HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēamėt thellojnė mė tej bashkėpunimin me shoqatat dhe organizatat shqiptare nė SHBA, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Shoqėria pėr tė Drejtat e Njeriut: Ēameria dhe VATRA kanė nė plan tė parė ēėshtjen Ēame

SOUTHERN Blvd. BRONX (NY): Problemi ēam eshte shtruar tashme per zgjidhje, ndėrsa mendimi absatrakt tek pamundėsia e zgjidhjes sė saj me gjasė, eshte e kundėrta – u tha dje ne takimin e bere ne mjediset a Federates Panshqiptare VATRA midis Kryesise se Shoqerise Per Te Drejtat e Njeriut Ēameria dhe Kryetarit te VATRES z. Agim Karragjozi dhe anetare te tjere te kesaj shoqerie. Krahas tė gjitha kėrkesave tė ngritura deri tani nė mėnyrė sistematike e institucionale dhe atyre tė pėrditshme nė median shqiptare, kjo ēėshtje nė SHBA-s, nėpėrmjet Shoqėrisė pėr tė Drejtat e Njeriut Ēameria, ėshtė ringritur me force, duke kėrkuar, qė edhe nėpėrmjet shoqatave e organizatave tė tjera shqiptare nė Amerikė, te dinamizohet kjo ēėshtje kaq e rėndėsishme per refugjatet e fundit europiane. Kjo, ėshtė njė rrugė e gjatė dhe nuk ka karakter fushate, por shihet si njė obligim, qė sjell rreth vetes ēdo shqiptarė, atdhetarė, patriotė - u tha nė takim.

Kryesia e Shoqerise Ēameria e perfaqesuar nga Kryetari I saj z. Ahmet Giaffo, Sekretarja e Pergjithshme Vera Gjata si dhe anetaret e Kryesise z. Bashkim Braho etj,bisedoi me kryetarin e vatranėve dhe anetaret e tjere te kryesise, rreth marrėdhėnieve tė mira qė egzistojnė midis kėtyre dy shoqatave dhe vendosėn qe te punohet me shume per nderkombetarizimin e ēėshtjes Ēame dhe sensibilizimin e politikaneve amerikane e europiane ne raport me kete ceshtje. "VATRA, nė kėtė kėndėvėshtrim, e pėrkrah plotėsisht tėrėsinė e kėrkesave qė ngrenė ēamėt, dhe, ėshtė e gatshme tė luaj rolin e saj e tė jap kontributin e sajpėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje," tha kryetari i Vatrės inxh. Agim Karagjozi.

Kryetari i Vatrės, z A. Karagjozi, nė emėr tė Federates Panshqiptare, u ka premtuar delegacionit te Shoqėrisė pėr tė Drejtat e Njeriut Ēameria, se ata do tė kenė nė ēdo kohė mbėshtetjen dhe ndihmėn e pakursyer te Vatres dhe vatraneve. Ai gjithashtu pershendeti punen e kryer dhe planet qe kane ēamet per sa i pėrket mėnyrės se si duhet zgjidhur kjo ēėshtje e kėrkuar nga shqiptarėt nė Amerikė dhe jo vetem ata. Ne vazhdimisht, e kemi thėnė se jemi duke bėrė detyrėn tonė, me kėtė ēėshtje - tha ai - por, nė ballė tė kėsaj ēėshtje mendoj se jane dhe duhet te qendrojne vetė ēamėt dhe programi i tyre , u shpreh kryetari i Vatrės, inxh Agim Karagjozi. Ne takim merrte pjese dhe n/Kryetari i Vatres z. Zef Perndocaj

Kryetari ēam, u shpreh per nje bashkepunim me te frutshem me forcat politike ne Shqiperi per te bere te mundur sjelljen ne tryezen e bisedimeve me palen greke per problemin cam. Ai gjithashtu u shpreh optimist per vitalitetin e rinise came e cila ka mbeshtetur dhe do te mbeshtese – tha ai – kauzen e drejte te kthimit ne vatrat stergjyshore. E drejta eshte me ne dhe do te triumfoje – u shpreh ai. Ai u shpreh gjithashtu optimist qe projektet e lena pergjysem ne periudhen 1995 – 1996 te nisura nga ana e Partise Demokratike, ne pushtet ne ate kohe, do te rivitalizohen dhe do te gjejne zgjidhjen e tyre perfundimtare.

Ne kete takim mori pjese, Prof. Petrit Begati - Kasemi, (ish diplomat nė Departamentin e ēėshtjeve pėr Balkanin dhe Lindjen e Mesme nė Ministrinė e Jashtme (1992-1996) si dhe juristi dhe analisti i shquar z. Agron Alibali si dhe anetare te tjere te shoqates.

"Ne si ēamė nė kėtė ēėshtje – tha z. Begati - nė rradhė tė parė kemi nevoje pėr ēdo element perparimtar qofshin keta cam ose jo, pasi genocidi i kryer mbi ēamet eshte nje veper e padenuar. Debimi ne mase I nje popullate te pafajshme qofte dhe per faj te ndonje elementi te caktuar eshte nje veper e papranueshme nga kodet civile ose morale te Europes dhe botes moderne. Prandaj duhet te bejme cfare eshte e mundur – u shpreh ai – qe drejtesia te vihet ne vend dhe ky popull migrant pa deshire te kthehet ne tokat e tyre per te gezuar te gjithe te drejtat legjitime qe ua jep ligji dhe Zoti…. Ky do te jete dhe plotesimi i 3 kerkesave tona kryesore te vendosura nga Keshilli Antifashist ēam ne Vlore ne vitin 1947 dhe qe ne i permbahemi ne menyre rigoroze. Keto kerkesa jane: kthimi ne tokat e te pareve, Njohja e te drejtes se pronesise si dhe e drejta per te jetuar te lire dhe konform te gjithe stardarteve nderkombetare per pakicat ne shtepite tona stergjyshore.

Ne takim e mori fjalen dhe sekretarja e pergjithshme zj. Vera Gjata, e cila u shpreh se ēamet kane ditur te deshmojne qe jane pjese e kulturave dhe zhvillimeve perendimore. Ata kane ditur te punojne gjithmone per te rene dhe ketu kemi parasysh shembujt e shumte te luftetareve dhe patrioteve cam te cilet i dhane panvaresine shtetit grek dhe qe me gjakun e tyre ishin guri i themelit te shtetit modern qe shohim sot. Perkunder te gjithe propagandas se shfrenuar te qarqeve te caktuara shoviniste greke, ēamet kane ditur te demonstrojne civilizimin e tyre dhe jane shfaqur gjithmone paqesore dhe te duruar ne zgjidhjen perfundimtare te problemit te tyre.

Nė fund u ra dakort, qė takime tė tilla tė zhvillohen mė shpesh e sa mė parė tė formulohen memorandume dhe peticione nga Shoqėria pėr tė Drejtat e Njeriut Ēameria, por edhe tė pėrbashkėta me organizatat e shoqatat e tjera nė bashkėsinė shqiptare nė SHBA-s, e t'i drejtohen zyrtarisht organizatave ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave e lirive tė njeriut, kancelarive botėrore, Senatit, Kongresit, Departamerntit tė Shtetit e Presidentit tė SHBA-s e tė gjitha institucioneve pėrkatėse nė OKB.

Ne vazhden e takimeve per forcimin e marredhenieve me organizatat shqiptaro-amerikane, qe veprojne ne territorin e SHBA-se, kjo kryesi zhvilloi bisedime gjithashtu me Kongresistin e njohur te Kongresit amerikan, si dhe themeluesin dhe Kryetarin e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joseph Dio Guardi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara