HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dhe rinia tha mjaft

-- nga ARDIAN KLOSI

Ardian Klosi Nuk ka asnjė dyshim se ndėr ndodhitė mė tė veēanta nė skenėn shoqėrore tė Shqipėrisė nė muajt e fundit ėshtė shfaqja e lėvizjes “Mjaft”. Kjo lėvizje nuk ka ndonjė shoqe tė ngjashme nė kėto vite tė demokracisė sė brishtė shqiptare, pėr tė mos folur pėr kohė tė mėparshme. E shumta ajo na kujton ato mugullimet e para tė lėvizjes sė studentėve nė fillim tė viteve ’90 – e kam fjalėn pėr pjesėn e pandotur me ish-sekretarėt e PPSh, komunistėt e Institutit tė Studimeve M-L, me S. Berishėn nė krye qė rendėn tė futin nė atė diēka tė re helmin e urrejtjeve tė tyre tė vjetra – jo e kam fjalėn pėr ato shpėrthimet me shumė humor, dėshpėrim, fantazi, sikurse ajo grevė urie e shkurtit ’91 qė solli nė rrėzimin e komunizmit simbolik nė qendėr tė kryeqytetit.

Edhe lėvizja “Mjaft” duket sikur bėn lidhjen e kėputur me dimrin ’90-’91, me studentėt e Institutit tė Arteve dhe studentėt e tjerė, vetėm se kėtė herė jo mė nė mėnyrė aq spontane dhe tė paorganizuar dhe jo mė aq qingja tė paqartė pėr tė ardhmen, saē ishin studentėt e atėhershėm, viktima tepėr tė lehta pėr sekretarė tė rregjur organizatash-bazė. “Mjaft” duket se ėshtė i qartė pėr atė qė do dhe se ku do tė shkojė, “Mjaft” di ta ruajė mjaft bukur distancėn nga politikanėt profesionistė, falė edhe veprimit tė pamėshirshėm tė kohės qė u ka nxjerrė krejt kallajin figurave kryesore tė tranzicionit shqiptar – tė cilėt janė sot e gjithė ditėn po ato qė ishin nė fillim tė viteve ’90.

Nuk ka asnjė dyshim gjithashtu se kjo lėvizje ėshtė tėrėsisht me frymėzim perėndimor, nė kuptimin qė e ka burimin aty ku e kanė gjithė lėvizjet e ngjashme alternative antiautoritare: te revoltat qė pėrfshinė Europėn Perėndimore dhe Amerikėn e Veriut nė vitet 1967-69. E dimė tė gjithė se ē’ndryshime tė thella kanė prurė ato valė-valė nė shoqėritė njerėzore, duke prekur deri edhe skemat e dikurshme tė familjes, skemat dashurore e seksuale, autoritetin e “padiskutuar” tė prindėrve e tė mėsuesve etj. Nė vendet e Europės Lindore, natyrisht, qė lėvizjet studentore tė ’68 do ta gjenin rezonancėn mė vonė, gjatė shembjes sė sistemeve totalitare, por me njė origjinalitet e vrull tė ri; edhe nga kjo kohė, lėvizja “Mjaft” mė kujton p.sh. “Forumin e ri” nė Leipzig e Dresden, qė ia doli tek e fundit, me demonstratat e veta masive paqėsore tė fundoste regjimin e Honekerit dhe tė mbėrrinte deri te shembja e Murit tė Berlinit. Por “Mjafti” e ka gjithaq simotrėn e vet edhe te lėvizja “Zajedno” qė me manifestimet e veta tė pėrmbrėmshme pėr rrėzimin e Milosheviēit, i tregoi gjithė botės se Serbia e ka edhe njė fytyrė tjetėr nga ajo e nacionalizmit dhe dhunės.

Kėtė historik tė shpejtė e bėra jo pėr tė treguar – me njė cinizėm qė nuk ėshtė i pazakontė ndėr komentatorėt-parazitė tė mediave tona – se edhe nė rastin e lėvizjes “Mjaft” njė fenomen i tillė vjen nė Shqipėri me vonesė, pasi vende tė tjera “ia kanė pirė lėngun”. Jo, bile ky do tė ishte njė cinizėm tipik, tė cilit i duhet thėnė mjaft! Jemi para njė gjėje tė re dhe duke qenė kėshtu, mė e mira ėshtė ta mbajmė gojėn dhe tė mos ngutemi me analiza dhe kategorizime apo kallėpizime. Jo, mora tė shkruaj, nė vėshtrimin e ngushtė personal, nga njėra anė, pse mė janė ngjallur nostalgji tė caktuara pėr gjėrat qė nuk u vazhduan nė dhjetor ’90 dhe janar e shkurt ’91 dhe nga ana tjetėr, nė vėshtrimin gjithėshqiptar, pėr tė thėnė qė njė lėvizje tė tillė duhet mbėshtetur me gjithė shpirt e pa rezerva, pa “por” dhe “hėm” (“por ata marrin para nga hollandezėt” ose “kryetari ėshtė kunati i...”, shkurt me gjithė poret tona tė infektuara qė ndyejnė pa vonesė gjithēka tė re qė lind nė shoqėrinė shqiptare).
“Mjafti” duhet pėrkrahur pėr aq kohė sa do ta ruajė freskinė e vet, trimėrinė, origjinalitetin, gjuhėn qytetare dhe paqėsore, pėr aq kohė sa do tė na tregojė se nė debatin shoqėror-politik tonin ekziston edhe njė shqipe tjetėr qė nuk ėshtė shqiphanja e pėrdhunshme me tė pėgėra e berishajve dhe as demagoqipja me parfum tė prishur e nanove.

Unė nuk do tė bashkohem nė demonstratat e “Mjaftit” kur duhet bėrtitur nė kor dhe duhet ngritur dora me njė gjest kolektiv, pasi lėvizjeve tė tilla ushtarake u kemi dhėnė lamtumirėn me kohė, por do tė jem aty sa tė kem mundėsi pėr ta ndezur njė qiri, pėr tė shtrėnguar duar miqsh e duar tė panjohurish, pėr t’i dhėnė zemėr njėri-tjetrit pėr tė thėnė se Shqipėria nuk ėshtė e dėnuar tė jetojė nėn Berishėn dhe Nanon, pavarėsisht se kėta i fitojnė partitė e tyre me 99,99%, se ka njė Shqipėri tjetėr shumė mė qytetare, tė ngopur me kėta lloj politikanėsh, tė ngopur me mafiozėt qė e blejnė pėr 1500 euro dėshpėrimin e tjetrit (pėr t’i shpėnė nė fund tė detit), por tė ngopur edhe me mėsuesit e ndryshėm nga vendet e pėrparuara, tė cilėve me sa duket u pėlqen qė Shqipėria tė mos ecė asnjėherė me kėmbėt e veta. Edhe pse “Mjaft” hapur i mban politikanėt larg veprimeve tė veta, do tė thosha se njerėzit qė e drejtojnė s’kanė pse t’i tremben politikės. Me sa duket nuk ka rrugė tjetėr pėr tė korrigjuar shoqėrinė tonė dhe njė ditė do t’u duhet tė pėrzihen nė tė. Por kjo do tė vijė ndoshta shumė mė vonė, atėherė kur filizat e sotėm tė jenė kthyer, siē shpresojmė, nė njė lėvizje tė madhe qytetare.

Nė kėtė kuptim, lėvizjen “Mjaft” mund ta shohim thjesht si nė fillimet e saj. Kushedi mund tė vijė puna – dhe me sa duket do tė vijė – qė edhe nė Tiranė e nė Shqipėri manifestimet paqėsore pėr rigjenerimin e kėtij vendi tė duhen tė pėrditshme e tė pėrmbrėmshme. Djemve e vajzave tė reja qė patėn idenė e “Mjaftit”, do tė duhet vetėm qė idetė e tyre tė reja t’i mbėshtesin me njė dėshmi tė thjeshtė qė fiton zemrat: tė mbesin tė besueshėm siē janė sot.

Shekulli, 20/01/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara