ARTISTI I POPULLIT SANDĖR PROSI - ATDHETAR I FLAKTĖ NĖ JETĖ DHE NĖ ART
-- nga Baxhul Merkaj
Aty ne mjediset e Teatrit Kombetar artistet e skenes dhe ekranit; Tinka Kurti, Roland Trebicka, Kico Londo, Agim Qirjaqi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Yllka Mujo, shkembejne mendime e kujtojne majat e artit skenik e filmik shqiptar si Kujtim Spahivogli, Mihal Popi, Loro Kovaci, Prokop Mima, Pjeter Gjoka, Naim Frasheri, Bexhet Nelku por nje nder ta mbetet i pashlyer ne kujtesen e tyre, mjeshtri i skenes dhe kinematografise shqiptare Artisti i Popullit Sander Prosi qe tashme sapo mbushi te 84 vitet.
Lindi ne Shkoder, ne janar te vitit 1920. Pasi mbaroi shkollen fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranes. Merr pjese ne dramen "Vilhelm Teli". Shkon per studime ne Austri per dentist, te cilat nuk i mbaroi. Me 1947 merr pjese ne konkursin prane Teatrit Popullor dhe e fiton ate. Mbi 100 role te ndryshme te interpretuara me mjaft mjeshteri ne Teatrin Kombetar dhe ne kinematografi. Ky eshte thjesht ne shifra artisti yne i mrekullueshem Sander Prosi, por pas shifrave...
Kujtojme figurat e paperseritshme "Fytyra e dyte" rolin e Vuksanit, Horatin tek "Hamleti", Otellon tek "Otello", dhe Mileri tek "Intrigė e dashuri", ku figurat nuk kapen ne menyre te pergjithshme, statike por ne zhvillim e siper si rezultat i kontradiktave qe zhvillohen ne nje veper dramatike. Artisti nepermjet monologut te brendshem zberthente gjithe shqetesimet, preokupacionet e mendimet e personazhit. Nje artist me nje profil krijues teper fin, teper te vecante. Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizon, jo vetem ne ate cka ai ben, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja. Si aktor i zgjuar deperton ne thellesi te roleve deri ne skutat me te erreta te tyre duke zberthyer deri ne detaj psikologjine e personazhit. Ka luajtur role nga me te ndryshmet dhe asnjehere nuk ka qene i njejte. Njeh mjaft bukur boten emocionale te personazhit. Rolet e interpretuara prej tij jane sa jetesore dhe te natyrshme, ku ne gamen e interpretimeve spikat thjeshtesia. Sander Prosi mban mend qe nena e tij, Anastasia, kur mblidhej me shoqe e kendonte, ndersa gjyshi ishte instrumentist i mire popullor.
Artisti i Popullit Sander Prosi ne vitet 1962-1975 e deri sa vdiq dha mesim si pedagog ne degen dramatike ne Akademine e Arteve.
Ne rolin e Otellos
Artisti zhvilloi nje pune teper te madhe ne rolin e Otellos, pune kjo qe zgjati kater vjet deri ne pergatitjen e mbrapme te rolit. Punonte me vetveten per te arritur ndjesite komplekse te figures. Vemendje i kushtoi punes me plastiken, zerin duke synuar thelbin analitik e logjiko-emocionale te tij. Otello i Sander Prosit u shfaq si njeri i paster me gjeresine dhe thellesine vitale te njeriut qe beson deri ne naivitet dhe kur zhgenjehet rebelohet ne menyr` tragjike. Otellon shume teatro e tajtojne si tragjedi te xhelozise por Sander Prosi nga perberja e konstrukti psikik nga tiparet morale, personazhi i rezultoi ndryshe. Besa dhe nderi jane nder vecantite e ketij fisniku qe e kane udhehequr tere jeten e vet, besen e nderon dhe e cmon kurse pabesine e denon. Artisti dashurine per Dezdemonen e interpreton si dashuri te kulluar te natyrshme te paster qe buron nga shpirti bujar. Otello i Prosit eshte shprehje e nje natyre te ndjeshme.
Ne rolin e gjeneralit tek "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Artisti gjithnje studionte personazhin nga vinte, kujt i perkiste e c'motive e shtynin. Vezhgonte imtesite e botes se brendshme te personazhit. Me nje pune titanike njesohej me figuren. Gjenerali eshte i sjellshem, delikat, i dashur ne dukje por ne brendesi te tij eshte nje vullkan qe rreh te gjeje rastin per te shperthyer.
Publiku pa me sy nje gjeneral qe erdhi per te prishur nje dasme te bukur shqiptare, por forca vitale e vendit e shtang e pastaj e zvogelon. Artisti si mjeshter i skenes perdor ngjitjet e zbritjet ne menyre virtuoze. Ai luan ne teater dhe se imiton jeten por e ngre ate ne nivelin e te pamundures ku shkelqen estetika e larte. Ne monologjet e dramave te interpretuara prej tij nderthuret bukur tragjikja, komikja, aktori kalon nga nje situate tek tjetra duke ruajtur ndjenjen e mases. Ai ben si i cmendur, por thelle brenda tij eshte vetedija e artistit per te kuptuar thelbin e rolit, mesazhin e publikut. Artisti i Popullit regjisori Piro Mani eshte shprehur "Sandi sikur ka lindur per te luajtur Horatin tek "Hamleti". Sandri eshte nder figurat me te realizuara". Vete aktori Sander Prosi eshte shprehur: "Talenti zhvillohet nga ndjenja e dashurise per punen". Arti i Sander Prosit spikati qysh nder figurat e interpretuara nga vitet 1953 ku interpreton Von Shubes, Vata, kamarieri Mitka, vazhdon me Zabelinin, shkelqen tek Prefekti ku artisti shpalos nje game te gjere situatash komike me mjeshteri te pazakonte. Ne rolin e Isa Boletinit u shqua si interpret i atdhetarit te flakte, luftetarit te madh te lirise me te cilin u identifikua ky talent brilant.
Arti kinematografik i Sander Prosit
Aktori ka interpretuar me talent te rralle figurat e mesuesit, doktor Boroves, inxhinjer Sharres, Jaho Labit, etj. Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur ne kujtesen e publikut shqiptar. Me mjeshteri te rralle artistike interpretoi figuren e Ismail Qemalit. Ai dha nje Ismail Qemal te urte, te mencur, njeriun qe rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerezore ne cdo hap e veprim. Arti i vertete eshte i veshtire dhe kerkon pune, talent dhe dije. Figura e Ismail Qemalit ne te cilen gjallon force, gjalleri mendore e fizike sjellje te mira takti e vetepermbajtjeje diplomati gjeti realizimin me te arrire nga ky artist i madh. Po miqte, shoket, koleget ne kete 84-vjetor te lindjes se Artistit te Popullit Sander Prosi flasin sikur ta kene prane e sikur bisedojne me te. Sander Prosi ishte i sakte, i vertete, i mencur e i matur, shqiptar deri ne palce ne jete dhe ne art. Veprimtaria e tij skenike para nesh mbetet e gjalle.
Koha Jone, 18 Janar 2004