gjatė se koha dhe pasuria.

Shumė herė amatori ka guxim e i flet profesionistit "koleg". Pėrpara kush bėnte shkollė pėrkatėse quhej profesonal. Ndėrsa sot, kush regjistron muzikė dhe ka CD quhet professional. Tė dy palėt, nuk mendohet qė tė vėnė para, sepse pirateria nė Shqipėri e kudo ėshte mė e zhvilluar se nė Kinė.
Punon "artisti" nė ndėrtim dhe nė fund tė muajit, me paratė qė merr shkon nė njė studio dhe regjistron "muzikė". Jo mė shumė se 20% e CD - ve tė reja kanė cilėsi, dhe mund tė jetojnė gjatė, ndėrsa tė tjerat dhurohen ose dėgjohen nga xhamat e hapura tė makinave. Gjatė harkut kohor tė viteve 1997 - 2005, Supėrstari, ka organizuar shumė aktivitete tė bukura, pėr komunitetin.

Tek ai spikasin vlerat artistike, nė spektaklet dhėnė nė New York, si: "Millenium Show" (Nėntor, 1999), koncertet e natės sė Vitit tė Ri (2000 - 2005), koncertet e "Valentin's Day" (2002, 2003, 2004), koncertet pėr Nėnė Terezėn (20 Shtator 2003), "Concert's Polish Center" (Korrik, 2004), "Concert's V.I.P." (2002 - 2004), Koncerti i Madh Kombėtar Shqiptar nė Boston" (1998), Koncert nė Festivalin Shqiptar nė Wochester Mass. (Maj, 1999), Koncert nė Boston pėr Komunitetin Shqiptar nė Restorantin e Anthony Athanas (Festa e Shėn Gjergjit 2001), koncert pėr shqiptarėt e Pipodit (Boston, 1999), Koncert pėr Shqiptarėt e Bostonit nė sallėn e Letonisė (2002); tre koncerte pėr grumbullimin e fondeve pėr Luftėn nė Kosovė (1998); pėr Fondin NEARO dy shfaqje (1999, 2001); pėr "Radio Shqiptare" nė Wochester Mass. (Boston, 2003); pėr Shoqatėn "Nanė Tereza", Kishėn Katolike "Zoja e Shkodrės" nė Harsdale New York; grumbullimi i fondeve pėr pėrcjelljen e trupave tė familjes Bitri, Anita, Sibora (e bija) dhe nėnės sė saj; Koncert pėr Ditėn e Flamurit (shansi i artistave, se festohet 10 herė brenda muajit) nė Pensylvannia (Philadelphia) 3 herė me parti tė ndryshme; nė California 3 herė; nė New Jersey dy herė; nė Detroit njė herė; nė Boston njė herė; Ohio njė herė; nė Connecticut njė herė; nė New York 6 herė.

Shfaqje tė ndryshme, Frederiku ka dhėnė pėr shqiptarėt nė Detroit 2 herė; nė Ohio njė herė; Florida dy herė; nė California njė shfaqje sėbashku me sopranon Inva Mula. Kėtu nuk pėrfshihen mijėra dasma, festa familjare, fetare, pagėzime, krezmime, ditėlindje, ku, njerėzit qė e njohin artin e cilėsinė, kėrkojnė nga Supėrstari, qė t'ua kthej ambientin e ngrohtė familjar nė Show.

Fillimi i njė jete tė re:
njohja me Aiden

Artistin Zoti e kishte parė dhe ndihmuar, qė tė kapėrcejė pengesa e rreziqe nga mė tė ndryshmet. Mė nė fund e ndihmoi tė fluturojė i qetė e tė rimbledhė sėbashku copat e shqyera tė jetės sė tij, sikurse David Koperfildi pėrsonazh i autorit amerikan Ch. Dikens.
Frederiku, kur gjente shqiptarė nė Itali, nė rrugė njoftė e pa njoftė, i merrte nė shtėpi e i ndihmonte. Bujaria e tij, shprehet me veprimet konkrete nė ndihmė tė bashkėatdhetarėve. Ata nuk janė tė paktė.
Jemi nė fillim tė Luftės sė Bosnjės, dhe Frederiku po pėrcillte njė njeri me plaēka dhe makina nga Trieste (Itali). Udhėtimi me traget pezullohet, pėr arsye lufte. Asnjė shqiptar, nuk mund tė udhėtonte ato ditė. Fatkeqėsisht, njė grup artistėsh tė Teatrit Popullor, po ktheheshin nga njė turne nė Gjermani. Ato pak marka qė kishin fituar nga turneu rrezikonin qė tė harxhoheshin nga pamundėsia pėr t'u kthyer nė Shqipėri.

Artisti i madh tregon: "Mbasi pashė lemėrinė e tyre se ēdo tė thotė bllokim trageti, fillova tė mos kurseja asgjė pėr to. Atė natė shumė prej tyre u shpėrndanė nėpėr makinat boshe pa targa. Tė nesėrmen nė mėngjez, sėbashku me Prof. Gėzim Kame dhe dy tė tjerė trokita nė zyrėn e Mayorit tė Trieste - s. Unė iu drejtova atij. Pėrjashta derės, kam pėrfaqėsuesit e njė grupi artistėsh nga mė tė mirėt e Shqipėrisė. Mbrėmė ata kanė fjetur pėrjashta. Trageti nuk niset jo pėr fajin e tyre. A mund t'u krijohet njė mundėsi pėr t'u ardhur nė ndihmė artistėve tė pafajshėm nga kjo luftė. Ata nuk kanė tė holla tė mjaftueshme pėr hotel dhe restorant. "Zoti Frederik, ju falėnderoj pėr njoftimin dhe kėrkesėn humane…"
Mayor - i e pajisi Frederikun me triska ushqimi pėr bashkėatdhetarėt, pėr tė ngrėnė deri nė ditėn qė do tė nisej trageti. Dhe mundėsinė pėr tė fjetur nė tre konvikte, ata e siguruan falė mikut tė tyre artist. E sa e sa raste tė tilla humane, tė cilat artisti nuk kėrkon t'i tregojė falė modestisė.

Kuptohet menxyra dhe tortura mė e madhe nė US, ėshtė paisja me dokumente. Rriku, ishte legal me vizė studenti (F1) nė Amerikė. Por gjithsesi viza kishte njė afat skadimi. Nė kapitalizėm, jeta konsumohet me shpejtėsi gjeometrike.
Njė ditė nė telefon, njė ish prej tyre e thėrret e i thotė, se nėse kishte nevojė pėr dokumente. Ai i drejtohet artistit shkodranėt me fjalėt: "Rrik Ndoci, me tė tanė ato tė mira qė ke ba pėr tė tjerėt, kujton se s'ka shpėrblim. Shkruaj kėtė numėr telefoni. Thirre dhe thuaj pėrsonit "B" - sė, se jam miku i "S" - sė. "B" - ja, ėshtė djalė i mirė dhe punon pėr Shtetin nė Federal Plaza." Por ēfarė ndodhi!?

Frederiku mbyll sytė, mori frymė thellė dhe pas njė ofshame filloi tė tregojė: "Mė ndodhi njė ndėr gafat mė tė mėdha. Njeriu qė do mė ndihmonte, ishte njė djalė i mirė. Ai nuk kishte gjė nė dorė, pėrveē disa ēertefikata lindjeje tė ish Jugosllavisė. Unė pa ditur, njė gjė tė tillė, pa e njohur direkt pėrsonin (njihja vetėm farefisin e tij).
Ishte shkodran, e pyes sesi do tė mė ndihmojė pėr hallin tim. Mė thotė, se pa problem fare. Pa e zgjatė shumė mė bėn njė ēėshtje.
Atė ditė, kur kisha intervistėn e lexova hartimin idiot "Unė Frederiku i quajtur Fedrih Kolnoki, i lindur nė lagjėn Gėrmija Prishtinė tė Kosovės. Gjoja, kam hequr tė zitė e ullirit nėpėr burgjet serbe. Kam marrė pjesė ndėr demostrata dhe serbėt mė kanė arrestuar e rrahur… etj."

Imagjinoni ēfarė gėnjeshtrash… dhe me sy tė zgurdulluar i them: Po kjo!? Kjo ėshtė "Kesa", sqaroi bashkėbiseduesi. S'kam sesi genjej. Kėm'ngula duke thėnė, se dua tė tregoj tė drejtėn nė Amerikė. Dhe ashtu veprova. Ai shtoi: "Po tė thuash tė vėrtetėn do tė fusin prangat e tė kthejnė nė Shqipėri". S'ka gjė, i thashė mė mirė tė gėnjej para Zotit (gjė qė se bėj kurrė) sesa Amerikėn.
Herėn e parė, nė gjygj deklarova, se kush jam, CD, kasetat, shtypin qė kishte shkruar pėr mua. Gjykatėsi mė pyeti: "Kush e ka pėrpiluar kėrkesėn pėr azil!?" I tregova, njė njeri, qė ka dashur tė mė ndihmojė. Atėherė gjykatėsi, qė njihte dallaveret shqiptare shtoi: "Po ai i famshmi, ka menduar, se duke qenė i rrahur nga disa policė ose civilė diku ne botė, mund tė fitosh shumė pikė para gjygjit amerikan. Kulmi shtoi gjykatėsi, ē'ėshtė ky miop, qė kėrkon tė kthej artistin ndėrkomėbatr nė njė ordiner!!!??? Unė nuk i kuptoj shqiptarėt e tillė nga vijnė!?"

Kjo i kushtoi artistit afro 60 mijė dollarė pėr 9 vjet me radhė, duke ndjekur 39 gjygje, avokatė, pėrkthyesa gjygjtarė. Sot mė nė fund, pas kėtij kalvari peripecish gėzon tė drejtėn e qytetarit amerikan. Ai falėnderon sėrisht Zotin, qė nė kulmin e problemeve t'a gėzon zemrėn. I depresionuar kėndonte vetėm, pėr tė paguar jetėn. Zoti i bjen pranė Aiden…

Ajo i ka qėndruar pranė nė tė gjitha kohėrat mė tė vėshtira prej vitit 1998 deri me sot. Aida, ėshtė besimtare e devotshme nė fenė e Krishtit. Ata janė martuar me kurorė nė Kishėn "Zoja e Shkodrės", mė 3 tetor 1999. Famullitar ka qenė At John Gibson, irlandez, djalė xhaxhai me aktorin e producentin Mel Gibson. Prifti flet shqip mrekullisht, ėshtė me tė vėrtetė mjaft i pasionuar mbas doktrinės sė fesė e dashuron me shpirt pasardhėsit e Nėnė Terezes d.m.th. shqiptarėt.
Ata sot jetojnė tė lumtur e kėndojnė sėbashku nė tė shumtėn e rasteve.

Supėrstar i njė CD-je tė re

Ndėrsa vitet shkonin, pėrvoja rritej, artisti, po pėrgatitej pėr sfida e nivele tė reja. Shpresat pėr ndonjė mundėsi tė jashtėzakonshme, pothuajse ishin venitur. Kėnaqej me sadisfaksionin e atyre 200 - 300 vetė qė mblidhen natėn pėr tė ndjekur show - t, prej tė enjtėn deri tė dielėn.

Ata e duartrokitnin, takonin e i kėrkonin autograf CD - tė. Kishte kėrkesa dhe kontrata pune (koncerte) pėr mbrėmje private, martesa, ditėlindje, pagėzime, krezmime etj. Kishte filluar arti t'i kthehej nė rutinė. Prap Zoti lėshon rrezen e syrit tė Tij. Dhe njė ditė fati e pėrqafon...
Mr. Michael, e pyet: "Si nuk doli njė njeri qė tė besojė nė talentin tėnd!? Ēfarė keni Ju mė pak se artistėt me famė botėrore!? Mė thuaj, ēfarė duhet tė bėj pėr ty!?" Ai e pyet nėse kishte dėshirė, pėr t'u lidhur me ndonjė menaxher, producent, booking agent nė fushėn e muzikės.

Mė pas e njeh me George Gesner "GAG ORDER CO" (prodhues artistash, poet, muzikant, fitues Grammy (US Ēertefikat - Ēmim)). Ai e ndjek pėr disa muaj pothuajse nė ēdo aktivitet. I propozon, pėr tė qenė prodhuesi i tij, nė bazė tė tė gjitha sanksioneve.
Pėrpara ai shikoi se mos kishte ndonjė dėtyrim ndaj SIAE (Shoqėria Italiane Autorėve dhe Krijuesve). Producenti, kishte kapur me kompjutėr antarėsinė e tij, pranė kėsaj Shoqėrie, qė prej vitit1993. Ai i dha propozimin e avokatit tė tij e i tha: "Dua pėrgjigje sa mė shpejt nga avokati yt." Avokati George Stein (270 Madison Ave Suitte1410 Manhatan NY 10016), pėrpiloi nė favor tė artistit pikat e kontratės, mė tė cilėn, duhesh tė firmosnin pėr diskun e ri.

U vunė firmat. Propozimi i parė ishte Frederik Doci pa "N". George shpjegoi: "Se askush nė botė nuk tė njeh. Nė Itali njihesh, si "Frederik" pa ndonjė mbiemer. Nė Spanjė po ashtu, si "Federikos", ndėrsa nė Amerikė, ka shumė kėngėtarė me emrin "Frederik". Ne na intereson tregu. Nė treg, nuk ka sukses emri me dy bashkėtingėllore "nd". Kėshtu qė bota sot e tutje do tė njohė me emrin FREDERIK DOCI…"

Kėshtu pėr artistin dhe grupin e bashkėpunues, filloi puna nė seleksionimin e kėngėve. Frederiku, krijoi njė kompani: "Skutari musik". George nga ana tjetėr, krijoi njė tjeter kompani investuesish me emėr "Gypsy Eagle", dhe producent "BLUE November Records" (215 Penny Lane Building 24 - th Str. Suitte 221 NY., NY.10010).

"Piano on a Moon", pėr NASA - n…

George, e pyeti supėrstarin, nėse kishte ndonjė krijim origjinal. Ai tregoi, se shumė vite me pare kishte krijuar shumė kėngė origjinale me muzikė dhe tekst. Mjerisht ata kurrė nuk e gėzuan tė drejtėn e skenės ose tė Radios. Ata zgjodhėn disa: "Zonja Shkoder", "Zemra dhe qelqi" ("Glass heart", "Corason de cristal"), "Tė dua nė shume gjuhė" ("All the love in the world") "Lėndina e lotėve" ("The crying field").

Frederiku, nė pamundėsi pėr t'u lidhur me ndonjė kantautor shqiptar, kthen sytė nga ndonjė tjetėr krijues rreth e rrotull nė Amerikė.
Toni Espozito, kompozitor italian, i pėrgjigjet, se: "Kam materiale pėr ty." Vrapojnė me George tek studioja e Tonit dhe dėgjojnė kėngėt. Artisitit i pėlqyen pothuajse tė gjitha, por zgjodhė tre. Mė vonė vetėm dy do tė fitonin tė drejtėn pėr tė qenė nė Album. ("Canterina" & "Musica"). Kėngėn "Canterina" u ulėn, qė t'a pėrpunonin ndryshonin pak, duke i vendosur tekstin (anglisht - italisht). Kėnga "Musica", ishte e kompletuar.

Nė tė njėjtėn kohė George, kėrkonte nė internet kėngė tė reja, pėr albumin e ri me kėngėtarin Frederik Doci. Filloi dyndja e CD - ve nga tė katėr anėt e botės. Nga New Zelanda, Armenia, South Afrika, Gjermania, Rusia, Rumenia, Britania e Madhe, Filipine, Brazil, Indonesia, Ekuador, Papua & New Guinea, Australia, nga tė katėr anėt e Amerikės.
Ēdo ditė puna e Frederikut dhe George, ishte tė hanim mėngjez dhe tė dėgjonim kėngėt e reja, t'i seleksiononin me kujdes dhe tė shkruanin pėrshtypjet. Ata shkonin pėr drekė e ktheheshin, pėr tė dėgjuar ato kėngė, qė kishin fituar mė shumė pikė.
Kėshtu me rrallė pothuajse 3 muaj deri sa mė nė fund zgjodhėn njė krijim tė Luis Moreno dhe Norman Kerner "El dichioso soy yo" ("Jam me fat").

Pas pak kohe, zgjodhėn njė kėngė tė re shumė tė bukur "Piano on a Moon", tė cilėn, NASA, e zgjodhi si njė ndėr kėngėt, qė do tė jenė "sound non stop life" nė sondat e altoparlantėve tė vendosura nė planetin Mars. Kėshtu, kushdo nga shqiptarėt qė do tė shkojė fizikisht nė Mars do tė dėgjojė zėrin e artistit Supėrstar shqiptar, qė ka dalė nga planeti Tokė, prej Gushtit tė vitit 2005…

Pastaj erdhi kėnga "Return to me", kompozim i grupit pop "October Project" (Autorja Julie Anders). Kėnga ishte njė suference intime. Por ai sapo e dėgjoi, iu duk, sikur zėra nga Shqipėria e thėrrisnin "Eja, kthehu ketu".
Ata pastaj zgjodhėn kėngėn "Falling in love again"("A ka burrė nanet, qė dashuron edhe njė herė prej fillimit") Merilyn Ditriht, kėngė e trajtuar nė stilin light valz vetėm vocal and harmony.
George, insistonte pėr "Anche senza di te" ("Vazhdoj jetėn edhe pa ty"). Kėtė kėngė e kishte kėnduar nė albumin e parė 1992 - 93. U vendos tė jetė nė CD - nė e re…

Meqenėse George, ėshtė me prejardhje greke, vazhdimisht i propozonte Supėrstarit tonė, kėngė tė ndryshme greke. Por ai, me diplomaci, i shmangesh kėtyre propozimeve deri sa ai dėgjoi njė ditė kėngėtaren Anna Visi me kėngėn "Mavra Jyalya" (Vėshtroj botėn me syze tė errėta) pop style, kėngė mjaft e bukur.
Tashma kjo kėngė, u vendos tė jėtė nė album.

"Malaguenja", gjithashtu u zgjodh, tė jetė nė albumin e ri. George Bize "The fisherman of Pearls" ("Peshkatari i perlave"), "La danza" (nga Tarantella Napolitana) e Bellinit (Vallėzimi) technodance. Kėnga ėshtė interpretuar italisht e frengjisht.
George, gjithashtu pelqente edhe interpretimin e supėrstarit shqiptar, nė kėngėn "Caruso" tė Lucio Dales. Por sipas Supėrstarit, meqenėse kjo kryevepėr po shfrytėzohej si shumė, ai i bashkangjiti Caruso - s edhe kėngėn "Dicitinccelo vuie".
Atėhere ai zgjodhi nje strofė e gjysmė nga "Diccitincello" dhe njė strofė e gjysmėnga "Caruso", e i titulloi "Potpuri Caruso" (Caruso Medley) "Blues Style".

Me njėrėn kėngė Enrriko Caruso, u bė legjendė, ndėrsa Lucio Dala, e ktheu nė njė legjendė krijimtarine e kėngės Caruso (ėshtė cilėsuar, kėnga mė e bukur e shekullit).
Kėngėt pothuajse ishin zgjedhur. Tashtii do tė bėhej pėrgatitja e orkestrimit nė studion "GarFish" (20 West 20 - th St. 10 - th Floor, NY. NY 10009).
Inxhinieri muzikant gjerman Harold Stefan, filloi parapėrgatitjen e bazave pėr instrumentistet, qė do tė vinin pėr tė rregjistruar me rrallė.

Nėnė Tereza,
prolog i suksesit tė supėrstarit

Nė tė njėjtėn kohė George, prezanton njėrin nga investorėt mė tė fuqishėm Kubir PURI (multimilioner indian), i cili, mė tė dėgjuar, se ishte fjala pėr investuar njė artist shqiptar. Ai kishte thėnė pyete: "Nga cili qytet i Shqipėrisė ėshtė?" George, kishte thėnė se ėshtė nga Shkodra. Ai kishte pranuar nė vend tė jetė sponsor, duke shtuar: "Jam dakort 100 herė, qė tė investoj pėr shkodranin. Tė lutėm, kur mund tė takoj artistin?" Njė i huaj nga India (indiano - amerikan), u tregua mė bujar se ne shqiptarėt qė jemi nga vendi i Nėnė Terezės vetėm me fjalė. Ai tashmė ėshtė i pari "shqiptar", qė ka ngritur zėrin (vokalin e supėrstarit shqiptar FREDERIK DOCI), emrin dhe flamurin kuq e zi me shqiponjė nė njė planet tjetėr pėrmes NASA-s.

Ndoshta njė ditė njeriu me zemėr tė madhe, bisnesmeni i suksesshėm "shqiptar" Mr. Kubir PURI, do t'i kėrkojė njėrit prej presidentėve tė Shqipėrisė qė ta pajisė me nėnshtetėsi shqiptare, pėr hir tė respektit, mirėnjohjes dhe dashurisė mrekullibėrese pėr Nėnė Terezės pėr vendin e tij. Ai e dėrgoi emrin e Nėnė Terezės drejt amshimit tė pėrhershėm nė Mars, ku, nuk depėrtojnė statujat, fjalėt e bukura vetėmburrėse tė shpėrlara shpesh nga "patriotėt" pėr Nėnė Terezėn.

George, organizon njė darkė. Supėrstari shqiptar, rikujton me respekt: "Pėrshėndetemi. Pasi ulemi, me pyet: "Ēfarė dini ju Mr. Frederik pėr origjinėn e Lumes Nanė Tereza!?" Unė i them se di gjithēka. Ajo jo vetėm se ėshtė shqiptare, por e kam nga qyteti im. Mė saktėsisht ajo ėshtė nga Shiroka ime. Ai ngrihet nė kėmbė, mė pėrqafon e shtoi: "Pėr kėtė arėsye, unė nuk kam hezituar tė jem sponsori i albumit tuaj. Sapo e mora vesh, se jeni shqiptar u emocionova shumė. Por u gėzova dy herė mė shumė, kur u njoftova, se je katolik shkodran nga qyteti i prejardhjes sė Lumes Nanė Tereza. Ajo ka bėrė aq shumė pėr popullin indian, saqė tė investoja pėr tė gjithė artistat shqiptarė, nuk do tė ishte as njė e milionta pjesė e shpėrblimit tė mirave, qė Ajo ka bėrė nė Indi e botė..."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara