HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zvarranikėt dhe Gojėt *

-- nga Fatos ALIU, 3 maj 2004

Kur mungon zoti i shtėpisė, zvarranikėt marrin kontrollin mbi gojėt

Realitet, pėrrallė e lashtė apo fikcion modern ? Rolin e ujqėrve tė djeshėm e kanė marrė zvarranikėt modernė! Gojėt ia kanė futur gjumit tė (vetė) kėnaqėsisė ! Deri mė sot asnjė alarm nuk ka arritur t’i zgjojė nga ky gjum i thellė. Gojėt vazhdojnė tė gajasen, nuk duan ta prishin rehatinė e ėndėrrave joshėse.

Derisa zvarranikėt shtrijnė rrjetin e kontrollit rikolonizues, Gojėt vazhdojnė tė kėnaqen me iluzionin e lirisė dhe ndėrtimin e realitetit tė ri virtual; tė institucioneve virtuale, tė shoqėrisė dhe ardhmėrisė virtuale.
Zvarranikėt sugjerojnė: Kėnaquni o Gojė tė pangopshėm, shplodhuni me shfrenimin e epsheve tė pashuara ! Jetoni nė ėndėrrime joshėse pėr njė ardhmėri tė bukur, tė lirė, tė qetė dhe tė pėrparuar ! Dėfrehuni secili brenda gardhit tuaj; parlamentar, institucional, partiak, brenda organizatės suaj joqeveritare, mediale, ekonomike... ! Ne ju japim vizėn dhe devizėn e ardhmėrisė suaj. Kini besim tek ne zvarranikėt, ne ju sigurojmė nga ata qė e pengojnė integrimin tuaj nė parajsėn zvarranike ! Ne do t’i diferencojmė dhe linēojmė tė gjithė kryeneqėt qė mendojnė dhe veprojnė ndryshe ! Sidomos ata qė duan integrimin e entitetit tuaj, para se tė shndėrroheni nė multietni zvarranike !

Kėshtu sigurohen integrimet zvarranike me zvarranikė, duke u zvarritur nėpėr standarde zvarranike. Sa mė larg origjinės, sa mė larg trungut autokton, aq mė afėr Perandorisė Zvarranike ! Kėto janė standarde moderne tė Botės sė Re - Zvarranike; realitete tė reja, elita tė reja virtuale, punėtorė fleksibilė tė pazėshėm, transfer dhe kontroll global tė mendjes, tė dijes dhe tė kapitalit, regjim tė ri fleksibil, robotizėm sindikalist, paradigma tė reja kolonizuese, rend tė ri gjeopolitik, industrializim tė kulturės, mutacion politik, social e kulturor, modifikim tė evolucionit institucional, diktaturė tė profitit, ekonomizim shpirtėror, kolonizim politik, medial, edukativ e zhvillimor.

Zvarranikėt ofrojnė normat e standardeve moderne: shpif sa mė shumė, mashtro, moho tė vėrtetėn, etiketo, evito debatet e hapura me njerėz qė e thonė thelbin e tė vėrtetės, mbyllu gojėn njerėzve tė ditur, pėrqesh ndershmėrinė, hapju gojėn tė paditurve, hipokritėve, tė shiturve, agjentėve politikė e mediale, intelektualėve mendjetredhur, krijo opozitė tė rrejshme, rrej sa mė keq dhe paturpsisht, denonco dhe rekruto agjentė tė rinj, fshih tė vėrtetėn e krimit tė organizuar.

Gojėt nuk mund tė ndahen lehtė nga strukturat zvarranike me tė cilat kanė lidhur kurorė pėr anarki, plaēkitje dhe shkatėrrim. Faza e parė rikolonizuese ka pėrfunduar, ajo e kolonizimit tė mendjes dhe tė shpirtit tė gojit; testi eksperimental i implantimit tė mikroēipit pėr kokėboshėt dhe barkėmėdhenjtė, virusi modern, kontrolluesi policor dhe nxitėsi perfekt i epsheve fatale tė mallkimit.

Kush do tė fitojė, vetėdija apo epshi i mallkimit ?

Luftėtari i vėrtetė i Dritės mbeti modest, nuk deshi shpėrblim pa ēlirim, nuk pranoi mėshirė as simbole kolonizuese. Ranė shumė dėshmorė pėr ēlirim kombėtar, pėr atdhe tė lirė e tė pavarur. Dikush humbi gjymtyrėt, dikush treti familjen, dikush mbeti rrugėve, dikush morri rrugėn e gurbetit, pa punė, pa pėrfillje.

Pse kėshtu? Pse nuk vepruan si tė tjerėt?
Nga thellėsia e shpirtit tė gjenit patiotik, Luftėtari i Dritės e njeh mirė kuptimin e tė jetuarit, domethėnjen e besnikėrisė ndaj idealit tė shokėve tė rėnė, amanetin e shenjtėrimit qė nuk guxon tė harrohet.
Dijetarėt e botės, studjuesit bashkohorė tė drejtėsisė dhe demokracisė e gjykojnė lartė dhe drejtė kėtė ndjenjė shenjtėrimi, sepse “pa shtet asnjė demokraci moderne nuk ėshtė e mundėshme. Qeverisja moderne demokratike ėshtė nė mėnyrė tė paevitueshme e varur nga shtetėsia. Pa shtet nuk mund tė ketė qytetarė, pa qytetarė nuk ka demokraci” (Juan Linz, Alfred Stepan).
Bota ka njerėz tė ditur, tė emancipuar, por sa janė tė emancipuar vetė krerėt e institucioneve ndėrkombtare ? Apo vetėm e blejnė diturinė pėr tė manipuluar, pėr t’i zbatuar mė mirė planet kolonizuese ? Mendimtarė tė njohur nuk e thonė kot se “zhvillimi i sotėm i gjason njė ylli i cili ka kohė qė ka vdekur, por qė akoma duket sikur po lėshon dritė“ /Gilbert Rist/.

Veprimtarėt me mend nė kokė, tė gjithė ata qė nuk kanė pranuar tė shkelin mbi idealet dhe betimin e dhėnė, mbi gjakun dėshmorėve brez pas brezi, sot janė tė pėrjashtuar nga ēdo e drejtė, edhe nga e drejta pėr tė jetuar. Ata kanė qenė edhe kanė mbetur idealistė, jo se janė thjesht ėndėrrimtarė tė sė pamundshmes, po sepse ka mbetur e parealizuar aspirata e drejtė e popullit, ideali i shumė brezave tė pėrgjakur ndėr shekuj. Ata quhen fajtorė, tė paintegrueshėm, tė pabindur, ekstremistė, tė lojtur nga mendja, vetėm sepse nuk mund t’i bashkohen valles sė zvarranikėve.
Prandaj, para se t’i fajėsojmė zvarranikėt e huaj, duhet t’i shikojmė zvarranikėt vendorė, kuazidemokratėt dhe kuazipatriotėt tanė, meritorė pėr sjelljen dhe mbajtjen e misioneve zvarranikase, tė cilėt duke nėnēmuar dijen dhe armėn autoktone tė lirisė, a kanė tjetėrsuar dhe kapitalizuar veprėn e Luftėtarėve tė Dritės.

Duket sheshazi se kush po i gėzon sot frytet e kėsaj lirie virtuale. Si mund tė ndėrtohen pallatet holivudiane dhe pashallėqet osmane duke e lėnė shumicėn nė mjerim, pa shkelur mbi interesat shtetėrore e kombėtare ? Periudha e pasluftės i zbuloi tė gjitha marifetet e kėtij realiteti, tė kėsaj lloj “lirie” dhe “demokracie”. Vetėm gojėt mund t’i besojnė akoma ankesave demagogjike tė insitucionalistėve tė kornizuar pėr mungesė kompetencash, tė cilave vet u ranė shqelm.

Sot pėrfaqėsuesit e strukturave politiko-institucionale dhe klanet e tyre tė biznesit janė tė ngarkuar me ethet e tenderit dhe tė privatizimit. Tenderi si instrument kolonizues, shėrben si metodė e manipulimit dhe e tjetėrsimit tė pasurisė sė vendit, pėr tė cilin garojnė dhe zihen klanet vendore e ndėrkombėtare tė politikės dhe biznesit. Vendin e japim - tenderin se japim, - thotė motoja e kėsaj lloj gare konkuruese ! Harrohet se privatizimi pa shtet, jo vetėm qė nuk ka legjitimitet, por as qė mund tė ketė ndonjė efekt pozitiv, pėrpos pėrforcimit tė klasės elitiste-tenderiste nė kurriz tė varfėrimit tė shumicės! Haraēin e kėtij mashtrimi do ta paguajė pėrsėri populli, sidomos brezi i ri. Sepse pėr elitėn zvarranike me fjalėn popull nėnkuptohet fabrika votuese qė duhet tė manipulohet. Kjo ėshtė logjika e kėsaj politike, e cila nuk e ka preferuar legjitimitetin e popullit por legjitimitetin e misionit rikolonizues, tė paraparė me rezolutėn proserbe nr. 1244.

Prandaj ata qė nuk i pėrshtaten politikės zvarranike pėrjashtohen nga e drejta qytetare. Tė tillėt izolohen, ndiqen ose burgosen. Dikush detyrohet tė marrė dhenė jasht vendlindjes.
Sot mund tė fluturoni nė stacionet interplanetare tė migracionit ! Ndoshta deri nė “tokėn e premtuar” tė planetit Mars ! Zvarranikėt do tė pėrkujdesen qė edhe kjo tė bėhet realitet !

Ufo-genėt e hibridizuar, misionarėt e “humanizmit” dhe tė “progresit” edhe ashtu po planifikojnė gjeneratėn e re tė hibridizuar me teknologjinė e sofistikuar tė kontrollit masiv, me ushujzat e instaluara tė pėrgjimit tė jetės sė indigjenit, pėr tė dezinformuar dhe frikėsuar qytetarėt, si edhe elitėn e kornizuar vendore, tashmė tė mėsuar t’i zbardhė vetė dhėmbėt e zvarranikut autokton.

Vetėdija e Gojit tė skllavizuar thotė: voto pėr mercenarėt e elitės zvarranike dhe gėzohu o skllav ! Gėzimi i Gojit tė skllavizuar – zbatim i misionit zvarranikas !
Vetėdija rilindase e Bijve tė Shekullit tė Ri thotė: zgjohu, vetėdijėsohu shqiptar, mos e legjitimo politikėn zvarranike, mos e vraj veten me dorėn tėnde, pėrndryshe “ndėr luftėra tė reja prap ke me u ndesh e me ra fli”!

* Gojė quhen ata qė udhėhiqen nga epshet dhe jo vetėdija, ndėrsa zvarranikėt janė manipulatorėt kolonizatorė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara