HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 17 (27) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 17 (27) tė revistės letrare shqiptare "ars"

numėr i posaēėm kushtuar prozės

intervistė ekskluzive me shkrimtarin izraelit elisha porat

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 17 (27), nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ditėn e premte, mė 4 qershor 2004, si dhe brenda pak ditėsh edhe nė Michigan, ShBA. Pėr shkak tė botimit tė katėr librave tė rinj dhe tė pjesmarrjes nė Panairin e VI tė Librit nė Kosovė, ky numėr vjen me pesė ditė vonesė, pėr ēka kėrkojmė ndjesėn dhe mirėkuptimin tuaj.

Revista hapet me tregimin "Pėr shkak tė njė ngatėrrese me bagazhet" nga Lazėr Stani.

Editoriali me titull "Bashkėkohėsia, njė listė e zbehtė" ėshtė shkruar nga Gilmana Bushati.

Revista ARS Nr. 17 (27)
Tema qendrore e debatit tė kėtij numri, mbi tė cilėn ėshtė hartuar edhe editoriali i mėsipėrm, ėshtė: "Bashkėkohėsia e letėrsisė shqipe". Nė lidhje me kėtė temė, kanė shkruar pėr "ars":
Ardian Marashi: "Nga Bodleri te Camaj: poetika e palimpestit" (inkuadruar nė rubrikėn "seriozisht")
Blendi Kraja: "Sa e pėrbotshme ėshtė letėrsia e sotme shqipe?"
Jeton Neziraj: "Pa shtet nuk ka teatėr" (inkuadruar nė rubrikėn "teatri")

Njė vend i veēantė i ėshtė kushtuar kėtė numėr njė kronike tė ilustruar nga paraqitja dinjitoze e revistės lertare "ars" nė Panairin e VI-tė tė Librit, organizuar nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, si dhe promovimit qė iu bė katėr librave ars tė botuar kohėt e fundit: Kasėm Trebeshina "Mė pėrtej kohėrave", 12 autorė shqiptarė "Antologji e prozės bashkėkohore shqiptare" (sipas "ars"), Mentor Haliti "Provokim", si dhe Italo Zvevo "Rrėfim pėr plakun e mirė dhe vajzėn e bukur".

Nė rubrikėn "arbėrisht" poeti Mario Bellizzi boton artikullin "Kultura zyrtare shqipėtare ėshtė njė kulturė qė ushqehet me kufoma", si dhe "Kam nė shtėpi pesė shekuj me tė vdekur, me luftė, me lotė, me mėrgime", njė reagim lidhur me kundėrshtitė e disa lexuesve pėr shkrimin e kalaur tė tė njėjti autor pėr viktimat e pasluftės nė Kosovė dhe Bosnjė, si shkak i pėrdorimit nga ana e NATO-s tė bombave me uranium tė varfėruar.

Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
"premisa" nga Katerina Xukaro: "Parathėnie pėr njė paraqitje" "qiell i pėrtejmė" nga Jozef Radi: Ron Kubati: "Letėrsia e ngjyen penėn te habia ekzistenciale", si dhe fragment nga romani "M" i kėtij autori. "poezi gjermane" pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Manfred Ach (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
"poezi ruse" pėrkthyer nga Arben Marku: Poezi nga Nikollaj Rubcov (shoqėruar me origjinalin nė rusisht).
"mbishkrim" pėrkthyer nga Laura Shimili: Mbyllet kapitulli "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille me fragmentin "Domethėnia historike e 'Luleve tė sė keqes'".

Rubrikat e tjera paraqesin:
"studim": "Mbi komunikimin tonė" nga Myrvete & Begzad Baliu, mbi tė vėrtetėn e botimit tė krijimtarisė sė autorėve nga Kosova nė Shqipėri, si gjatė komunizmit, ashtu edhe sot.
"reagim": "Debati pėr Hivziun do tė ishte i dobishėm" nga Bardh Frangu, mbi artikullin e Myrvete & Begzad Baliut "Riciklimi i debatit letrar", botuar nė numrin e kaluar tė revistės "ars".
"intervista": Harold Bloom: "Kritika e mirė bazohet mbi eksperiencėn". "ese": John Lee: "Ndryshimi ndėrmjet kritikės sė letėrsisė dhe teorisė"

Kėtė numėr botohet intervista ekskluzive qė shkrimtari izraelit Elisha Porat, dha pėr revistėn letrare shqiptare "ars": Elisha Porat: "Vetėm poezia i zbulon krizat njerėzore". Kjo intervistė e realizuar nga Gilmana Bushati shoqėrohet me fragmente nga krijimtaria poetike e kėtij autori, tė cilat gjithashtu botohen absolutisht pėr herė tė parė nė shqip

Zgjedhje e veēantė kėtė numėr ėshtė bėrė pėr paraqitjen e shumė autorėve me shumė tregime, qoftė nga letėrsia shqiptare bashkėkohore, e po ashtu edhe ajo e huaja. Kėshtu, krijimtaria nė prozė paraqitet nėpėrmjet larmisė sė 14 autorėve tė ndryshėm, nga tė cilėt, 11 i pėrkasin letėrsisė shqipe. Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Lazėr Stani, Sali Bytyēi, Shazim Mehmeti, Albana Shala, Ron Kubati, Blendi Kraja, Laura Shimili, Menduh Leka, Ardiana Shala Prishtina, Loer Kume, Eris Rusi, Zade Kuqi, Albana Kozeli, Besa Salihu dhe Anila Xhekaliu, ndėrsa letėrsia e huaj me Donald Barthelme, Anton Ēehov, Manfred Ach, Nikollaj Rubcov, Platon Rodhokanaqi dhe Elisha Porat.

Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Gazmend Krasniqi, Gilmana Bushati, Lavdimir Marku, Laura Shimili, Irhan Jubica, Ferdinand Laholli, Jozef radi, Arben Marku dhe Faslli Haliti.

Numri i fundit pėr kėtė vit shkollor i shtojcės sė pėrhershme pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme "mars" pėrmban krijime poetike tė nxėnėzve nga shkolla tė ndryshme.

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mund ta gjeni nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipėri (me ēmim 100 lekė), nė librarinė "ars-buzuku" dhe pikat e saj nė Prishtinė, nė tė gjitha pikat "Rilindja" tė shpėrndarjes sė shtypit nė Kosovė (me ēmim 1 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 1 euro), nė tė gjitha pikat e shitjes sė shtypit shqiptar nė Maqedoni (me ēmim 6 denar), si dhe nė SHBA (Michigan) (me ēmim 7 usd). Sė shpejti, "ars'"-in mund ta merrni edhe nė qytetet e tjera tė SHBA-ve, nė Greqi, si dhe nė Itali, Zvicėr e Gjermani.
"ars"-in mund ta lexoni edhe nė internet nė adresėn www.arsalbania.com (nė ndėrtim) dhe www.arsalbania.tk.
Abonimet Europė: 1 vit-45 euro+pp, Amerikė: 70 usd+pp. (Pėr mė shumė vizito: www.arsalbania.com, ose shkruaj nė [email protected]) Pėr ēdo vėrejtje, sugjerime apo bashkėpunime kontaktoni nė [email protected]
numri i ardhshėm i ars-it mė 27 qershor 2004 /

__________________
ARS
revista letrare shqiptare - albanian literary review
shqipėri-kosovė-maqedoni-mali i zi
www.arsalbania.com
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara