HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėnshtrimi dhe toleranca nė marrėdhėniet shqiptaro-greke

Mark Marku -- nga Mark Marku

Hapja e njė kanali televiziv tė RTSH-sė nė gjuhėn greke ėshtė bėrė para dy ditėsh objekt i njė debati tė ashpėr nė Kėshillin Drejtues tė RTSH-sė. Disa protagonistė tė kėtij debati - anėtarė tė Kėshillit Drejtues, e kanė paraqitur dje nė njė tė pėrditshme krejt tė deformuar thelbin e debatit dhe tė asaj qė ka ndodhur nė mbledhjen ku u diskutua projekti pėr hapjen e kanalit televiziv nė gjuhėn greke. Nė prononcimet e pjesės mė tė madhe tė tyre vihej re njė pėrpjekje pėr ta paraqitur ngjarjen nė njė optikė rozė, qė e pėrmbledhur nė pak fjalė konsiston nė kėtė mesazh tė thjeshtė: kishim tė bėnim me njė projekt krejt normal, miratimi i tė cilit u shty thjesht pėr disa verifikime dhe saktėsime tė mėtejshme.

Nė tė vėrtetė as projekti, as mėnyra se si u servir ai, nuk kishte ndonjė gjė normale. Si dėshmitar dhe pjesėmarrės nė kėtė debat nė cilėsinė e anėtarit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH mė duhet tė them se projekti u paraqit nė mėnyrė tė papritur rreth orės 11.00 tė natės pasi ne kishim bėrė nja 5 orė tė mira diskutime pėr ēėshtje tė tjera qė lidhen me funksionimin e RTSH-sė. E rėndėsishme tė theksohet me kėtė rast ėshtė fakti se kjo ēėshtje nuk bėnte pjesė nė rendin e ditės por u fut nė mėnyrė tė papritur nga kryetari i Kėshillit Drejtues z. Kiēo Blushi. Nė fakt projekti nuk kishte asgjė tė ngjashme me njė material pėr debat pasi ishte njė vendim i formuluar nė emėr tė Kėshillit Drejtues nga Drejtoria e Pėrgjithshme e RTSH-sė.

Miratimi i tij e bėnte fakt tė kryer ngritjen e kanalit televiziv nė gjuhėn greke. Kuptohet pra se koha e paraqitjes lidhet me mėnyrėn e paraqitjes, dhe nėse ky dokument nuk do tė kishte asnjė problem dhe do tė ishte aq virgjin sa pretendojnė autorėt e tij, nuk kishte pse tė tentohej tė kalohej kėshtu vjedhurazi dhe pa debat, aq mė tepėr qė natyra e tij nuk e bėnte urgjente miratimin e tij. Kėshilli kishte materiale shumė mė urgjente pėr tė miratuar si p.sh. miratimin e strukturave tė RTSH apo tė projektit pėr festivalin e radhės tė kėngės nė RTSH. Nė morinė e kėtyre dokumenteve dhe tė tjerave shumė tė rėndėsishme pėr veprimtarinė e RTSH, u gjet pikėrisht ky dokument, dhe pikėrisht nė momentin kur vėmendja e pjesėmarrėsve nė mbledhje ishte mė e dobėt se kurrė.

Kėtij anormaliteti i shtohet njė tjetėr: vendimi mbėshtetej nė njė kėrkese tė BE-sė ndėrkohė qė nė mbledhje nuk u paraqit asnjė dokument apo kėrkesė nga ana e BE-sė qė tė konfirmonte njė fakt tė tillė. Edhe nė prononcimet pėr shtyp njė rrenė e tillė pėrbėnte argumentin kryesor ndėrkohė qė nuk jepej asnjė bazė dokumentare nė mbėshtetje tė argumentit. BE, me sa dimė, i komunikon mesazhet dhe kėrkesat nė rrugė zyrtare dhe me dokumentacion tė rregullt. Vetėm shėrbimet sekrete i komunikojnė mesazhet e tyre nė formė gojore nėpėrmjet individėve tė pėrshtatshėm pėr kėtė punė. Nėse BE e kishte njė kėrkesė tė tillė, fare mirė kjo kėrkesė mund t’i paraqitej mbledhjes sė kėshillit nė ēdo orė tė ditės apo tė natės dhe pėr tė mund tė diskutohej pa asnjė problem nė ēdo orė tė ditės apo natės.

Nė tė vėrtetė nuk ka asgjė tė keqe nė idenė e transmetimeve nė gjuhėn greke pasi kjo do tė ndihmonte nė mirėinformimin e atyre pak minoritarėve qė ndodhen nė Jug tė Shqipėrisė. Por problemi ėshtė se realizimi i njė ideje tė tillė kėrkon reciprocitet nga tė dyja palėt dhe pėr kėtė kėrkohet njė protokoll bisedimesh dhe njė marrėveshje e shkruar nga tė dyja palėt, ku secila palė tė marrė pėrsipėr informimin e minoriteteve pėrkatėse nė territorin e secilit shtet. Sipas kėsaj marrėveshjeje reciproke edhe pala greke do tė duhej tė merrte pėrsipėr tė ngrinte njė stacion nė njė qytet grek pėr transmetime shqip pėr pakicat shqiptare tė zonės sė Ēamėrisė nė Greqi. Kuptohet qartė se njė zgjidhje e kėsaj natyre kėrkon procedura jo tė pėrshpejtuara pesėminutėshe si ato para sė cilės kėrkuan ta na vinin drejtori i pėrgjithshėm z. Artur Zheji dhe kryetari i kėshillit drejtues zoti Kiēo Blushi, por ditė, javė e nganjėherė muaj tė tėrė. Pikėrisht reciprociteti ishte dhe argumenti kryesor i mbledhjes dhe kjo ishte arsyeja pse vendimi u rrėzua me votim nga anėtarėt e kėshillit drejtues.

Natyrisht njė kanal transmetues nė gjuhėn greke dhe shqetėsimi pėr tė nuk ka asgjė tė keqe, por nėse vėrtetė nuk ka asgjė tė keqe, atėhere pse duhet miratuar nė formė gjysmė klandestine. Nė vendimin e paraqitur, nuk saktėsohej asgjė, as programacioni, as personeli, as fondet qė kėrkonte realizimi i tij, as hapėsira qė do tė mbulonte. Vendimi tė krijonte pėrshtypjen e njė dokumenti qė kishte mbėrritur nė kėshill nėpėrmjet ndonjė kanali qė nuk merrte vesh nga punėt e kanaleve televizive.

Shqetėsimi i drejtuesve tė RTSH-sė bėhet edhe mė paradoksal po tė kihet parasysh fakti se pjesė tė tėra tė territorit shqiptar nė Jug janė tė pambuluara nga valėt e RTSH-sė dhe ka zona ku mbėrrijnė vetėm sinjale televizive nga stacionet greke. Nė tė vėrtetė minoritarėt grekė nė Jug tė Shqipėrisė janė mė tė mbuluar me informacion nė gjuhėn e tyre amtare prej stacioneve greke se ē’janė tė mbuluar me informacion nė gjuhėn shqipe shqiptarėt qė banojnė nė ato zona.

Shkurt vendimi u hodh poshtė jo pėr arsyet qė pėrmendte dje nė njė tė pėrditshme ndonjė nga anėtarėt e kėshillit sipas tė cilit, dokumenti kishte nevojė pėr saktėsim, por pėr shkak se miratimi i kėtij dokumenti nga pala shqiptare kėrkon patjetėr nėnshkrimin e njė dokumenti tė tillė nga pala greke. Ky mendim u shpreh qartė dhe prerė nga pjesa dėrmuese e anėtarėve tė Kėshillit Drejtues. Por prononcimet e tyre nė faqet e shtypit janė nė disa raste krejt ndryshe me atė ēfarė deklaruan nė sallėn e mbledhjes apo ēfarė mė kanė shprehur ditėn e nesėrme.

Ėshtė e trishtueshme tė vėresh se si kolegė me njė profil intelektual tė spikatur frikėsohen dhe tjetėrsohen kur vjen puna pėr t’u shprehur nė njė debat qė ka tė bėjė me njė ēėshtje “greke”. Pėrkundėr impostimit atdhedashės tė mėparshėm dhe retorikės patriotike, ligjėrimi i tyre tjetėrsohet nė pėrputhje me standardet OJQ-iste tė ligjėrimit, gjė qė megjithatė nuk arrin tė fshehė kompleksin e thellė tė inferioritetit, madje edhe tė faktit se tashmė nė Shqipėri ashtu si nė Ēekosllovakinė e pas ‘68-ės apo si nė tė gjitha vendet gjysmė tė pushtuara kemi arritur nė njė pikė ku njerėzit kanė frikė tė mbrojnė hapur interesat e vendit tė tyre dhe aspak frikė tė mbrojnė hapur tė drejtat e tė huajve.

P.S. Njė detaj pikaresk: Nė kėto 15 muaj tė funksionimit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, kryetari i tij z. Kiēo Blushi dhe drejtori i pėrgjithshėm i RTSH-sė z. Artur Zheji kanė qenė nė tė gjitha rastet kundėrshtarė tė paepur tė njėri-tjetrit. Ishte kėnaqėsi t’i shikoje njė herė tė vetme nė konkordancė tė plotė. Nuk e kanė kot grekėt kur thonė se helenizmi ėshtė ideologji qė bashkon. Shpresojmė qė futja e kėsaj shprehjeje kėtu tė jetė e papėrshtatshme pėr rastin nė fjalė.

Shekulli, 29/10/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara