HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova tė bashkohet nė njė shtet me Shqipėrinė

TEMAT TABU

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Shpeshherė ndodh qė nė debate tė ndryshme tė bartet vėmendja e bashkėbiseduesit apo e opinionit nga tema boshte nė njė sajesė tjetėr, nė trajtė tė etiketės njollosėse. Kjo ėshtė forma mė efikase e diskreditimit tė kundėrshtarit. Bie fjala kur polemizohet lidhur me ēėshtjen shqiptare, shpiken nocione, shpifen epitete tė ndryshme, si irredentistė, separatistė, secensionistė, kundėrrevolucionarė, fondamentalistė islamikė, Shqipėri e Madhe etj. Kjo formė e demonizimit arrin efekt, meqė pėrmes etiketės anulohet boshti i temės dhe imponohet polemika rreth sajesės. Shpeshherė ky lloj i polemikės pranohet nga i akuzuari pa vetėdije, nga frika prej diskreditimit shitues qė rėndom pėrfundon me zbrapsje tė paarsyeshme apo heqje dorė nga projektet vitale. Kjo metodologji qė prodhon zbrapsjen ka pasur efekte rrėnuese nė historinė tonė tė re politike, meqė kundėrshtarėt tanė nė njė farė mėnyre kanė arritur tė na frikėsojnė nga projektet tona, duke i shndėrruar ato nė tema tabu.

Njė nga metodat mė efikase tė kundėrshtarėve tanė ka qenė dhe mbetet relativizimi i kauzave. Kemi dėgjuar edhe nga veprimtarė shqiptarė se ideja e shteteve tė mėdha nė Gadishullin Ilirik, si Serbi e Madhe, Shqipėri e Madhe, Greqi e Madhe, Bullgari e Madhe e kėshtu me radhė janė destruktive dhe i takojnė shekullit tė 19-tė. Sipas tyre nė kohėrat moderne nuk bisedohet pėr kufij, por pėr integrime tė mėdha nė kuadėr tė Evropės dhe tė strukturave Veriatlantike etj.

Ky relativizim i kauzave shoqėrohet gjithmonė me njė ofertė tė rrejshme: do tė bashkohemi nė Evropėn e Madhe. Pikėrisht, ata qė relativizojnė kauzat, janė vetė ata qė merren me pėrkufizimin e saktė tė kufijve tė tyre shtetėrorė. Pikėrisht ata qė akuzojnė janė ngatėrrestarė tė proceseve integruese europiane apo veriatlantike. Thelbi i kėtyre diskurseve sajohet rreth idesė qė duhet t’i detyrojė shqiptarėt tė heqin dorė nga bashkimi i tyre dhe tė presin kohėn, momentin qė tė bashkohen nė Evropėn e Madhe. Kur shqiptarėt, tė paktėn nė planin retorik ofrojnė me xhentilesė kėtė mundėsi pėr serbėt qė ata tė bashkohen nė Evropė e tė heqin dorė nga projektet hegjemoniste, pason njė breshėri akuzash dhe epitetesh qė i pėrmendėm mė lart.

A ėshtė dėgjuar ndonjėherė qė serbėt tė flasin pėr Serbinė etnike? Jo, meqė tė flasėsh pėr Serbi etnike do tė thotė tė flasėsh pėr tkurrjen apo zvogėlimin e saj nė pėrmasa reale dhe pėrkundrazi, tė flasėsh pėr Shqipėrinė etnike do tė thotė tė flasėsh pėr zmadhimin e saj gjithnjė duke u bazuar nė realitete qė i shpojnė sytė. Nėse ky konstatim ėshtė i saktė, atėherė del nė shesh hipokrizia, cinizmi i autorėve tė relativizimit tė kauzave qė pėrhapin kėto ide destruktive nė emėr tė moderacionit politik.
Nuk mund tė ketė asnjė korelacion tė drejtpėrdrejtė nė mes tė idesė sė Serbisė etnike dhe Shqipėrisė etnike, ngaqė realiteti nuk e lejon njė luks tė tillė. Serbia e Madhe dhe jo etnike ėshtė produkt i mendjes hegjemoniste, kolonialiste dhe synon tė themelohet madje dhe aty ku nuk ka asnjė serb.

Ndėrkaq Shqipėria etnike dhe kurrsesi e madhe synon tė themelohet aty ku faktikisht ekziston nė planin funksional Shqipėria etnike, pra aty ku nė pėrqindje absolute qytetarėt e pranojnė atė ide. Kjo kėrkesė e shqiptarėve nuk mund tė cilėsohet si luftėnxitėse, si ekspansionizėm apo si ide anakronike e shekullit 19-tė.
Prandaj serbėt asnjėherė nuk flasin pėr Serbinė etnike, por flasin pėr nocione tė tjera neutrale qė kanė pėr qėllin tė fshehin tendencat e tyre kolonialiste dhe hegjemoniste. Ata flasin pėr Jugosllavi si njė nocion qė nė thelb fsheh projektin e Serbisė sė Madhe, pra asaj hegjemoniste, ekspansioniste e kurrsesi jo dhe etnike.

Nga ky pozicion ata i djallėzojnė idetė e shteteve etnike ngase me kėtė projekt duhet tė tkurren. Kėshtu vepruan edhe rusėt nė kohėn ku themeluan BRSS apo kėtė sajesė tė sotme tė lidhjes sė shteteve vetėm e vetėm pėr tė fshehur ekspansionizmin e tyre. Po ashtu edhe njė segment i politikės sė jashtme turke kohėt e fundit ka zėnė tė afirmojė idetė dhe vlerat osmane pėr tė pasur ndikim nė ish-republikat sovjetike tė besimit mysliman.
Prapa kėtyre ide/projekteve pėr themelim tė shteteve federative multietnike etj. fshihet projekti pėr dominim tė njė etnikumi mbi tė tjerėt. Tė gjithė sot janė nė konfuzion lidhur me interpretimin e shkaqeve tė luftėrave tė kohės sė sotme qė kanė pėr bazė interesat etnike. Nė rajonin e Kaukazit nuk dihet se ēfarė e shkakton luftėn, interesi i natyrshėm i popujve qė tė jetojnė tė pavarur, apo interesi i hegjemonėve qė t’i varėsojnė shtetet dhe popujt, t’i detyrojnė ata qė tė jenė satelitė tė njė interesi dominant, pra atij rus. Pra relativizimi nuk ėshtė njė konstatim i rastėsishėm, nė thelb i pandershėm, por njė projekt i paramenduar mirė, me qėllime tė qarta etnike nga ata qė dėshirojnė tė fitojnė tė drejtėn pėr ekspansionizėm. Ky relativizim dinak dhe cinik bėhet i neveritshėm kur vetė shqiptarėt bėhen zėdhėnės tė kėtyre ideve qė u imponohen dhe me pavetėdije i shėrbejnė ndėrrimit tė diskursit politik duke u shndėrruar nė altopolantė tė ideve relativizuese, nė fakt ekspansioniste.
Duke u distancuar nga idetė normale, tė natyrshme qė burojnė nga realiteti dhe interesi i prekshėm i popujve, nė emėr tė njė moderacioni tė shpifur politik, nė emėr tė njė imazhi avangard qė e ndėrton vetveten duke u distancuar kinse nga idetė romantike tė shekullit 19-tė, kėto opsione janė mė destruktive sesa projektet hegjemoniste serbe, ngaqė funksionojnė si diversion qė pėrhap defetizmin, molisjen dhe bindjen se duhet hequr dorė nga ēlirimi prej zgjedhės qė krijoi aq shumė vuajtje dhe pėrpjekje tė planifikuara pėr gjenocid.
Nė fund tė kėtij konstatimi duhet shtruar pyetja: cilat opsione janė mė humane, mė tė moderuara, ato qė ofrojnė projektin sesi njėherė e pėrgjithmonė duhet tė dilet nga zgjedha ose nga konteksti ku zbatohen projekte gjenocidale, apo ato qė sėrish popullin shqiptar e kthejnė nė fillim tė rrugės sė kalvarit tė pafund?
Nga ky kėndvėshtirm duket e ēuditshme, nė mos absurde toleranca e opinionit shqiptar pėr kėto opsione qė kalvarin e prezanton si botėkuptim i moderuar, tolerant, human dhe avangard. Ndėrkaq popujt supermodernė, si amerikanėt kur janė tė rrezikuar reagojnė me tė gjitha mjetet. Presidenti amerikan kėto ditė deklaroi se SHBA-tė nuk kanė nevojė pėr leje qė tė mbrohen nga rreziku qė u kanoset.
Modeli i dytė ai i relativizimit, qartazi mund tė shpjegohet me rastin e Maqedonisė. Nė njė takim te ish -presidenti i kėtij shteti, z. Kiro Gligorov u hodh ideja nga vetė ai pėr Maqedoninė e ndarė nė tri pjesė, por gjithnjė sipas tij, ata (maqedonasit) nuk e destabilizojnė Ballkanin pėr shkak tė kėsaj, por e pranojnė realitetin e “hidhur”, duke i dhėnė mundėsi paqes dhe perspektivės sė demokracisė nė Ballkan dhe mė gjerė. Ky konstatim i tij pėr Maqedoninė e ndarė nė tri pjesė, nė atė tė Vardarit, tė Egjeut dhe tė Pirinit ishte argument i fuqishėm relativizues kundėr argumenteve shqiptare pėr ndarje tė hapėsirave tė tyre. Mirėpo kjo ide, si tė tjera tė ngjashme relativizuese ka njė tė metė tė vogėl qė zbulohet me shumė lehtėsi si gėnjeshtėr banale.
Nė pyetjen se kur paska ekzistuar kjo Maqedoni etnike qė na qenka e ndarė nė tri pjesė doli nė shesh realiteti se ajo Maqedoni na paska ekzistuar vetėm nė kohėn antike qė objektivisht nuk ka tė bėjė fare me realitetin e sotėm maqedonas.
Pra, shpikjet e kėsaj natyre nuk mund tė zhbėjnė kurrsesi realitetin shqiptar. Ēėshtja shqiptare buron nga realiteti i tyre nė kėto hapėsira, e ka peshėn e vet etnike, ekonomike, politike, autoktone dhe mbi tė gjitha historike. Nuk mund tė relativizohet realiteti i prekshėm shqiptar, historia e tyre me mitet serbe dhe maqedonase.
Kėto relativizime nuk janė pa efekt te faktori ndėrkombėtar qė arbitron kėto procese ballkanike. Sot jemi tė ballafaquar mė njė varg paradoksesh qė nuk pėrputhen me realitetin, por me doktrinat e ndryshme politike. Shtrohet pyetja pėrse shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė faktori ndėrkombėtar nuk ua njeh disa tė drejta nė mėnyrė imediate, ashtu si vepron me popujt e tjerė, por u ofron zgjidhje paliative, nė kuadėr tė njė procesi tė gjatė tė cilin nuk e kontrollojnė ata vetė dhe qė nuk dinė ēfarė epilogu do tė ketė?
Komisioni i Badinterit nė mėnyrė tė prerė, tė menjėhershme ua njohu tė drejtėn pėr shtet popujve qė sot e gjithė ditėn, jo vetėm qė nuk janė dominantė nė ato shtete, por kanė kriza tė pakapėrcyeshme lidhur mė identitetin e tyre.
Kosova nuk ka asnjė nga kėto telashe, por ajo sot e kėsaj dite nuk e ka tė qartė se cili do tė jetė statusi i saj pėrfundimtar. Ose tė marrim shembuj tė tjerė. Serbėt e Kosovės qė merrnin pjesė aktive nė politikėn shfarosėse antishqiptare, nė kuadėr tė projektit tė Millosheviqit fituan nė mėnyrė imediate, pa polemika, pa konferenca ndėrkombėtare tė drejtėn e plotė pėr pėrdorim tė gjuhės sė tyre nė ēdo kėnd dhe institucion tė Kosovės.
Krahasoni kėtė tė drejtė me tė drejtėn e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe!
Shqiptarėve iu deshėn 10 vite betejė brenda institucioneve, pasuar me njė kryengritje tė armatosur pėr tė hapur kėtė ēėshtje dhe nė fund faktori ndėrkombėtar ua njohu pėrdorimin gjysmak zyrtar tė gjuhės shqipe nė administratė. Po ashtu serbėt e Kosovės duke u enklavizuar, duke e cėnuar integritetin territorial dhe institucional tė Kosovės, nė tė ashtuquajturėn Mitrovicė e Veriut themeluan njė institucion ilegal, universitetin serb, pa marrė pėlqimin e institucioneve tė Kosovės. Edhe nė kėtė rast ndėrkombėtarėt e zyrtarizuan kėtė institucion nė tėrėsi pa debate, pa konferenca, ndėrkaq i njėjti rast nė Maqedoni, pas shumė debatesh tė ashpra, konfliktuale, pėrfundoi me njė projekt gjysmak qė do tė jetė prelud pėr konflikte dhe moskuptime tė mėtejshme.
Vetėvetiu imponohet pyetja pse ofrohen kėto zgjidhje tė pabarabarta, madje moralisht tė dyshimta, gjatė trajtimit tė ēėshtjes reale shqiptare dhe ēėshtjeve tė tjera qė s’kemi si tė mos i kategorizojmė si hegjemoniste? Natyrisht se fajet i ka edhe politika shqiptare qė “moderohet”, metamorfozohet nė varėsi nga presionet qė vijnė nga jashtė. Pėr t’i ikur etiketimeve tė natyrės Shqipėri Etnike, Shqipėri e Madhe jemi tė angazhuar pėr Kosovėn e pavarur, disa madje punojnė pėr tė prodhuar njė identitet tė ri kosovar, njė gjuhė tė re kosovare apo njė herarldikė tipizuese kosovare. Por me kėto ide nuk mund t’i ikim njė pyetje kokėforte: sa ėshtė rentabėl njė Kosovė e tillė prej 2 milionė banorėsh, me mbi 50 pėr qind tė papunėsh? A mundet njė Kosovė e tillė e pavarur tė financojė aparatin shtetėror, ushtrinė, gjyqėsinė, kulturėn, arsimin, shkencėn, diplomacinė, sportet dhe veprimtaritė e tjera joekonomike?
Pėrgjigja natyrisht duhet tė jetė negative, kėtė e thonė edhe ndėrkombėtarėt. Nga ky jorentabilitet i Kosovės burojnė ide qė atė ta riintegrojnė nė kthetrat e Serbisė tė udhėhequr sėrish dhe paskajshmėrisht nga pinjollėt e Millosheviqit dhe Sheshelit.
Sė kėndejmi nuk shoh asnjė ide tjetėr mė humane sesa propozimi qė synon ta eliminojė tė metėn strukturore tė jorentabilitetit tė Kosovės duke hapur temėn tabu gjer mė tani: bashkimin e saj me Shqipėrinė qė ėshtė njė ide reale, funksionale, e natyrshme e mbi tė gjitha e moralshme. Kjo ide buron natyrshėm nga konstatimi pėr jonrentabilitetin e pavarėsisė sė Kosovės, nga faktet kokėforta pėr politikėn gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve dhe nga vullneti i padiskutueshėm i qytetarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė pėr tė jetuar bashkė duke krijuar njė shtet rentabėl, funksional, mbi parimet e demokracive perėndimore.
Duke u liruar nga turpi i rrejshėm, nga frika irracionale prej formulimeve satanizuese, si Shqipėri e Madhe, Shqipėri Etnike etj, dhe duke shikuar me sy tė drejtė realitetin se Kosova e pavarur nuk ėshtė rentabėl, nuk mund t’i plotėsojė kushtet e njė shteti funksional dhe si e tillė do tė ishte objektivisht pre e lehtė pėr soldateskėn serbe, vijmė nė pėrfundim se ideja e Shqipėrisė etnike ėshtė kontribut racional, human dhe njė investim i shėndoshė pėr paqen dhe rendin nė Ballkan, qė njėkohėsisht do t’i korrigjojė gabimet e sė kaluarės…

Shekulli, 24/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara