HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė emėr tė partisė...

Erjon Veliaj

-- nga Erjon Veliaj*

Logo e lėvizjes Mjaft Plot 13 vjet pasi Shqipėria ka arritur tė shpėtojė prej totalitarizmit, ndryshimi i vetėm ėshtė se nė vend tė njė partie qė mendon se ka tapinė e legjitimitetit pėr tė bėrė ē’tė dojė me vullnetin e zgjedhėsve tė saj, tani, mė e pakta, ka dy tė tilla.

Liderė qė i dėrgojnė shoqi shoqit akuza tė mosozotshme; seanca parlametare ku nėse njėra palė dyshon se shqyrtimi i njė ēėshtjeje do t’i sigurojė sadopak ngritje popullariteti tjetrės, e saboton atė nė mėnyrėn mė ashiqare tė mundshme; dialog ndėrpartiak i njė niveli gjysmė rural e gjysmė i paturp; hipokrizi fyese nė sytė e elektoratit qė ftohet krye katėr viteve tė votojė pėr parime tė mėdha. Kjo pasqyrė zhgėnjyese me tė cilėn i shfaqen pėrballė publikut aktorėt kryesorė tė politikės shqiptare shkakton dėme jo vetėm materiale por edhe morale. Jo vetėm dialektikė qė majmet nė kurriz tė aksioneve konkrete; jo vetėm lėngje tė trasha shpifjesh bilaterale qė plehėrojnė deri nė asfiksi idetė e reja transformuese, por ē’ėshtė mė e keqja, pėrpos kėtij lumi tė murrmė veprimesh apostafat tė mbrapshta pėr t’i vėnė stėrkėmbėsh palės tjetėr, njė parazitizėm i pashoq qė bubėrron nėpėr zyrat dhe institucionet e shtetit, i kultivuar nga modeli sabotues qė ato shohin tek “komandantėt”.

Kur tė deleguarit e KQ tė PPSH-sė shkonin pėr tė biseduar gju mė gju me kolektivin punonjės tė kooperativės sė bashkuar nė fshatin N, pas racionit normal tė broēkullave qėllonte rėndom qė nė mesin e fshatarėve tė mahnitur, tė ngrihej njėri prej tyre me propozimin shabllon, servil dhe inferior qė “gjithēka qė u tha kėtu, ta kthejmė nė vendim”. Ky zell i tepėrt, kjo autosakrificė qesharake ka shkaktuar madje edhe viktimat ose dėshmorėt e vet: masa njerėzore tė detyruara tė bėjnė punė ekstra pėr shkak tė budallallėkut tė njė histeriku, ose shėrbime tė munguara e tė privuara pėr tė njėjtėn arsye.

Ky transmetim tragjik i shterpėsisė dhe ligėsisė profesionale tė politikės nga qendra drejt bėrthamėzave lokale ėshtė njė nga dėmet mė tė mėdha tė moskokėēarjes dhe papėrgjegjshmėrisė sė lidershipit rozeblu tė Tiranės. Kėto janė shėmbėlltyrat qė ata u ofrojnė versioneve tė tyre nė nivel lokal. Nė Korēė, njė kėshill bashkiak ėshtė shndėrruar prej afro njė viti, nė skenė estrade variete pikėrisht ngaqė kėshilltarėt socialistė e demokratė sillen me njėri-tjetrin sikur nė dorė tė tyre tė varej fati i sė djathtės ose tė majtės internacionale. Grindje pėr parime boshe dhe zarzavate tė tjera tė kėtij lloji; bojkote vetėm e vetėm pėr t’i ngrirė buzėqeshjen nė buzė palės tjetėr qė ka shumicėn: njė refren qė e kemi dėgjuar edhe mė parė.

Ndėrkohė qyteti ndjek nė agoni e sipėr seritė e telenovelės. Tė varfrit jo tė paktė, luten qė sė paku divergjencat ideologjike tė mos jenė aq tė thella sa tė mos mundėsohet as miratimi i asistencės sociale pėr ta. Biznesi i ndėrtimit ėshtė buzė greminės ngaqė nė mbledhjet e kėshillit, socialistėt tė cilėt humbėn nė zgjedhjet e shkuara pushtetin nė kėtė qytet, kujdesen posaēėrisht pėr tė realizuar njė bojkot sa mė tė plotė, pa tė cilin demokratėt do tė mund tė jepnin leje ndėrtimi pėr njė qytet qė e qeverisin tashmė ata.

Valėt keqandjellėse pėrhapen me amplitudė tėrmeti gjithandej duke infektuar dhe paralizuar gjithė administratėn, shėrbimet dhe institucionet tė shndėrruara nė spektatorė tė kėsaj shfaqjeje me shumė akte qė po vijon nga viti i shkuar. Nė Tiranė mprehen shpatat pėr tė furnizuar me strategji tė mbrapshta djemtė qė luftojnė atje tej ku sot ėshtė fronti. Njė front lufte idiote aparatēikėsh dhe burokratėsh pa princip, synimi i vetėm i tė cilėve ėshtė t’i bėjnė mbledhjet e tyre tė shėmtuara por tė nevojshme, t’u ngjajnė sa mė shumė skenave me aksion ku performohen heraherės moviestar-ėt e politikės sė Tiranės. Deputetėt e Korēės shohin qetėsisht gjithēka dhe nė vend qė tė bėjnė tė tyren pėr daljen nga ky qerthull qė penalizon zonėn e tyre, m’e pakta s’bėjnė kurrgjė dhe mė e shumta i telefonojnė lėvizjes MJAFT kur mėsojnė se ajo po interesohet pėr ēėshtjen, duke pėrsėritur fjali tė dėgjuara edhe ato mė parė: “shiko se ashtu janė ca gjėra, s’i dini ju mirė ca gjėra, s’ėshtė ashtu siē duket”.

Nė fakt, nuk ėshtė ashtu siē duket. Eshtė edhe mė keq. Pėr qytetarėt e Korēės po e po, por edhe pėr vetė politikėn si zeje e tė qeverisurit. Kjo mėnyrė tė punuari nė nivel lokal e qendror, dhe ē’ėshtė mė e keqja – moskurimi i saj – po e fuqizon pėrditė e mė shumė bindjen se midis dy forcave kryesore politike tė vetėquajtura e majtė dhe e djathtė nė Shqipėri, ndryshimi ėshtė zero. Pikėrisht tė njėjtat mbrapshtėsi pėr tė cilat njėra palė akuzonte pak mė parė tjetrėn, nxitohet tė pėrvetėsohen nga kjo e fundit sapo ndryshohen rolet nga opozita nė pozitė dhe anasjellas, duke u hakmarrė e duke luajtur inatēe nė kurriz tė tė njėjtėve njerėz, tė cilėve u ėshtė premtuar as mė pak e as mė shumė, por “qeverisje”. Madje “mirėqeverisje”.

Me siguri njė Kėshilltar i bashkisė sė Korēės (kėtė po e pėrdorim thjesht pėr njė shembull pėr tė ilustruar idenė) shpesh gjendet para dilemės; t’i shėrbejė interesit tė partisė duke imituar politikėn e bulevardit tė Tiranės apo t’i shėrbejnė interesit tė atyre qytetarėve qė e kanė zgjedhur. Fatkeqėsisht duket se shpeshherė zgjidhet interesi i “partisė” e ecet me parimin “t’i prishim punė atyre” se po i ecėn gjėrat i rritet reputacioni.

Interesi i qytetarėve dhe interesi i partisė nuk do kishin pse tė mos qėndronin rehat krah pėr krah nėse ky i dyti do qe ndėrtuar mbi tė parin. Por me sa duket nuk ėshtė kėshtu ose tė paktėn ēirakėt ndėr qytete nuk e kanė kuptuar kėshtu. Si do funksiononte demokracia atė ditė kur Kėshilltar i Bashkisė sė Korēės tė mendonte, se para se tė ishte njė socialist ai ėshtė njė korēar, apo Kėshilltar i Bashkisė sė Kukėsit tė mendojė si kuksian pa tė mendojė si demokrat. Kur kjo tė funksionojė demokracia shqiptare diē do ketė mbėrritur nė kėto trembėdhjetė vjet. E pėr sa kohė tė mos jetė kėshtu fatura i mbetet helmit qė hidhet vrullshėm nė Tiranė e verremos anembanė kėtė vend.

*Nė kėtė artikull, kontribuan djemtė dhe vajzat drejtues tė Lėvizjes “MJAFT”

Shekulli, 27/04/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara