HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mendime rreth librit "Marie Shllaku bijė e Shkodrės martire e Kosovės"

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Refleksione rreth librit: "Marie Shllaku bij e Shkodres martire e Kosoves" me autor Tomė Mrijaj

Kanė kaluar shumė vite, kur autori, ka hapur skedat e para, pėr tė hartuar lėnden e librit. Vit pas viti, pas ecejakjeve me avion nė rrugėtimin New York - Tiranė, New York - Prishtinė, ka hulumtuar dhe sistemuar tėrė materialin studimor, si njė bletė punėtore, me durim dhe pėrkujdesje tė veēantė. Ai, pėrpunoi brumin historik mbi ēdo gjė, qė lidhet me jetėn dhe kontributin e pėrsonazhes sė vet. Fryt i gjurmimeve, ishin buletinet, gazetat e botuara nė diasporėn e ShBA sė Evropė, duke konturuar idetė e ndėrtuar fizionominė e plotė tė veprės. Studiuesi, grishi historinė e shkurtėr tė kohės fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturėn e veprės, duke futur nė penėn e tij subjektet, qė janė plazmor nė strukturėn e dorėshkrimit, tashmė tė kthyer nė njė libėr jetėshkrimor, pėr t’a njohur tė gjithė lexuesit mbarėshqiptarė.
E parė nė planin e rizgjimit tė traditės atdhetare, trimėresha e zgjuar sypatrembur Marie Shllaku, i pėrket atij brezi tė patriotėve shqiptarė, qė fatin e lidhėn ngushtėsisht me atė tė popullit tė vet, qė zemra e re rrahu gjithė jetėn pėr popullin, gjithēka qė patėn, si: energjitė, aftėsitė e dituritė i vunė me ndėrgjegje tė pastėr nė shėrbim tė ēėshtjes nacionale, tė realizimit tė aspiratave tė ligjshme amtare.
Martirėt, me madhėshtinė e stoicizmit tė tyre tė gjatė, falė fakteve tė reja, qė ruan nėna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes nė momentin e pėrshtatshėm, kur populli ka nevojė mė sė shumti pėr ta. Si tė tillė, ata sė bashku futėn nė historinė nacionale nė vendin e merituar, pranė librit tė madh tė kujtesės dhe mirėnjohjes sė pėrhershme popullore.
Libri nė fjalė, i autorit Tomė Mrijaj, ėshtė njė rreze drite nė errėsirėn e madhe, qė ka mbuluar pėr 60 vjet historiografinė e figurave tė shquara tė nacionalizmit shqiptar, qė luftuan tėrė jetėn e shkurtėr qė kishin, pėr idealin dhe qėllimin fisnik tė tė parėve, bashkimin e tėrėsisė sė trojeve etnike shqiptare. Vepra nė fjalė, ka tė bėjė me portretizimin e martires Marie Shllaku dhe fushėveprimtarinė e ekipit bashkėluftėtarė nacionalistė, tė dalluar nė Shqipėrinė e Veriut, nė mesin e shek. XX.
Shumė familje e katunde tė Kosovės, u dogjėn me themel nga forcat e tė ashtėquajtura partizane. U vranė e masakruan, me qindra njerėz tė pafajshėm, luftėtarė tė lirisė. Antarėt e familjeve tė tyre, u ekzekutuan, vetėm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues tė Serbisė. Nisėn tė vriteshin njė nga njė me kurthe e trathti, prijėsit e ēetave atdhetare, burra, gra, pleq e shumė fėmijė, pėr tė zhdukur gjithsesi gjurmėt e krimit vllavrasės, nė emėr tė njė ideologjie boshe, tė importuar nga stepat e Siberisė bolshevike askohe. Krimet nė fjalė, ishin tė studiuara me kujdes nga xhelatėt sllavo - shqiptarė, nė mėnyrė, qė historia tė mos kishte dėshmitarė tė masakrave tė kryera ditėn pėr diell, nė emėr gjoja tė “pushtetit popullor”.
Duke e parė veprimin gjakėsor tė komunistėve, ēetat nacionaliste, filluan tė lidheshin mė shumė me njeri - tjetrin, duke bashkėpunuar ngushtė politikisht e ushtarakisht. Dhe mė sė miri, kėto shembuj, i risjell tė freskėta autori, duke u mbėshtetur nė burimet e kohės, literaturėn e pasur, qė ka dalur nė qarkullim vitet e fundit dhe ėshtė botuar, nėn kujdesin e studiuesve tė rinj seriozė.
Pasi u pushtua e u aneksua Kosova mė 1945, dhe pasi u ngrit muri mė makabėr i ndarjes ndėrmjet shqiptarėve, regjimi i juntės ushtarake serbe, nuk kurseu asgjė, pėr t’a terrorizuar, masakruar, pėrndjekur dhe asgjėsuar popullsinė e pafajshme shqiptare, qė u robėrua nga kjo makinė shfarosėse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorė e lajkatarė, pėr fat tė keq shqiptarė. Nė kėto rrethana tė reja tė krijuara, shqiptarėt fituan njė status inferior, nė krahasim me republikat dhe me popujt e tjerė tė Jugosllavisė. Pėrkundrejt gjendjes sė re, popullsia autoktone e dardanėve, ēdo orė, ditė, muaj e vite, kishte grumbulluar njė lėmsh tė madh zemėrimi tė natyrshėm. Ata, u rilindėn dhe nisėn tė organizojnė lėvizje, protesta, revolta tė organizuara e spontane dhe filluan t’a shprehin nė mėnyra tė ndryshme organizimi. Populli u hodh nė kryengritje, por mercenarėt komunistė tė Titos i shtypėn me gjak. Nga njė luftė e hapur patriotike, u detyruan, tė ndryshojnė taktikė, duke kaluar nė ilegalitet. Ata formojnė organizata politike, me pėrmbajtje tė shėndoshė patriotike, pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Njė nga organizatat e rezistencės antikomuniste, qė bėri bujė asokohe, ėshtė Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), nė Kosovė, Maqedoni dhe degė nė vise tė tjera shqiptare nė Jugosllavi, nė gjirin e sė cilės, bėnte pjesė vajza e re Marie Shllaku.
Populli shqiptar, ka njė histori shumė tė trazuar, e cila, ka kaluar nėpėr kapėrcej tė ndryshėm kohorė. Kėtė histori e pėrshkojnė momente tė hidhura tė jetės dhe tė veprave tė shqiptarėve. Pėrkushtimi ndaj nacionalistėve martirė tė nacionit, pėrbėn njė detyrim, pėr ēdo pendė, qė tė pėrcjell me pėrkushtim brėndinė e ngjarjeve historike, duke zbardhur figurėn e pastėr e tė pasur atdhetare tė Marie Shllakut, qė sakrifikoi ēdo gjė, pėr tė bėrė nacionin e vet tė pavdekshėm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bėrė atė tė pėrjetshme.
Nė kėtė aspekt, libri hedh dritė, mbi veprimtarinė e vajzės shkodrane, qė jetėn ia fali nė lulen e rinisė Kosovės martire, duke pasur nė mendje e zemėr emblemen e rezistencės, kundėr ballinės sė pėrbashkėt komuniste tė ashtėquajtur partizan shqiptaro - sllav. Ishte njė vizionare e kulturuar, pėr njė tė ardhme demokratike, sikurse shumė shtete tė Evropės Perėndimore dhe i vinte keq, kur shihte ēdo ditė, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nėn kthetrat komuniste.
Libri dhe lufta, pėr vlera tė vėrteta demokratike, qė burojnė nga kėto dituri tė shkruara, ishin bashkėudhėtare tė Maries. Kishte njė pasion e vullnet tė madh pėr librat, dashuri dhe respekt, pėr ēdo vlerė kulturore, tė cilėn pėrpiqej tė merrte sa mė shumė qė tė ishte e mundur. Shpesh, iu desh tė sakrifikonte nga dėshirat dhe gėzimet rinore, pėr tė realizuar qėllimin, qė i kishte vėnė vetes, tė shkollohej dhe t’i shėrbente Atdheut mė shumė me dijet e saj perėndimore.
Tharmi atdhetar e ndjeshmėria nacionale, ka qenė model pėr kohėn dhe njė shembull pozitiv pėr brezat e sotshėm nė Kosovė e Shqipėri. Maria, e tregoi me jetėn e saj, se ē’kulturė atdhetare kishte zotėruar deri nė ato vite dhe sa e si i shėrbei mėmėdheut, duke dhuruar jetėn, nė moshėn mė tė bukur tė rinisė.
Ndėrkohė, ky element patriotėsh tė flaktė, pėrmes odiseve tė ēuditshme, plot ngjarje tė mbushur me ngarkesė luftrash dhe vėshtirėsish nė jetėn e vėshtirė tė maleve nė ēdo stinė tė vitit, ka shpėrfillur e pėrballuar me po aq ēudi tė jashtėzakonshme ekspeditat sllavokomuniste shfarosėse tė stilit mesjetar, tė zjarrit e tė hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen. Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitėn heroizmin, pėrballuan eliminimin e tyre fizik, shpėrbėrjen njerėzore, nė keqtrajtimin dhe internimin e familjeve tė trimave tė lirisė, pėr tė vetmin “faj”, pse luftuan kundėr sllavėve e komunizmit.
Zėri dhe vepra e Maries, shėrbei si lėndė e parė, nė fillim tė shek. XXI, pėr jetėshkrimorin, qė tė rreshtoj dėshmi tronditėse, refleksione e vlerėsime historike, tė cilat jepen me njė pėrkujdesje serioze dhe pėrshkrim rrėnqethės nė libėr.
Maria, ishte e mbeti njė zė i fuqishėm, kundėr dhunės, praktikimit tė metodave tė pushtetit tė diktaturės. Me shembullin pozitiv, ėshtė njė dėshmi e kėngė krenarie e rezistencės, mbijetesės dhe vitalitetit tė forcave nacionaliste, qė refuzuan pandėrprerė pushtetin e juntės komuniste, qė po hidhte me shpejtėsi rrėnjėn e farės sė keqe. Patriotėt e lirisė e Shqipėrisė etnike, ekzistencėn e tyre e mbėshtetėn vetėm nė vlerat e pastra dhe tė larta morale, tė traditės sė kulluar nacionaliste.
Autori Mrijaj, rrėfen fatin e pėrsonazhit kryesorė, kohėn kur janė zhvilluar ngjarjet, duke dhėnė me njė gjuhė e stil tė thjeshtė fatet njerėzore, nė luftėn e mbijetesės mbinjerėzore, nė kohėn mė tė egėr tė komunizmit nė Shqipėri e Kosovė.
Jetėshkrimi i martires sė pushkatuar, plotėson shumė zbrazėti, zbulon gjėra tė mbuluara dhe njėkohsisht arrin tė qortojė shumė gjėra tė shkruara keq, veēanėrisht nė vitet e diktaturės komuniste, ku, historiografia zyrtare abuzive nė Kosovė e trungun amė, e kishte kthyer nė normė tjetėrsimin e tė vėrtetave historike dhe rasti i ēetave nacionaliste antiserbo - komuniste, ishte forma mė e dukshme e kėtij deformimi. Ky botim, nga njė autor nė diasporėn shqiptaro - amerikane, pėrbėn njė kontribut tė ri, nė sqarimin e disa momenteve me peshė historike, nė ēuarjen mė pėrpara tė mendimit tonė historik, sa i pėrket studimit tė nacionalizmės pėrparimtare shqiptare, si dhe problemeve tė tjera historike, qė lidhen me figurėn historike tė atdhetares sė pushkatuar nga sllavokomunistėt.
Kanė kaluar 58 vjet, pėr tė cilėn bėhet fjalė nė libėr, por kujtesa e historisė, arkivat dhe dėshmitė e rrėfimtarėve bashkėluftėtarė s’ėshtė dobėsuar. Komunistėt dhe mercenarėt e tyre, menduan, se i kanė zhdukur tė gjitha, por nė fakt nė zemrat e brejtura, kanė qėndruar tė fjetura ngjarjet dhe episodet, qė pas viteve 1990, bėnė tė mundur tė ndėrtohet ky libėr dhe gradualisht tė rishkruhet historia, sipas dokumenteve e fakteve autentike.
Episodet dhe jeta pėrshkruhet dora - dorės, duke fituar pėrmasat e njė arkivi tė gjallė. Ndodhitė, zėnė pikėnisje nė qytetin e Shkodrės, ku, lindi dhe u edukua nė fėmijėri Maria. Secila prej tyre, fiton mėvetėsinė e tė ekzistuarit, nė njė kohė tė caktuar dhe me peshė tė dukshme pikėzohen nė atė kohė nė Shqipėri e Kosovė.
Pėrmbajtja, ėshtė e larmishme dhe me tituj joshės, pėr t’a lexuar deri nė fund me endje. Autori, nė vėshtrimin konceptual, me njė logjikė tė natyrshme dhe nė lidhje kompakte e ka trajtuar veprėn e vet, kushtuar nacionalistes mė tė re (e vetme, si femėr nė 55 ēeta nacionaliste, qė vepronin me pushkė nė dorė nė Kosovė), si njė pjesė e tėrė dhe jo nė kapituj veēmas.
Rrėfimi fillon me njė pėrshkrim tė qytetit tė lashtė Shkodrėn, tė njohur pėr vlerat kulturore tė hershme dhe cilėsore nė tė gjithė Ilirinė, periudhėn e ndritur tė Arbėrisė dhe kudo sot nė trojet etnike shqiptare. I zhytur nė leximin e stilit narrativ tė autorit, natyrshėm pėrfshihesh nė pjesėn interesante me titull: “Shkodra dhe bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund te mendoj, se ne ē’truall tė begatė u rrit dhe u edukua bija e qytetit antik. Tė gjitha kėto mirėsi tė vendlindjes, i ndiente nė frymėzimin e shpirtit tė saj fėmija, qė ēdo gjė, do t’a mėsonte nga stėrgjyshėrit, nėna e babai, gjatė ditėve tė ftohta tė dimrit, pranė zjarrit dhe sofrės karakteristike bujare shkodrane.
Komunistėt me tė ardhur dhunshėm nė pushtet, filluan pėrsekutimin sistematik, kundėr krenarisė, fisnikėrisė e diturisė tė mijėra intelektualėve qytetarė shkodranė, klerikėve katolikė, duke e kthyer qytetin nė njė katakomb, truall martirizimi.
Shkodra, u bė epiqendra e rezistencės antikomuniste, ku, pėr idealet e larta tė lirisė dhe demokracisė, flijuan jetėn shumė martir tė fesė e atdheut. U mbyllėn shkollat private, u konfiskuan pasuritė e tundshme dhe tė patundshme. Nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1947 u hapėn 12 burgje, pėr tė mbajtur nė qelitė e ftohta bijtė mė tė mirė tė qytetit tė lashtė, duke iu nėnshtruar hetuesisė, torturave ēnjerėzore, pushkatimit me radhė e pa radhė dhe me vdekje misterioze tė organizuar nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit, qe po linde me gjak dhe mbi kufomat e pafajshme te popullit. U dogjėn ose ua dhanė peshqesh jugosllavėve tė gjitha librat e rrallė, qė ndodheshin nė Kuvendet e Urdhėrave Katolike (60.000 ekzemplarė e shumė prej tyre antikuare origjinale nė Shqipni) dhe shtėpitė e zotnive kulturdashės tė qytetit.
Diktatura, e cilėsoi qytetin e banorėt e tij, si “qendėr reaksionare, trathtarė, bashkėpunėtorė tė Vatikanit, CIA-s, UDB-sė, KGB-sė, agjentė tė Kinės, etj.”, duke e burgosur, torturuar, internuar, privuar nga ēdo e drejtė njerėzore, keqtrajtuar pa mėshirė. Diferencimi filloi mė 28 nėntor 1944 dhe vijon sot, nė mėnyrė tė hapur apo tė kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarėsisė, i kulturės sė trashėguar, shihet si rrezik pėr tė gjithė ata, qė i shtuan kalvarin e vuajtjeve dje e sot...
Shkodra dhe bija martire Marie Shllaku (1922-1946), gjithnjė ėshtė dalluar, pėr vlerat e mėdha tė nacionalizmit shqiptar, duke qenė njė zonjė e rėndė dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodėrloca. Nė kėto lagje rrugica shekullore, janė rritur dhe edukuar, pranė votrės karakteristike shkodrane, fėmijėt nė djep, qė nėnat e tyre u jepnin qumėshtin e gjirit, ashtu sikurse thotė legjenda e lashtė e kėshtjellės Rozafa. Marie Shllaku, ishte pjesė e qytetit, qė ruante nė gjirin e saj historinė e lavdishme mijėravjeēare, pikėrisht atėherė, ku, shumė qytete tė Shqipėrisė jetonin fazėn e embrionit tė tyre. Zoti e natyra, kishte shtrirė me kohė dorėn e saj bujare, nė drejtim tė qytetit, qė si shpėrblim i dhuroi atdheut bijtė mė tė mirė, intelektualė solidė, njerėz me erudicion dhe vizion tė pastėr atdhetarė, burra tė pushkės e pendės, prijės tė aftė e martir, qė zunė fill qysh nga lashtėsia e Gentit dhe Teutes sė famshme…
Pėr te, vendlindja ishte ēdo pėllėmbė toke shqiptare, njėlloj si Shkodra, qė nė dritė e qiti dhe ndoshta mė tepėr e deshti Drenica. Maria e pėrshkoi Kosovėn anembanė, nė fusha e nė male, nė qytet e fshatra dhe gjithnjė ndjente kėnaqėsi, kur ishte mes bjeshkėve tė bukura tė Kosovės, lumenjėve qė gurgullojnė me bardhėsinė e tyre, pyjet qė harlisen nė shpatet e maleve, qė herė herė mbulohen me dėborėn e re tė dimrit tė ashpėr. Bashkėpunoi me Legalitetin, Ballin Kombėtar dhe me tė gjithė ato forca pėrparimtare shqiptare, qė ishin pėrkushtuar pėr Shqipėrinė etnike, njė shembull ideal sot, pėr secilin prej nesh.
Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, pėr herė tė parė, nė pjesėt e qėlluara shkrimore, por shumė kuptimplote: “Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie Shllaku”, “Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe pėrkrahu talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha udhėheqės e martir i Kosovės”, “Shokėt antikomunist kujtojnė Marien”, “Maria nė Kuvendin e Dobėrdolit”, “Beteja e qelisė sė Siēevės 12 shtator 1945”, “Maria aktive nė Kuvendin e Drenicės”, “Martiria shkodrane nė luftėn e Drenicės”, “Shtypi i kohės flet pėr pushkatimet”, “Nxėnėsia e Fishtės e priti me qetėsi pretencėn e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i Organizatės Patriotike “Besa Kombėtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie Shllaku bashkėpunėtore e shumė organizatave nacionaliste nė mal”, “Maria nė Mat’hauz - en dhe Aushvic - in e Jugosllavisė komuniste”, “Heroina pėr 50 vjet e lėnė nė harresė”, “Njė histori tė dhimbshme, por krenare shqiptare”, “Maria dhe historia qė do tė flasė pėrsėri”, “Njė pėrmendore e pavdekshme pėr Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”, “Me histori nė dorė”, etj.
E gjithė jetėshkrimi, ndjehet i freskėt nga rrėfimet e bashkėkohėsve dhe shoqėrohet me shėnime historike, pėr bashkėluftėtarėt e pėrsonazhes, njė literaturė e pasur tė hulumtuar nė Kosovė, Shkodėr, Tiranė e ShBA. Me pushtimin e Kosovės nga ushtritė serbo - malazeze, mė 1912, populli shqiptar ra nėn zgjedhėn e njė shtypėsi tė ri. Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 1913, u shoqėrua me vendosjen e njė regjimi tė egėr tė shtypjes dhe gjenocidit.
Pozita e Jugosllavisė, nėn Mbretėrinė Jugosllave ishte e konsoliduar. Kjo kishte ardhur menjėherė, pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Pra, kemi nė kėtė rast njė kontuinim tė mbretėrisė jugosllave, ku, brenda tyre padrejtėsisht ishin pėrfshirė njė pjesė e konsiderueshme e trojeve shqiptare. Pas pėrsekutimit dhe masakrimit fizik nė kohėn e sundimit tė Aleksandrit, shqiptarėt e Kosovės, provuan nė kurrizin e vet masakrimin nė masė, menjėherė pas “ēlirimit” tė Jugosllavisė. Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisė popullore ēlirimtare tė Jugosllavisė tė kryesuar nė Kosovė nga marsha e direkte e Marshallit Tito, i plotėfuqishmi asokohe Fadil Hoxha me company, me tė cilat do tė bashkohen mė vonė brigadat partizane tė drejtuar pėr masakra nga komandantet Shefqet Peēi, Shaban Haxhia dhe komisar politik Ramiz Alia tė nėnės Shqipėri me urdhėr direkt tė Enver Hoxhės. Nė emėr tė nėnės apo “memėdheut”, ata vranė bijtė mė tė mirė tė shqipes nė trojet etnike shqiptare, pėr t’i hyrė nė zemėr sllavokomunistėve tė Titos.
Nė situatėn e rėndė tė krijuar, gjendja nacionale, sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpėrsuar. Shqiptarėt qenė kėsisoj njė ndėr popujt mė tė diskriminuar dhe tė shtypur nė tė gjithė tė ashtėquajturėn Mbretėri Jugosllave.
Me ardhjen e Italisė fashiste dhe Gjermanisė naziste nė Kosovė (1939 - 1944), kufiri shqiptaro - shqiptar, midis trojeve shqiptare, nė pjesėn veriperėndimore tė Kosovės ishte i lirė. Tashmė, shqiptarėt e ndarė padrejtėsisht, qysh prej vitit 1913 nga Fuqitė e Mėdha, filluan tė lėvizin lirshėm nė tė dy anėt e pėrbashkėta tė nacionit arbėror. Sigurisht, ky veprim i rrėzimit tė “murit” artificial, ishte njė nxitje, pėr zhvillim tė trevave shqiptare, por nga shovinistėt sllavė nuk shihej me sy tė mirė. Mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore, nė vend qė tė zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi mė shumė trathtinė, qė vetė udhėheqėsit e PK tė Shqipėrisė, kishin bėrė nė bashkėpunim me shqiptarėt mercenarėt besnikė tė Serbisė. Ata bėnė aktin mė tė rėndė, duke e lėnė Kosovėn nėn morsėn shtypėse tė kolonizatorėve barbarė. Fakti, qė nga viti 1944 - 1990, ku, shqiptarėt ishin tė pushtuar e pėrligjė trathtinė e regjimit tė polpotit tė kuq sadist Enver Hoxhės (Kujtojmė, se nė Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000 bashkėkombas kamborxhian nga 7.000.000 banorė qė asokohe kishte vendi, qė mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut nė enciklopedinė e krimeve komuniste botėrore kundėr njerėzimit, shėnimi im K. K.) dhe mė kot mundohen pseudohistorianėt komunistė tė shfajėsojnė Enver Hoxhėn dhe regjimin e tij.
Ka qenė pikėrisht ky regjim, qė ka dorėzuar me dorėn e vet kasapit tė Ballkanit gjatė 50 viteve me mijėra vėllezėr kosovarė (Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarė tė masakruar ditėn pėr diell), mbushėn burgjet e Burrelit, Spaēit, etj. dhe nė kampet e pėrqendrimit nė shtetin amė burg... Dhe pėr kėto fakte shiko vargun e gjatė tė listave nė gazetat: “Pishtari” (Shkodėr), “Liria” (Tiranė) etj., tė Shoqatės sė ish - Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, shėnimi im K.K.), qė kishin ikur nga vendlindja, pėr t’i shpėtuar masakrave, por janė trathtuar nga komunistėt e Tiranės sė kuqe zyrtare, qė kishin dashuri tė pakufi pėr Titon. Vetė E. Hoxha, (administrata, institucionet shtetėrore e shkollat), nė zyrėn e vet ka mbajtur portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit.
Diktatori antishqiptar, e pllakosi pėrtokė krenarinė e shqiptarit si individ e komb, mėvetėsinė e tij, nė mėnyrėn e tė menduarit e tė jetuarit, me projektin makabėr tė krijimit tė “njeriut tė ri” (njė ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit tė komunizmit ruso - kinez, ka bėrė qė edhe sot disa njerėz tė konsumojnė dollarin nė ShBA, euro-n nė Kosovė e Shqipėri, pėr ta blerė “artin”, qė i kėndon largkjoftit. Ai, pas vetės ka lėnė Shqipėrinė njė “kopsht me lule” (katrahurė), me kujtimet e errėta pėr Burrelin, Spaēin, Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne tė gjithė atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit tė vet pėr 5 dhjetėvjeēarė me radhė. Eshtė pikėrisht ai, qė e vari, kryqėzoi dhe katandisi shtetin shqiptar nė ishull kubanez (xhungėl) dhe nė varfėri tė tejskajshme, pasojat e sė cilės ndihen ende sot... Duhet vėnė nė dukje, se figura e Maries, nuk mund tė kuptohet e shkėputur nga dėmi, qė regjimi i Tiranės i ka bėrė ēėshtjeve tė trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistėt tė rrokin armėt, kundėr sllavėve dhe trathtisė shqiptare.
Nė politikėn negative tė jashtme, qė luante Tirana zyrtare e tė vetėquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte ēasti antishqiptar, kur zyrtarėt amerikanė e pyetėn, se cili do tė ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipėria tė kėrkonte, qė tė futej ēėshtja e Kosovės nė rendin e ditės tė Konferencės sė Paqes? A nuk do tė mendonit ju, se tė paktėn, ju gėzoni tė drejtėn, qė pretendimi i juaj tė diskutohet dhe tė studiohej? I shtangur nga kjo analogji e papritur, Enver Hoxha pėrgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonė Jugosllavisė, pėr Rajonin e Kosovės”. Tashmė Shqipėria, do tė kishte padronė tė rinj jugosllavėt e Titos dhe sovjetikėt e Stalinit. Mendoj se s’ka nevojė pėr koment. Ajo qė e bėn mė interesant kėtė episod historik, ėshtė se tani, Shqipėria ndodhej para njė realiteti, ku, Beogradi nėpėrmjet njė varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione tė pėrbashkėta, kishte hartuar njė program tė barabartė, pėr unifikimin e ēmimeve dhe kishte filluar bisedimet pėr bashkimin doganor, unifikimin monetar etj. Gjuha cilirike serbo - kroate, ishte futur nė shkollė. Sipas planit jugosllav, Shqipėria, do tė ishte furnizuesja e saj me lėndė tė para dhe shumė shpejt, ajo do tė bėhej republikė e saj e shtatė... Kjo tashmė nuk ėshtė fshehur as nga vetė jugosllavėt, qė thonė se asokohe ia hodhėm Shqipėrisė “motėr”!!!
Libri, futet ndėr ato botime tė vlerave tė pėrveēme dhe njėkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrime tė llojit tė kujtimeve. Historia mbetet nė rend tė parė, ku, qendrushmėria e tė dhėnave dhe fakteve, i hapin hapėsirė pasurimit tė biografisė sė shkodranes Marie Shllaku, duke e ndihmuar nė rizgjimin e historisė.
Mund tė thuhet, se jetėshrimi i deritashėm nė fjalė sjell njė drejtpeshim nė vlerėsimin objektiv tė figurės sė vajzės sė re martire.
Ajo mbeti njė femėr legjendare, me tradita tė thella atdhetare, njė nacionaliste e ndėrgjeshme. U ndal nė Kosovė, me vullnetin e saj shpirtėror, pėr tė vdekur si patriote e trojeve tė pėrgjakura tė Kosovės. Autori, orientohet drejtė nė kohė, duke e parė martiren e flijuar, pėr ideale tė shenjta atdhetare, si njė figurė realisht historike, i shmanget natyrshėm mitizimit, d.m.th., ai e ēmitizon atė, e bėn qėnie tė prekshme, me trup dhe frymė, duke demostruar kėsisoj njė shembull tė jetėsuar, me punė hulumtuese e shkrimore serioze.
Historia, ende ka pėr tė thėnė e shkruar, pėr kėtė pėrsonalitet historik nė tė ardhmen, mbasi ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme, nė vetėdijen e popullit tonė dhe si e tillė pėrkujtohet me krenari dhe respekt tė veēantė, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.
Botimi i librit ėshtė mundėsuar nga cifti i ri i porsamartuar, avokati shqiptaro - amerikan z. Nikollė Gjelaj me bashkėshorten e tij Ardiana Gjelaj (Mrijaj), qė tė prekur thellė nga historia tragjike e vajzės sė bukur dhe shumė trimėreshė Marie Shllaku, shprehėn dėshirėn tė sponzorizojnė librin kushtuar heroinės sė pamposhtur. Martiria shkodrane, ėndėrroj nė vajzėrinė e saj qė tė bėhej nuse, por ajo zgjodhi si dhėndėrr interesat e larta tė Atdheut, duke privuar vetvetėn nga dita e nusėrisė.
Libri me 3000 ekzemplarė, ėshtė botuar nė New York dhe ka 218 faqe ne disa foto, qė botohen pėr herė tė parė. Kopertinat janė realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetės “Illyria” Berat Gashi, ndėrsa lektorimi ėshtė bėrė nga profesori i Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” Dr. Fran Luli, recensent profesori i Historisė z. Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirėnjohur dhe botuesi i shumė librave jetėshkrimor e artistik z. Jetish Kadishani dhe nė kompjuer Donika Mrijaj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara