Ballafaqim: Dr. Xhavat Lloshi dhe Agim Morina
Ēdo pėrparim i gegėrishtes ėshtė pjesė e pasurimit dhe lėvrimit tė kulturės shqipe
-- nga Ragip Luta, Londėr
Organizimi i njė konference ditė mė parė nė Londėr kushtuar gegėrishtes shkaktoi reagime tek gjuhėtarė nė Tiranė, ku nga disa u krahasua madje edhe me Konferencėn e Londrės tė vitit 1913, e cila konsiderohet pėrgjegjėse pėr ndarjen e trojeve shqiptare nė Ballkan. Lidhur me kėtė, flasin Dr Xhevat Lloshi, gjuhėtar nga Tirana, dhe Agim Morina, nga Instituti i Gjuhėve tė Huaja Communicaid tė Londrės, i cili ishte pjesmarrės nė konferencė.
BBC: Zoti Lloshi, cili ėshtė mendimi juaj pėr konferencėn, tani pas informacionit se ēfarė u tha nė tė?
Dr. Lloshi: Pas kėtij informacioni unė jam shumė i kėnaqur qė nė fund organizatorja Stephanie Schwandner ka arritur nė pėrfundimin tė cilin e ka formuluar me kėtė togfjalėsh "Gegėrishtja pjesė e pasurisė sė shqipes". Mė lejoni tė them se unė do tė isha shumė i kėnaqur sikur vetė emėrtimi, titulli i konfrencės ta kishte pikėrisht kėtė orientim.
BBC: Disa gjuhėtarė tė Tiranės e kanė krahasuar me Konferencėn e Londrės tė vitit 1913. Pėr ēfarė arsye?
Dr. Lloshi: Arsyeja ėshtė kjo: Pėrsėri po kthehemi tek emėrtimi. Unė mendoj se emėrtimi i pėrcaktuar si Studimi i Gegėrishtes pėrbėn njė problem, i cili ėshtė nė kundėrshtim me atė qė ėshtė thėnė gjatė konferencės nga disa pjesmarrės, e qė unė e pėrshėndes, qė kėtu kemi tė bėjmė me njė nga pjesėt krahinore tė kulturės shqiptare. Dhe, meqenėse ėshtė njė pjesė krahinore, nė njė vend si Anglia, pėr shembull, ku informacioni siē del edhe vetė nga tė dhėnat e konferencės pėr njė varg anėsh tė kulturės shqiptare ėshtė mjaft i ngushtė, unė mendoj qė ėshtė e padrejtė tė nxirret nė plan tė parė njėra krahinė, pa vėnė nė dukje qė kėtu kemi tė bėjmė nė pėrgjithėsi me kulturėn shqiptare. Tani ka kėtu njė pėrkim fatkeq, sepse, siē dihet, plot 90 vjet pėrpara, pikėrisht nė Londėr u bė copėtimi i Shqipėrisė. Tani, pėrse pėrsėri nė Londėr organizohet njė konferencė e cila pėrmban njė emėrtim qė na fut nė njė drejtim tė gabuar, d.m.th. qė pėrsėri flet pėr copa tė kulturės shqiptare, e jo pėr kulturėn shqiptare?
BBC: Zoti Morina, si pjesėmarrės nė Konferencė, ēfarė mendoni pėr kėto qė thotė zoti Lloshi pėr tė?
Morina: Unė deri diku e kam diskutuar ēėshtjen e asaj se si do tė quhet.
Megjithatė, unė mendoj se nuk ka pasur ndonjė qėndrim negativ, as ndonjė qėndrim
me prapavijė politike nė tėrė kėtė. Nėse dikush e ka shikuar sė paku njė herė
programin, aty ka qenė zoti Friedman, zoti Robert Elsie, tė cilėt tėrė jetėn e
tyre ia kanė kushtuar nė njė mėnyrė apo tjetėr shqipes, kulturės shqiptare
pėrgjithėsisht. Vetėm pėr hir tė emrave tė tyre, unė mendoj se nuk ka pasur vend
pėr kurrfarė paragjykimi. Nėse pohimet e tilla do tė kishin dalė mėpastaj,
d.m.th. pas Konferencės dhe do tė analizoheshin deklaratat, aty natyrisht qė do
tė kishte pasur vend edhe pėr kritika, edhe pėr analiza, edhe pėr ēfarėdo
tjetėr. Por, kėto mė duket pak ma kujtojnė njė kohė tė kaluar, kur, natyrisht,
asnjėri prej nesh, ma merr mendja, nuk dėshiron mė as ta diskutoj atė.
BBC: Ndoshta i gjithė keqpkuptimi rreth kėsaj teme ka qenė pse ndoshta njė
debat i tillė nuk zhvillohet nė Tiranė apo Prishtinė me pjesėmarrjen e vetė
gjuhėtarėve atje. Cili ėshtė mendimi i juaj, pėrse kėto tema nuk trajtohen atje?
Dr. Lloshi: Pėr kėtė unė nuk marr pėrsipėr tė marr gjykim. Organizatorėt,
sidomos Stephanie Schwandner ka tė drejtėn e saj tė bėjė organizimin. Nuk mund
t'i imponojmė ne se ku ta bėjė dhe si ta bėjė. Por, nėse mė lejoni, do tė shtoj
diēka tjetėr. Ka njė rrymė e cila kėrkon tė pėrcaktojė nė mėnyrė tė qartė njė
kundėrthėnie midis gegėrishtes si njė formė tjetėr gjuhėsore kundrejt gjuhės
sė sotme standarde tė shqipes. Dhe, ka njė pėrpjekje qė tė bėhen dy kultura
shqiptare, njėra kulturė me gjuhėn standard dhe njė kulturė me njė gjuhė tjetėr
gege, tė kundėrvėna njėra me tjetrėn. Nė kėto rrethana tek ne ekziston
shqetėsimi se mos shfrytėzohen konferenca tė tilla shkencore pėr njė prapaskenė tė kėtillė politike.
BBC: Mė duket se zoti Morina ka njė qėndrim ndaj gjithė kėsaj...?
Morina: Po, unė pajtohem plotėsisht qė ka ide. Janė hedhur ide tė ndryshme.
Unė mendoj se kjo ka ardhur si pėrgjigje ndaj njė ngulfatjeje tė pėrgjithshme
qė ka ekzistuar mė pėrpara nė kulturėn shqiptare pėrgjithėsisht. Nuk ėshtė
lejuar tė diskutohet. Ne e dimė se ēėshtja e standardit dhe tė gjitha kėto kanė
qenė mė tė politizuara apo tejet tė politizuara gjatė atyre 40-50 viteve. Dhe,
tashti, kėto pakėnaqėsi qė dalin nė sipėrfaqe janė nė tė vėrtetė shprehje nė
njė mėnyrė e asaj ngulfatjeje totale qė ka ekzistuar. Tasht, natyrisht, ato do tė shfaqen nė format e tyre ekstreme.
Por, ma merr mendja qė tash detyrė e gjuhėtarėve shqiptarė ėshtė qė t'i shtrojnė problemet nė mėnyrė tė mbarė dhe ata
tė marrin nė dorė nismat, qė tė mos lejojnė tė preken ekstremet, qė tė marrė
kjo njė prirje politike, nė vend se kjo tė mbetet si ēėshtje e brendshme
kulturore e shqiptarėve. Gegėrishtja ėshtė pasuri e shqipes, ajo duhet tė thuhet
haptas prej vetė gjuhėtarėve shqiptarė, qoftė nė Tiranė, qoftė nė Prishtinė. Dhe
kjo duhet nė njė mėnyrė tė rishqyrtohet. Por, unė mendoj se shumica prej atyre
qė kam lexuar, prej shkrimeve qė ka Bahri Beci, David Luka, apo edhe ata qė
kanė qenė, p.sh. gjuhėtarėt e Shkodrės, qė kanė shkuar nė seminar, nė konferencė
nė Tiranė, ata kėrkesėn e tyre e kanė shkruar nė standard.
Pra, ata qė janė lojtarė mė tė rėndėsishėm tė kėsaj ideje, janė pėr atė pėr ēfarė ka qenė qė nga
1916 e kėndej, qė njė standard duhet tė ketė, atė askush nuk mund ta mohojė,
njė komb normal duhet ta ketė atė, por ana tjetėr e medales ėshtė qė po
mohohet totalisht, apo po vazhdohet tė mohohet nė njė mėnyrė apo tjetėr kjo. Unė do
tė kisha dashur qė tė dėgjoj nga vetė gjuhėtarėt nė Tiranė dhe nga profesorėt
e mi nė Prishtinė, tė tregohen mė tolerantė dhe tė mos lejojnė qė kjo vijė tė
shkojė edhe tė vazhdojė e tė marrė forma gjithmonė e mė ekstreme. Sepse, tash
ēka ndodhi? Ajo qė u pėrmbajt nga 72-ta e kėndej, i mbylli tė gjitha rrugėt.
Deh, tash po shkohet nga njė mohim, nga njė refuzim. Prej qėllimit qė tė
krijohet njė bashkim, njė ngulfatje e kėtillė do tė stimulojė ndarjen. Pra, unė
vėrtetė do t'i kisha bėrė thirrje gjuhėtarėve qė t'i shqyrtojnė kėto probleme nė mėnyrė shumė shumė mė reale.
BBC: Zoti Lloshi cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Dr. Lloshi: Unė pajtohem nė pėrgjithėsi. Dėshiroj tė theksoj, meqenėse jemi
tė detyruar t'i kthehemi historisė, edhe diēka tjetėr. Jo vetėm kohėt e fundit
unė kam shkruaar se ēdo pėrparim i gegėrishtes ėshtė pjesė e pasurimit dhe
lėvrimit tė kulturės shqipe. Por, dėshiroj t'ju them se tridhjetė vjet pėrpara,
nė kohėn kur me ngulm flitej vetėm pėr normėn, vetėm pėr standardin, kam qenė i
vetmi gjuhėtar shqiptar qė kam botuar pa fund artikuj, dhe libri im pėr
stilistikėn ėshtė edhe sot nė prodhim, dhe kam theksuar variacionin. Njė nga
kapitujt themelor dhe idetė themelore tė librit tim tė stilistikės ėshtė pranimi i
variantit, pranimi i variacionit gjuhėsor si pasuri themelore. Gjithashtu jam
plotėsisht dakord me idenė qė duhet njėfarė hapje, qė duhet rimarrė gjėrat dhe
studjuar seriozisht. Mė lejoni tė pėrsėris, e kam botuar njė artikull tė tėrė
dhe nė konferencė fola pėr kėtė temė "Shqipja si gjuhė e hapur dhe dinamike".
Pra, nė parim nuk kemi kundėrshtim pėr pėrpunimin e sotėm dhe zhvillimet e
mėtejshme tė shqipes. Prandaj, e mira ėshtė qė diskutimin e sė shkuarės mos ta
kthejmė nė njė problem grindjeje tė sotme, por tė shikojmė se ēfarė ka ngelur e
drejtė nga e shkuara, ēfarė ka nevojė tė ndreqet dhe tė shkojmė pėrpara.
Mendoj se pikėrisht nė kohėn e globalizimit, nė kohėn e lidhjes shumė tė ngushtė me
tė gjitha kulturat e botės, ne ndodhemi pėrballė njė rreziku tjetėr, rrezikut
qė tė zvogėlohet, tė rrudhet forca e kulturės sonė, siē po ndodh edhe nė
vende tė tjera, dhe nė kėto rrethana mė pak t'i kushtojmė vėmendje grindjes se
kush pati tė drejtė dhe kush gaboi tridhjetė vjet pėrpara, e mė shumė tė nxjerrim mėsime nga ato gabime, ta pėrmirėsojmė punėn sot.