HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Flet drejtuesi i Kėshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj: Pozita e opozita abuzuan me deklaratat

Vulaj: Ndjejmė frustrimin e popullatės nė ēdo vizitė

-- intervistoi Brikena Demirasi

Martin Vulaj Deklaratat e fundit tė qeverisė shqiptare dhe njėkohėsisht tė kreut tė opozitės e kanė rreshtuar Kėshillin Kombėtar Shqiptaro-Amerikan nė anėn e tyre. Por drejtuesi i kėtij Kėshilli, Martin Vulaj, qė ndodhet nė Shqipėri prej disa ditėsh nė vazhdėn e takimeve qė ka pasur edhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, nė njė intervistė pėr "Shekullin", deklaroi pardje, para nisjes sė tij nė Mal tė Zi, se nuk bėhet fjalė pėr mbėshtetje ndaj ndonjėrės prej forcave politike nė vend. "Fatkeqėsisht ėshtė e vėrtetė se edhe pozita edhe opozita kanė bėrė deklarata nė tė cilat shpallin njė farė mbėshtetje prej nesh. Por, duke nxjerrė ca gjėra jashtė kontekstit, pėrpiqen ta pėrvetėsojnė mundimin tonė pėr interesa tė ngushta partiake", - thotė z.Vulaj.

Pas takimeve qė keni bėrė me pėrfaqėsues tė opozitės dhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, kanė dalė deklarata tė tyre nė lidhje me mbėshtetjen tuaj pėr tė dy palėt. Nė fakt, si ėshtė e vėrteta, cilėn prej tyre mbėshtet Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan?
Fatkeqėsisht ėshtė e vėrtetė se edhe pozita edhe opozita kanė bėrė deklarata nė tė cilat shpallin njė farė mbėshtetje prej nesh. Them fatkeqėsisht, sepse janė gjėra tė tilla qė shkaktojnė zhgėnjim nė njerėzit qė interesat e tyre i kanė thjesht pėr tė ndihmuar popullin shqiptar. Duke nxjerrė ca gjėra jashtė kontekstit, pėrpiqen ta pėrvetėsojnė mundimin tonė pėr interesa tė ngushta partiake.

E vėrteta ėshtė qė ne jemi organizatė jopartiake si nė Amerikė, si nė Shqipėri, si nė ēdo vend. Interesat tona janė mė tė gjera dhe kanė tė bėjnė me avancimin e ēėshtjes sė kombit shqiptar dhe pėr forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Ēdo gjest lexohet nė mėnyra tė ndryshme nė Shqipėri dhe vizita jonė, ashtu siē del edhe nga kėto deklarata, ēdo lexim pėr mbėshtetjen e njė ane apo tė njė tjetre ėshtė lexim i gabuar.

Si e shikoni Shqipėrinė sot?
Unė mendoj se ajo qė po ndodh nė Shqipėri tani, ėshtė autentike. Nė kuptimin qė nė ēdo vizitė e ndiejmė nė mėnyrė mė tė theksuar shqetėsimin e popullatės, frustrimin e saj. Neve na duhet tė pėrqėndrohemi nė realitet, sepse ekzistojnė shqetėsime dhe frustrime reale nė kėtė vend tė cilat, tė gjithė pushtetarėt kanė detyrė morale dhe ligjore, qė t“i zgjidhin. Dhe kėto shqetėsime dhe probleme nė shoqėri dhe sidomos nė qeveri rrezikojnė progresin.

Mendoj qė pengesa kryesore pėr integrimin ėshtė imazhi dhe realiteti i korrupsionit nė shtetin shqiptar dhe ky ėshtė njė rreth vicioz. Ekziston njė realitet qė pengon edhe zhvillimet nė shoqėrinė shqiptare, qė pengon konsolidimin e institucioneve, qė pengon krijimin e njė sistemi juridik funksional. U jemi drejtuar disa herė pėrfaqėsuesve qeveritarė, se pa marrė masa konkrete, tė dukshme drejt korrigjimit tė kėtij fenomeni tė errėt, Shqipėria do tė vazhdojė tė ketė pengesa pėr tė ecur pėrpara.

Kryetari i opozitės, Sali Berisha ka kėrkuar mbėshtetjen nga ana juaj me ekspertė pėr ēėshtjen e hetimit tė Albtelekomit. Ēfarė do tė bėni ju?
Kur kemi kuptuar pak a shumė se ekziston sė paku njė dyshim rreth Albtelekomit, pėr ne e rėndėsishme ka qenė qė tė krijohet njė proces transparent. Rezultati duhet tė jetė i qartė dhe i besueshėm, jo vetėm nga elementėt nė politikė, por ē“ėshtė mė e rėndėsishme, pėr popullin shqiptar. Kėshtu qė ne kemi menduar se duhet njė aspekt objektiv nė komisionin hetimor rreth kėsaj ēėshtjeje. Nė Shqipėri ka pasur komisione tė ndryshme dhe ne mendojmė se jo tė gjithė besojnė nė komisione. Ka arsye qė nuk besohet. Kėshtu qė nė qoftė se bashkangjitet njė element jo me kapacitet vendimmarrės, por me cilėsinė e vėzhguesve, qė tė mund t“i japė kėtij komisioni ekspertizėn dhe vendimi i tij tė bazohet nė kėtė ekspertizė, ne besojmė se krijohet njė proces transparent, nė tė cilin rezultatet e tyre do tė besohen nga tė gjithė.

Procesi nė kėtė rast ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse duke krijuar njė proces transparent pėrforcohen institucionet, afrohet populli me qeverinė sepse po krijohet njė shkėputje, qė ėshtė e rrezikshme pėr shtetin shqiptar. Natyrisht, edhe rezultatet janė tė rėndėsishme, sepse nėse ka abuzime nė kėto marrėveshje ėshtė normale qė ato tė korrigjohen dhe ajo qė populli shqiptar ka humbur, nėse vėrtet ka humbur, duhet t“i rikthehet. Ne kemi ofruar ndihmėn tonė, sepse nė diasporėn shqiptaro-amerikane ka edhe ekspertė tė telekomunikacionit dhe kemi akses te kėta ekspertė amerikanė, tė cilėt e dimė qė mund tė angazhohen nė kėtė proces.

A ėshtė biseduar pėr njė afat, nė lidhje me pjesėmarrjen tuaj nė kėtė proces hetimi?
Ende po presim pėrgjigje nga qeveria, kurse opozita e ka pėrshėndetur dhe ka kėrkuar ndihmėn tonė, por ne nuk do tė ofrojmė ndihmė nė mėnyrė partiake, por do t“ia ofrojmė ndihmėn komisionit parlamentar. Sa pėr afat, do tė shikojmė situatėn pasi tė kthehemi nė Shtetet e Bashkuara dhe tė diskutojmė me kryesinė tonė dhe do tė shikojmė edhe reagimin zyrtar tė qeverisė rreth kėsaj ēėshtjeje.

Cili do tė ishte komenti juaj pėrsa i pėrket protestave kundėr qeverisė nė Tiranė?
I pėrgėzojmė tė gjithė pjesėmarrėsit, organizatorėt dhe zyrtarėt e rendit publik pėr sjelljet e tyre gjatė demonstratės sė fundit, ėshtė njė shembull qė populli shqiptar ka kapacitet pėr tė shprehur nė mėnyrė qytetare, qė dėshmon se ky ėshtė njė shtet evropian. Rėndėsia e kėsaj ėshtė se ky frustrim dhe kjo pakėnaqėsi qė po shpreh ky popull po trajtohet nė mėnyrė shumė serioze dhe se procesi siguron qė Shqipėria si shtet nuk do as humbje kohe, as hapa mbrapa nė zhvillimin e saj, dhe ēdo formė qė merr ky proces duhet tė sigurohet se ka pėr tė mbetur brenda kėtij konteksti. Por pa pasur ndryshime ose reforma tė theksuara do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė adresohet frustrimi real i popullsisė. Natyrisht Shqipėria si njė vend i varfėr do tė vazhdojė tė ketė probleme dhe popullata ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė gjė. Por janė edhe disa gjėra qė janė tė papranueshme, si niveli i korrupsionit.

Varfėria qė fatkeqėsisht ekziston, po e vė njė pjesė tė popullatės nė njė pozitė qė tė zgjedhė mes pagesės sė faturės elektrike dhe blerjes sė qumėshtit tė fėmijėve. Ky ėshtė njė realitet, i cili nėse nuk do tė adresohet, do tė jetė potencial pėr destabilizimin e vendit. Po shohim edhe shembuj pozitivė, se si nė njė shtet dhe shoqėri nė tranzicion, ky frustim jo vetėm po manifestohet, por edhe po kanalizohet nė mėnyrė konstruktive. Shembull pėr kėtė ėshtė lėvizja "Mjaft" qė ka pasur mundėsi ta kanalizojė kėtė energji nė kėrkesa pėr reforma konkrete qė janė konstruktive dhe konsolidojnė shtetin, si dhe lėvizje tė tjera si "Koalicioni kundėr korrupsionit", qė po punon pėr deklarimin e pasurisė sė politikanėve, pėr infrastrukturėn ligjore kundėr konfliktit tė interesit, gjėra qė do t“i mundėsojnė shtetit shqiptar tė zgjerojė infrastrukturėn e tij ligjore dhe tė jetė njė shtet mė funksional, mė i qėndrueshėm dhe janė dėshmi konkrete se shoqėria shqiptare ėshtė duke u zhvilluar drejt njė shoqėrie evropiane.

29/02/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara