HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Paqja institucionale - a dimė ta administrojmė atė?

-- nga Dr. Zef Preēi*), Shekulli, 17.07.2003

Zef Preēi Ndoshta pėr shumė lexues shtrimi pėr diskutim i kėsaj ēėshtjeje tingėllon pak i ēuditshėm, por drejt kėsaj pyetjeje tė shtyn shfletimi i faqeve tė gazetave tė pėrditshme, qė kohėt e fundit jo pak po merren me marrėdhėniet midis presidentit Moisiu e kryeministrit Nano dhe me rralle me liderin e opozitės Berisha, sidomos pas qetėsimit formal tė debatit politik nė lidershipin e shumicės sė majtė. E veēanta e kėtyre shkrimeve ėshtė nga njėra anė trajtimi i marrėdhėnieve tė presidentit me kryeministrin si njė flirt politik dhe pozicionim i njėanshėm i tij nė favor tė kryeministrit. Nga ana tjetėr, pėr marrėdhėniet e presidentit me liderin e opozitės Berisha bėhen pėrpjekje pėr tė theksuar faktin se ishte ky i fundit qe propozoi Moisiun nė kėtė detyrė tė lartė, gjė qė sipas kėsaj logjike duhet tė ēojė tani nė denoncimin e qėndrimeve politike e institucionale, publike ose jo, tė kreut tė shtetit, sidomos gjatė zhvillimeve tė javėve tė fundit nė PS.

Pėrtej kėsaj panorame tė sipėrfaqshme mund tė lexohen lehtė mbėshtetja e hamendjeve, tė pavėrtetave, deri dhe e shpifjeve tė hapura e qėllimkėqija rreth kėsaj teme, qė jo rrallė zėnė vend ne faqet e shtypit periodik e tė pėrditshėm, nė interesa politike momentale e pse jo edhe nė interesa individiduale tė disa prej protagonistėve tė jetės politike nė vend. Kėshtu, paraprakisht mund tė themi se njė trajtim i tillė pėrbėn nė thelbin e vet fazėn e fundit tė ēlirimit tė institucioneve tė shtetit tonė nga njė sėmundje e njohur e foshnjėrisė politike tė shoqėrisė sė hapur - personalizimi i institucioneve, dominimi i dhunshėm dhe pengimi pėr shkak tė pushtetit real tė pakontrolluar apo tė presupozuar nga konkurrenca e ideve dhe e alternativave pėr llogari dhe nė favor tė qytetarėve, votuesve e taksapaguesve.

Nuk e teproj tė them se koha e liderve tė fuqishėm e karizmatikė, me pushtete tė shumta tė pėrqendruara ne njė dorė, nėse me tė drejtė nė vendet si yni tingėllon pak a shumė si reminishencė e sė kaluarės totalitare, nė vendet me demokraci tė konsoliduar po zbehet gradualisht. Personalisht jam i prirur tė besoj se nuk gjendet kollaj ndonjė shqiptar me mend apo "qytetar mesatar", siē thuhet rėndom nė literaturė, qė tė mos jetė lodhur nga fėrkimet dhe konfliktet artificiale dhe pa motive reale midis institucioneve tė shtetit tonė; midis pozitės dhe opozitės si pjesė integrale tė njė qeverisjeje nė sistemet demokratike; nga "ndeshjet" midis burrave tė shtetit, sidomos atyre qė janė nė pozicionet kyēe - president, kryeministėr, dhe lider i opozitės sė radhės.

Pėr mė tepėr qė pranohet gjėrėsisht se konflikte dhe "beteja" tė tilla ēojnė nė mėnyrė tė pashmangshme nė ngadalėsimin dhe nė ngecjen e reformave, nė harxhimin e energjive (jo vetėm bojė, letėr gazetash e kohė televizive) nė debate shterpė dhe pse jo, kur zgjasin edhe nė cėnim tė imazhit tė institucioneve tė shtetit nė sytė e vendeve mike, tė investitorėve, etj. Ata politikanė a lobe politike qė pėrpiqen me ēdo mjet tė nxitin luftėn e mundėsisht konfliktet politike ndėrmjet institucioneve tė larta tė shtetit, nė tė vėrtetė harrojnė diēka shumė thelbėsore qė ėshtė edhe abc-ja e ekzistencės sė institucioneve, harrojnė se kėto tė fundit nuk janė ndėrtuar qė tė rivalizojnė nė duele bajlozėsh me njėri-tjetrin, detyrė kjo e natyrshme (kur pėrdoren mjete demokratike) pėr partitė e grupimet e ndryshme politike. Institucionet plotėsojnė njėri-tjetrin, janė pjesė e sė njėjtės makinė shoqėrore qė quhet shtet i sė drejtės dhe e ushtrojnė pushtetin nė emėr tė qytetarėve. Ndėrsa nė rastin e rivalitetit institucional, "qytetari mesatar", nė radhė tė parė e krejt natyrshėm, nuk mund tė mos shqetėsohet njėkohėsisht si pėr fatin e pushtetit tė deleguar pėrmes votės sė tij, ashtu edhe pėr mėnyrėn e pėrdorimit te taksave e fondeve tė tjera publike.

Dihet e pranohet botėrisht se institucionet nė pėrgjithėsi dhe administrata publike nė veēanti si pjesė integrale e shtetit janė ndėrtuar, funksionojnė dhe paguhen pikėrisht pėr tė prodhuar tė mira publike - qeverisjen si produktin kryesor tė tyre dhe kurrsesi pėr tė kėnaqur egon individuale tė cilitdo lideri politik, sado i rėndėsishėm tė jetė ai ose ajo pėr momentin, apo pėr tė ngritur gracka dhe pėr tė shqyer politikisht e publikisht njėri tjetrin. Ky ėshtė deri-diku edhe shpjegimi pėr faktin se pėrse qytetarėt shqiptarė, tė zhgėnjyer nga politika e sė shkuarės deri nė zgjedhjen e presidentit Moisiu njė vit mė parė, politikė qė, veē tė tjerave, gjeneronte pafundėsisht konflikte e qė bazohej nė denigrimin mediatik tė institucioneve qė nuk mbėshtesnin interesat e liderve apo qė ishin nėn kontrollin e kundėrshtarit politik, nga njėri votim nė tjetrin iu ishte larguar kutive tė votimit. E pėr fat tė keq, kjo ndodhte nė njė kohė kur, krahas me pėrparimin drejt ekonomisė sė tregut dhe shoqėrisė sė lirė, duhej tė kishte ndodhur e kundėrta.

Duke iu referuar pėrpjekjeve tė disa politikanėve e lobeve politike tė interesuara pėr tė krijuar situatė luftarake e mundėsisht edhe konflikte institucionale edhe kur pėr shumė arsye kjo ėshtė e pamundur, me tė drejtė lind pyetja: kush fiton dhe kush humbet nga paqja aktuale institucionale midis institucioneve kryesore kushtetuese tė shtetit tonė?. Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje pėrbėn nė tė vėrtetė edhe argumentin kryesor tė shtruar nė fillim tė kėtij shkrimi. Nėse flasim pėr tė fituar, ata janė qytetarėt shqiptarė, tė cilėve mė shumė se fytyrat e udhėheqėsve tė vendit, u interesojnė punėt e tyre tė pėrditshme, mėnyra se si ushtrojnė pushtetin, transparenca dhe efikasiteti nė ushtrimin e tij e mbi tė gjitha motivimi sa mė shumė qė tė jetė e mundur i veprimtarisė nė emėr tė interesave themelore legjitime tė kėtyre qytetarėve.

Ndonėse tė humbur, si rregull, nuk mund ketė, duhet pranuar se mjedisi politik shqiptar prodhon edhe disa tė tillė. Kėshtu pėr disa politikanė konsiderohet "humbje", fakti qė paqja institucionale nė hierarkinė e lartė shtetėrore iu heq atyre mundėsinė pėr tė shfaqur vend e pa vend protagonizmin e tyre politik e publik. Eshtė e kuptueshme se, nė mungesė tė ideve dhe tė alternativave ndonjėri humbet tė drejtėn qė tė dalė nė sheshin e betejės politike, dmth humbet tribunat partiake e mediatike pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tė sotmen dhe me tė ardhmen e vendit. Kjo sepse, pėr hir tė sė vėrtetės, reformat ecin mė ngadalė nga ē'mendojnė hartuesit e tyre, shumė tė papritura shfaqen rrugės dhe pėr mė tepėr qė nė kohė paqeje nuk ėshtė e lehtė tė krijosh ide dhe alternativa politike pėr ēėshtjet apo sfidat bazė tė jetės ekonomike e politike tė vendit sepse paqja institucionale, mė shumė se ēdo gjė mundėson zgjerimin e konkurrencės politike, shtimin e protagonistėve tė saj dhe ridimensionimin pozitiv tė transparencės ndaj publikut.

Pra si gjykimi i atyre qė ndėrtojnė skenare politike pėr tė ardhur nė pushtet apo pėr tė forcuar segmente tė pushtetit qė kanė, ashtu edhe gjykimi i atyre qė mendojnė se ndezja e njė konflikti shėnon edhe rėnien e gongut qė interesat e tyre tė realizohen, presupozohet qė nė kohė paqeje tė jetė mė racional, mė institucional. Me fjalė tė tjera, paqja institucionale u jep mė shumė shanse tė urtėve, atyre qė vlerėsojnė pėrvojėn e vet dhe atė tė tė tjerėve dhe nuk lė shumė hapėsirė pėr "tė shkathtit" (nė konceptin e zakonshėm shqiptar tė kėsaj fjale) pėr tė peshkuar nė ujėra tė turbullta, siē ka ndodhur nė raste tė ndryshme nė tė shkuarėn.

Po kėshtu edhe njė pjesė e politikės, e "rritur" para kohe, por ende e papjekur plotėsisht pėr njė shoqėri tė hapur e tė bazuar nė vlerat universale tė demokracisė, nė kohe paqeje gjendet disi e ngushtuar dhe e detyruar tė njohė e respektojė vlerat universale tė pėrvojės nė profesion, nė karrierėn publike e politike, tė perfeksionojė mjeshtėrinė e tė bėrit politikė, mė shumė se sa tė ulėrasė tribunave, sikurse ka bėrė deri mė tani, nė emėr tė tėrheqjes apo mbajtjes pas vetes sė fansa-ve se sa tė parimeve tė demokracisė tė aspiruara nga turma e qytetarėt e vendit. Duhet pranuar se pjesė e mjedisit politik shqiptar janė edhe njė kategori politikanėsh qė, falė rrethanave historike tė vendit e tė rajonit nė kėtė periudhė tė trazuar tė tranzicionit, mundėn tė mbushin xhepat pėr vete dhe pėr grupin (ndoshta fjala mė e pėrshtatshme do tė ishte klanin) e tyre.

Pėrvoja e vitit tė fundit dhe e debateve tė ndryshme politike tregon se sa mė shumė vendoset e forcohet paqja institucionale nė hierarkinė e lartė shtetėrore, aq mė shumė kėsaj kategorie politikanėsh iu ngushtohet hapėsira pėr pėrfitime tė ēfarėdolloji duke filluar me ato tė paligjshme, ekspozohet mė qartė keqqeverisja e tyre e mėparshme ndaj njė shoqėrie tė lodhur nga tranzicioni i gjatė e nė kėrkim tė legjitimitetit tė institucioneve tė formėsuara nga vota e saj, pra nė kėrkim tė njė qeverisje ndryshe. Shkurt, kjo pjesė e klasės politike tenton tė mbajė gjallė tensionet, kėrcėnimin e rrezikut tė destabilizimit tė vendit dhe nuk shqetėsohen aspak pėr fatin e forcės politike nė tė cilėn bėjnė pjesė.

Te kjo kategori e politikanėve duhen kėrkuar edhe rrėnjėt e "pushtimit paqėsor" tė njė pjese tė mas-medias, sepse nė kėtė mėnyrė, edhe nėse qytetari votues i dėnon kėta politikanė qė tė largohen nga pushteti, pra nga qėnia nė pozitė, pėrmes ndikimit dhe imazhit tė rremė mediatik ata shpresojnė tė vazhdojnė tė mbeten "nė lojė", dmth tė pėrgatiten qė tė rikthehen nė pushtet mė fuqishėm nė njė tė ardhme tė afėrt, nė pėrbėrje ose jo tė forcės politike ku bėjnė pjesė aktualisht. Ja pėrse ėshtė kaq e vėshtirė tė administrohet paqja politike nė shoqėrinė e sotme shqiptare. Pa frikė mund tė themi se kemi arritur nė njė situatė nė thelb paradoksale, nė tė cilėn imazhi i institucioneve tė shtetit, e veēanėrisht i hierarkisė sė lartė tė shtetit tonė, ėshtė mė i mirė jashtė vendit se sa brenda tij. Pra, ka ardhur koha qė fryma e paqes dhe e bashkėpunimit institucional tė shtrihet edhe nė nivele tė tjera tė qeverisjes, qė vendi tė hyjė nė fushatėn e zgjedhjeve tė pushtetit vendor e ta zhvillojė atė nė mėnyrė tė civilizuar dhe ndryshe nga fushatat e mėparshme.

Nė kėtė mėnyrė do tė konsolidojmė hap pas hapi institucionet e shtetit demokratik, do tė tregojmė se kemi mėsuar tė administrojmė nė mėnyrė tė dobishme paqen sociale, politike dhe institucionale tė ndėrtuar me kaq mundim, njėrėn nga bazat e rėndėsishme tė pėrparimit tonė ekonomik e shoqėror si dhe tė integrimit euro-atlantik tė vendit. Kjo do tė jetė edhe sinjali mė i mirė pėr tė dėshmuar se tashmė Shqipėria e ka kaluar pėrfundimisht kohėn e krizave; se besimi publik ndaj institucioneve tė shtetit shqiptar po rritet jo thjesht e pėr shkak tė fytyrės a tė vullnetit tė kėtij apo tė atij lideri, por kryesisht sepse kėto tė fundit janė mė legjitime dhe me veprimtarinė e tyre po shėrbejnė mė mirė se dje qytetarin; se mė nė fund, tė gjithė sė bashku po mėsojmė tė ndėrtojmė shtetin e ėndėrruar tė sė drejtės.

*) Autori ėshtė Kėshilltar i Presidentit tė Republikės

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara