HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DORIS PAK - PSE KĖRKOHET HEQJA E FLAMURIT SHQIPTAR?

-- nga Zef Ahmeti, St. Gallen, mars 2004.

Zef Ahmeti Mė 4 mars eurodeputetja Doris Pak sėbashku me ekipin e saj pas takimit qė absolvoi me Presidentin e Kosovės, Rugova, nė kuadėr tė turneut nė Kosovė, pėrdori njė gjuhė agresive, e aspak diplomarike. Doris Pack e ka kėrcėnuar publikisht dhe para mediave kryetarin e Kosovės Ibrahim Rugova se, nėse ky i fundit nuk e vendos flamurin e BE-sė krahas tė tjerėve nė zyrėn e tij, Pack nuk do ta vizitojė mė Kosovėn.

Duke qenė real, atėherė duhet tė pranojmė se mosvendosja e flamurit tė BE-sė nė zyrėn e Rugovės ėshtė mė tepėr njė lėshim se sa njė sjellje me paramendim e Kryetarit tė Kosovės qė ta anashkaloj BE-nė. Mirėpo, kritika dhe paraqitja bombastike e Doris Pack lidhur me flamurin e BE-sė, tregon se ajo me sa duket ėshtė lodhur me punėn e saj dhe nga kjo dhe paraqitje duket se kėrkesat dhe sjelljet e shqiptarėve ajo i ka pranuar si neveritėse dhe tė padurueshme!? Kjo ndoshta pėr faktin se zonja Doris ka njė pėrvojė me shqiptarėt, e nė bazė tė kėsaj pėrvoje ajo ka tė ngjarė se ka vendosur tė mos pėrdorė gjuhėn diplomatike, por fjalė tė zhveshura sikur tė ishte nė bisedė me njėrėz tė thjesht.

Duhet t`i kujtohet zonjės Doris qė nė Kosovė gjithnjė ka pasė probleme me administratėn ndėrkombėtare lidhur me vendosjen e flamujve, e nė mėnyrė tė veēantė tė flamurit shqiptar. Pėrherė ėshtė kėrkuar qė tė vendoset ai i OKB-sė, meqė Kosova po administrohet nga UNMIK-u.

Dhe ja, shiko kjo ēėshtja e vendosjes sė flamurit na qenka me rėndėsi edhe pėr BE-nė! Nėse mosvendosja e kėtij flamuri ishte ofendim pėr zonjėn Pack, atėherė i kujtojmė asaj se shqiptarėt janė ofenduar pėr ēdo ditė me aktet e tilla, bile edhe me heqje tė flamurit shqiptar edhe nga njerzit e BE-sė qė shėrbejnė nė Kosovė.

Padyshim nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė tensionohen mardhėniet e BE-sė dhe Kosovės pėr shkak tė kėtij akti, mė shumė do tė thosha, lėshimi nga zyra e Presidentit Rugova.

Nė bazė tė sekuencave qė u prezantuan nė ekranet televizive, vlersojmė se zonjėn Doris Pack e ka penguar akti i prezantimit tė flamurit tė Kosovės nga ana e Rugovės!

Megjithėatė, njė zonjė qė pretendon dhe kėrkon veprime, njė zonjė diplomatike, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė jetė ashtu agresive, ndoshta edhe pse ajo duket se ka akumuluar nė vete pakėnaqėsi nga sjelljet e shqiptarėve, pėrballė kėrkesave qė dalin nga organi qė pėrfaqėson ajo.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara