HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


- DJATHTAS PER KOMBIN -

ALEANCA E RE LEVIZJA KONSERVATORE PER RIKTHIMIN E VLERAVE KOMBETARE

JU BEN THIRRJE

Alban GURI Tė gjitha grave, vajzave, burrave dhe djemve shqiptarė tė bashkohen me qėllimin e vetėm pėr tė rikthyer vlerat nė njė shoqėri ku ka humbur sensi njerėzor i gjėrave;

tė bashkohen pėr tė rikthyer vlerat e kombit qė po kthehet nė njė kafshatė pėr t’u shqyer nga pushtetarė tė korruptuar, nga politikanė tė pashkolluar e tė paemancipuar sidhe nga fqinjė dashakeqas;

tė bashkohen nė njė lėvizje si kjo qė ka njė platformė me qėllim konservimin e vlerave, tė traditave, tė kulturės kombėtare dhe aspak promovimin e instikteve nacionaliste dhe shoviniste me fqinjėt; qė ka njė platformė pėr pasurimin e vlerave tė shoqėrisė nė mėnyrė tė pandalshme nga emigrantėt: politikė, ekonomikė, kulturalė, tė tė gjitha shtresave. Po, sepse ka edhe emigrantė kulturalė Shqipėria dhe janė pikėrisht ata qė pėr tė mos u pajtuar me mediokritetin e "intelektualėve" qė mbajnė kolltuqet nė Shqipėri, pėr tė mos ndėrprerė hovin e dėshirave tė tyre pėr t’u thelluar mbi dijen e pafundme, kanė vendosur t’u largohen intrigave, antikulturės dhe presioneve partiake-klanore;

tė bashkohen tė gjithė ata qė jetojnė prej vitesh emigracionin politik dhe ekonomik tė detyruar nga politikat dashakeqase tė individėve ose grupeve tė papėrgjegjshėm;

tė bashkohen me kėtė lėvizje kudo qė ndodhen, nė tė gjitha skajet e botės, si shqiptarė, pa dallim bindjesh, opinionesh dhe shtrese shoqėrore:

tė vjetėr, tė rinj, intelektualė, artistė, profesionistė, punėtorė dhe tė papunė,

tė gjithė ata qė me shpirt dhe me zemėr shqiptari, tė mėrzitur dhe tė revoltuar pėr emigracionin e gjatė dhe tė padėshėruar nė tokė tė huaj, janė dhe ndjehen ndėrkohė qė nė Shqipėri del dielli ēdo ditė tė vitit dhe Zoti iu fal shqiptarėve tė gjitha tė mirat e kėsaj toke, tė cilat vidhen, prishen, sabotohen, keqpėrdoren;

tė bashkohen tė gjithė ata qė duan tė japin kontributin e tyre nė zbatimin e njė programi tashmė tė hartuar: politik, kultural, ekonomik, pėr nxjerrjen e Shqipėrisė nga humnera ku e kanė futur tė paditurit e "oborrit tė kuq".

Kjo lėvizje nuk ka lidhje me PS, PD, KOP etj… etj… etj, qė rezultuan tė ishin pjellė e njėra tjetrės… pula vezėn apo veza pulėn!

Kjo lėvizje ėshtė e pastėr, e pakėrcėnueshme, e paprekshme, si ēdo shqiptar qė morri rrugėn, u largua, mbajti hallet, pėruljen dhe pozicionin e emigrantit qė tė bren pėrbrėnda;

ėshtė e pastėr sepse lind me emigrantin, duke filluar me paratė qė i mungojnė, me dokumentat qė s’i ka, me punėsimin qė s’ėshtė kollaj, me integrimin qė ėshtė i vėshtirė, me mallin pėr familjen qė tė mbyt, me dinjitetin qė tė rri larg; mė pas shoqėria, tė afėrmit, toka, prona dhe mbi tė gjitha vendi yt. Atėherė pėrse tė mos bashkohemi dhe t’i themi njėri tjetrit:


PERPARA!

Me ide, me marrje pėrgjegjėsish, me energji dhe protagonizėm! Pa rėnė nė grackėn e sė keqes, siē do donin tė na shihnin ata qė na detyruan tė hymė nė kėtė lojė!

PERPARA!

Nė shtėpitė tona! Nė vendin tonė! Nė tokėn tonė! Nė pronėn tonė!

DJATHTAS PER KOMBIN TONE!

Ne jemi si ju, emigrantė pa tituj, pa poste, pa lakmi, pa vese qė na shtyjnė tė ndyejmė duart me bukėn e shqiptarėve tė varfėr. Por jemi tė ditur, tė mprehtė dhe tė vendosur. Jemi emigrantė politikė, ekonomikė, kulturalė. Jemi njerėz qė duam drejtėsi, drejtėsi dhe jetė tė gjatė pėr kombin tonė, pėr gjuhėn shqipe, pėr kulturėn dhe identitetin tonė. Pa komb je edhe pa identitet, e ju e dini se ēfarė do tė thotė tė jesh nė vend tė huaj pa identitet, me kokėn ulur. E pėrse duhet tė rrimė ne me kokėn ulur? Pėrse ne duhet tė gėnjejmė shpesh herė kur na pyesin pėr identitetin tonė? Kush na e bėri kėtė tė keqe kaq tė madhe?

Kėto dhe pyetjeve tė tjera si kėto, tė bashkohemi e t’u japim pėrgjigje tė bashkuar. Ne, 1 milion e dyqindmijė emigrantėt shqiptarė, pa llogaritur ata nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, qė nuk do prisnim njė minutė pėr tė dhėnė kontributin tonė, mendimin tonė, nga mė i vogli deri tek mė plaku, pėr tė rikthyer dinjitetin qė duar tė errėta na e morėn ndėr vite.

Aleanca e Re, do dhe duhet tė jetė, me kontributin e tė gjithėve pa pėrjashtim, aleanca e re e shqiptarėve me botėn qė e rrethon. Do tė jetė aleanca e re e shqiptarėve me botėn e emancipuar, duke parė se ato tė vjetrat, pra aleancat me botėn e kuqe nuk na sollėn pėrveēse tė kėqija.

Aleanca e Re, me eksperiencėn, dijen, kulturėn dhe temperamentin e shqiptarėve qė jetojnė prej vitesh nė perėndim, dėshėron tė ofrojė zgjidhje tė reja dhe afatgjata pėr shqiptarėt. Dhe zgjidhja duhet tė fillojė nga Tirana dhe istitucionet e saj, ku ėshtė pėrqėndruar edhe goditja mė e egėr e dashakeqasve tė Shqipėrisė. Shqiptarėt pėrpiqen nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi e tė keqen e kanė mu nė mes tė sofrės, nė zemėr tė vendit, nė Tiranė.

Aleanca e Re u thotė shqiptarėve:

PERPARA!

Tė gjithė pėrpara, tė bashkuar, nė ide, dashuri kombėtare, por edhe nė buxhet, sado i vogėl qoftė ai, sepse nė kėtė mėnyrė do tė ringremė njė shoqėri moderne, ekzistuese (sepse modernizmi ekziston mes nesh), dhe tė aftė qė tė pėrballojė ajo vetė sfidat e shekullit;

tė bashkuar edhe pse tė ndryshėm nė opinione, tolerantė por konservatorė, tė kujdesshėm por jo nacionalistė provincjalė. Ne kemi se ē’t’u tregojmė fqinjėve nė kulturė, traditė dhe bashkėjetesė. T’i luftojmė me qytetėrim ata qė duan tė na pėrshkruajnė si djaj tė zinj qė vijnė nga fundi i tokės;

tė bashkohemi pėr t’u dhėnė mė tepėr besim miqve dhe aleatėve tanė, pėr tė mos bėrė vetėm rrolin e lypsarėve qė kanė luajtur deri mė sot politikanėt shqiptarė;

t’u japim njė alternativė miqve tė kombit tonė qė janė lodhur dhe mėrzitur tėrė kėto vite me personazhet qė ju i njihni mirė (nuk meritojnė as t’u pėrmendet emri);

tė bashkohemi qė t’u tregojmė miqve qė ne jemi njė komb, njė komb qė ka rezurse, qė ka traditė mikpritjen, qė i respekton dhe iu qėndron besnik aleancave;

tė bashkohemi qė tė tregojmė se jemi tė aftė tė administrojmė istitucionet me urtėsi dhe dinjitet, me zgjuarsi dhe aftėsi pėr t’u zhvilluar ekonomikisht, kulturalisht, politikisht;

Tė nderuar shqiptarė, emigrantė, bashkombas!

Kjo iniciativė ka pėr qėllim tė saj administrimin e burimeve mė tė vyera qė ka njė komb, pra burimin njerėzor. Ēdo njeri ėshtė vullnet i Zotit, Atij tė Madhit, tė pėrbashkėtit pėr tė gjithė, pra si i tillė ēdo njeri ka njė vlerė. Atėherė,

tė bashkojmė kėto vlera dhe tė biem nė Shqipėri ndryshimin, kultural, vizionar, politik, ekonomik.

Tė gjithė bashkė do t’ja arrijmė. Ne jemi shumė dhe kemi mundėsi tė pashembullta organizimi. Gjėrat kur janė tė drejta, janė edhe tė thjeshta. Kur janė fryt i njė thirrjeje shpirtėrore, kombėtare, kulturale, jetike, ato janė tė pandalshme.

Njė njeri krijon nė vetvete njė numėr.Tė gjithė numrat, pra njerėzit, krijojnė njė forcė, njė lėvizje e cila ėshtė e destinuar tė triunfojė,

TE SJELLE NDRYSHIMIN

Ne do tė bėhemi faktor. Faktor do tė thotė qė askush tė mos na ēensurojė mė mendimin, por tė kemi gazetėn tonė, faqen tonė tė internetit, fondin tonė tė pėrbashkėt nė dispozicion tė qėllimit tonė dhe jo tė interesave personale. Faktor do tė thotė se kur je i madh nė numėr dhe nė ide, je i plotė, i denjė pėr t’u marrė nė konsideratė. Askush nuk mund tė tallet mė me ty, me idetė e tua, me nevojat dhe dėshirat e tua.

Kėshtu tė tjerėt do tė na respektojnė. Kėto sinjale vijnė, tė jeni tė sigurtė pėr kėtė, nga Amerika e madhe, nga Europa Nėna Jonė, nga forcat politike mė tė spikatura nė arenėn ndėrkombėtare. Ata duan ndryshimin. Duhet besim tek vetja dhe tek kombi. Ky binom madhėshtor qė ka triunfuar gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, duhet tė na japė forcė dhe kurajo pėr t’u bashkuar. Ne individualisht nuk kemi tė sharė, bashkarisht mund tė jemi tė mrekullueshėm.

Ideja e kėtij dokumenti ka pėr qėllim tė krijojė njė listė tė gjatė, aq tė gjatė sa e gjithė historia e shqiptarėve. Krijimi i njė liste me njė numėr tė pafund personash do bėjė tė mundur krijimin e njė lėvizje politike apo partie qė aktualisht duket term i dalė jashtė kohe, sepse kur je i fortė nė numėr nuk ke nevojė pėr copa letrash si i thonė. Kjo lėvizje do bėjė tė mundur shqyrtimin e ideve tė secilit prej firmėtarėve, ose anėtarėve, ide kėto qė do pėrcillen anembanė globit, prej nga do tė rikthehen tė formuluara drejt, saktė dhe pastėr. Nė mėnyrė moderne dhe bashkėkohore, ēdo anėtar do japė njė mendim, njė votė, nėpėrmjet internetit ose telefonit.

Dhe nė fund, pse jo, mund tė firmosim njė dokument tė gjatė me 1 milion e 200 mijė firma. Ukrahinasit do tė na kishin zili. Numrat janė fakte, jo llafe.

Propozimi bėhet nga njė grup miqsh qė jetojnė prej vitesh nė perėndim dhe qė pėrfaqėsohen zyrtarisht nga Alban Guri.

Alban Guri, datėlindja 1970, nė moshėn 20 vjeē arratiset drejt Italisė.

Pasi merr pjesė nė demostrat e dhjetorit 1990 dhe zhgėnjehet nga performansa e tė gjithė aktorėve tė kohės, pėrfshi kėtu edhe "tė rinjtė" Blendi Gonxhe dhe Edi Rama. Kupton se duhet tė largohet dhe tė gjejė me kalimin e viteve ēelsin e krijimit tė njė lėvizjeje tė emancipuar politike, shoqėrore, qytetare, kombėtare.

Azilant Politik qė nė momentin e parė tė mbėrritjes nė Itali, nė moshėn 20 vjeēare. Merr njohuri tė shumta nė fushėn e sė drejtės, filozofisė, sociologjisė. Bashkėpunon me istitucione shtetėrore nė fushėn e drejtėsisė dhe merr eksperienca tė vyera nė fushėn e organizimit tė shtetit. Lėvron krijimtarinė letrare, gazetareske, opinioniste, publiēistikėn nė pėrgjithėsi. Pėrkthen shkėlqyeshėm nga Italishtja dhe nuk rresht sė pari dhe sė jetuari ēdo gjė politikisht, djathtas, nė dobi tė kombit.

Me rreziqe jo tė vogla kėrkon ose tenton tė organizojė njė lloj lėvizjeje tė djathtė nė Shqipėri, por pa sukses. Qarqet e vjetra: tė kuqe, tė zeza, jeshile etj, pa dashur t’u vemė emra, janė tė konsoliduara tashmė dhe kontrollojnė me dhunė dhe mashtrime ēdo segment tė shoqėrisė nė Tiranė dhe nė qytetet e mėdha. Veriu ėshtė i izoluar, i varfėr dhe i gėnjyer nga pseudo tė djathtėt, kėshtu efektet dhe pikėnisja duhej kėrkuar larg, nė perėndim, andej nga vjen e mira. Pra, protagonistja mbetet diaspora (Ju kujton ndonjė analogji Ukrahina?). Nė shtator 2005 rikthehet pėrsėri nė Itali, duke i shpėtuar rreziqeve qė mund tė imagjinohen, tė kurdisura nga tė gjithė ata qė mendojnė se Shqipėria ėshtė "bahēja e tyre" ose "kullota e tyre" dhe s’duhet tė futet kush. Nuk po zgjatemi nė origjinėn e familjes sė respektuar dhe tė persekutuar, aqsa ka ndėrruar dhe mbiemrin nga Drini nė Guri.

Ky koment i fundit bėhet nė respekt tė tė gjithė atyre qė do donin tė dinin tė paktėn se si quhen njerėzit qė mendojnė tė punojnė sėbashku. Pra njė prezantim i shkurtėr.

Pėrshėndetje nga Italia!

- Djathtas pėr Kombin! -

me moton

PERPARA!

Pėr anėtarėsim, diskutim, opinion, propozim,

kontakto:
[email protected]

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara