HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrafshi i Dukagjinit i kishte tė ēelura dyert pėr legjendėn e trimėrisė

-- nga Tomė Mrijaj

Tomė Mrijaj Veprimtaria patriotike e familjes sė Pėrlleshajve, nuk fillon me liderin e katolikėve tė Lugut tė Drinit dhe mbarė Rrafshit tė Dukagjinit, Ndue Pėrlleshin, siē e quan shefi i UDB - sė, Gojko Medenica nė fejtonet e luftės nė Kosovė tė botuara nė gazetėn "Vecernje Novosti" tė Beogradit, tė titulluar "Poraz Pod Pshtrikom" (Humbjet nėn Pashtrik nga data 22 shkurt gjer me 19 mars 1965 dhe nė gazetėn "Rilindja" e Prishtinės "Nata e frorit" 24 - 26 shkurt 1965. Nė librin "Famullia e Zllakuqanit", faqe 51, thuhet se nė kryengritjen e vitit 1909, tė organizuar nga Zef Gjidoda, nga familja e Pėrlleshajve morėn pjesė Mark dhe Dedė Pėrlleshi. Pėr Lugun e Drinit flet edhe Mark Kolė Kēira, tė cilin nė shenjė respekti vendasit e thėrrisnin Marka Kola i Zllakuqanit. Burri me njė pamje kreshniku e fillonte kėshtu bisedėn nė odat e Lugdrinasve: "Vendi ynė nuk qėndroi i pastėr etnikisht dhe kombėtarisht pse deshėn tė tjerėt.

Ne falenderojmė pushkėt e djemve tanė, qė i mbajtėn gjithmonė pėr faqe, duke filluar nga kryengritja e Mirditės e vitit 1876 qė kryesohej nga kapidani Bibė Doda. Shumė djem tė kėtij vendi morėn pjesė nėn komandėn e kapidanit tė Mirditės, ku midis tyre veēojmė Zef Markun (Gjonlleshaj) dhe Nikoll Mrin, gjer nė kryengritjet e njėpasnjėshme tė Lidhjes sė Prizrenit, ato tė vitit 1909 dhe kryengritjen e Kaēanikut me 1910, ku kapidani i Mirditės, Marka Gjoni dhe Abati Preng Doēi kishin dėrguar shumė luftėtarė nga Mirdita tė udhėhequr nga Prengė Marka Prenga, bajraktar i Oroshit dhe Ndue Pėrdeda, qė ishte prej krenve tė para tė Spaēit. Pjesmarrės nė kėto kryengritje ishte edhe vetė Marka Kola i Zllakuqanit me shumė vendas tė tjerė qė ua tregonin rrugėt dhe shtigjet kryengritėsve mirditas, tė cilit kishin lėnė emėr tė mirė nė ato anė".

Marka Kola tregonte se me rėnien e Turqisė dhe me ardhjen e Serbisė, nė vitet 1918 - 1919, Lugu i Drinit ishte prapė i fortė. Nė tri komunat, nė vijė tė drejtė rreth 22 km, nga Gjurakovci deri nė Dollc ishin kėta tre kryetarė: Ukė Paloka nė Gjurakovc, Pren Nikoll Mrijaj nė qendrėn e Lugut tė Drinit, nė Zllakuqan dhe Beqir Toma nė Dollc. Kėta udhėheqės tė kėsaj treve, me gjithė presionet qė i bėheshin kėtij vendi nga serbo - sllavėt, nuk munguan qė sė bashku me priftėrinjtė e kėtij vendi tė trokisnin nė dyert e Romės dhe Vjenės pėr t'i ardhur nė ndihmė kėsaj popullate, qė nuk i ishte gjunjėzuar pėr pesėqind vjet Perandorisė Osmane dhe ishte nė vėshtirėsi nga sllavizimi serbo - sllav.
Pėr liderin e katolikėve tė Rrafshit tė Dukagjinit, Marka Kola thoshte: "Me gjithė vėshtirėsitė dhe torturat e papara gjer atėhere mbi njė popull nga komunistėt e porsalindur, dyert e ēdo kulle nė Rrafshin e Dukagjinit ishin tė hapura pėr legjendėn dhe luftėtarin e paepur Ndue Pėrlleshi".

Ndue Pėrlleshi lindi nė Paskalicė, fshat nė Lug tė Drinit, mė 1908. Ishte biri i Gjonit dhe Prenės nga Nepolja e Lugut tė Baranit. Shkrim e lexim mėsoi nė Zllakuqan, nė shkollėn e kishės qė ishte hapur qė mė 1897 nga Atė Shtjefėn Gjeēovi. Thuhej se mėsuesi i tij ishte Ndue Vorfi. Edhe pse s'kishte kryer ndonjė shkollė tė lartė, ai qysh nė ditėt e hershme tė fėminisė sė tij, kishte mėsuar mjaft nė odėn e burrave tė familjes e tij tė paisur me tradita burrėrie, nderi e trimėrie. Ndou ishte aktiv nė jetėn politike tė kohės. Qė nga viti 1939, kur Shqipėriau okupua nga Italia fashiste dhe pėr herė tė parė u hap kufiri shqiptar Kosovė - Shqipėri, nga Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė Mark Gjon Marku, Ndue Pėrlleshi u emėrua kryetar i Komunės nė Vogovė tė Hasit, qė gjendej nė vijėn kufitare Kosovė - Shqipėri.

Vendi kyē qė iu dha Ndout tė ri, bėri qė ai tė njihej pėr sė afėrmi me personalitetet e jetės politike dhe luftarake si me Xhafer Devėn, Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, vėllezėrit Kolė e Pashuk Biba, qė ishin nė pėrgatitje pėr tė pėrballuar erėrat e Lindjes qė kishin filluar tė fryjnė nė Shqipėrinė e Jugut. Mė vonė Ndue Pėrlleshin e shohim kryetar nė komunėn e Becit, komunė nė prefekturėn e Gjakovės, ku pati rastin tė njihej me shumė personalitete tė atyre viseve, si Mehmet Agėn e Rashkocit, Demė Ali Pozharin, familjen e madhe tė Zhel Hasanėve, Elez Myrtėn e sa e sa tė tjerė. Mė vonė, deri nė fund tė vitit 1944, e shohim kryetar nė komunėn e Budisalcit. Nė kėtė kohė vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumė mirė aktivitetin e Ndue Pėrlleshit.

Nė Veri tė Shqipėrisė Muharrem Bajraktari, Pashuk Biba e tė tjerė, kishin likuiduar shumė komunistė shqiptarė. Ndou me shumė shokė u takua nė kullėn e Ukė Bekės nė Krushevė tė Madhe me brigadėn e Shaban Haxhiut. Me tė hyrė brenda, parulla pėrshėndetėse e partizanėve ishte: - Vdekje fashizmit - Liri Popullit! Por Ndou, qė e dinte se ēfarė fshihej pas asaj parulle, nuk u pėrgjigj. Ai me shpejtėsi nxorri revolen dhe ia drejtoi komandantit. Tė pranishmit ndėrhynė me tė shpejtė. Qė nga ai moment Ndou filloi jetėn e kaēakut. Ēeta e tij u rrit shumė shpejt. Nė malet e Dollcit u takua me ēetėn e Ukė Sadikut. Me ēetėn e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe e Xhafer Devės. Ajo u bė shembull i rezistencės pėr bashkimin e trojeve. Ēeta e Ndue Pėrlleshit, sė bashku me vėllezėrit e tij Zefin, Hilin dhe bashkėluftėtarėt Ndrec Nikollėn, Zef Sokolin e shumė tė tjerė bashkėpunoi me Ukė Sadikun, Shaban Polluzhėn, prof. Ymet Berishėn, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj.

Shemull i rezistencės sė forcave kaēake ishte lufta nė Trestenik tė Drenicės mė 21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikėve tė Drenicės, Shaban Polluzhės dhe Mehmet Gradicės. Sipas shėnimeve tė Marije Shllakut nė librin "Shqipėria e Marije Shllakut", nė faqen 50 thuhet: "Ndėr komunistė, 17.864 e ndoshta edhe mė mbetėn si zogjtė kur i rrėmben shqiponja n'anėn e vet. Gjithashtu edhe forcat e Shaban Polluzhės u shpartalluan edhe ata qė mbetėn iu bashkuen ēetave tė Ukė Sadikut, prof. Ymer Berishės, Ndue Pėrlleshit, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj. Kėshtu nga ajo kohė ēeta e Ndue Pėrlleshit u rrit me mbi njėqind luftėtarė".

Me datėn 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobėrdolit, nė Llugė tė Dan Pjetrit, ku u mblodhėn 2000 luftėtarė e prijės tė ēetave kryengritėse tė r ajoneve tė ndryshme tė Kosovės, nga Shqipėria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerėt e lėvizjes pėr ēlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre nė njė shtet si: Ukė Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Pėrlleshi, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, pėrfaqėsuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftėtarė, krerė nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorės, Ferizaj, Kaēaniku, Rugova, Podguri etj. Pranė Dardhės sė Madhe valonte flamuri me shkabėn dykrenare, tetė metra i gjatė, tė cilėn e kishte sjellė Alush Smajli i Llazicės. Kuvendin e ruenin luftėtarėt e Ndue Pėrlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, tė udhėhequr nga Smajl Hajdarii Gjurgjevikut tė Madh dhe vėllai i Ndue Pėrlleshit, Zef Pėrlleshi.

Kuvendin e hapi Ukė Sadiku, qė ia jep fjalėn pro. Ymer Berishės. Proēes - verbalin e mbante Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhėn komisarėt e ēetave kryengritėse, sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė 12 sektorė luftarakė dhe pėr kėtė arsye u quajtėn "Dymbėdhjetė kėshillat". Pas kuvendit tė Dobėrdolit u bėnė shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe mobilizimin rreth organizatės "Besa Kombėtare". Ndue Pėrlleshi, Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisėn pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė malin e Pashtrikut. Ēeta e Ukė Sadikut mbeti nėn udhėheqjen e vėllait tė Ukės, Shaban Sadiku. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti datė e paharruar pėr banorėt e Prekorubės dhe Drenicės.

Nė Fushėgropė, mes maleve tė Ēelisė sė Jellovcit, brigada famėkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Ēelinė ditėn e tretė tė Bajramit. Aty mbetėn tė vrarė 23 luftėtarė dhe 9 tė plagosur rėndė. Mga radhėt e armikut mbetėn 40 partizanė tė vrarė e dhjetra tė plagosur. Nga ēeta e Ndue Pėrlleshit kishte mbetur Zef Sokoli me djalin e tij, Markun shtatėmbėdhjetė vjeēar dhe Marije Shllaku ishte plagosur rėndė. Grusht tė rėndė lėvizjes i dha vrasja e udhėheqėsit tė njėsiteve guerile tė lėvizjes popullore shqiptare nė Kosovė prof. Ymer Berishės me 10korrik 1946 nė Hereq, ku sė bashku me Ndue Pėrlleshin ishin nisė tė merrnin pjesė nė Kongresin V tė Ballit Kombėtar nė Lipovicė.

E kobėshme ishte edhe data e 17 shkurtit 1947, ku nga OZN - a dhe ushtria serbo - sllave u plagos rėndė komandanti i NDSH - sė Ukė Sadiku. Nė sverkėn e Gashit mbeti i vrarė Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut. Ēeta e Ndue Pėrlleshit kishte mbetur tė veprojė thuajse e vetme, me pak luftėtarė dhe shumė e ndjekur nga OZN - a. Mė 8 shkurt tė vitit 1948, sė bashku me du shokėt e tij, Ndrec Nikollėn e Shaban Demėn u rrethuan nga OZN - a. Mbas disa orė luftimesh mbetėn tė vrarė dy shokėt e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndėrsa Ndou i plagosur qėndroi nė mesin e pyllit deri nė orėt e para tė mėngjesit, ku me njė breshėri plumbash ēan rrethimin duke lėnė nė fushė tė betejės shumė tė vrarė e tė plagosur nga partizanėt dhe vullnetarėt me dhunė. Atė mėngjes komandanti i OZN - ės pushkatoi nė vendin e ngjarjes tė riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Pėrlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugė kėtij tė fundit.

Ndou, me plagė tė rėnda arrin nė shtėpinė e tij. Kur po i mjekonin plagėt, aty arrin kryetari i komunės sė Jagodės, Jank Boriēi, i cili hedh njė bombė brenda nė shtėpi. Ndou me shpejtėsi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pėlcet dhe plagoset rėndė Janku. Qė tė mos kapej nga partizanėt, Ndou largohet menjėherė dhe shkon te Ibish Sokoli, vėllai i Zef Sokolit, tė vrarė nė Ēelinė e Jallovcit.

Tek Ibishi qėndron, deri sa shėrohet. Nga aty kalon nė Llapēak, tek Pren Gjoka, qė ishte njė shok i tij. Ky fshat i takonte komunės sė Istogut. Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Pėrlleshin, e dėnon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Nė fshatrat e Lugut tė Drinit ushtria sllavo - komuniste e torturoi popullatėn e kėsaj ane nė mėnyrėn mė ēnjerėzore dhe shumė e pėsuan me burgje tė rėnda. Pas njė qėndrimi nė familjen e Pren Gjokės, Ndou duke parė se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse nė ēdo krahinė tė Kosovės, largohet me disa bashkėluftėtarė pėr nė Shqipėri, ku bashkohet me ēetat e Ndoc Mirakės nė viset e Pukės, tė cilėt vepronin nė atė territor.

Sipas disa shėnimeve tė botuar nė "Shejzat" e Ernest Koliqit nė Romė dhe nė "Albanien Liber", shkruhej: "Ndue Pėrlleshi sė bashku me Ndoc Mirakėn dhe Ndue Fushėn, u vra nga forcat partizane tė Shqipėrisė nė Bjeshkėt e Iballes, nė vendin e quajtur Boset, me datėn 29 gusht tė vitit 1949. Ata njė ditė mė parė ishin nisur tė largoheshin pėr nė Greqi. Largimi pengohej pasi nė urėn e Bėrdhetit nė Pukė ishte plagosė rėndė bashkėluftėtari i Ndue Pėrlleshit, Elez Myrta nga Kosova".

Ndou nuk pranoi nė asnjė mėnyrė tė lejė vetėm e tė plagosur shokun e luftės. Profesor Lukė Ēuni shkroi e dėrgoi nga Melbourni i Australisė nė redaksinė e gazetės "Shqipnija e Lirė", poezinė qė ia kushton tė ndjerit Ndoc Mirakaj dhe shokėve tė tij, nga e cila po veēojmė disa vargje:

Ēka kan malet qi gjimojnė?
Djelt e Shqipes ē'po luftojnė!
Ē'po luftojn'o n'at Boset,
Ndoc Mirakaj me shok't'vet.

Ball pėr ball me klysh t'Rusisė,
N'dor Flamurin e Lirisė,
Amanet dorzim q'i - a bani,
Mark Gjomarkaj Kapidani.

Ndue Pėrlleshi i Lugut Drinit,
Asht pėrbe m'Zanė Lubotinit,
Asht pėrbe me lot ndėr sy:
O vras veten, o des me ty"...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara