HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe Samiti i Selanikut

-- nga Veton Surroi

Veton Surroi 1. Nė kohėn kur jam rritur, prindėrit u thonin fėmijėve se nėse bėhen tė mirė, nė sjellje e shkollė, do t’i ēojnė nė det pėr pushime verore. Kjo ndodhte zakonisht nė tė afruar vera, si tani. Pak a shumė kėtė pėrshtypje e fitova dje nė kuloaret kosovare nė tė dėgjuar se kryeadministratori i Kosovės e ka marrė punėn e shkuarjes sė delegacionit kosovar nė Samitin e Selanikut si njė lloj shpėrblimi eventual pėr mirėsjellje tė kryeministrit e kryetarit tė Kosovės. Nuk di a i ka premtuar edhe tjetėrkujt prej funksionarėve politikė shkuarjen nė det, por e di se pos mirėsjelljes, kryeadministratori i Kosovės pret qė misionin e tij ta pėrfundojė duke i detyruar kosovarėt qė ta bėjnė takimin me pėrfaqėsuesit e qeverisė serbe, gjegjėsisht kryeministrin Zhivkoviq.

Shtajneri, me kėto veprime tregon mungesėn e njė sensi mė tė gjerė politik, gjegjėsisht tregon natyrėn e tėrė kėsaj periudhe tė administrimit tė tij. Nga njėra anė dėshirėn pėr tė kontrolluar ēdo gjė, ndėrsa detyra e tij ishte qė kosovarėt tė marrin gradualisht kontrollin mbi Kosovėn. Nga ana tjetėr, dėshirėn qė tė shėnohen rezultate sipėrfaqėsore mediale, siē ėshtė fotografia e shtrėngimit tė dorės mes kryeministrit (dhe presidentit) kosovar me atė serb, pa marrė parasysh se prapa kėtij shtrėngimi nuk ka kurrfarė pėrparimi substancial, e mund tė ketė edhe regresion politik nė Kosovė.

Dhe, natyrisht, arrogancėn me tė cilėn i pėrcjell kėto vendime tė tija.

2. Samiti i Selanikut, megjithatė ėshtė i krejt njė natyre tjetėr prej asaj ēfarė pretendon ta paraqesė kryeadministratori i Kosovės. Nuk ėshtė ēėshtje e njė dorėshtrėngimi dhe pėrmbushjes sipėrfaqėsore tė njėrit prej “standardeve” tė famshme. Pėrkundrazi, ka tė bėjė me vendime qė do tė mund tė ndryshojnė nga aspekti strukturor shoqėritė e Ballkanit perėndimor. I tėrė koncepti i kėtij Samiti ėshtė qė popujt e shtetet e papėrfshira nė integrime evropiane tė mund ta bėjnė kėtė, dhe ta bėjnė sa mė shpejt tė jetė e mundur e me pėrkrahje tė plotė tė BE-sė.

Tashmė ka mė se njė vit qė po zhvillohet, jashtė syve tė opinionit publik edhe problemi i Kosovės. Nė institute tė ndryshme, nė zyrėn e Solanės e tė Pattenit nė Bruksel, nė Ministri tė Jashtme tė vendeve kyēe tė BE-sė- nė tė gjitha ēėshtja thelbėsore ėshtė se si tė ēelet procesi i integrimit tė Serbisė e Malit tė Zi, dhe njėkohėsisht i Kosovės duke marrė parsysh dallimet thelbėsore statusore. Po ashtu ka njė vit qė pėrgatitet koncepti i kryesisė sė tanishme greke tė BE-sė (me tė cilėn pajtohet edhe pasardhėsja Italia) se Procesi i Stabilizim-Asociimit ėshtė binari nė tė cilin duhen hipur vendet e Ballkanit Perėndimor, dhe kėto duhet tė jenė tė vetmet binarė qė mė nė fund tė shpien nė anėtarėsim tė plotė nė BE. Dhe, ndėrsa kjo ėshtė tashmė e realizueshme pėr vendet si Shqipėria e Maqedonia, pėr shkak tė mosdefinimit statusor ėshtė e vėshtirė si pėr Serbinė, ashtu edhe pėr Kosovėn.
Ēėshtja fondamentale, pėr tė cilėn do tė bisedohet nė kėto pak ditė qė kanė mbetur deri nė Selanik, ėshtė se a mund tė ēelen proceset politike tė Stabilizim-Asociimit pa e definuar dhe prejudikuar statusin e Serbisė, Malit tė Zi e tė Kosovės, dhe qė kėto procese tė ēelen ndarasi pėr Beogradin e ndarasi pėr Prishtinėn? Dhe pėrgjigja pozitive ka tashmė shumė ithtarė brenda vendeve tė BE-sė, duke pėrfshirė edhe kryesinė greke, e cila angazhohet qė tė kyē sa mė shpejt vendet ballkanike nė familjen evropiane.

3. Procesi i Stabilizim-Asociimit pėr Kosovėn do tė thoshte njė ndryshim fondamental nė jetėn tonė tė gjithmbarshme, dhe do tė ishte i njė rėndėsie kapitale ēfarė kishte Marrėveshja e Rambouillet. Sė pari, do tė thoshte definim i qėllimit pas-statusor, pra cak i qartė qė ēfarėdo qė tė jetė statusi, Kosova brenda njė periudhe pak mė shumė se dhjetėvjeēare do tė jetė anėtare e BE-sė. Sė dyti, do tė thoshte qė transformimi politik dhe ekonomik i Kosovės do tė duhej tė ishte konform qėllimit, pra aderimit nė BE, e jo standardeve personale tė kėtij apo atij kryeadministratori. Mė pastaj, po ashtu do tė thoshte qė jeta politike nė Kosovė do tė duhej tė dinamizohej nė kėtė drejtim, me mė shumė ekspertizė e me mė pak folklor. Sė treti, e tėrė kjo do tė mund t’i ndihmonte si marrėdhėnieve ndėrnacionale me serbėt nė Kosovė, ashtu edhe nevojės sė hapjes sė dialogut me fqinjtė, pėrfshirė edhe Serbinė. Procesi i Stabilizim-Asociimit, nė fakt, do tė ishte njė format apo kontekst vlerash tė njėllojta brenda tė cilit mund tė komunikohet pėr ēėshtje praktike.

Dhe, natyrisht, i tėrė ky ndryshim rrėnjėsor i jetės sonė shoqėrore, si edhe i jetės sė fqinjve tonė, do tė lehtėsonte qė mė shpejt e me mė pak dhimbje tė definohet statusi i Kosovės, me praninė e pashmangshme nė kėtė proces tė partneritetit BE-SHBA.

4. Qasja e Shtajnerit, siē shihet, ėshtė e gabueshme. Sipas saj, kryeadministratori do t’i ēojė si njė lloj favori tė tij personal (apo mos t’i ēojė si dėnim) prijėsit e institucioneve kosovare nė Selanik dhe pret prej tyre qė tė rrinė, tė pėrcjellin mbledhjen dhe tė kurorėzojnė praninė e tyre me njė takim me kryeministrin e Serbisė.

E vėrteta ėshtė ndryshe: vendet e BE-sė janė tė interesuara tė gjejnė formulėn e kyējes sė Kosovės pėr hir tė stabilitetit evropian dhe suksesit tė mėtejmė tė procesit integrativ evropian. Kėtė formulė ata duhet ta gjejnė me njerėzit qė kanė legjitimitetin e votės sė kosovarėve, pra prania e kosovarėve nė kėtė Samit rrjedh nga vota e qytetarit e jo favori i Shtajnerit. Dhe, pėrfundimisht, prania e tyre nė kėtė samit nuk ėshtė pėr t’u fotografuar me kryeministrin serb, por pėr tė debatuar pėr njė ēėshtje qė fondamentalisht pėrcakton ardhmėrinė e Kosovės, tė ardhmen e saj evropiane.

5. UNMIK-u ėshtė agjenci e dobėt udhėtimi pėr nė Selanik. Sė paku pėr kėtė pjesė zyrtare tė Samitit qė u intereson kosovarėve. Po tė jenė tė interesuar kosovarėt tė marrin pjesė nė kėtė samit, duhet t’i blejnė biletat vetė. E , kjo bėhet duke e ndryshuar formėn e qasjes ndaj kėtij Samiti. Sė pari, duke e adresuar pjesėmarrjen si interes kosovar, jo si interes tė kryeadministratorit. Institucionet kosovare, Parlamenti dhe Qeveria, duhet qė nė fillim tė javės sė ardhshme tė fomulojnė letrėn e tyre BE-sė, e tė cilėn kėrkojnė pjesėmarrje nė Samitin e Selanikut. Nė kėtė letėr, ata duhet po ashtu tė formulojnė dėshirėn e Kosovės pėr t’u kyēur nė proceset integrative, duke formuluar njėkohėsisht kėrkesėn qė ky Samit tė vendos pėr kėtė gjė. Natyrisht, nė tė do formuluar se Kosova e bėn kėtė kėrkesė pa e definuar statusin e saj pėrfundimtar, pa e prejudikuar kėtė status dhe me bindje se procesi i integrimit tė Kosovės nė BE do tė lehtėsojė arritjen e statusit, pėr ē’gjė janė tė pashmangshme ndihma e BE-sė dhe SHBA-ve.

Me kėtė, kosovarėt do tė fitojnė dy gjėra themelore. Sė pari, ata do tė jenė pala e interesuar e jo kryeadministratori. Pjesėmarrja e Kosovės nė Selanik nuk ka tė bėjė me ēėshtje qė duhet t’i pėrmbushė UNMIK-u, ka tė bėjė me ēėshtje qė janė interes jetik i Kosovės, dhe qė burojnė nga interesat e Kosovės. Sė dyti, ata do ta definojnė axhendėn e pjesėmarrjes sė tyre. Nuk ėshtė aq me rėndėsi pėr kosovarėt se a do tė ketė dorėshtrėngim mes kryeministrit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė, por me rėndėsi ėshtė se si do ta trajtojė BE-ja kėrkesėn kosovare pėr tė hapur procesin e integrimit evropian.

6. Momenti me tė vėrtetė mund tė jetė ai i kthesės. Nėse Bashkimi Evropian nė Samitin e vet vendos qė tė ecėn pėrpara nė integrim pa pėrfshirjen e Kosovės, kjo gjė do t’i kontribuojė edhe mė tej jo vetėm izolimit kosovar, por edhe degradimit tė jetės sė saj politike e ekonomike, duke e bėrė edhe mė tė vėshtirė gjetjen e rrugėdaljes. Nėse nga ky Samit, nga ana tjetėr, lihet anash i tėrė regjioni i Ballkanit Perėndimor, kjo gjė vetėm do tė thotė se Kosova e degraduar do tė jetojė nė njė ambient regjional tė degraduar. Por, nėse merret vendimi pėr fillimin e procedurave teknike e politike pėr integrim (duke pėrfshirė kėtu emėrtimin e ekipit pėr studimin e fizibilitetit pėr Kosovėn), i kemi hyrė fillimit tė njė rruge qė do ta transformojė rrėnjėsisht Kosovėn. Selaniku, nė kėtė drejtim ėshtė pothuaj stacioni i fundit, apo mė mirė i parafundit.

Evropa juglindore do tė jetė interesante pėr BE-nė pak a shumė vetėm nėn kryesinė e Greqisė, si tani, dhe Italisė, nė gjysmėn e dytė tė kėtij viti. Pas tyre, nė vitin 2004, BE-ja do tė konfrontohet me dy ēėshtje madhore: do tė funksionojė me 25 anėtarė dhe njėkohėsisht do tė debatojė e miratojė Kartėn e vet kushtetuese. Brenda vitit tė ardhshėm, pakkush do tė ēajė kokėn pėr regjionin tonė. p> 7. Nė tre javėt e ardhshme, tė muajit qershor do tė definohet mė shumė pėr dhe rreth Kosovės se nė katėr vitet e fundit.

-- marrė nga Shekulli, 30.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara