HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


M E M O R A N D U M

-- nga Isuf B. Bajrami, Gjilan, 18.04.2004

I KOMITETIT ANTIFASHIST TĖ EMIGRANTĖVE
ĒAMĖ NĖ SHQIPĖRI

KOMISIONIT HETIMOR TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT
TĖ U.N.O.-S

RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NĖ MINORITETIN
SHQIPTAR ĒAM NĖ GREQI

Isuf B. Bajrami Ne Komitetin Antifashist i Emigrantėve Ēamėr nė Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe humanitare tė U.N.O.-s, n'emėr tė emigrantėve Ēamėr nė Shqipėri, parashtrojmė para Komisionit hetimor, tė drejtat tona tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė kryen fashistat Grekė pėr tė sh'farosur Minoritetin Shqiptar nė Greqi.

Nė vazhdim tė protestave dhe kėrkesave t'ona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė:
Klika shoviniste dhe reaksionare Greke, prej 32 vjetėve me rradh duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor, dhe duke mos pėrfillur aspak traktet Ndėrkombėtare, kanė pėrdorur kundėr minoritetit Shqiptar nė Greqi njė politikė ēfarosjeje.

Qysh me okupacionin Grek nė Ēamėri mė 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit shtytur dhe e pėrkrahur nga autoritetet e vėndit, masakroi pa mė tė voglėn arsye, 72 burra tė krahinės Paramithisė nė prruan e Selanit, Kėto masakra qenė fillimi i ēfarosjes sė minoritetit Shqiptar dhe zbulojnė orientimin qė mori politika Greke kundrejt popullatės sonė.

Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaēkitjet dhe grabitjet, nė pretekstin e ēarmatimit gjatė vjetėve 1914-1921, veprimtaria teroriste e komitaxhinjve, provakacioni i 1921-sė i Gjen Bairas, tė gjitha kėto e tregojnė realitetin e mjerimeve nė tė cilat u vu popullata e jonė nė kohėn e pushtimit Grek.
Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margėllėēi, Arpica, Grykohori etj., janė njė pjesė e fshatrave qė kanė paguar mė shtrejtė kėtė terror.
Mė 1922-1923, Qeveritarėt e Greqisė vendosėn tė impononin shpėrnguljen e elementit musliman tė Ēamėrisė nė shkėmbim me Grekėrit e Azisė sė vogėl duke na konsideruar si Turq. Ky akt i turpshėm i qeveritarėve t'Athinės u has nė rrezistencėn tonė dhe nė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve e cila duke konstatuar nacionalitetin Shqiptar tė popullatės sonė, hodhi poshtė vendimin e qeverisė greke.
Por megjithatė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe tė angazhimeve solemne tė marra nga qeveria Greke nė Lozanės 16 janar 1923, prapė njerėzit e Athinės vazhduan politikėn e tyre tė ēfarrosjes. Ata pėrdorėn ēdo mjet pėr tė vėshtirėsuar qėndrimin nė Ēamėri tė elementit Shqiptar, ē'pronsuan qindra familje nė 6.000 ha. tokė pa mė tė voglin shpėrblim si nė Dushk, Gumenicė, Kardhiq, Karbunar, etj.
Qeverisja e Athinės instaloj emigrantėt e Azisė sė Vogėl nė Ēamėri me qėllim qė ta popullojė me Grekėr dhe tė krijojė mundėsin e emigrimit tė popullatės autoktone Shqiptare.
Familjet tė tėra detyroheshin tė braktisin vatanin pėr nė Turqi, Shqipėri, Amerikė, e gjetkė dhe fshatra si Petrovci, Shėndėllinja u braktisėn krejt nga banorėt Shqipėtarė.
Nė kėto rrethana ne nuk gėzuam asnji tė drejtė nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare: nė vend tė zhvillimit tė kulturės Nacionale dhe tė pėrparimit, pėrkrahet fanatizmi dhe injoranca, nė vėnd tė shkollave hapeshin dhe subvencionoheshin klube fetare nė gjuhėn arabe. 95 % tė popullatės sonė qėndrojnė akoma analfabet. Krahina e Ēamėrisė, njė vend i pasur dhe i begatshėm, kishte mbetur mbrapa, pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe nė duart e fajdexhinjėve, akaparatorve: Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., qė varfėruan dhe skllavėrruan gjithė vendin.
Nė luftėn kundėr fashizmit dhe tamam nė pėrfundim tė saj, forcat reaksionare Monarko-Fashiste tė Llakės sė Sulit tė krijuara nga reaksioni dhe nė shėrbim t'okupatorit, nėn Komandėn e Gjeneral Napoleon Zervės, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorėt Shqiptarė myslimanė tė Ēamėrisė.
Nė kėtė kohė kur trupat e L.A.S.-it dhe tonat impenjoheshin nė luftime kundėr Gjermanėve, komanda e E.O.E.A., nė kompromis me Gjermanėt, operonte pėr tė fituar pozita pėr luftėn vllavrasėse; dhe kur forcat tona besnike tė frymės dhe tė vendimeve tė marrėveshjes sė Kasertės (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhėrat e Komandės sė pėrbashkėt nė ndjekje tė Gjermanėve, Gjen. Napoleon Zerva, komandant i forcave tė rezizdencės n'Epir (E.L.A.S.-E.O.E.A.), urdhėronte njikohėsisht operacionet dhe masakrat nė kurriz tė popullatės tė pafajshme tė Ēamėrisė.
Masakrat nė Ēamėri janė njė shkelje flagrante e parimeve njerėzore dhe njė mospėrfillje e turpėshme e parimeve dhe e karakterit tė luftės antifashiste. Masakrat nė Ēamėri u kryen nė saje tė bashkėpunimit dhe marrėveshjeve me Gjermanėt, tė cilėt nė tėrheqje u lanė vendin forcave Zerviste. Ja njė fakt konkret i bashkėpunimit ndėrmjet forcave Zerviste dhe tė atyre Gjermane. "Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave tė krahinės sė Filatit. Nji ditė para hyrjes sė forcave Zerviste nė Filat dhe pikėrisht mė 22 shtator 1944, nė katundin Fanaromen, 3 km. larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane nė tėrheqje". Mbas kėtij takimi shohim qė ende pa u larguar mirė forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos, hynė nė Filat. Kėshtu njė bashkėpunim i tillė u siguroj forcave Zerviste krahėt duke u dhėnė mundėsi pėr tė filluar terrorin dhe masakrat nė njė stil tė gjėrė nė tė gjitha krahinat e Ēamėrisė.
Forcat e divizionit tė X-tė E.O.E.A. nėn komandėn e Kolonel Vasil Kamaras dhe pikėrisht ato tė regjimentit tė XIV-tė tė kėtij Divizjoni tė udhėhequr nga Kranja, me ndihmėsa Lefter Strugari, avokat Stavropullos, Ballumi, Zoto, kriminelėt me damkė Pantazejt etj., mė 27 Qeshor 1944 hynė nė qytetin e Paramithisė. Nė kundėrshtim me premtimet e dhėna dhe marrėveshjes sė bėrė midis Myftiut Hasan Abdullaj nga njė anė dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisė nga ana tjetėr si agjenta tė Zervės, filluan masakrat mė tė poshtra. Burra, gra dhe fėmijė tė pambrojtur qenė objektivi i Monarko-Fashistėve Grekė. Numri i tė masakruarve nė Qytetin e Paramithisė dhe rrethe arrinė nė 600 veta.
Mė 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nėn Komandėn e Agores hynė nė Pargė ku masakruan 52 burra, gra dhe fėmijė.
Forcat e E.O.E.A., nėn komandėn e Theodhor Vitos, Ilia Kaēo, Hristo Mavrudhi, Hristo Kaēo, Hari Dhiamanti,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit, mė 23 Shtator 1944, ditėn e Shtunė nė mėngjesė, hynė nė qytet. Po nė kėtė ditė hynė edhe nė Spatar, plaēkitėn dhe grabitėn tė gjitha familjet dhe gjithė ē'ka gjetėn. Nė mbrėmjen e natės 23 duke u gdhirė 24 Shtator 1944, hynė dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e tė tjerė, me arritjen e kėtyre forcave filluan menjėherė masakrat. 47 burra, gra dhe fėmijė u masakruan nė Filat dhe 157 numėrohen tė masakruarit tė vrarėt dhe tė humburit nė Spatar, ku njė pjesė e mirė e tyre ishin grumbulluar nga katundet tė tjera. Tė gjitha gratė e reja dhe vajzat u keqpėrdorėn dhe u ēnderuan prej kriminelėve tė Zervės. Pak ditė mė vonė monarko-fashistat grumbulluan tė gjithė burrat qė kishin mbetur, dhe me vendimin e Gjyqit fallco: Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katėr anėtarė, 47 shqiptarė tė pafajshėm u masakruan. Nė Granicė tė Filiatit janė mbuluar kufomat e 46 vetave dhe tė therrura me thika dhe 45 tė tjerė nė fushė tė Filatit tek ara e Xhelo Metos.
Familje tė tėra janė zhdukur me prindėr, fėmijė dhe foshnjė nė djep. Gratė dhe vajzat u ēnderuan. Me qindra deklarata tė tyre qė shpėtuan pėrshkruajnė vrasjet dhe vuajtjet e pasosura, nga ata del qartė kriminaliteti dhe qėllimi i veprimeve tė monarkofashistėve nė Ēamėri. Ja disa shėmbėlla:
Sanije Bollati, nė Paramithi ėshtė djegur me benzinė mbasi iu prenė sisėt dhe iu nxerrėn sytė.
Ymer Muratin e vranė dhe e bėnė copa-copa nė Paramithi.
Nė shtėpinė e Sulo Tarit ishin grumbulluar mė se 40 gra dhe Ēili Popova nga Popova i veshur ushtarak me njė grup ushtarėsh hyri brenda, muarrėn gratė dhe vajzat mė tė bukura dhe filluan t'i ēnderonin nė njė dhomė tjetėr. Ulurima e vajzave dhe grave arrrinin kulmin. Kjo poshtėrsi vazhdoj gjithė natėn. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i kėtyre poshtėrsive.
Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosėn para familjes sė tij, e lanė dhe ikėn. Familja pėr ta siguruar e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban pėr disa orė, por mė vonė lajmėron ta marrin dhe e ēojnė tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetė largohet pėr tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumė familje. Andatėt informohen, e marin, mė parė i nxjerrin dhėmbėt e floririt me darė dhe mbasandej e vranė.
Malo Muhon plak 80 vjeēar i sėmurė prej katėr vjetėsh vritet me sopatė, para sė shoqes. Trutė i kėrcyen nė prehėr tė sė shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku.
Nė Spatar Abdul Nurēe merret, ēohet nė Filat zbathur, zvarriset nėpėr rrugė tė qytetit dhe mė nė fund vritet para shtėpisė sė Nidh Tafeqit.
Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e pėrbėrė prej 16 vetash nė shumicė fėmijė, zhduken krejtėsisht pa shpėtuar as edhe njė.
Xhelal Minit nga Paramithija ia prenė kokėn me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut.
Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut ju prenė gjishtrit, hundėt, gjuhėn dhe kėmbėt, dhe kur kėta ulurinin nga dhėmbjet e mėdha, andartėt Zervist kėndonin kėngėt e Komandantit tė tyre dhe gėzoheshin kur shikonin kėto tmerre. Mė nė fund i vranė nė ēengelat e kasapėve.

Eshtref - Himi qytetar nga Paramithija, deklaron sa vijon pėr masakrat nė Paramithi:
"Tė martė mė 27 Qeshor 1944 n'ora 7 tė mėngjesit hyjnė nė Paramithi monarko-fashistat Grekė tė Komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N-Toger Nikolla Ēenos, etj., - Porsa hyjnė nė qytet, u dha urdhėri qė kėrkush tė mos lėvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do tė prekeshin n'asnjė mėnyrė. Nė mbas dreke filluan menjėherė arrestimet ndėr gra, burra dhe ēiliminj, kurse nga ana tjetėr fillon vjedhja. Tė gjithė burrat deri tė nesėrmen u vranė.
Pasi mė mbajtėn 4 ditė nė burg, mė lanė tė lirė pėr tė varrosur tė vrarėt. Nė vendin e quajtur "Kisha e Aj Jorgjit", munda tė njof 5 nga personat e vrarė, tė tjerėt ishin bėrė tė panjohur pėr shkak tė torturave tė pėsuara. Tė pesė viktimat e njohura prej meje janė: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditėsh mė shpien pas "Galatajt" nė afėrsi tė shtėpisė sė Dhimitėr Nikollės, ku ishin vrarė 8 veta. Nuk munda t'i njoh pasi ishin bėrė copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerėzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pėsoi tortura tė frikshme, e dogjėn tė gjallė me benzinė. Kjo tragjedi pati vėnd tė mėrkurėn dhe tė premtėn nė mėngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar nė njė batanije nga e ėma e saj e dy bashkėqytetarėt tė cilėt e vendosėn nė njė qilar me urdhėr tė monarko-fashistave qė s'linin asnjė ta shikonin. Atje kjo grua e mjerė vdiq pas pesė ditėsh dhe kufoma e sajė ishte plot me krymba.
Gjithcka deklaroi i kam parė me sytė e mi. Nė fillim u msheha pėr pesė ditė rresht nė njė tavan kur monarko-fashistat mė arrestuan dhe mė prezantuan para major Kranjajt, i cili pas pytjeve tė shkurtėra urdhėroi burgimin tim. Nė burg gjeta 380 persona ndėr tė cilėt gra dhe fėmijė. 120 nga kėta vdiqėn urije. 4 persona dhe unė qėndruam 15 ditė nė burg dhe mandej na pėrrcuallėn pėr nė Pravezė prej kah shkuam nė Janinė, ku qėndruam 40 ditė. Atje pėsuam tortura tė papėrshkruara. Pastaj me ardhjen nė kėtė qytet tė trupave t'EAM-it ne u liruam.
Dėrvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i pėrshkruan nė kėtė mėnyrė nė Spatar: "Nė mėngjezin e njė tė Shtune tė Shtatorit 1944 gjithė popullata u grumbullua pėrpara xhamisė sė fshatit (Spatar), Ushtarėt filluan grabitjet dhe ēnderimet ndėr gra, vajza e deri nė plaka. Paēe Ēulani, 50 vjeēare u ēnderua, u grabit, iu prenė flokėt mandej veshėt dhe mė nė fund u vra nė bahēen e saj, n'afėrsi tė grurit tė Miēos. Nė shtėpinė tonė ishte instaluar familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetė vetash, gra, burra dhe fėmijė. Pasi u ēnderuan gratė, tė cilave iu shpuan gjirėt me thika, tė gjithė u-masakruan...
Nė shtėpi tė Damin Muhametit u vranė 5 gra dhe 3 fėmijė... Nė shtėpi tė Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u ēnderua Hane Isufi, sė bashku me njė grua tjetėr. Nė shtėpinė e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeēar Sulejman Dhrimicės dhe sė shoqes sė tij. Nė shtėpin tė Mete Brahos u dogjėn tė gjallė 20 persona, gra, fėmijė dhe burra... Kije Nurqi, 76 vjecare, u therr me thikė... Nė vreshtin e Zulės dhe nė kopshtin e Avdyl Nurēes pashė 30 persona tė masakruar... Nė shtėpinė e Haxhi Latifit u ēnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse nė banesėn e Mejdi Metės u ēnderua Hava, Ajshe dhe Nazo Arapi, mandej kjo e fundit u masakrua". Viktimat dhe humbjet simbas statistikave tė deritanishme gjatė masakrave tė 1944 dhe 1945 nė kuriz tė minoritetit Shqiptar nė Greqi, arrin numrin 2.877, tė ndarė si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenicė dhe rrethe 192, Paramithi dhe rrethe 673 dhe Mėrgėlliēi dhe Parga 620.
Ky qe fati i gjithė atyre qė nuk mundėn tė largohen nga Ēamėrija me pėrjashtim tė disa pak grave qė janė sot dėshmitare tė gjalla tė kėsaj masakre ngethėse nė Paramithi nė Pragė, Spatar, dhe Filat. Pėrmes gojės sė tyre del qartė dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t'organizuara nga reaksioni monarko-fashist Grek nė Ēamėri.
Kjo kasaphėne qė u frymėzua prej ndjenjave mė tė ulta tė urrejtjes shovene dhe fetare, pėrfundoj nė shpėrnguljen me forcė tė afro 28.000 Ēamėve qė erdhėn dhe u srehuan nė Shqipėri me kondidat mė tė vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtėpi u grabitėn, u shkatėrruan dhe u dogjėn.
Nga llogaritja e dėmeve rezulton tė kenė mbetur nė Ēamėri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste tė Zervės 17.000 kokė bagėti tė holla, 1200 tė trasha, 21.000 kv. bereqet dhe 80.000 kv. vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 qė arrin nė 11.000.000 kg. bereqet dhe 3.000.000 kg. vaj. Gjatė emigracionit 110.000 kokė bagėti e hollė dhe 2.400 bagėti e trashė ngordhėn dhe humbėn.
Nga gjithė kjo del e qartė katastrofa e madhe ekonomike qė pėsoj popullata jonė duke mbetur nėpėr rrugėt e emigracionit vetėm me rrobat e trupit. Ēamėria nė luftėn e madhe antifashiste kontriboi materialisht dhe moralisht. Popullata e Ēamėrisė u hodh pa rezerva nė njė luftė totale kundėr okupatorit dhe formoi batalionin e katėrt tė regj. XV-tė tė ELAS-it. Nga popullsia e vogėl e Ēamėrisė dolėn mė tepėr se 500 luftėtarė qė luftuan vendosmėrisht kundėr okupatorėve nazifashistė dhe tradhėtarėve ballistė dhe zervistė.
Gjaku i dėshmorėve Muharrem Myrtezajt, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli etj., qė u derdh sė bashku me atė tė partizanėve grekė nė Qafat e Qeramicės, dėshmojnė konkretisht kėtė fakt; Nė pėrfundim tė luftės dhe nė Ēlirimin e vendit nga okupatori trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervas operonin nė krahinat dhe fshatrat tona jo si ēlirimtarė, por si xhelat dhe armiq tė betuar tė elementit Shqiptar nė Ēamėri.
Nė marrėveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencės viheshin nė fronte tė pėrbashkėta kundėr Ushtrive naziste nėn njė komandė tė pėrbashkėt nė zona tė caktuara operative. Kjo marrėveshje u shkel nė Ēamėri. Trupat Zervista ranė nė kompromis me Gjermanėt dhe duke qėlluar forcat tona, penguan veprimtarinė e Batalionit IV-tė Regj. XV-tė nė zonėn e caktuar tė Filatit. Operacionet dhe masakrat nė krahinėn e Filatit lidhen direkt me kėtė situatė dha janė nė kundėrshtim tė hapėt me besimin dhe frymėn e bashkėpunimit tė vendosura nė Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Ēamėrisė, Koska, njė nga baza e organizimit tė forcave tė rezistencės sė Frontit Nacional Ēlirimtar nė Ēamėri, u shkatėrrua dhe u doq si pėrfundim i aktit pėr shkatėrrimin e Ēamėrisė.
Njė komision i Kėshillit Antifashist Ēam u dėrgua mė 30-X-1944 n'Athinė pranė qeverisė Greke tė z. Papandreu me njė votim proteste kundėr masakrave nė Ēamėri duke kėrkuar njėkohėsisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi tė mirrte asnjė masė dhe angazhim pėr sa iu parashtrua.
Mbas operacioneve tė Dhjetorit 1944, me Ēlirimin e Ēamėrisė nga okupatori zervist, njė pjesė e popullatės sonė u riatdhesua pėrsėri dhe u vendos nė krahinėn e Filatit. Mė 12 Mars 1945 forcat qeveritare tė organizonit tė Korfuzit, duke e shkelur marrėveshjen e Varkizės, Shkurt 1945, organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shėmtuara tė Vanrės (Filatit) tė cilat nxorrėn nė shesh edhe njė herė lakuriq qėndrimin dhe politikėn e autoriteteve pėrgjegjės tė qeverisė Greke, nė lidhje me ēfarosjen e popullatės Shqiptare tė Ēamėrisė.
Nė mbėshtetje tė kėsaj situate tė konstatuar, Misioni UNRRA-s nė Shqipėri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit pėr akordinim nė favor tė emigrantėve 1.450.000 dollarė si ndihmė imediate ndaj gjėndjes sonė tė vėshtirė.
Edhe nė kėto kondita, emigrantėt Ēamėr vazhduan tė kontribuojnė gjithnjė mė tepėr pėr Frontin. Nė konferencėn e Shalėsit (Konispol) mbajtur nė fund tė Shtatorit 1944 zėri i Ēamėve n'emigrim u ngrit mė i fortė pėr bashkėpunim kundėr okupatorit dhe padrejtėsive tė monarkofashistėve Grekė.
Mė 23 Shtator 1945 nė Kongresin e Vlorės delegatėt Ēamėr qė pėrfaqėsonin tė gjitha grupet e emigrantėve Ēam nė Shqipėri u shprehėn kundėr masakrave tė monarko-fashistėve grekė tė kryera mbi ta dhe kėrkuan me anė memorandumesh drejtuar Konferencės sė Londrės, shqyrtimin e problemit tė tyre dhe dėnimin e shkaktarėve tė gjak-derdhjes sė kotė nė Ēamėri dhe tė vuajtjeve tė pakufi. Kongresi pėrfundoi nė njė rrezolutė ku pėrmblidhen tė gjithė punimet e tij.
Gjatė emigracionit pėr shumė herė ne i jemi drejtuar botės pėr tė drejtat tona tė mohuara dhe kemi kėrkuar ri-atdhesimin.
Mė 30 Tetor 1944, Kėshilli Antifashist Ēam i dėrgonte njė votim proteste Qeverisė sė Bashkimit Kombėtar Grek, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t'EAM-it ku flitet pėr barbarizmat e fashistėve Grekė nė Ēamėri.
Mė 9 Maj 1945, Kėshilli Antifashist Ēam iu dėrgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit tė Konferencės S.Franciskos mbi tė drejtat e Ēamėve nė bazė tė kartės s'Atlantikut.
Mė 27 Qeshor 1945, telegrame proteste kundra masakrave nė Ēamėri drejtuar nga Kėshilli Antifashist Ēam Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franqeze, Ēekosllovake, Legatės Jugosllave, Shqiptarėve t'Amerikės, Italisė dhe Bullgarisė.
Promemorja drejtuar z.Hutxhinson deputet Laburist i Britanis sė Madhe, mė 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Ēam (25-9-1945), ku kėrkohen ndihma.
Memorandum drejtuar kryesis sė Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm Aleatė nė Londėr nga Delegat tė Kongresit Ēam, 3-4-9-1945.
Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuar nė Londėr prej Komitetit Antifashist Ēam mė 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kėrkohen tė drejtat.
Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė New York nga Komiteti Antifashist Ēam mė 25 Tetor 1946, etj.
Ne jemi viktimė e rregjimit monarkist qė sot sundon nė Greqi. Sė bashku me popullin vėlla Grek ne vuajmė konseguencat e terrorit tė zi tė shpėrthyer prej tyre nė gjithė Greqinė.
Pėr dy vjet e gjysėm ne po vėrvitemi Shqipėrisė nė mizerje, larg Atdheut ndėrsa vendet tona tė pasura shfrytzohen pa tė drejtė nga agjendėt e Monarko-Fashistave nė Ēamėri.
Vuajtjet tona gjatė emigracionit kanė qenė dhe janė pa kufi. Me mijra kanė vdekur nga kjo situatė e krijuar.
Megjithatė protestat e bėra dhe tė drejta qė na pėrkasin, ne vazhdojmė tė qėndrojmė akoma n'emigracion ndėrsa Qeveria Greke merr masa dhe vendos nė Ēamėrinė tonė pa asnjė tė drejtė banorė tė huaj pėr tė penguar kthimin tonė.
N'emėr tė popullatės sonė ne protestojmė edhe njė herė pėr tė gjithė kėto ne i parashtrojmė Komisionit Hetimor tė Kėshillit tė Sigurimit t'UNO-s tragjedinė e luajtur nė Ēamėri dhe heqim vėrejtjen pėr njė akt barbar tė kryer me qėllim ēfarosje tė popullatės sonė.
Ne theksojmė nevojėn e pėrfundimit tė shpejtė tė problemit Ēam dhe kemi bindje se do tė gjejnė zgjidhje nė kėrkesat tona qė janė:
1. Marrja e masave imediate pėr pengimin e vendosjes sė elementeve tė huaj nė vatrat tona.
2. Riatdhesimi i tė gjithė ēamėrve.
3. Kthimin e pasurisė dhe shpėrblimin e dėmeve tona shkaktuar nė pasuri tė lujtėshme dhe tė palujtėshme.
4. Ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave dhe vendosjen tonė.
5. Sigurimin dhe garancinė, qė rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndėrkombėtare, si sigurimi i tė drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.
6. Gjykimi dhe dėnimi i tė gjithė pėrgjegjėsave tė krimeve tė kryera.

Duke ju shprehur konsideracjonet tona mė tė shquara;

Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamėr:

Taho Sejho,           Kasem Demi           Rexhep Ēami
Tahir Demi,             Vehip Demi           Dervish Dojaka
                            Hilmi Seiti.

Tiranė, 1947.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara