HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In memoriam tė 5 vjetorit tė vrasjes

Jeta dhe vepra e dėshmorit Kolė Mirdita, do tė jetojė gjatė nė zemrat tona

-- nga Tomė Mrijaj, New York, USA, 30.07.2003

Tomė Mrijaj Nė njė vizitė tė shkurtėr pune, qė i bėra me mall vendlindjes, nė fillim tė muajit qershor 2003, pėr tė marrė pjesė nė shėnimin e 125 vjetorit tė "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" (1878) nė qytetin historik, si zakonisht vizitova katundin tim tė lindjes. U mahnita dhe u gėzova shumė nga ndryshimet pozitive nė qendrėn e Lugut tė Drinit, Zllakuqan.
Kosova po ecė me njė hap tė shpejtė, mbasi ndėrgjegjėsimi i shqiptarėve ėshtė dinamik, i larmishėm dhe pakthimin e ishėve dhe ish-kolonizatorėve serb. Kjo tokė martirėsh di tė ruaj me respekt nderimin pėr bijtė e vet qė dhanė jetėn nė lulen e rinisė pėr tė mirėn e ditėve qė gėzojmė sot.
Nė udhėkryqin qė lidh dy komunat Klinė Istog (Burimi) dhe tė gjithė katundet e tjera, qė i ndan Drini i Bardhė nė pjesėn lindore e perėndimore, pashė me shumė kėnaqėsi se janė bėrė ndryshime nė peisazhin dhe ekonominė private tė banorėve. Ky pėrparim sigurisht qė tėrbon armiqtė e Kosovės dhe nderon edhe mė shumė martirėt qė ranė pėr lirinė e vendit nga kolonizatorėt serbė.
Duke ecur ngadalė dhe me shpirtin tė mbushur plot gėzim, nisa tė bashkėbisedoj ngrohtėsisht me banorėt vendas, ku mėsova se ishin pikėrisht miqtė dhe bashkėluftėtarėt e lirisė sė Kosovės, qė sė bashku kishin ngritur njė pėrkujtimore nė qendėr tė Zllakuqanit, pėr tė nderuar deshmorin Kolė Mirdita, duke qenė pėrherė mes tyre i pavdekshėm.
Pėrpara meje shpalosej njė pėrmendore e thjeshtė nė ndėrtim, por shumė domethėnse dhe madhėshtore nė pėrmbajtjen e saj. Ajo ėshtė e do tė mbetet pėr brezat, qė do tė vijnė njė pėrmendore krenare kushtuar tė riut shqiptar Kolė Mirdita. Me hapa tė qetė i afrohem mė pranė. Portreti i tė riut dėshmor, mė risolli nė kujtesė shumė histori tė tė parėve tė tij dhe dhimbje, se Kolė Mridita nuk pa agimin e pranverės sė ėndrruar pa pushtues tė huaj, qė prej shekujsh tjetėrsoi gjithēka kombėtare qė kishte emrin e popullit shqiptar.
Nacionalisti i ri Kola, flijoi dėshirat rinore pėr brezat qė do tė vijnė nė Kosovė. Ai ėshtė njė shembull shumė i mirė dhe kuptimplotė, pėr tė rinjtė sot nė Kosovė, qė duhet tė luftojnė sot jo me pushkė, por me mendje e pėrkushtim me tė gjitha forcat pėr tė mirėn e vendit, pėr tė rindėrtuar njė Kosovė demokratike dhe tė ecė e sigurtė nė rrugėn e pėrparimit drejt civilizimit evropiano-perėndimorė.
Njė dhimbje mė pushtoi thellė nė shpirt, kur kujtoj Kolė Mirditėn, qė ra dėshmor nė moshėn 22 vjeē, nė vitin 1998 nė kufirin shqiptaro - shqiptar, nė vendin e quajtur Rrasat e Zogut pėr vendlindjen qė e deshti aq shumė.

"Kush ka tė kaluarėn, do tė ketė edhe tė ardhmen"

Kėto fjalė tė urta dhe shumė domethėnėse, tė gdhendura thellė nė mendjen time, janė shkruar me gėrma tė arta nga poeti dhe rilindasi i madh Jeronim De Rada.
Sipas tregimeve tė babait tim Nikollė Mrijaj, si shok e mik i dy gjyshėrve tė dėshmorit tė ri Kolės, po pėrpiqem tė rrėfej diēka pėr historinė e traditės atdhetare tė mėkuar thellė nga kjo shtėpi me tradita nga zona e njohur e Mirditės, qė mė sė fundi nxori njė hero nė fund tė shekullit XX.
Babai im, fliste me shumė respekt pėr dy burrat, Kolė Gegėn dhe babain e nėnės sė Kolės, Pjetėr Jakun. Ai kujton: "Gjatė periudhės sė vitit 1941 - 1943, Kolė Gega ishte pjesėmarrės aktiv me shumė burra tė tjerė tė krahinės sė Lugut tė Drinit nė lėvizjet e rezistencės me armė nė dorė, kundėr krimeve qė bėnin ēdo ditė ēetat ēetnike tė Drazh Mihajloviqit nė Koloshin dhe Pazar tė Ri. Sikurse edhe nė treva tė tjera tė Kosovės, ēetat kriminele tė ēetnikėve serbė, tė prirė nga gjenerali Gjuriqiq, kishin bėrė kėrdi tė paparė mbi popullsinė e pafajshme shqiptare. Vendet mė tė prekura nga kėto masakra tė pėrsėritura asokohe ishin: Tutin, Bihor, Pazar I Ri, nė pjesėn veriore tė Burimit, Cerkolez, Uēė, Rakosh, Suhagerllė, Banjė etj."
Metoda antishqiptare u zbatuan pėrmes forcave tė ndryshme tė represionit dhe tė dhunės fizike dhe deri tek gjenocidi dhe elementė tė tjerė tė shfarosjes nė masė tė popullsisė vendase shqiptare. Qeveria ish-jugosllave me anė tė terrorit dhe tė frikėsimit tė popullatės shqiptare, kishte pėr qėllim t'i detyrojė shqiptarėt t'i lėshojnė vatrat e tyre dhe tė shpėngulėn nga atdheu i tyre. Kėshtu sikurse shkruan udhėtarja e mirėnjohur Miss Durham "nė vitin 1919 ushtria e xhandarmaria serbe dhe malazeze ua vuri zjarrin shtėpive dhe pasurive tė Zllakuqanit dhe tė Lugut tė Drinit nė pėrgjithėsi, si dhe fshatrave tė Drenicės" (Shih Edith Durham: "Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike", Tiranė, 1943). Si pasojė e masakrave tė pėrbindshme dhe pėr t'i shpėtuar asgjėsimit nė masė, njė pjesė e popullsisė shqiptare pa dėshirėn e tyre qenė tė detyruar tė braktisin vatrat e gjyshėrve dhe u drejtuan drejt pjesėve tė tjera tė Kosovės, kurse banorėt e Lugut tė Drinit u vendosėn nė rrethin e Gjakovės.
Tė kėsaj periudhe historike ėshtė edhe tragjedia e vrasjes sė Prekė Mirditės (nga fshati Ranoc), i cili u masakrua. Serbėt i morėn edhe kalin e shalės. Krimin e vrasjes ushtria serbe e bėri nė sy tė familjes Mirdita dhe tė fqinjėve dhe fėmijėve tė rritur, qė u tmerruan kur panė atė skenė. Pėrballė terrorit tė paparė, banorėt u mblodhėn disa herė dhe i sheshuan mendimet pėr mėnyrėn e kundėrpėrgjigjes. Si gjithnjė ata drejtoheshin tek kisha, ku shfaqnin brengosjen e thellė, merrnin kėshilla nga fretėrit qė vepronin nė Zllakuqan. Mė vonė qeveria ish-jugosllave nxori njė urdhėresė, sipas sė cilės tė gjithė shqiptarėt e kėsaj ane e tė trevave tė tjera, tė cilėt kishin braktisur vatrat e tyre tė djegura, tė kthehen nė pronat e veta...
Me sa duket tė gjithė kėto histori i kishte tė fiksuara shumė mirė nė mendjen rinore edhe heroi i ditėve tona Kolė Mirdita, duke ruajtur emrin e mirė qė i kishte lėnė gjyshi i vet, pėr idealet tė larta dhe tė shenjta tė atdheut. Pėr kėtė burrė tė maleve tė Lugut tė Drinit, flasin bashkėatdhetarėt, qė dallojnė cilėsitė pozitive tė burrit tė besės, trimėrisė, fjalėn e mbajtur, mikpritjen bujare shqiptare, respektin gjithnjė tė dokeve e zakoneve tė tė parėve nė shekuj.
Kulla e Kolė Gegės, ka qenė e hapur pėr bujtės tė zakonshėm, miq dhe kalimtarė tė rastit, qė kanė pirė njė kafe apo gotė raki, pėr tė shkėmbyer biseda e histori tė viteve tė shkuara. E hapur qendroi oda e burrave pėr miqtė e veēantė shqiptarė, tė cilėt kishin rrokur armėt pėr tė sjellė lirinė e popullit, qė vuante nėn kthetrat e krimeve tė ēetnikėve serbė. Komitėt shqiptarė, kishin gjetur nė konakun e kėsaj shtėpie, besė e burrėri, mikpritje dhe besinikėri tė sigurtė nė idealet e pavdekshme tė atdheut. Kėtu u strehuan herė pas here edhe nacionalistėt, qė kėrkonin pavarėsinė e Kosovės dhe lirinė nga zgjedha e huaj serbokomuniste. E tillė ishte ēeta e nacionalistit dhe trimit tė Rrafshit tė Dukagjinit Ndue Pėrlleshi me tė gjithė shokėt besnikė tė tij.
Burri fisnik Pjetėr Jaku, ka mbetur edhe sot nė kujtesėn e njerėzve si njeriu qė asnjėherė nuk i trathtoi idealet e veta dhe edukoi me dashurinė pėr atdheun vajzėn e vet Grishėn, qė mė pas u bė nėna e dėshmorit tė Kosovės Kolė Mirdita. Familja Jaku me banim nė katundin Ranoc tė Lugut tė Drinit, ka ndihmuar gjithnjė ēetat nacionaliste tė maleve, tė cilėt luftonin kundėr pushtuesve serbė dhe trathtarėve komunistė shqiptarė, qė i kishin shitur interesat e vendlindjes pėr disa dinarė, duke qenė bashkėfajtorė nė shumė krime kundėr popullit shqiptar.
Kėshtu nė muajt e ftohtė tė dimrit nė dhjetor tė vitit 1944 u pushkatua Pjetėr Jaku nė Kullėn e Popit (nė Burim) me shumė burra tė vendit. Kėtu ishte pėrgatitur njė burg nga ana e ēetnikėve sllavė dhe komunistėt shqiptarė. Asokohe nė Kullėn e Popit u bė njė masakėr e vėrtetė, ku sė bashku me 400 shqiptarė pėrfundoi nė mėnyrė mizore edhe jeta e Pjetėr Jakut (1902 - 1944). Zemra e thyer e njė nėne me shpirt tė lėnduar pėr babain e vet, ndiente thellė peshėn e humbjes sė babait, qė nuk i kishin thėnė se e kishte pushkatuar pa mėshirė regjimi i egėr sllavokomunist.
Babain e deshmorit tė Kolė Mriditės e njoh prej shumė vitesh. Ky burrė i shkathėt qysh kur mbaroi shėrbimin ushtarak, iu pėrkushtua artit tė bukur tė ushtarakut, duke stėrvitur shumė tė rinj nė Komunėn e Klinės. Njė burrė serioz, mbeti gjithnjė i nderuar dhe i respektuar pėr tė gjithė vendasit dhe pėr mua, qė herė pas here e kam takuar, sa herė qė i kam berė vizita vendlindjes time nė Kosovė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara