HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjurmė nė histori

Nacionalistėt at e bir: Zef e Mark Sokoli u flijuan pėr Shqipėrinė etnike

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Njė heshtje me paramendim,
apo diletantizėm pseudohistorianėsh

Koha e gjatė e jetės nė ShBA, mė ka krijuar mundėsi qė tė lexoj shumė libra biografike (jetėshkrimore) tė autorėve amerikanė dhe tė huaj mbi historinė, kujtime dhe refleksione tė individėve nė Luftė apo Misione tė ndryshme nė interes tė Amerikės nė periudha tė caktuara. E veēanta e tyre ėshtė, se librat nė tėrėsi janė dhėnė mė afėr realitetit, pa censurė apo redakturė ideologjike, nė mėnyrė qė lexuesi amerikan tė krijojė njė ide mė tė plotė pėr subjektin e trajtuar nga individi apo grup autorėsh.
Zef e Mark Sokoli Sa mė tepėr qė vitet kalojnė, aq mė shumė unė prehem nė meditime nga shfletimet e kujteses historike tė shkruar dhe dokumentuar pėrmes librave dhe dorėshkrimeve qė presin tė botohen. Pėrmbajtja e tematikave ėshtė e thjeshtė nė tė kuptuar, por e vėshtirė nė trajtimin objektiv tė fakteve dhe ngjarjeve historike. Ndryshe ėshtė dhėnė e po jepet historia nga hartuesit e traditės sė socialrealizmit komunist nė Kosovė e Shqipėri, pėr ngjarjet dhe personazhet kryesorė nacionalistė, shtresėn e sė cilės kalemxhijtė me pėrvojė i quanin me pėrbuzje, si: “armiq e trathtarė reaksionarė tė pėrbetuar tė popullit”, qė ishin e mbetėn sipas historishkruesve, nacionalistėt qė nuk e duan rregjimin e proletariatit, nėn juntėn e Jugosllavisė sė J. B. Titos asokohe.
Pėr luftėtarėt e Shqipėrisė etnike dhe heroizmin e treguar nė mbrojtje tė kėtij ideali, nė fillim tė viteve 1944 e nė vijim historia ėshtė dyfiēitare, mbasi pėrvoja e studiuesve tė rinj nga vendet civilizuese perėndimore mungon dhe mė sė shumti mbisundon diletantizmi, qė po tjetėrson e keqpėrdorė ato pak dokumente historike, qė kanė mbijetuar nga netet e gjata te sundimit tė egėr tė kolonizatorėve serb nė Kosovė. Pėr njė kohė tė gjatė afėrsisht gjashtėdhjetėvjecarė, ēdo gjė ishte lėnė nė pluhurin e harresės. Njė heshtje, qė vret dhe krijon mundėsi qė historishkruesit joobjektivė tė deformojnė e seleksionojnė faktet burimore dhe bėjnė interpretimet e tyre nė mėnyrė tė njėanshme dhe madje nė varėsi tė emocioneve dritėshkurtėra qė atyre u ngjallin.
Metoda e politizimit abuziv tė sė shkuarės nė vendlindje dhe trojet etnike shqiptare dhe klientizimi politik, kanė tentuar ta monopolizojnė historinė, ēka ka sjellė pėr pasojė dėme drastike nė faktoshkrime historike dje dhe sot.
Nė kėtė mėnyrė, mbetej qė kujtimet e idhta por edhe krenare tė atyre ditėve tė evokoheshin nga moshatarėt e tyre nė netėt e gjata tė dimrave tė vėshtirė, me shumė kujdes e frigė. Dhe jo vetėm pėr tė mos iu lėnė harrėsės, por pėr tu pėrcjell brezave, duke lėnė gjurmė nė historinė tonė tė lavdishme, pėr tokat dhe dheun shumėshekullor.

At e bir Zef e Mark Sokoli
u flijuan pėr Shqipėrinė etnike

Nė kėtė errėsirė tė paramenduar nga kundėratdhetarėt mbetėn edhe emrat e tribunėve tė nacionalizmit nė Lugun e Drinit at e bir Zef Sokoli me Markun 16 vjecar, qė u flijuan pėr idealet e Shqipėrisė etnike, u futėn pa tė drejtė nė rrethin e zi tė harresės.
Zef Sokoli, u lind nė vitin 1904 nė Gralisht tė Pukės nė lagjen e Seferajve, katund ky me shumė zakone e tradita tė ruajtura me shėkuj dhe tė bazuar nė nder, burrėri e mikėpritje. Nė fillim tė shėkullit XX, babai i Zef Sokolit (Sokol Alia), sėbashku me gruan, fėmijėt dhe njė pjėsė e tė afėrmve tė tij, la katundin e lindjes dhe u nis drejt Rrafshit tė Kosovės, ku zunė vend buzė lumit “Drini i Bardhė” nė katundin Jagodė, afėr Paskalicės, ku jetonte familja e mirėnjohur e Pėrlleshve. Kjo familja, shumė vite mė parė po ashtu kishte zbritur nga Iballia e Pukės dhe kėto dy familje me shekuj kishin shumė lidhshmėri nė mes vehtės e posaēėrisht atė tė kumbarisė. Eshtė kjo njė traditė e hershme e zakoneve shqiptare, qė ka mbetur e ruajtur me pastėrti deri nė ditėt tona brez pas brezi. Nė kėtė mėnyrė, familjet lidhen edhe mė shumė mes njeri – tjetrit dhe gjendeshin mė pranė nė gėzime e hidhėrime familjare.
Me kryetrimin e kėsaj treve Ndue Pėrllėshin, ishin shokė tė fėmjėrisė, rinisė dhe tė idealeve deri sa ranė heroikisht nė fushėn e nderit nga plumbat e armikut shekullor, nė mbrojtje tė bashkimit tė trojeve etnike. Fėmijėria e tij ishte shumė e vėshtirė, pas largimit tė Perandorisė Osmane nė vitin 1912, Rrafshin e Dugagjinit e pėrfshin hordhitė sėrbo - malaziase. Katundi Jagodė (sot Shėngjin) nga fundi i viti 1915 e dėri nė mbarim tė vitit 1918 ishte nėn sundimin e Austro - Hungarisė. Pas formimit tė Jugosllavisė sė Versajėt, filloj sjellja e kolonistėve serb e malazias, me qėllim tė aneksimit tė trojeve shqiptare, ndėrrimit tė strukturės nacionale dhe zhbėrjes sė nacionit shqiptar, plane kėto ugurzeza dhe me plot pasoja pėr tė ardhmen tonė, tė pėrgatitura nga akademia e shkencavė tė shovinistėve serbė dhe despotėve tė Beogradit. Ushtria dhe xhandarmėria sėrbo – malaziase, mė 1919 ua konfiskoj tokat shqiptare dhe u vuri zjarrin shtėpive dhe pasurive tė tyre, qė pėrfshinė zonėn gjeografike tė Lugut tė Drinit dhe konkretisht nga Gurrakoci deri nė Prizren.
Zef Sokoli, qysh nė moshė tė re i pėrjetoj thellė kėto ngjarje tė hidhura, qė nė mėnyrė sistematike i bėheshin padrejtėsisht popullit shqiptar nga shovinistėt barbarė serb. Nė kėtė mėnyrė, u rrit tek ai, sikurse tek shumė nacionalistė tė tjerė mllefi ndaj pushtuesve. Kishte ardhur koha qė nė mėnyrė serioze tė mendohej pėr tė rrok njė ditė pushkėn nė mbrojte tė popullit dhe tokės arbėrore.
Nė vitin 1941, kur Italia njohu dhe hapi kufirin shqiptaro - shqiptar, Zefi i pėrmalluar pėr tė afėrmit dhe vendlindjen e tij katundin Gralisht nė krahinėn e Pukės, bėri udhtime tė shpeshta pėr nė Shqipėri, ku pati rast tė kėmbejė mendime e pėrvojė, pėr ngritjen e rezistencės mbarėnacionale dhe tė takohej me shumė pėrsonalitete tė kohės, qė kishin ideale tė njėjta.
Dhe qė atėhėrė, Zefi u kyē nė jetėn politike e nacionale tė asaj kohe, e cila pėriudhė kėrkonte njerėz tė devotshėm, pėr ēėshtjen tonė dhe njerėz qė do tė flijoheshin pėr Shqipėrinė etnikė siē ishte patrioti Zef Sokoli. Nė kėtė vazhdė, ai mbajti lidhje dhe kontakte tė pandėrprera me krerėt e rezistencės, si: Kapidanin e Mirditės Dr. Mark Gjon Markun, Kolė e Pashuk Bibėn, Muharrem Bajrakatarin e Lumės, e sa e sa personalitete tė tjera, qė me kohė kishin nuhat afrimin e ideologjisė ateiste dhe bolshevike tė sjella nga kreshtat e Siberisė (Rusi) nė trojet e vjetra dardane.
Ky ishte njė burrė me tipare tė dalluara tė njė patrioti tė vendosur dhe tė paluhatshėm. Ai ishte ndėrlidhja mė e mirė dhe mė e sigurtė pėr tė dy anėt e tė njėtit kufi arbėror, mbasi njerėzit qė e njifshin Dėrėn emėrmirė dhe karakterin burrėror tė tij, e respektonin dhe kishin shumė besim nė atdhetarin e pamposhtur Zef Sokolin.
Nė fund tė vitit 1944, nė krahinėn e Lugut tė Drinit erdhi Brigada VII kosovare e udhėhequr nga komandanti komunist Shaban Haxhiu, i cili kėrkonte kryetarin e komunės sė Budisalcit - Ndue Pėrllėshin me disa shokė tė tjerė, me pretekst, se Ndou me Pashuk Bibėn e shokė tė tjerė kishin likuiduar shumė komunistė nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Kosovė. Ndue Pėrlleshi, porsa mori kėtė lajm, u takua me Zef Sokolin, pėr tė pėrcaktuar strategjinė e krijuar nga situata e re. Tė ashtėquajturit partizanė kishin marrė tė gjitha masat, pėr tė ngushtuar gjithnjė e mė tepėr rrethin e veprimtarisė antikomuniste, qė po bėnin kundėrshtarėt e rregjimit tė tyre.
Ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtėsi dhe shqiptarėt po kalonin ditėt mė tė vėshtira tė kohės sė pasluftės sė dytė botėrore, keqtrajtime dhe pėrndjekje nga kaēakėt e udbashėve serbė e malazias, qė vepronin nė katundet e ndryshme tė Kosovės. Shpesh, ata bashkėpunonin edhe me trathtarė shqiptarė, tė cilėt i bashkonte idea boshe e internacionalizmit proletar, duke gjetur njė arsye mė shumė pėr tė bėrė shpopullimin e trojeve shqiptare. Pėr kėtė ata kishin vėnė nė krye tė ekspeditave ndėshkimore ushtarake tė ndjekjes oficerė e ushtarė komunistė besnikė, qė kryenin akte kriminale ndaj popullit, me pretekste absurde, duke shtuar nė kėtė rast zemėrimin e fjetur tė popullsisė sė pakėnaqur edhe nga “reformat” dhe sekuestrimet, arrestimet, pushkatimet me e pa gjyq kundėr bijve mė tė mirė tė nacionalizmės.
Zef Sokoli, ishte dhėndėrr i Ukė Bekės, dhe porsa dėgjuan se Brigada VII komuniste ishte stacionuar nė Krushevė tė Madhė, dhe se vetė komandanti Shaban Haxhiu me Qamil Brovinėn dhe Ramadan Hoxhėn ishin mysafirė nė kullėn e Ukė Bekės, Ndue Pėrlleshi me Zef Sokolin, Marie Shllakun e disa tė tjerė, vendosėn qė tė shkojnė dhe tė takohen me komandantin komunist Shaban Haxhiun.
Takoheshin bijtė e tė njėtit popull, por tė rreshtuar nė fronte tė ndryshme. Nacionalistėt, ishin shumė tolerantė dhe tė gatshėm pėr dialog nė mėnyrė qė tė ndėrpritet akti i gjakderdhjes, mbasi deri tashti kishte pasur shumė gjakderdhje midis nacionalistėve e komunistėve. Me tė hyrė brenda parulla pėrshėndetėse e partizanėve ishte: “Vdekje fashizmi dhe liri popullit”. Ndou me shokė qė e dinin se ēfarė fshihej pas kėsaj parulle, nuk u pėrgjigjėn. Ai, me shpejtėsi nxori revolėn dhe me gishtin nė kėmbzėn e shkrepjes ia drejtoj komandantit partizan Shaban Haxhiut. Ishte njė gjendje shumė e nderė dhe nga ēasti nė ēast armėt mund tė sillnin tragjedinė midis shqiptarėve me bindje tė ndryshme politike e nacionale, tė cilėt kishin ardhur pėr tė bashkėbiseduar pėr disa ēėshtje, tė cilat asnjėherė nuk morėn zgjidhje. Mirėpo tė pranishmit ndėrhynė me tė shpejtė dhe ndėrprenė konfliktin, qė mund tė ishte me pasoja katastrofike pėr tė dy palėt.
Duhet venė nė dukje, se ishte e pamundur pėr tė bashkėbiseduar me komunistėt, mbasi ata me shembuj konkretė kishin treguar se nuk njihnin marrėveshje as frymėn liberale tė bashkėbisedimit. Pėrfaqėesuesit e lartė tė grupit komunist, kėrkonin me nė krye Fadil Hoxhėn ndėrprerjen e rezistencės, duke tentuar qė tė fitonin kohė, tė mashtruar me fjalė boshe, se qėllimi i tyre gjoja ishte lufta kundėr nazistėve, qė fshiheshin nė malet e Kosovės e shumė fjali qė kishin “erė mish dhie”, sikurse thotė edhe populli.
Mė konkretisht, nė katundin Bubėl e Daminek nė krahinėn e Llapushės, u mbajt njė takim i shpejtė, nė mes tė nacionalistėve dhe Fadil Hoxhės, i dėrguari direkt i Marshallit Tito, qė kishte ardhur posaēėrisht pėr t’iu mbushur mendjen krerėve tė nacionalizmit shqiptar. Ai, duke e parė influencėn e madhe qė nacionalistėt kishin nė popull asokohe, iu lut atyre qė ta ndėrprejnė luftėn kundėr komunizmit, se me lirimin e vendit nga “fashistėt” populli i Kosovės do tė vendosė vetė pėr fatin e vet. Krerėt e mirėnjohur tė nacionalizmit, si: vėllėzėrit Ukė e Shaban Sadiku, profesor Ymer Berisha, Marie Shllaku, Ndue Pėrlleshi, Zef Sokoli e shumė tė tjerė, nuk e pėrkrahėn mendimin mashtrues tė Fadil Hoxhės. Ata njėzėri kėrkuan qė Kosova tė jetė njė zonė neutrale. Argumentimi i pjekur i nacionalistėve ishte qė pėr fatin e vet le tė vendosė vetė populli i Kosovės dhe jo qė e ardhmja e saj tė gatuhet sipas mėnysė sė kuzhinės serbe, qė kėrkonte t'a gllabėronte e gradualisht me projektin e Cubrilloviqit, t'a largonte nga trojet e veta popullsinė autoktone shqiptare. Dhe koha vėrtetoj, se nacionalistėt qė flijuan edhe jetėn pėr interesa tė larta ta nacionit kishin shumė tė drejtė dhe qenė realist dhe mė pranė interesave tė shenjta tė atdheut tė tyre.
A nuk ishin vetė komunistėt, ata qė bėnė trathtinė e Marrėveshjes Mukjes dhe me gjuhėn e “trathisė” ngjyrosėn nacionalistėt, duke i pėrndjekė, pushkatuar dhe familjet e tyre i syrgjynosėn brez pas brezi deri nė vitin 1990?!
Pra qė nė fillim, pozicionet ishin shumė tė kundėrta dhe nuk mund tė arrihej dot ndonjė marrėveshje e pėrbashkėt. Komunistėt, nė vend qė tė luftonin kundėr ēetave ēetnike serbe, qė po plaēkitnin ēdo ditė familjet shqiptare ditėn pėr diell dhe me miratimin e Marshallit tė tyre Tito, iu kundėrvunė qysh nė fillim me armė nė dorė dhe urretje tė madhe forcave tė vėrteta nacionaliste, qė nė programin e tyre kishin si bosht kryesor bashkimin e tė gjithė trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm rreth nėnės Iliri, sikurse kishin qenė mijėra vjet mė pėrpara...
Qė nga ky moment, Ndue Pėrllėshi, Zef Sokoli me shumė shokė tė tjerė fillojnė jetėn e vėshtirė tė komiteve, pėr tė sendėrtuar idealet e tyre tė larta nacionale drejt njė Shqipėrie etnike. Ēdo ditė ata bėnin dhjetra kilometra, duke shkuar katund pėr katund, shtėpi nė shtėpi, nė odat e burrave me traditė tė pastėr nacionaliste, pėr tė marrė me vete bijtė mė tė mirė tė tokės martire nė tė tėrė Kosovėn. Edhe komunistėt nga ana e tyre nuk rreshtnin me propagandėn e tyre “shpif shpif se dicka do tė mbij”, kundėr 55 ēetave atdhetare, qė sikurse thotė edhe Homeri shqiptar “Poeti Nacional” at Gjergj Fishta i madh, se fatosat e lirisė e kishin “ba deken si me le”.
Ndonėse komunistėt kishin nė duart e tyre ushtrinė, propagandėn, mjetet e motorizuara, servilėt e komisarėt e kuq spekullatorė, nuk mundėn tė dobėsonin zemėrimin e popullit ndaj tyre, ndonėse frika e terrorit shtohej gjithnjė e mė tepėr, kudo, ku ata cdo ditė ushtronin dhunė e maskra mbi popull nė ēdo skaj tė Kosovės dhe Shqipėrisė.
Krijohen kėshtu nė historinė shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX dy burgje tė mėdha brenda trojeve shqiptare: e para qė drejtohej nga gardianėt kolonizatorė serbė nė Kosovė dhe e dyta nga shqiptarėt kundra shqiptarėve, tė cilėt ideologjia komuniste e materializmit e kishte kthyer Arbėrinė nė njė kafaz me tela e beton vdekjeprurės.
Dita ditės filloi me kėmbėngulje misioni i shenjtė i organizimit tė ēetave nacionaliste, sikurse nė tė gjithė Kosovėn edhe krahinėn e Lugut tė Drinit. Tė rinj dhe tė moshuar, qė nuk pajtoheshin me komunizmin si ideologji e mashtrimit dhe me rregjimin shtypės e gjakatar serb, u rreshtuan shumė shpejt me armė nė dorė pėrkrah fatosave tė lirisė, duke e patur edhe mbėshtetjen e gjėrė nė shtresat e popullsisė. Tashmė lėvizja e rezistencės po merrte njė hov tė ri, si njė rizgjim i traditės sė etėrve atdhetarė, qė mbi gjithēka kishin vėnė interesat e larta tė nacionit e flamurit, nė krenarinė e sė cilės ata bėnė betim solemn… Kjo ēetė nė Malet e Dollcit u takua me ēetėn e Ukė Sadikut. Nė kėtė ēetė tani ishte edhe amazonia shqiptare Marie Shllaku (1920-1946), dikur sekretare e Iljaz Agushit dhe e ing. Xhafer Devės, e cila u bė shembull e rėzistencės pėr bashkim nacional. Ēeta e Ndue Pėrlleshit me Zef e Mark Sokolin (at e bir), vėllezėrit e Ndout (Zefin e Hilin), Ndrec Nikollėn, Shaban Demen e shumė tė tjėrė, bashkpunoi me Ukė Sadikun, Shaban Palluzhėn, prof. Ymer Berishėn, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj.
Shembull tipik i rezistencės sė forcave komite ishte lufta nė Tersternik tė Drenicės, mė 21 shkurt tė vitit 1945 dhe vrasja nė fushėn e nderit e dy komandantėve tė kryengritjes: Shaban Palluzhės dhe Mehmet Gradicės. Ata luftėtarė qė mbetėn iu bashkuan ēetave tė Ukė Sadikut, Ndue Pėrlleshit, prof. Ymėr Berishės, Qazim Bajraktarit e tė tjerė. Kėshtu nga kjo kohė, ēeta e Ndue Pėrlleshit u rrit me njėqind luftėtarė.

Kuvendi i Dobėrdolit shpalli betimin nacional

Mė 4 dhe 5 gusht u mbajt Kuvendi i Dobėrdolit, nė Llugė tė Dan Pjetrit, nė tė cilin u mblodhėn 2000 luftėtarė e prijės tė ēetave kryengritėse tė rajoneve tė ndryshme tė Kosovės, nga Shqipėria e Veriut, sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerėt e lėvizjes pėr ēlirim tė trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre nė njė shtet, si: Ukė Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Pėrlleshi, Marie Shllaku, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari i Ri me 800 luftėtarė, pėrfaqėsuesit e Muharrem Bajraktarit nga zona e Krumes dhe Lumės, Prek Shyti nga Prizreni, krerė tė tjerė nga zonat me tradita nacionaliste, si: Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Ferizaj, Rugova, Podguri etjerė. Nė kėtė tubim ishin tė pranishėm edhe dy personazhet e shkrimit Zef Sokoli me tė birin Markun.
Pranė Dardhės sė Madhė valonte i lirė flamuri me shkabėn dykrenshe tetė metra i gjatė, tė cilin e kishte sjellė Alush Smajli i Llazicės. Kuvendin e ruanin luftėtarėt e Ndue Pėrlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit nėn mbikqyrjen e Zef Sokolit, Smajl Hadarit tė Gjurgjevikut tė Madh dhe vėllaut tė Ndue Pėrlleshit – Zef Pėrlleshi. Kuvendin asokohe e hapi Ukė Sadiku, qė ia jep fjalėn erudistit me kulturė tė gjėrė perėndimore prof. Ymer Berishės, ndėrsa procesvėrbalin e takimit tė rėndėsishėm e mbajti intelektualia martire, heroina Marie Shllaku. Nė fund tė takimit tė nacionalistėve u zhvilluan zgjedhjet, ku, me vota tė pėrgjithshme si komandant u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik shumė i respektuari dhe me autoritet prof. Ymėr Berisha. Po ashtu u zgjodhėn edhe komisarėt e ēetave kryengritėse, sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė sektorė veprimi tė luftės pėr liri nga ēizmja pushtuese komunistosllave e trathtarėt shqiptarė. Pėr tė ndjekur me mė kujdes dhe seriozitet tė gjithė aktivitetin e ardhshėm luftarak dhe pėr kėtė arsye u formuan “Dymbėdhjetė Kėshillat”.
Pas Kuvendit tė Dobėrdolit, nė tė cilėn edhe njė hėrė u verifikua pėrcaktimi i rėzistėncės pėr luftė tė pandėrprėrė deri nė vdekje nė pėrmbushje tė aspiratave, pėr ēlirim dhe bashkim nacional, pasuan shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe grupimin rreth organizatės “Besa Kombėtare”. Ukė Sadiku, prof. Ymėr Berisha, Ndue Pėrlleshi, Qazim Bajraktari dhe Mehmet Aga i Rashkocit, u nisėn pėr njėmbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė Malin e Pashtrikut.
Ēeta e Ukė Sadikut ndėrkohė do tė mbesė nėn udhėheqjen e vėllaut tė Ukės - Shaban Sadikut. Kėsisoj me vendimet e marra nga Kuvėndi i Dobėrdolit, u pėrcaktua qė tė vijohet lufta e pandėrprerė me devotshmėrinė luftarake kundėr sllavokomunsitėve dhe njėsimin e tokave shqiptare pėrmes luftės sė rezistencės e njohur si lėvizja e komitėve nė Kosovė dhe mė gjerė. Fronti armiqėsor ishte zgjeruar qė nga bandat sllavokoministė sėrbo - malaziase deri te njėsit shqiptare tė quajtuara partizane. Edhe pse idealet shqiptaro-shqiptarė nga tė dy anėt duhet tė ishin tė njėta, fatkėqėsisht kundėr pushtuesve sllavė komunistėt shqiptarė bashkėpunonin ngushtė me komunistėt serbė dhe OZN-nė, (Sigurimi serkret serb, qė mė vonė do tė marrė emrin UDB, shėnimi im T. Mrijaj) dhe nė dy taborret opozitare derdhej gjaku i njėtė, ai shqiptar.

Nė qelinė e Jellocit
u mbrojt shqiptarizmi e tokat shqiptare

Data e 12 shtatorit 1945, do tė mbetet e paharruar pėr banorėt e Prokorubės, Drenicės e krejt Kosovės. Nė fushė betejė, nė mes maleve tė qėlisė sė Jellocit (Ditėn e tretė tė festės fetare tė Bajramit) “Bokeshka”, qė quhej Brigada famkeqe e Kotorrit, kishte arritur pėrmes Istogut (Burimit), Gurrakovcit e Zllakuqanit e Jashanicės dhe kishte rrethuar nga ēdo anė vende strehimin nė qeli. Ēeta e Shaban Sadikut e pėrcaktuar thellė nė idealet e pastra patriotike, pėr njė Shqipėri etnike dhe luftėn e pakursyer kundėr armikut shekullor, do tė rrezistoj deri nė luftėtarin e fundit. Nė kėtė betejė mbetėn tė vrarė mbi 30 luftėtarė tė ēetės dhe nėntė u plagosėn rėndė. Ndėrsa nė anėn e armikut numri nuk dihet, por thuhet tė kėnė rėnė mbi 200 partizan dhe me qindra tė plagosur. Kjo betejė ishte njėra ndėr mė tė ndritshmet e lėvizjės sė rėzistencės, e cila heronjtė e rėnė pėr lirinė dhe unitetin e tokave do i vendosė pėrjetėsisht nė altarin e nderit tė historisė nacionale.
Thuhet nga bashkėkohėsit asokohe dhe nga burimet e shkruara nga vetė shtypi i atyre ditėve, se beteja ishte e paparė ndonjėherė mė parė. Eshte e vėshtirė tė pėrshkruaj ato ditė qė nuk i kam jetuar, por nė kujtesėn e freskėt tė popullit dhe nga mė tė moshuarit (qė ende janė gjallė nė vendlindjen time), kam mėsuar shumė episode dhe qėndresėn heroike tė bijve mė tė mirė tė tij.
Armiku pushtues kishte pėrgatitur njė plan tė studiuar nė tė gjithė kėnvėshtrimet dhe me detajet mė tė imta. Qėllimi i tyre ishte eleminimi pa kushte tė tė gjithė kryengritėsve dhe luftėtarėve qė mė armė nė dorė kishin marrė guximin, qė t’i kundėrviheshin sllavėve antishqiptarė e trathtarėve shqiptarė. Pozicionet shqiptare i mbronte atdhedashuria, pėr tė cilin ata ishin gati tė flijoheshin pamėdyshje. Pusija me dredhi kishte filluar nė orėn tetė tė mėngjesit, pėr tė zgjat deri nė orėn katėr tė mėngjesit tė ditės sė nesėrme. Pra mbi 20 orė pandėrprerje luftuan trimat kundėr bandave serbo - malaziasve dhe argatėve tė tyre. Edhe pėrkundėr armatimit supėrior dhe numėrit tė madh tė ushtarėve sllav, qė kishte asokohe ish armata Jugosllave dhe kolaboracionistėt komunist, dorėzimi dhe gjunjėzimi pėrpara tyre as qė nuk mendohej asnjėherė. Por dėshmitarėt tregojnė se trenat rendin pa ndarė, duke bartė tė vdekur e tė plagosur serbo-malzias nga ushtarėt e lirisė. Edhe pse armiku kishte humbje tė madhe, por qė pėr mosdemoralizim tė ushtarėve robot tė saj, nuk e thonin asnjėherė humbjen(e vertete) nė njerėz e materiale. Propaganda e tyre e lėvizshme amplifikonte nė gazeta e radio vetėm fitore dhe asnjė tė vrarė, por nė tė vėrtetė kishte ndodh e kundėrta. Madje asokohe partizanėt kishin shkuar edhe nėpėr katundet pėrrrėth, pėr t’iu marrė banorėvė carshava, pėr t’i mbuluar dhe pėshtjellė tė plagosurit dhe tė vdekurit e tyre.
Me njė fjalė trimat e rėnė nė fushėn e betejės tė lavdishme historike me gjakun e tyre vaditėn tokėn martire tė Kosovės dhe me dhjetra hėrė e paguan vehtėn dhe idealin e shenjtė.

Mark Zef (Sokoli):
“Vetėm vdekja mund tė mė ndaj nga pushka”

Nė mesin e kėtyre tribunėve tė ndėruar nacionalė, mbeti i vrarė dhe kreshniku i Lugut tė Drinit Zef Sokoli me djalin Markun, i cili sapo i kishte mbushur 16 vjec. Shpesh herė i kishin thėnė edhe mė parė Zef Sokolit, qė nuk duhej ta merrtė djalin aq tė ri nė luftė edhė pse kjo kishte qenė vetė dėshirė e djalit. Marku adolishent, sapo e kishte filluar shkollėn Normale nė Elbasan, por vorbulla e lėvizjės pėr liri tė atdheut e kishte shmangur nga shkollimi. Ai tashmė me ndėrgjegje tė plotė dhe vendosmėri burri ishte pėrcaktuar pėr mbrojtjen e atdheut.
Bashkluftėari dhe shoku i tyre i ngushtė nė tė njėtėn lėvizje Skėndėr Ukė Sadiku (me vedbanim nė New York), lidhur mė Zef Sokolin dhe Mark Zef Sokolin, ka sjellė edhe kėto kujtime, qė po i rreshtoj nė mėnyrė origjinale si mė poshtė.
Nė fillim, duhet thėnė, se Skėnderi, pas shumė viteve mbi supe, i pyetur mbi ato ditė tė vėshtira tė luftės pėr lirin nė Kosovė, tregon sė pari se kishte krijuar njė poezi, qė sikurse thotė vetė, nuk ėshtė e mirėfilltė si krijim letrar, por ka fabulėn e ngjarjes sė vėrtetė, qė ka ndodhur asokohe. Disa nga kėto vargje qė i ruan nė dorėshkrim si kujtime tė paharruara mbas 60 vjetėve janė kėto:

“…Marka Zefi i Zef Sokolit
rrebt po hudhet ne grykė tė topit
Si njė Mic Sokol tjetėr
E pėrsėriti betejėn e vjetėr…”

Sė pari, pėr luftarin trim Zef Sokolin, ai kujton: “Ishte burrė kreshnik, trim i pashoq, i pėrkushtuar me devotshmėrinė mė tė madhe pėr ēėshtjen tonė. Ishte shumė i vėndosur dhe i zinte vend fjala e premtimi. Ishte njeri me kuptimin e plotė tė fjalės burrė besnik pėr ēdo gjė dhe pa frikė mund t’i besoje gjithēka." Ndėrsa me tė birin e tij Markun mė ka lidhė mosha rinore, ideali i pėrbashkėt dhe detyrat luftarake, qė nga udhėheqėsit e ēetės na u dhanė. Ishim tė pandarė. Si tė rinj, ne me kėnaqėsi shpirtėrore ishim tė papėrtueshėm nė shėrbim tė detyrave qė na ngarkonin mė tė mėdhenjt se ne. Ishim shumė tė kujdeshėm, kur kryenim detyrėn e korrierit dhe vrojtuesve, me njė disiplinė e besinikėri tė lartė luftarake.
Sot ėshtė e lehtė tė gjykosh, por asokohe ēdo njeri prej nesh e kishte kryet nė rrezik, por gjithnjė duhet tė ruanim gjakftohsinė dhe me pėrpikmėri misionin e ngarkuar nga njė katund nė tjetrėn dhe nga njė bazė e ēetave nacionaliste nė tjetrėn nė ēdo stinė tė vitit.
Ne ishim me lindjen dhe prarimin e diellit pėrherė, agun e dritės e imagjinonim si lindje tė lirisė. Bisedonim shpesh dhe lirshėm pėr ēlirimin dhe bashkimin nacional tė trevave tona, qė padrejtėsisht ishin ndarė nga Europa, ku Shqipėria si kufi politik kishte trojet dhe popullin e vet. Lexonim vjersha deri sa ishim nė roje dhe detyra tė tjera. Dhe vjershat mė karakter patriotik, na i lexonte intelektualia e shkolluar nė Itali martiria shkodrane Marie Shllaku, dhe jo rrall donim qė t’i dėgjonim nga prof. Ymer Berisha ngaqė neve asokohe na dukeshin mė tė afėrta me fjalorin tonė.
Sigurisht qė me Markun mė lidhin shumė kujtime. Stina e pranverės ishte shumė e dashur pėr ne, pėr ne qė ishim mė tė rinjtė e ēetės. Ne ishim vetė pranvera, qė lėviste nga njė mal nė tjetrin. E kėshtu mė radhė nė tėrė Kosovėn. Nga malet mbi Dollc, ne e shikjonim Lugun e Drinit. Sa e bukur na dukej fusha pjellore, tė cilėn e qante si gjarpėrushė lumi Drin me lakime tė shumta, qė i jepte njė hijėshi tė rrallė. Bisedonim me orė tė tėra pėr ėndėrrat tona rinore dhe tė popullit tonė, pėr atė se kur do tė shihnim ditėn e madhe, qė ky vend tė flasė, shkruaj dhe mėsojė vetėm shqip. Shpesh kundronim me kėnaqėsi dhe buzėqeshje barinjtė qė kėndonin shqip dhe shqiponjėn, qė fluturonte mbi kreshtat e maleve tė mbuluar me borė nė dimėr dhe gjelbėrim nė verė...
Unė e arrita kėtė ėndėrr, por Marku dhe shokėt e tjėrė tė lirisė… Ata sakrifikuan jetėn dhe vehtėn, pėr tė mbetur pėrjetėsisht tė shėnuar me gėrma tė arta nė panteonin e martirėve tė ndėrit tė atdheut tė vet, lirisė dhe heroizmit tonė biblik, nė mbrojtjė tė vijimėsisė sė tė parėvė.
Mė kujtohet njė rast deri sa ishim nė Bjeshkėt e Zatriqit, kur babi i im Ukė Sadiku i tha Zef Sokolit: “Zef, nuk po vjenė si pėrpara me ne nė takimėt me udhėheqėsit e rezistencės nė Vėri tė Shqipėrisė, mbasi shumicėn i ke tė afėrt dhe kanė shumė besim tė tij, si Pashuk Biba, Ndoc Kolė Bibė Mirakaj etj.”
Zefi do ti pėrgjigjet: “Nuk po mundem me lan djalin Markun, pasi asht n'mosh shum tė re”.
Mė njė rast tjetėr pas 6 muajsh tė kaluar nėpėr male, Ukė Sadiku, prof. Ymer Bėrisha, Ndue Pėrlleshi dhe Marie Shllaku, do tė thirrin Markun nė mesin e tyre, pėr ta bind qė tė kthehet nė shtėpi dhe i thonė: “Meqenėse nėna juaj dhe vėllau i vogėl kanė mbetė vėtėm nė shtėpi dhe kanė nevojė pėr ty, ėshtė mirė qė tė kthehesh t’ju ndihmosh,. Kėtu mjafton qė ke babėn Zefin…”. Marku i skuqur nė fytyrė, i merzitur nga kėto fjalė, sikur donin t'i shpėrthenin lotėt, do t’iu pėrgjigjet me qetėsi: “E kam mendue gjatė para se me vue pushken krahnorit, ndėrsa tash vetėm vdekja mund tė mė ndaj nga kjo.”
Zefi e shikoj tė birin dhe e pėrqafoj me shumė ngrohtėsi dhe krėnari duke i thėnė: “Kėto janė fjalė burrash.”
Thuhet, qė pėrfundimisht nė betejėn historike ėshtė vrarė Mark Zefi dhė Zef Sokoli ishte plagosur, por kishte mundur tė shpėtoj, por nuk kishte dashur qė ta lė djalin e tij vetėm, qoftė edhe tė vdekur. Prandaj, ai do tė qėndroj deri tė nesėrmen dhe Zefi prap luftoj deri sa ra nė fushbetejėn historike i vdekur pranė tė birit”.
Skėnderi, mbasi pushon pak, me njė qetėsi dhe freski kujtese, nis tė ritregojė, duke theksuar, se ata ishin me tė vėrtetė heronj tė pamposhtur dhe tė vendosur deri nė pikėn e fundit tė gjakut tė tyre.
“Ata, do tė shtoj Skėnder Ukė Sadiku, ishin heroj tė vėrtet qė e deshtėn aq shumė vendin e tyre dhe lirinė e popullit tė vet, qė pėr kėto ideale dhanė gjėnė mė tė shtrenjtė - jetėn e tyre. Dhe sot e kėsaj dite, pas ēlirimit pėrfundimtar nga prangat serbe, nuk i ėshtė dhėnė asnjė emėr shkolle as rruge me emrat e nderuar tė luftėtarėve dhe tribunėve tė lirisė, madje nuk iu ėshtė ngritur asnjė pėrmendore, qė tė pėrkujtojė pėr brezat e ardhshėm fushbetejėn historike tė vitit 1945, me tė cilėn duhet tė mburremi si komb.
Humbja e madhe e ēetės sė Ukė Sadikut nė qeli tė Jellocit ishte grusht i rėnd pėr forcat dhe lėvizjen e rezistencės nė tėrėsi si dhe pėr familjarėt e herojve nė veēanti. Kjo ėshtė njė padrejtėsi dhe mosmirėnjohje ndaj pararendėsve dėshmor tė lirisė.
Ēeta e Ndue Pėrlleshit, tanimė kishte mbetur tė vepronte me pak luftarė dhe mė shumė vėshtirėsi kalontė nga njė vend nė tjetrin, duke u ndjek nga forcat e mėdha partizane ēetnike. Nė muajin shkurt tė vitit 1948, Ndue Pėrlleshi rrethohet nė malin e Bokshiqit me ērast iu vranė dy shokė besnikė atdhetarė Ndrec Nikolla e Shaban Dema, ndėrsa Ndou me shumė plagė nė trup i shpėton kėtij rrethimi. Nga kėtu drejtohet pėr nė Paskalicė, ku hetohet nga kryetari i komunės sė Jagodės Jank Boriqi. Pas njė pėrleshje tė armatosur, qė u zhvillua nė shtėpin e tij (nė praninė e antarėve tė familjės), Ndou e lėnė Jankun tė plagosur dhe drejtohet te i vėllau i Zef Sokolit - Ibish Sokoli, i cili e mban pėr disa javė nė shtėpinė e tij, dukė ia shėruar plagėt dhe pėrkujdes, pėr pėrmirsimin shėndetėsor tė tij, deri sa Ndou do tė shėrohej.
Pastaj mė vonė, kur UDB - ja jugosllave informohet, se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Pėrllėshin e dėnon Ibishin me 8. 5 vjet, ndėrsa tė shoqen e tij mė 6 vjet burg, tė cilat vjet i mbajtėn nė tėrėsi. Tashti familja e Zef Sokolit, nė rėgjimin e ri komunist, mbeti nė mėshirėn e tė pamėshirėve. Iu konfiskua toka dhe tėrė pasuria qė kishte dhe e shoqja e tij nga familja e Ukė Bekės - Dranja mbeti duke u pėrkujdes pėr djalin e saj tė vogėl Pjetrin, i cili mbeti jetim pa babė dhe vėlla nė moshėn 11-vjeēar. Djali i vėtėm i Zef Sokolit, Pjėtri mė vonė do tė ballafaqohet me jetėn e vėshtirė, qė nga fėmijėria tė pėrcjėllė me tortura dhe pėrndjekje tė vazhdueshme, pėr tė ngritur familjen dhe shkolluar fėmijtė. Pėrkujdesjen pėr shkollimin e fėmijėve e bėri me shumė vėshtėrėsi, por me njė ideal tė vetėm, se vetėm me shkollė mund tė arrihej ajo qė gjyshi dhe axha i tyre e bėnė, duke sakrifikuar jetėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet, qė e ėndėrron ēdo shqiptar - Shqipėrinė etnike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara