HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PELE: Futbolli fsheh gjithmonė tė papritura tė mėdha

Pele, nje nga lojtaret e perfaqesuesit me te medhej te futbollit boteror i dha nje interviste ekskluzive per FIFA Worldcup me 26 Nentor 2004 rreth gjendjes se futbollit ne Ameriken e Jugut, yjeve te rinj te pritshem te Brazilit dhe si e sheh ai Kupen e Botes ne Gjermani ne vitin 2006.

INTERVISTE: Presidenti i FIFA-s Josef S. Blater sapo ka thene se ai kerkon qe menyra e kualifikimeve ne Ameriken e Jugut te ndryshojne, sepse atje ka shume ndeshje. Cili, sipas opinioni tuaj, eshte sistemi me i mire ne kete rast?
Pele PELE: Une bie dakort 100 perqind me Blater. Une votova per kete, sepse ne jemi pjese e komitetit nga FIFA - une dhe (Franz) Bekenbauer. Ne arritem ne mendimin se forma e organizimit eshte shume e gjate per lojtaret. Ne duhet te shkurtojme pa dyshim. Eshte e rendesishme te gjejme nje rruge per te ruajtur lojtaret dhe te ruajme edhe ndeshjet.

Amerika e Jugut ka shume probleme financiare. Tashme, pa ndonje buxhet te madh te Akademive Europiane te futbollit, ekipet e te rinjeve kane arritur suksese te jashtezakoneshme. Si mund ta spjegoni ju kete?
PELE: Ne Ameriken e Jugut nje numėr i madh njerezish kane probleme financiare. Per fat te keq, si nje brazilian me duhet te them, ne Brazil eshte bere keq. Ekipet e medha si "Santos" dhe "Flamengo", jane ne gjendje falimentimi. Ne Europe mjaft skuadra jane ne gjendje te keqe financiare, por atje ka lojtare te mire dhe dine ku i shpenzojne parate. Shume ekipe ne Ameriken e Jugut jane te falimentuara sepse atje i vjedhin parate. Parate zhduken. Atje nuk ka lojtare, nuk ka stadiume. Atje nuk ka asgje.

Disa njerez, krahasojne ekipin e Brazilit sot me ekipin tuaj nga 1970, vecanarisht sa i perket shpejtesise. Si e vleresoni ju kete rritje?
Pele PELE: Brazili ka zakonisht lojtare individual te mire, dhe eshte veshtire te krahasosh sepse individualisht ne kemi talente. Ekipi me i organizuar ne te gjithe historine e futbollit brazilian ka qene ne vitin 70 me Pele, Gerson, Xhairzinjo dhe Tostao. Por individualisht ekipi me i mire ne Kupen e Botes ka qene ne 1958. Me Garrinca, Djalma Santos dhe Pele. Ne kemi shume lojtare te shkelqyer tani sic jane Kaku, dy Ronaldot dhe Ailton.

Si e pershkruani ju diferencen midis futbollit europian dhe atij brazilian?
PELE: Ne ne Brazil perdorim nje thenie: brenda ne fushe, Brazili eshte ekipi me i mire, asnje nuk mund te krahasohet me ne. Jashte kesaj, ne rruge administrative, eshte ekipi me i keq. Europa eshte e organizuar shume mire. Nje here bisedova ne Franz Bekenbauer rreth kesaj, dhe ai me tha; ne Gjermani duhen 10 vjet te dale nje lojtar i shkelqyer. (Michael) Ballack per shembull eshte 28, dhe ne 8 ose 10 vjet Gjermania nuk ka patur lojtar te ngjashem me Ballack. Ai tha se ne ne Brazil kemi fat, ne kemi aq shume lojtare, dhe ai nuk e kuptonte se perse kishim nje administrim kaq te keq. Por Gjermania ka problemet e veta, eshte e kuptueshme, megjithate ata shkuan deri ne finale te 2002. Ata nuk fituan por ama ishin ne finale dhe kjo sepse kane mbeshtetje nga nje organizim shume i mire.

Kush jane lojtaret e rinj qe ju mendoni do te jene yjet te medhej te futbollit? Tevez, Robinho, Rooney?
Pele PELE: Une mendoj qe Kaku do te jete njeri. Por here-here gjerat komplikohen. Kur ju filloni te shkoni mire presioni behet me i madh. Atehere ju duhet ta provoni nese vertete jeni nje yll i madh.

Mendoni ju se do te kete ndonje ne te ardhmen aq i madh sa ju?
PELE: Njerzit perpiqen te krahasojne lojtaret me Pelen. Cdo lojtar i mire qe shfaqet, njerezit e krahasojne me mua. Une perdor fjalen "ndoshta nje dite...", por atje nuk do te kete me Pele sepse nena dhe babai im e kane mbyll makinen. Te lutem mos provo te krahasosh. Ndoshta ju do te gjeni ndonje me te njejtin stil, por Pele -- nuk ka me. Kush mund te behet si Bekenbauer ne Gjermani? Askush.

Si e konceptoni Kupen e Botes 2006?
PELE: Futbolli gjithmone ka te papritura te medha. Ju kurrė nuk mund ta dini cdo te ndodhė. Ne te fundmen Kupe te Botes une mendoja se Argjentina me Francen do te dilnin ne finale. Dhe te gjithe e dime se cfare ndodhi. Kjo ishte nje e papritur e madhe. Une mendoj se Gjermania, Brazili Anglia dhe Italia do te dalin ne finale. Por ne mund te kemi te papritura.

Pele E keni ndjekur Kupen e Botes 1950 si femije? Cfare atmosfere kishte ne Brazili?
PELE: Isha i vogel, vetem 8 vjec ne ate kohe, por mbaj mend ate, sepse babai im ishte lojtar futbolli ne qytetin tone ku banonim, dhe ai kishte ftuar tere pjestaret e ekipit te vet ne shtepi, te degjonin ne radio transmetimin e ndeshjes. Perpara ndeshjes kishim nje feste te madhe dhe cdo njeri ishte i lumtur. Por mbas ndeshjes une shoh babain tim te qaje dhe kur une e pyeta, ai me tha: "Oh, po ti e di shkakun, humbem Kupen e Botes"! Kishte nje pakenaqesi ne te gjithe vendin. Atehere une i thashe babait tim "Mos u shqeteso, kur une te rritem, do te shkoj te fitoj Kupen e Botes per ty!". Qe vogelush e dija se, tete vjet me vone, ne 1958, une do te jem atje. Ishte nje dhurate nga Zoti - nje kujtim i jashtezakonshem.

Cfare ishte ajo qe te pelqeu ne 1958? Atehere a e vleresoje se sa e madhe ishte?
PELE: Jo, jo, jo krejtesisht, isha vetem 17 vjec, dhe ishte udhetimi im i pare jashte Brazilit. Endrra ime ishte te luaja si babai, por kurr nuk enderrova te behem mjeshtri i ekipit qe fitoi Kupen e Botes.

Dhe si e ndjete vehten kurr arritet ne Suedi, vendi aq i ndryshem nga i juaji?
PELE: Ne kishim plot te papritura sepse vendi ishte krejt i ndryshem nga Brazili. Nje mendim qe me goditi atehere ishte se vetem Brazili kishte lojtar te zinj. Ne ate kohe, asnje ekip kombetar nuk kishte lojtare te zinj. Keshtu une mendova se ne po benim nje pune te madhe shoqerore sepse po hapnim boten per komunitetin e zi. Kjo ishte nje e papritur e madhe per ne, por ishte fantastike.

Si ishte kjo ne 1962, kur ju u detyruat te braktisni pjestaret e ekipit pasi u demtove? Ju vazhdonit te kishit te njejten ndjesi se do te fitonit Kupen e Botes?
PELE: Ju e dini se zakonisht kur demtoheni, ju jeni plotesisht i zhgenjyer, sepse jeni pergatitur gjate gjithe vitit te jesh ne Kupen e Botes. Por fatmiresisht Brazili fitoi Kupen e Botes dhe une luajta ne fillim keshtu qe isha i kenaqur me kete.

Ne 1970, ju mbase dukeshit me i shkelqyer se asnjehere me ekipin kombetar. Si mund ta shpjegoni gjithe ate aftesi krijuese qe shfaqet ne ate turne, ne menyre te vecante?
PELE: Mendoj se kjo ndodhi sepse une isha i demtuar me 1966, dhe ishte e fundmja pjesmarrje ne Kupen e Botes. Kupa e Botes ishte nje nga me te veshtirat dhe Brazili humbi. Pas 1966, ne dy-tre muajt e pare, mendoja se nuk do te luaja serish ne Kupen e Botes. Por me vone nisa te mendoj se une kisha rastin te shfaq vehten time ne Brazil dhe ne bote edhe nje here tjeter, ky do te ishte momenti dhe mundesia per t'u shfaqur me se miri ne loje. Keshtu, fillova te pergatis vetvehten psikologjikisht dhe fizikisht, dhe mendoj se kjo ishte shkaku kryesor, perse une u bera ai qe isha me 1970.

Perktheu e pergatiti: Kolec Traboini, www.traboini.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara