HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė Gjeneral kapet rob

-- nga Fabian Morava

Diten qe u zgjodh President, Alfred Moisiu i kerkoi familjareve qe te mos abuzonin me emrin e tij. Por, pas 18 muajsh, kreu i shtetit, duket se po devijon drejt rruges se dyte. Nje rruge qe ka nisur me emerimin e tyre ne poste kyce. Per te cilat Moisiut i eshte dashur te beje edhe kompromise me mazhorancen, duke fituar merine e opozites.

Rubena Moisiu
Emerohet ne korrik Drejtorieshe e maternitetit te Tiranes menjehere para fillimit te krizes Nano - Meta. Shkarkohet drejtori paraardhes Halim Kosova, megjithese i jepen lavderime per punen e bere.

Mirela Moisiu
Mban edhe titullin zonjes se pare. Shoqeron kudo te atin. Emerohet keshilltare e Ministrit te Turizmit gjate kesaj vjeshte ne kulmin e krizes qeveritare. Eshte vajza qe kujdeset me shume per te atin.

Admir Moisiu
Djali 30 vjecar i presidentit. Ish punonjes i VEVE-s. Ka mbaruar juridikun me korespondence. I larguar nga bashkia e Tiranes, nga Edi Rama. I emeruar shef i kontrollit financiar te prokurorise te pergjithshme.

Ana Moisiu
Punonjese e nderlidhjes ne ministrine e Brendeshme. Vajza me diskrete e familjes presidenciale. I eshte ofruar pak muaj me pare vendi i nendrejtoreshe se postave, por nuk ka pranuar. Sipas fjaleve sepse kerkonte nr. 1.

Durim Ylli
Botues i revistes Turizmi shqiptar prej nga ka vjelur nje sasi te konsiderueshme te fondeve te publicitetit per kete fushe. Menjehere pas zgjedhjeve te 12 tetorit konkuroi per president i dhomes se Tregtise.

Aleksander Hoxha
Nip i Presidentit. I pari prej familiareve te tij qe eshte ngritur ne nje post shteteror. Aktualisht drejtor i shoqerise me kapital publik, Albtransport, ku ka pasur nje konflikt me dyqanet Deuty free Shops.

Diten qe u hap Kongresi i VI i PS, Admir Moisiu, djali i vetem i Presidentit te Republikes, u emerua Drejtor i Drejtorise se Kontrollit te Brendshem Financiar ne Prokurorine e Pergjithshme. Ky lajm, ne nje dite si ajo ku besohej se me ne fund do te zgjidhej kriza disa mujore e qeverisjes se vendit, kaloi ne heshtje. Sepse te nesermen, do caktohej shefi i mazhorances dhe njekohesisht Kryeministri i vendit. Keshtu qe askush nuk kishte kohe, qe te bente ndonje lidhje mes emerimit te njeriut qe ka tani ne dore financat e Prokurorise dhe rolit te kreut te shtetit, ne krizen qeveritare.

Nje krize qe ishte thelluar me shume, ne mesditen e 23 tetorit, kur me shumice votash, Parlamenti rrezoi kandidaturat e Namik Dokles per minister te Jashtem dhe Fatmir Xhafes per minister Rendi. Po ti besojme mesazhit qe Presidenti i Republikes i drejtoi kete te enjte dputeteve, zgjedhja e Nanos per te vazhduar drejtimin e 2 dikastereve me zevendesministra, nuk ka qene dhe nuk eshte normale.

Por vete Moisiu, ne 7 javet e kesaj krize, vec disa takimeve konsultative, nuk arriti te hedhe hapin e vetem qe ia lejonte Kushtetuta: Ti drejtohej Parlamentit me nje mesazh. Nje hap qe do ta institucionalizonte krizen.

Duke detyruar Kryeministrin, qe te kerkonte mocion besimi per te verifikuar mazhorancen e tij. Ose, do ta obligonte opoziten qe te konsumonte te vetmen rruge qe kishte, per te paraqitur mocionin e mosbesimit, per ta rrezuar Nanon. Ndaj, lideri i opozites Berisha, e quajti fjalimin e mbajtur nga Presidenti me 18 dhjetor, nje jave pas Kongresit socialist, si kofini pas te vjelave.

Por cka ndodhur gjate ketyre 18 muajve me ish Gjeneralin e prere, qe nuk guxoi te plotesonte ne kohen e duhur angazhimin e tij kushtetues? Perse eshte zbutur kaq shume Presidenti, - pavaresisht zerit dhe toneve te forta gjate fjalimeve, - i cili pas betimit, refuzoi per disa jave te firmoste disa nga kandidaturat e Nanos per vendin bosh te shefit te SHISH? A ka lidhje emerimi i djalit te Presidentit, me reagimin e tij te vonuar ne lidhje me krizen qeveritare? Dhe ne fund te fundit, a lidhen me kete metamorfoze, edhe disa emerime ne poste kyce, te njerezve nga rrethi i tij i ngushte familiar?

Fillimi i hekurt

Me 25 qershor te vitit te kaluar, nje dite pas votimit nga shumica derrmuese e deputeteve te Kuvendit, te kandidatures se tij si President Konsensual, Alfred Moisiu vec te tjerave, beri dy levizje mjaft domethenese. Se pari, vizitoi banesen e fundit te bashkeshortes se ndjere dhe me pas, mblodhi gjithe familjaret e tij. Te cilet i porositi, se ashtu si edhe deri ne ate kohe, duhet te silleshin mire ne shoqeri. Aq me teper, qe pas kesaj, veprimet e tyre do monitoroheshin nga gjithe qytetaret. Nuk dua qe asnjeri prej jush, apo ne emrin tuaj, te abuzoje me Presidentin dhe institucionin qe une do te perfaqesoj, - kane qene pak a shume keshillat e tij te prera, prej ish ushtaraku dhe perfaqesuesi te nje familje me emer.

Ishte koha kur lideri i PS, Nano dhe ai i opozites, Berisha, po kalonin muajin e mjaltit politik. Ndersa ne gjirin e mazhorances, vendin e qeverise Majko ne gusht 2002, e zuri qeveria Nano. Ndaj, pas shkarkimit konsensual te shefit te sherbimit sekret [SHISH] Fatos Klosi, Kryeministrit i dukej e thjeshte, emerimi i nje kandidature tjeter. Por, do te kalonin disa jave dhe Moisiu, gjate konsultimeve me Nanon do te hidhte poshte, nje e nga nje disa nga emrat e ofruar, si te papershtashem per nje post kaq delikat. Ndaj, hezitoi te firmose me te paren, dekretin per kreun e nje strukture, qe kishte sjelle kaq shume probleme pas 1990 ne Shqiperi.

Nje veprim qe u komentua ne media, si nje perplasja e pare e Presidentit me Kryeministrin dhe si nje sinjal i qarte, se si Nano ashtu edhe Berisha, nuk do ta kishin aq te lehte, qe te terhiqnin per hunde nje Gjeneral 74 vjecar.

Pas 3 muajsh, ne nentor 2002, Moisiu do te firmoste me ne fund, emerimin e Kujtim Hysenajt ne krye te SHISH.

Nje karshillek qe nuk mund te kaperdihej kollaj, nga nje lider si Nano. Ndaj, Presidentit i duhej dhene nje mesim i mire. Dhe rasti u gjet, atehere kur nuk pritej. Duke shfrytezuar nje mani per dekorimet vend e pa vend, si asnjehere tjeter me pare ne traditen e Festivaleve te Kenges ne RTSH, dy humoristet e njohur Agron Llakaj dhe Agim Bajko, do te ironizonin Moisiun ne menyre mjeshterore. Duke e vene ate perballe figures se Papa Gjon Palit. Por, me shume se nje sulm politik, disa media e komentuan ate si nje lufte kunder krishterimit. Ndersa disa te tjera, e lidhen, me luften e ftohte mes kreut te shtetit dhe atij te qeverise. Ndaj i drejtuan shigjetat e sulmit, ndaj Drejtorit te RTSH Artur Zheji, qe jo vetem e transmetoi pa e censuruar humorin, por qe njihej edhe si mik i Nanos.

Ndryshimi i taktikes

Pavaresisht nga e verteta e plote, Moisiu pervecse e shterngoi doren per dekoratat, duket se mori edhe goditjen e pare publike. Ne ate kohe Nano ishte me pushime ne Sharm El Sheik, ku qendroi per 2 jave. Dhe pas kthimit, u perfol se ne nje takim mes tyre, Presidenti gjeti rastin ta kritikonte per qeverisjen e shqiperise nga avioni. Por, e verteta nuk dihet pasi sherri nuk u be ndonjehere publik.

Ndersa per Moisiun, gazetat here pas here, vazhdonin te hidhnin shigjeta si ajo per vrasjen e qenve ne vilen presidenciale ne Durres, bllokimin e te gjitha rrugeve kur kalonte eskorta e tij, apo manierat per kushtet e jeteses dhe kualitetin e stafit te perzgjedhur. Gjate gjysmes se pare te 2003, ishin dhene ne kete menyre, sinjalet e para te nje lufte qe nese thellohej, rrezikonte ta kthente imazhin e Presidentit te Republikes, nga garant i Kushtetutes, ne nje figure gjysem qesharake.

Keshtu rrodhen pak a shume ngjarjet, derisa erdhi 21 qershori, dita e Samitit te Selanikut. Ku Nano vendosi me bujari ta perkedhele presidentin dhe me nje veprim te pashoq per te [ndryshe nga ckish ndodhur ne samitin Shqiperi, Kroaci Maqedoni] vendosi ta njohe e ta respektoje si kryetar te delegacionit shqiptar. Efekti qe i plote. Te dy drejtuesit e shtetit, te ndodhur per here te pare sebashku, jashte kufijve, gjeten kohen, per te kaluar ne shoqerine e njeri-tjetrit, nje pasdite te tere ne veranden e hotelit buze Detit Egje, ku ishin akomoduar.

Askush nuk di te thote se ckane biseduar me njeri-tjetrin, dy kreret e shtetit e qeverise shqiptare. Por, ajo qe mund te thuhet me saktesi, eshte se takime te tilla, ndikojne jo pak, duke qene ndoshta percaktuese per fatin e raporteve te ardhshme mes tyre.

Aq me teper qe gjysma e dyte e 2003, ishte mjaft e rendesishme per fatin politik te Nanos, po te kemi parasysh se perpara ishin jo vetem zgjedhjet e pergjitheshme lokale te 12 tetorit, por edhe Kongresi i VI zgjedhor i Partise Socialiste.

Por, per te marre sinjalin e pare per cfare kishin rene dakort dy te medhenjte, nuk do te kalonin vetem pak dite. Kur ne nje televizion qe ka hyre vrullshem ne treg, ne qender te nje emisioni politik, doli papritur Rubena Moisiu, vajza gjinekologe e Presidentit te Republikes. Por tymi duket se do te dilte shpejt kur ne diten ne vazhdim, gazetat filluan te flasin per shkarkimin e shpejte te Drejtorit te Maternitetit te Tiranes.

I pyetur per shkaqet e levizjes se mjekut te njohur Halim Kosova, ministri i Shendetsise Mustafa Xhani u shpreh se nuk duhet patjeter nje shkak per te larguar nje drejtues institucioni, edhe kur ai eshte i suksesshem ne postin e tij. Ne kete menyre, Xhani duket se padashje kishte artikuluar nje te vertete te madhe. Vete Rubena, e vendosur ne siklet perballe figures se Kosoves, gjate prezantimit ne detyren e re me 2 korrik, u shpreh se ndoshta nuk jam shume e njohur per publikun, por studentet e mi me njohin, pasi kam dhene kontribut ne fushen akademike.

Tani pas 6 muajve, kane rrjedhur aq ujera, per te kuptuar se Nano, ne takimin e Selanikut kishte patur nje vit kohe per te studiuar Moisiun. Aq sa ndoshta per t'i ofruar mundesine, se ne nje raport normal me njeri- tjetrin, ai politikan mund te kryente mire jo vetem detyren e tij si garant i Kushtetutes dhe si baba, te krijonte nje te ardhme me te mire per familjen.

Te mirat e pushtetit

Ndoshta per kete, Nano ka shfrytezuar edhe faktin se Moisiu, eshte shume i lidhur me femijet, sidomos me vajzat. Kohe me pare, ne nje shkrim per njeren prej tyre, thuhej se ndikimi i saj ndihet deri tek luku i tij estetik, ne imazhin perfekt te jakave te kemishes dhe ngjyres se kollares. Nje lidhje kjo qe ka efekte ndoshta edhe me tej ne punen e Presidentit.

I cili, duhet thene se ka nje peshe relative politike ne momentet e zgjedhjeve dhe krizave qe kalon vendi. Por qe ne nje republike parlamentare si Shqiperia, nuk eshte se ka ndonje peshe reale per marrjen e vendimeve qe mund te ndikojne ne sektore strategjike, qe kane lidhje direkte apo indirekte me ekonomine e vendit dhe efektet e saj ne lobet e rendesishme qe e perfaqesojne ate. Por, brenda ketij roli dhe ketyre kufizimeve, familja presidenciale edhe mund te perfitoje. Kuptohet, me deshiren e qeverise dhe drejtuesve te saj.

Ndoshta me kete, lidhen edhe nje serial ndryshimesh qe kane ndodhur me pjestaret e familjes Moisiu. Ku vajza e vogel e tij, e njohur nga protokolli shteteror si first lady, Mirela, eshte emeruar gjate kesaj kohe keshilltare e ministrit te Turizmit, Besnik Dervishi. Ndersa njeri prej dhendureve te Presidentit, Durim Ylli, ka ngritur nje Institut per Zhvillimin e Turizmit dhe Mjedisit. Duke botuar revisten Turizmi Shqiptar, perflitet se ai ka thithur pjesen e luanit ne fondin e 2003, te destinuar per promocionin e kesaj fushe. Ne faqet e se ciles, nuk eshte veshtire te gjesh jo vetem reklamen Albakopter, firme e gruas se Kryeministrit, por ne bordin e saj edhe emra te tille si Ana dhe Mirela Moisiu, - vajzat e Presidentit. Por, edhe me mbiemrin e tij, si Endi e Xhelal Ylli.

Por, duket se oreksi vjen duke ngrene. Ndaj pas zgjedhjeve lokale te 12 tetorit, Durim Ylli ne perpjekjet per te marre drejtim e Dhomes se Tregetise dhe Industrise se Shqiperise, u akuzua nga kundershtaret, se per kete mund te kete shfrytezuar edhe emrin e vjehrrit President. Ishte koha kur opozita e akuzoi Moisiun si shkaterrues te procesit zgjedhor me emerimin e anetares se 7 te KQZ, Deshira Subashin duke e detyruar liderin e opozites, qe te shkoje deri atje, sa te kerkonte per here te pare doreheqjen e tij.

Efekti ortek

Emrat e familjareve te kreut te shtetit, kane nxjerre koke here pas here ne media. Sic eshte rasti i Drejtorit te Pergjithshem te Albtransportit Aleksander Hoxha, nipi i Moisiut. I cili ne nje rast, u akuzua se ne pozicionin e administratorit te Aeroportit te Rinasit, jo vetem prishi kontraten e nje Duty Free Shop-i aty, por se refuzonte te zbatonte edhe nje vendim te gjykates per rihapjen e saj. Nderkohe qe muaj me pare, u perfol se vajza tjeter e Presidentit, Ana, nje specialiste e larte nderlidhjeje ne ministrine e Rendit Publik, refuzoi te pranonte detyren e zv/Drejtoreshes se Postave, pasi duket se synonte kreun e saj.

Por, ajo qe i vuri vulen ortekut te etheve te pushtetit, qe duket se ka perfshire familjen Moisiu, ka qene emerimi me 12 dhjetor ne detyren e Drejtorit te Drejtorise se Kontrollit te Brendshem Financiar ne Prokurorine e Pergjithshme, i djalit te tij 30 vjecar.

Ne kete karriere marramendese, nuk ka bere aq shume pershtypje kercimi pindarik i Admir Moisiut. Qe ne pak vjet, nga shofer ne qendren universitare dhe roje tek qendra e biznesit VEVE, nisi studimet me korespondence ne fakultetin juridik. Per te punuar jurist ne Bashkine e Tiranes ne kohen e Albert Brojkes, e per t'u larguar prej andej nga Edi Rama per mungese diplome, derisa u emerua ne institucionin e Avokatit te Popullit.

Me shume se kjo, ben pershtypje dita simbolike e emerimit te tij si shefi i kontrollit te financave te Prokurorise se Shqiperise. Nje detyre qe u firmos me 12 dhjetor, diten qe PS mblodhi Kongresin per te zgjedhur jo vetem Kryetarin e ri, por edhe krizen e gjate qeverise ne te cilen e kane zhytur vendin. Nje krize, per zgjidhjen e se ciles, nje rol konkret kishte edhe Presidenti i Republikes. Pervec konsultimeve dhe presionit publik nepermjet deklaratave, Kushtetuta i jep atij te drejten t'i drejtohet me mesazhe Kuvendit. Institucionit te vetem, ku mund te zgjidhej kriza, nepermjet iniciativave parlamentare te mazhorances ose opozites.

Por, Presidenti zhvilloi e zhvilloi takime pas takimesh per 7 jave me rradhe. Per ta shtyre leximin e deklarates se tij te forte, vetem te enjten, nje jave pas Kongresit te PS. Pikerisht ne oret kur vete Nano, me pushtetin qe i dha rikonfirmimi i mandatit te kryesocialistit, duket se ia ka arritur qe te siguroje votat e nevojshme per krijimin e qeverise se re. Ndaj, Berisha, i cili per shume kohe kishte bere presion ndaj Presidentit, do ta cilesonte aktin e tij, nje veprim si kofini pas te vjelave.

Vete Moisiu, pas nje pervoje ne nivelet e larta te lojes politike, pas 18 muajsh ne krye te shtetit, e dinte rendesine e mesazhit te tij. I cili nese do te ishte lexuar ne kohen e duhur, do ta institucionalizonte krizen e Qeverise Nano. Duke i dhene keshtu me te drejte, nje arme te forte kundershtareve te tij ne parti dhe parlament, qe ta godisnin dhe mbase ta rrezonin para se ai te rifitonte mandatin e Kretarit te PS ne Kongres.

Por, Nano ne 7 javet e tij, jo vetem gjeti kohe te bente fushate, takime te fshehta, por edhe te niste nje tur 7 ditor neper 3 vende te ish Europes Lindore. Turi me i gjate zyrtar i tij, gjate kohes qe mban te veshur kostumin e katert te kryeministrit.

Nderkohe qe komuniteti nderkombetar e kritikonte se kriza qeverisese ishte aq e thelle sa kishte frenuar reformat ekonomike dhe integruese te vendit, gazetat e Bullgarise botonin ne faqet e para fotot e tij me bashkeshorten, duke bere shoping kapelesh ne nje nga butiket e modes ne Sofje.

Fatos Nano nuk kishte pse ngutej. Edhe pse qeveriste prej kohesh pa ministrin e Jashtem dhe te Rendit. Ai ishte i qete. Sepse Presidentin e kishte me vete. Pasi ate pasdite te ngrohte vere, gjate pushimit te punimeve te Samitit te Selanikut, ai kishte patur kohe, qe te bisedonte me te. Nje takim koke me koke me te, detajet e se ciles, ndoshta nuk kane per tu zbardhur kurre. Por, ajo qe duket e qarte tashme, eshte fakti se Kryeministri eshte nje mjeshter aq i rafinuar politik, saqe e ka zene rob edhe Gjeneralin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara