Mbi konferencėn e Rambujes
Nė fermėn e deleve
-- nga Tim Judah
Per here te pare te gjitha tratativat diplomatike. Te gjitha dyshimet e shqiptareve. Te gjitha pikat e veshtira te negociatave. Te para nga syri i ftohte i nje gazetari te shquar, qe ka shkruajtur nje nga librat me te mire per Kosoven.
Rasti e solli qe te vihej ne qender te vemendjes, Rambujeja, nje qytet periferik mjaft i begate, e ku gjendet Bergerie Nationale, emertim qe mund te perkthehet pak a shume Vatha Kombetare e Deleve, ose Ferme Delesh. Ky institucion i nderuar u themelua nga mbreti Luigji XVI, me 1786, pak vjet perpara se t'i pritej koka. Qellimi i saj ishte dhe mbetet, qe te pergatise barinj te klasit boteror dhe te rrise dele te cilesise me te larte. "Shfaqja teatrore" qendronte ne faktin se, Robin Kuku dhe Hyber Vedrini shpresonin qe duke luajtur rolin e evrobarinjve te ashper, mund t'i fusnin delegacionet perkatese permes portave te keshtjelles, ku qente e tyre te tufes, ne formen e negociatoreve, do t'i mbanin ne vathe per te bere ate qe duhej bere.
Megjithate, shenjat e para qe gjerat nuk po shkonin sipas planit, u duken kur delegacioni shqiptar nuk u paraqit. Nje zedhenes i kollarisur i Forin Ofisit britanik, duke u perpjekur te zbuste dyshimet per friken qe po rritej mbrapa skenes dhe duke mos ditur gje per Bergerie Nationale tha: "Ata po i mbledhin dhe po i sjellin". Ne fakt tani u kishte dale nje problem shume i nderlikuar. Serbet deklaruan se ata, jo vetem qe nuk do te hynin ne bisedime me delegatet nga UCK-ja, porse, ne qofte se keta do te perpiqeshin te vinin ne konference, do t'i arrestonin. Ratko Markoviq, jurist kushtetues qe kishte qene pjesetar i bisedimeve te deshtuara te meparshme dhe qe tani ishte kryetar i delegacionit serb, deklaroi se ekipi i tij nuk kishte ndermend te bisedonte me ta dhe se vendi "I vrasesve dhe rrembyesve" ishte ne gjyq dhe jo ne tryezen e bisedimeve. Kesaj, Volfgang Petric, nje nga tre negociatoret kryesore, iu pergjigj me ironi therese: "Dua vertet te degjoj prej tij se si e parashikon nje zgjidhje te vertete per Kosoven pa UCK-ne".
Ndersa aeroplani ushtarak francez qendronte ne tarmakun e pistes se aeroportit te Prishtines, ne pritje te kosovareve, njerezit e UCK-se, lart neper male ishin ne medyshje. Te lajmeruar per kete nepermjet telefonave satelitore, skorta e tyre diplomatike nderkombetare nuk levizi nga vendi. Ne te gjithe Evropen telefonat gumezhinin. Nje diplomat ne Prishtine, kur e moren ne telefon nga Rambujeja, u shpreh: "Nuk e di se ku jane. Nuk kane zbritur nga pyjet". Fjala mori dhene ne gjithe kontinentin. Meqe disa prej anetareve te UCK-se, nder te cilet edhe Hashim Thaci, ishin akuzuar zyrtarisht nga autoritetet serbe si kriminele, thuhej se francezet kishin propozuar qe UCK-ja t'i ndryshonte perfaqesuesit e vet. Tashme pothuaj nuk kishte fare rendesi nese kjo ishte e vertete apo jo, sepse nderkohe ankthi po kthehej ne zemerim. Nga Gjeneva, Jashar Salihu, hakerrehej: "Ne qofte se delegacioni i UCK-se nuk lejohet te niset, bisedimet kane marre fund. Ne kemi kundershtuar propozimin e tyre per te formuar nje delegacion te ri dhe, ne qofte se Grupi i Kontaktit nuk mund ta pranoje delegacionin tone dhe te garantoje jeten e tyre, atehere nuk do te kete me bisedime".
Diplomatet "I shkulen" te gjitha keto pengesa dhe fituan mbi serbet. Njerezit e UCK-se zbriten nga pyjet. Problemi i disa delegateve, te cilet nuk kishin pasaporta, u kapercye, sepse francezet u leshuan atyre dokumente udhetimi. Disa ore me vonese, delegacionet po ngjisnin rrugen per ne keshtjelle. Sikur te mos mjaftonte trauma e atyre oreve te fundit, shqiptaret ishin si te mpire edhe nga fakti qe tashme ishin te gjithe bashke, ndonese armiq per vdekje me njeri-tjetrin. Disa prej tyre nuk ishin takuar kurre me pare, disa e kishin urryer njeri-tjetrin me vite te tera dhe disa te tjere kohet e fundit kishin kercenuar njeri-tjetrin me vdekje.
Delegacioni shqiptar me 16 veta ishte si nje album i vertete i personaliteteve me te rendesishme kosovare te dhjetevjecarit te fundit. Ne te benin pjese Rugova, Bukoshi dhe Agani, nga LDK-ja dhe qeveria ne mergim; Thaci dhe Xhavit Haliti, dy nga themeluesit e UCK-se dhe Rexhep Qosja, shkrimtar kombetar qe ishte shume i respektuar dhe qe tani ishte drejtues i partise se tij Levizja e Bashkimit Demokrat, ose LBD. Ne delegacion ishin gjithashtu edhe Veton Surroi i "Kohes ditore" dhe Blerim Shala nga "Zeri". Meqe LBD-ja ishte e afert me UCK-ne, votimi qe u be per kryetarin zyrtar te delegacionit zgjodhi si te tille Hashim Thacin. Megjithate, u ra dakord qe te gjitha vendimet do te merreshin me konsensus.
Kur filloi konferenca, delegatet kishin dy dokumente per te shqyrtuar. I pari, te cilin ne fakt ua kishin dhene disa dite me pare, ishte nje liste nje-faqeshe, me "parimet e pandryshueshme" dhe "elementet baze" te miratura nga Grupi i Kontaktit, me 30 janar. Pervec permendjes se integritetit territorial te Jugosllavise, te drejtave te njeriut dhe faktit qe kjo ishte vetem nje marreveshje e ndermjetme per nje periudhe prej tre vjetesh, aty perfshihen edhe disa pika te mjegullta ne lidhje me zbatimin e saj. Per shembull, flitej per "pjesemarrjen e OSBE-se dhe e organizatave te tjera, si te paraqitet nevoja". Me fjale te tjera, ketu nuk permendej as NATO-ja dhe as nevoja e trupave te huaja per zbatimin e marreveshjes? Por nje gje e tille nuk eshte se perjashtohej nga keto "parime te pandryshueshme".
Dokumenti i dyte qe iu dha delegacioneve, ishte Marreveshja e Ndermjetme per Paqe dhe Veteqeverisje ne Kosove. Ndonese ky dokument fliste per armepushim, per kuvend dhe per zgjedhje, aty nuk ishin perfshire disa elemente kyce, nder te cilet edhe dispozitat per zbatimin e tyre. Keshtu qe, me 8 shkurt, Blerim Shala beri nje parashtrim me goje para negociatoreve, ne te cilin tha se, kosovaret mendonin qe dokumenti duhet te perfshinte, midis te tjerave, edhe nje paragraf ne lidhje me nje referendum per pavaresine dhe duhet te percaktonte rolin e ardhshem te UCK-se. Shqiptaret tani kishin krijuar nje komitet hartues te drejtuar, sa per emer, nga Fehmi Agani, ku bente pjese edhe Jakup Krasniqi, zedhenesi i UCK-se. Me ndihmen e keshilltareve te tij te jashtem, komiteti filloi punen per hartimin e pergjigjeve me shkrim ndaj tekstit.
Delegacioni serb beri disa verejtje hyrese ne fillim dhe pastaj, per cudine e te gjitheve, dhjete ditet e tjera pothuaj nuk e hapi gojen fare. Pse e bene kete, nuk e di askush. Ata u perpoqen te ngulnin kembe, per shembull, se te dyja palet duhet te nenshkruanin "parimet e pandryshueshme", mbase sepse aty flitej shprehimisht per integritetin territorial te Jugosllavise dhe nuk thuhej asgje per zbatimin e saj me ane te trupave te huaja. Ndoshta pikerisht per te njejtat arsye, shqiptaret nuk pranuan. Fakti qe serbet nuk dukej se nxitonin per te bere ndonje gje, beri qe te gjitheve t'u ngriheshin nervat gjithnje e me shume, madje me kalimin e kohes negociatoret i zuri paniku. Veprimi serb, ose me mire mosveprimi i tyre, me sa duket mbeshtetej ne parashikimin qe, ne fund te fundit shqiptaret nuk kishin per ta nenshkruar dokumentin dhe keshtu fajin per deshtimin e konferences do ta mbanin ata ne kurriz. Arsyeja per kete qendrim ishte se ata kishin marre vesh nga ruset qe, ne mbledhjet e Grupit te Kontaktit perpara Rambujese, ishte marre vendim qe fjala "referendum" nuk mund te permendej ne tekstin perfundimtar. Kjo sepse te gjithe e kishin te qarte qe, po te behej referendum shqiptaret e Kosoves e kishin te sigurt fitoren, fale epersise se tyre te madhe numerike ne krahine.
Taktika e perdorur nga shqiptaret ishte qe te thonin: "Po, por..." Me fjale te tjera, verejtjet e tyre per tekstin fillonin gjithnje me shenimin se ato ishin "te pranueshme" por se duhet te shtoheshin edhe pika te tjera. Shqiptareve nuk u pelqyen aspak dispozitat ne projektin e pare, sepse, pervec kuvendit, ato u jepnin pushtet edhe "bashkesive te kombesive" dhe mbi te gjitha, dhe komunave, domethene qeverisjes vendore. Ne teori, pushteti qe u jepej "bashkesive te kombesive" nenkuptonte qe asnje prej grupeve nuk mund te mbizoteronte ndaj tjetrit. Megjithate, shqiptaret kishin frike se kjo, ne fakt, do t'ju jepte serbeve mundesine te vinin veton per gjithshka ne Kosove. Nga ana tjeter, shqiptareve u pelqeu fakti qe Serbia dhe Jugosllavia pothuaj nuk permendeshin fare. Ata gjithashtu mendonin se rikrijimi i policise ne nivel vendor nenkuptonte qe nje pjese e mire e anetareve te UCK-se thjesht mund te nderronin rrobat ushtarake dhe keshtu do te merrnin ne dore forcat e policise ne pjesen me te madhe te zonave. Ata i parashtruan pikat e tyre... por nuk moren asnje pergjigje. Ne fakt, keshilltari i tyre juridik, Mark Ueller arriti ne perfundimin se, duke u treguar qe ne fillim kaq te gatshem per bashkepunim, shqiptaret po jepnin pershtypjen e gabuar.
Ky qendrim sikur shqiptaret tani i kishin shtene ne dore, bente qe negociatoret te mundoheshin ta shtynin sa me shume castin kur do t'u duhej te merreshin me ceshtjet themelore. Megjithate, nje here per nje here, ata ishin te shqetesuar nga mungesa e cdo lloj pergjigjeje ndaj projektit fillestar prej serbeve.
Nderkohe, Grupi i Kontatkti e shtyu konferencen deri me 20 shkurt. Negociatoret tani formuluan nje tekst te ri, te cilin e nxoren vetem 48 ore perpara afatit te mbarimit te mbledhjes dhe i cili qe nje goditje shume e rende per shqiptaret. Teksti, jo vetem qe perfshinte disa nga kerkesat me kryesore te serbeve, por ai nuk kishte perfillur pothuaj asnje nga verejtjet e shqiptareve, per te cilat ata kishin punuar gjate atyre dhjete diteve te fundit. Nje pike me rendesi ishte se, sic e ve ne dukje Uelleri, "Projektdokumenti i ri parashtronte perseri ceshtjen e statusit ligjor te Kosoves... dhe perpiqej ta zgjidhte ate me vendosmeri ne favor te Beogradit". Duke iu rikthyer edhe nje here atyre diteve, Uelleri tani thote: "Perfshirja e kesaj ne tekst ishte budallallek i madh. Pikerisht ne ate cast, 100 vjetet e imponimit te vullnetit te te huajve mbi shqiptaret, u shfaqen perseri me gjithe forcen e vertetesise se tyre". Dokumenti perfshinte njekohesisht edhe nje mekanizem me zyrtar, i cili u jepte "bashkesive te kombesive" te drejten e vetos. Te gjendur perballe kesaj, shqiptaret ishin gati te largoheshin? Por nuk e bene, sepse kjo ishte pikerisht cka kishin shpresuar serbet qe ne fillim. Megjithate kjo i beri qe te fillonin te pyesnin veten, se perse valle kishin ardhur deri aty.
Deri ne kete pike, e gjithe puna e pales shqiptare, ishte kryer nga komiteti i vogel hartues. Ne takimet e te gjithe ekipit, Rugova pothuaj nuk fliste asnje fjale, keshtu qe as nuk dha ndonje ndihmese. Edhe Bukoshi qendroi i heshtur deri pak para fundit. Thaci nuk kishte ndonje interes te madh ne ate qe po bente komiteti, madje u krijuan edhe disa skena te sikletshme me negociatoret, kur, ne disa pika kyc, u duk qarte se ai nuk e kishte idene se c'behej. Pjesen me te madhe te kohes Thaci e kalonte duke u vertitur neper keshtjelle, duke folur ne telefonin e tij cellular me njerezit jashte, nderkohe qe duhej t'u jepte drejtim puneve aty brenda. Kris Hilli tha se mendonte qe Thaci, as nuk i lexoi ndonjehere dokumentet. Ndryshe nga ai, Jakup Krasniqi, i cili deri tani njihej si nje drejtor Stalinist shkolle nga Drenica, jo vetem qe i lexoi dokumentet, por edhe dha ndihmesen e tij ne debat. Krasniqi u befasua nga dalja e Thacit, ne qender te vemendjes se publikut, gjate atyre javeve te fundit, sidomos sepse ai deshironte qe te behej vete kryeminister i pare i Kosoves se re. Administrimi i ketyre elementeve krejtesisht te kundert i ra barre Veton Surroit, i cili, sipas njerit prej vezhguesve te pranishem, jo vetem qe ishte "zeri i arsyes" por, nga fundi, "i vetmi qe mund t'i vinte gjerat ndopak ne levizje".
Ne fakt me sa duket problemi qendronte tek shtojca ushtarake.
UCK-ja pas njohjes me te kishte mbetur si e mpire, sepse per here te pare u gjend balle per balle me te verteten, qe, sipas shpjegimit qe u beri nje ushtarak i larte i Shteteve te Bashkuara, ata "duhet te zhdukeshin nga qarkullimi". Kjo shkaktoi leshimin e deklaratave nga zedhenesit e UCK-se jashte shtetit dhe nga oficeret ne terren, se ata nuk kishin ndermend as te zhdukeshin e as te carmatoseshin. Ne menyre te hapur sfiduese, Pleurat Sejdiu tha: "Lufta e armatosur nuk do te pushoje deri ne arritjen e pavaresise se Kosoves" dhe shtoi se ai nuk mendonte se mberritja e trupave te NATO-s ne Kosove nenkuptonte clirimin e saj. "Do te jene forcat tona ato qe do te clirojne Kosoven" tha ai.
Kur erdhi puna te serbet, problemi qendronte gjetke. Se pari, Shtojca B, sic u quajt, u jepte trupave te NATO-s: "Si dhe automjeteve, anijeve e aeroplaneve te tyre, kalim te lire dhe te pakufizuar ne te gjithe republiken e ish-Jugosllavise, perfshire hapesirat ajrore shoqeruese dhe ujerat territoriale. Kjo perfshin, te drejten e vendosjes se perkohshme te trupave, manovrave, strehimit ne banesa civile dhe perdorimit te cdo zone dhe ndertese qe mund te nevojitet per mbeshtetje, stervitje dhe veprime ushtarake". Me vone serbet thane qe kjo nuk ishte as me pak e as me shume, vecse nje perpjekje per te pushtuar te gjithe Serbine dhe keshtu perbente nje nga arsyet madhore pse ata e hodhen poshte te gjithe paketen.
Probleme te tjera madhore te projektmarreveshjes ishin se askush nuk e dinte cili do te ishte mekanizmi qe do te percaktonte fatin e Kosoves pas tre vjetesh dhe se kosovaret vazhdonin te ngulnin kembe qe duhet te behej patjeter nje referendum per pavaresine. Keshtu qe megjithese ne te gjitha projektet e paraqitura kishte vertet pjese te tera me te cilat te dyja palet mund te ishin dakord, asnjera prej tyre nuk kishte bere ndonje hap perpara per pranimin e vete thelbit te marreveshjes. Shprehur thjesht, ky thelb ishte qe serbet te pranonin zbarkimin e trupave te NATO-s, por si shkembim, shqiptaret duhet te hiqnin dore nga referendumi. Ne kete menyre, diplomatet mendonin se do te mund ta ngrinin konfliktin, ndoshta per nje kohe shume me te gjate se sa periudha e ndermjetme trevjecare qe po diskutohej tani. Per me teper, ata shpresonin se deri atehere, Miloshevici do te kishte ikur, gje qe do ta bente me te lehte arritjen e nje marreveshjeje per statusin perfundimtar, duke pasur ndonje qeveri me pak te ngurte ne Beograd.
Diplomatet nuk e pranojne asnjehere se i mbertheu paniku. Ata parapelqejne te perdorin fjale rreshqitese si "jashtezakonisht te shqetesuar" dhe pastaj te buzeqeshnin me nenkuptim. Ne qofte se ka pasur ndonjehere nje rast klasim te "shqetesimit te jashtezakonshem" te denje per t'u permendur ne tekstet akademike, atehere ky ishte pikerisht ai rast. Bisedimet ishin parashikuar te perfundonin ne mesditen e 20 shkurtit? Dhe sic e kemi permendur, nuk ishte arritur ende ndonje marreveshje per ceshtjet themelore. Duke qene se te dyja palet nuk ishin dakort me pjese te rendesishme te tektit te propozuar qe u ishte dhene per shqyrtim dhe duke qene se serbet nuk pranonin asnje lloj force zbatuese ushtarake, negociatoret bene manovren e fundit te deshperuar qe u kishte mbetur. Duke mos pasur nje dokument perfundimtar per t'u nenshkruar, ata u kerkuan te dyja paleve qe te firmosnin nje leter, ku thuhej pak a shume qe ata e pranonin marreveshjen ne pergjithesi, pervec disa hollesive teknike. Sigurisht te dyja paleve as qe i shkoi ne mend te nenshkruanin cka do te ishte ne te vertete nje cek i bardhe.
I gjendur balle per balle me deshtimin Grupi i Kontaktit vendosi t'i shtyje bisedimet edhe per tri dite te tjera. Tashme ministri i jashtem francez Vedrin dhe ai britanik Kuk ishin larguar nga skena dhe ne keshtjelle kishte zbarkuar vete Medlin Ollbrajt, ne perpjekje per te ushtruar nje trysni sa me te madhe. Takimet kyc u zhvilluan me Milan Milutinovicin, presidentin serb, i cili tani "kishte ngritur zyre" ne Ambasaden jugosllave ne Paris, si edhe me Hashim Thacin. Pasi takoi Milutinovicin, Ollbrajti tha se, megjithese ai i kishte thene se mund ta pranonte marreveshjen politike "fakti qe serbet as nuk duan ta shkojne neper mend pranine e nje force zbatuese ushtarake te udhehequr nga NATO... eshte arsyeja kryesore qe nuk lejon arritjen e nje marreveshjeje".
Duke nxitur Miloshevicin qe te "zgjohej nga gjumi dhe te ndiente se kafeja po zien" ajo u shpreh se refuzimi kategorik serb,"per te pranuar pjesen e sigurimit bllokonte cdo gje, sepse nje marreveshje politike pa shtojcat ushtarake, nuk eshte gje tjeter vecse nje cope leter. Shtojcat mbi sigurimin nevojiten per te zbatuar marreveshjen politike". Nje burim kujton se si Medlin Ollbrajti i beri pastaj thirrje te gjithe delegacionit shqiptar: Ajo u tha: "Ne nuk po ju kerkojme qe te hiqni dore nga endrrat tuaja, por qe te tregoheni pak realiste". Ata nuk u preken aspak nga keto fjale. As qe donin t'ia dinin. Vete Ollbrajtin ata e adhuronin dhe nuk donin ta fyenin, por delegacioni nuk kishte diskutuar per ate qe duhet te nenshkruanin. Ajo u tha, "Shiheni tekstin!", por tekst nuk kishte. Mendimi ishte qe do te fillonte bombardimi (ne qofte se ata nenshkruanin dhe serbet jo), por ata nuk e morem seriozisht kete. Ata nuk ishin te bindur se kjo mund te ndodhte.
Pleurat Sejdiu thote se ishte si nje fare "sekreti i hapur" qe, kur mbyllej vetem per vetem me Thacin, Ollbrajti i thoshte qe delegacioni duhet te nenshkruante sepse perndryshe NATO-ja nuk mund te vinte ne jete kercenimin e saj. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, Xheims Rubin, zedhenes i Departamentit te Shtetit, i cili kishte krijuar miqesi me Thacin dhe shetiste me te ne kopshtet e keshtjelles, tani e shprehu aq qarte sa s'behej megjithese pa e thene troc, se cfare po u thuhej shqiptareve. Me 21 shkurt ai informoi shtypin duke i thene: "Ne mendojme se eshte jashtezakonisht e rendesishme qe te ushtrojme trysni mbi serbet. Ne nuk mund te ushtrojme gjithe sasine e mundur te trysnise, ne qofte se nuk kemi nje marreveshje me shqiptaret e Kosoves. Duhet te behet e qarte qe pergjegjesia ishte e serbeve".
Puna ishte se kosovaret nuk donin te hapnin rruge. Ata, sigurisht, nuk mund ta dinin paraprakisht se serbet papritur, ne minuten e fundit, nuk do te ishin dakord me marreveshjen. Ata kishin frike se serbet mund te nenshkruanin dhe, duke mos patur ndonje paragraf te shprehur qarte per referendumin, kosovaret do te gjendeshin pergjithmone te zene ne kurth brenda Jugosllavise. Ka rendesi te kujtojme ketu se, edhe serbet me te mireinformuar, ende besonin se Miloshevici do te bente ndonje marreveshje ne castin e fundit. Keshtu qe, per te qetesuar kosovaret, burimi, i cili kishte qene ne mbledhjet me Ollbrajtin dhe te tjeret, kujton se atyre po u thonin qe, ne rast se arrihej nje marreveshje, "ju do te keni NATO-n, qe do te mbroje njerezit tuaj. Mos e vrisni mendjen per hollesite me shkronja te vogla, sepse ju do t'i keni gjerat ne dore vete dhe shume nga problemet ne tekst nuk do te kene kuptim".
Delegatet pergjigjeshin se do ta kishin te veshtire t'ua mbushnin mendjen njerezve, qe nje marreveshje e tille, pa kerkesen e tyre qendrore, referendumin, ishte e mire. Atyre iu tha se, megjithese nuk mund te kishin pavaresine, ata perseri mund te shkonin te zgjedhesit e tyre, "dhe t'u thonin se nuk kishin braktisur asgje". Nderkohe, negociatoret kishin mundur te krijonin nje formulim fjalesh qe ata mendonin se mund t'i joshte kosovaret. Keto jane shenjteruar ne dokumentin qe kosovaret e nenshkruan dy jave me vone. Ne vend te nje referendumi, marreveshja thoshte se: "Tre vjet pas hyrjes ne fuqi te marreveshjes, do te thirret nje mbledhje nderkombetare per te percaktuar mekanizmin per nje zgjidhje perfundimtare per Kosoven, mbeshtetur ne vullnetin e popullit, mendimet e autoriteteve perkatese, perpjekjet e seciles pale ne lidhje me zbatimin e kesaj marreveshjeje dhe me Aktin Final te Helsinkit..."
Kosovaret u gjenden perpara nje medyshjeje te tmerrshme. Ne qofte se nuk e pranonin mareveshjen, atehere lufta do te vazhdonte, ata do te humbnin mbeshtetjen nderkombetare dhe po keshtu mund te humbnin nje mundesi historike per te filluar nje process i cili, ne fund, mund (ose jo) te conte drejt pavaresise. Gjithashtu, atyre iu tha se, vendet perendimore, pavaresisht nese do te mund ta benin vertet nje gje te tille apo jo, do te merrnin masa te fuqishme per t'i zene frymen financimit te UCK-se nga diaspora dhe se forca nga vendet e NATO-s mund te vendoseshin ne kufirin shqiptar per t'i prere rrugen furnizimit me arme. Pervec gjithe kesaj, mbi kokat e tyre qendronte edhe shpata e kercenimit se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perendimore, mund ta shpallnin UCK-ne grup terrorist. Nga ana tjeter, sic vune ne dukje edhe juristet, formulimi i paragrafit te ri kyc ishte ndertuar ne menyre shume te zgjuar, me qellim qe t'u jepte dicka edhe serbeve. Akti Final i Helsinkit garanton integritetin territorial te shteteve dhe keshtu, edhe ne qofte se "vullneti i popullit" do te thoshte referendum per pavaresine, kjo nuk e detyronte ndonje "mbledhje nderkombetare" ta respektonte referendumin me shume se kufijte nderkombetare.
Per Ollbrajtin tani Rambujeja, ose me mire nenshkrimi nga ana e shqiptareve, u kthye ne nje ceshtje qe lidhej ngushte me prestigjin e saj. Por ajo nuk arrinte kurrsesi ta kuptonte pse Thaci qendronte ne te veten, sidomos sepse ishte e qarte, qe, ne qofte se serbet nuk ndryshonin mendje, firma e shqiptareve mund t'i hapte rrugen bombardimit. Sipas nje diplomati te larte te Shteteve te Bashkuara, Ollbrajti po jetonte tani "castet me te veshtira qe nga koha kur ishte emeruar sekretare shteti". Ne fillim, tha diplomati, ajo mendonte qe Thaci ishte "I mrekullueshem" tani ai ishte "I urryer", por me vone ai u be perseri i pelqyeshem. Megjithate, sic u shpreh diplomati "kur e kuptoi se ata mistreca te vegjel do t'ia fusnin sekretares se Shtetit, ajo pati disa caste qe sa nuk plasi".
Per Thacin nuk ishte ne loje vetem prestigji. Per te ishte ceshtje jete. Ne telefon Demaci ulerinte dhe bertiste qe komandantet ne terren nuk kishin per ta pranuar kurre nje marreveshje pa garancine e patundshme te nje referendumi per pavaresine tre vjet me vone. Keshtu qe, ne qofte se ai nenshkruante nje dokument qe nuk i permbante fjalet magjike, kishte rrezik ta denonin si tradhetar. Ai kishte qene vete nje nga komandantet dhe e dinte mire se cmimi i tradhtise ishte vdekja.
Nderkohe, autoritetet serbe, ne perpjekje per t'i shtyre shqiptaret te iknin dhe ta linin Rambujene, jo vetem qe shkallezuan veprimet ushtarake ne terren, por i kerkuan Interpolit qe te leshonte nje mandat nderkombetar arresti per Thacin. Ne po te njejten kohe, atij po i beheshin edhe kercenime me vdekje. Tashme ai ishte bere kaq paranoik, saqe kur nje prej diplomateve i ofroi nje gote me vere, ai nuk e mori, duke thene se kishte njerez qe donin ta helmonin. Ne vend te veres, ai piu gjysmen e shishes se uiskit qe kishte sjelle me vete. Diplomati kujton se, duke mos ditur nga t'ia mbante "Thaci ishte gati te shperthente ne lot" Megjithate, ai vendosi te qendronte ne te veten.
Nje mbledhje e plote e delegacionit shqiptar beri votimin nese do ta nenshkruanin marreveshjen ose jo, megjithese ende nuk e kishin tekstin e plote perpara. Votimi doli 9 me 7 kunder. Thaci, kater delegatet e tjere nga UcK-ja si edhe Qosja me njerezit e tij votuan kunder. Rugova, Bukoshi, tre delegate te tjere nga LDK si edhe Veton Surroi dhe Blerim Shala votuan pro.
Gjate nates se 21-22 shkurtit, juristet amerikane ne keshtjelle ia kushtuan pjesen me te madhe te kohes punes me shqiptaret. Ne oren 5 e 25 te mengjesit te 22 shkurtit, ata dorezuan nje projektleter qe duhej te nenshkruhej nga Medlin Ollbrajt, ne qofte se gjerat do te shkonin sipas planit. Fjalet e diskutueshme "vullneti i popullit" u zevendesuan me "vullneti i shprehur i popullit". Fletes me propozimin per formulimin e ri i ishte bashkengjitur nje leter hyrese, ne te cilen shkruhej:
"Rambuje 22 shkurt 1999
Kjo leter ka te beje me formulimin (bashkangjitur) e propozuar per Kapitullin 8, Nenin 1 (3) te Marreveshjes se Nderkohshme Kuader. Ne do ta konsiderojme kete propozim, ose cdo formulim tjeter, se verteton te drejten e popullit te Kosoves te mbaje nje referendum per statusin perfundimtar te Kosoves pas tre vjetesh.
Juaja, Medlin Ollbrajt, sekretare Shteti".
Sipas Mark Uellerit "Shtetet e Bashkuara mbajten qendrimin qe ai (propozimi) do te ishte i vlefshem vetem ne qofte se Kosova e nenshkruante marreveshjen brenda afatit". Kosovaret nuk e nenshkruan ate menjehere dhe ndersa mengjesi po i linte vendin drekes, Rusia dhe vendet e tjera te Grupit te Kontaktit zbuluan se cfare kishte ndodhur dhe filluan te protestonin. Nje burim thote: "Ruset thane: "U cmendet? i shprehur do te thote referendum!". Keshtu qe Grupi i Kontaktit nuk pranoi ta miratonte propozimin dhe UCK-ja nuk pranoi ta nenshkruante marreveshjen. "Te gjithe vinin rrotull" thote burimi, "Agani shkonte e vinte neper salle i heshtur. Ai mendonte se ajo ishte nje marreveshje e mire".
Nga mengjesi i 23 shkurtit, teksti perfundimtar ishte gati. Shinasi Ramen, keshilltarin nga Nju-Jorku, i cili kishte qene kunder pranimit te saj, nuk e lane te futej ne keshtjelle. Ne Bruklin, Florin Krasniqi, mbledhes kryesor i fondeve per UCK-ne ne Shtetet e Bashkuara, kishte filluar te merrte telefonata kercenuese nga njerez qe nuk e tregonin emrin e tyre, por qe e paralajmeronin se, ne qofte se, nuk bente dicka per te nxitur pranimin e marreveshjes, biznesi i tij do te mbyllej. Megjithese ndjenja e brendshme i thoshte qe te mos behej nenshkrim thote ai "ata po me pergjonin telefonin" keshtu qe i mori komandantet e UCK ne terren, ne telefonat satelitore qe ua kishte blere vete dhe u tha qe duhet ta mbeshtesin marreveshjen. "Une rashe dakord per shkak te trysnise. Nuk kishte rrugedalje tjeter".
Pothuaj te gjithe ishin gati te nenshkruanin. Pervec Thacit. Tashme i vetem, ai tha se jepte doreheqjen si kryetar i delegacionit. Megjithate ate e thirren edhe nje here vecmas, per nje bisede me Medlin Ollbrajtin, por ai vetem sa ia ngriti nervat me kokefortesine e vet. Ne sallen e konferences Jakup Krasniqi i binte tryezes me grusht, duke u thene te gjitheve se kishte ndermend te behej kryeminister. Pas bisedes me Ollbrajtin, Thaci u kthye dhe rimori kryesimin e mbledhjes "Askush nuk guxoi t'i kujtonte se kishte dhene doreheqjen", thote burimi. Thaci iu hakerrye se, ne qofte se te tjeret do te nenshkruanin marreveshjen pa te, ai do te thoshte se UCK-ja nuk kishte lidhje me marreveshjen.
Krasniqi nuk u ndje, por njerezit e tjere te UCK-se e bene te qarte se ata do te ishin perkrah Thacit. Ne kete pike, Surroi filloi te punonte per nje zgjidhje, sepse e kuptonte se sa shkaterruese do te ishte per shqiptaret, sikur serbet t'ua vinin atyre fajin per deshtimin e konferences. Megjithate, nga Kosova po vinin lajme alarmuese. Per tmerrin e tyre te madh delegatet moren vesh se, me sa duket, Adem Demaci kishte pergatitur nje lloj grusht shteti, duke thene qe njerezit e UCK-se ne Rambuje nuk perfaqesonin UCK dhe duke emeruar Sulejman Selimin, komandantin e Drenices, si kryetar i ri te UCK-se.
Nje ore pasi kishte kaluar afati i nenshkrimit, Hilli hyri ne dhome dhe pyeti delegatet nese kishte ndonje qe ishte gati ta nenshkruante marreveshjen. Ra nje heshtje e rende. Nje nga problemet ishte se, sipas rregullave te delegacionit, cdo vendim qe merrej duhet te kishte konsensusin e te gjitheve. Sipas Surroit "Thaci mermeriti dicka" dhe pastaj u ndie zeri disi i holle i Rugoves, i cili propozoi qe ta nenshkruante ai si "president i Republikes". Thaci iu pergjigj se, ne qofte se e bente kete, atehere ai do te dilte kunder marreveshjes. Te gjithe te tjeret leviznin te tensionuar, duke mos ditur c'te benin.
Heshtjen e re qe pllakosi e theu Surroi, i cili deklaroi se ata, ne fakt, kishin arritur ne konsensus. Nuk ishte e vertete, por, duke pasur parasysh se sa e renduar ishte gjendja, mendja e Surroit po punonte me shpejtesi, ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje. Ai tha se kosovaret do ta pranonin marreveshjen ne parim, por u duhej kohe te merrnin mendimin e njerezve te tjere ne Kosove. Nderkohe, ndersa serbet tashme po flisnin seriozisht per anen politike te marreveshjes kjo levizje e Surroit ishte perpjekje per ta ngrire dokumentin, per te siguruar se ai nuk do te ndryshohej me ne favor te serbeve. Ndersa zhvilloheshin keto diskutime, nje nga delegatet ruse hynte e dilte nga dhoma, per te marre vesh se c'po behej dhe per t'ua raportuar serbeve.
Surroi shkoi te kompjuteri bashke me Xhim O'Brajanin, juristin e Departamentit te Shtetit dhe me Dukagjin Goranin, nje prej perkthyesve te delegacionit, i cili ishte njekohesisht edhe nje nga gazetaret e "Kohes Ditore". Gorani i holle dhe me mjeker si cjap u ul per te shtypur. Hilli dhe Thaci vinin rrotull ndersa pjesa tjeter e delegacionit rrinte ne pritje. Ne dore Surroi mbante tri versione te idese se konsensusit te shkruara me dore. Nderkohe qe nga Demaci vinin akuzat per tradhti. Surroi thote se problemi nuk ishte "a te nenshkruanin ndonje shtyrje, por a te nenshkruanin dhe pike. Megjithate ne vend qe te thonim se po kerkonim nje shtyrje, ne thame qe ishim gati te nenshkruanim, por qe na duhej te merrnim mendimin e te tjereve per dokumentin si i tere". Keshtu, letra qe ata shtypen per negociatoret fillonte keshtu:
"Kjo deklarate jepet me konsensus te plote. Delegacioni i Kosoves, me konsensus, bie dakord qe do ta nenshkruaje marreveshjen pas dy jave konsultimesh me popullin e Kosoves, me institucionet politike dhe ushtarake. Pastaj ajo vazhdonte me deklarten qe, vendosja e trupave te NATO-s, "ishte nje pjese thelbesore e marreveshjes" dhe se ishte rene dakord qe "ne fund te periudhes se ndermjetme tre vjecare, Kosova do te mbante nje referendum per te vertetuar vullnetin e popullit..."
Letra e perfunduar iu dorezua negociatoreve ne oren 4 pasdite. Ne kete pike, Edita Tahiri, keshilltare e Rugoves per ceshtjet e jashtme dhe grate e tjera kosovare ne dhome, perfshire edhe perkthyeset, filluan te qanin, duke besuar se cdo gje kishte mbaruar. Te gjithe, perfshire edhe negociatoret, ishin krejtesisht te hutuar, askush nuk e merrte vesh se per cfare ishte rene dakord e per cfare jo. Megjithate nje diplomat i larte i Shteteve te Bashkuara arrin deri aty sa te thote qe "Surroi e shpetoi qeverine e Shteteve te Bashkuara, duke i mbajtur bisedimet pezull". Duke huazuar nje term nga futbolli amerikan, Hilli e quajti manovren "teknika Ave Maria".
Nuk mund te thuhet se ne kampin serb kishte me pak tension. Strategjia e Miloshevicit, dukej se mbeshtetej ne dy faktore. I pari ishte "loja me fatin" se shqiptaret nuk do te pranonin te nenshkruanin dhe i dyti ishte mosbesimi se vendet e NATO-s vertet kishin ndermend te vinin ne jete kercenimin e tyre te bombardimit. Ndersa konferences po i vinte fundi, po dukej gjithnje e me qarte se ai mund t'i kishte bere hesapet gabim.
Autor i librit "Kosova, lufte dhe hakmarrje", Klan - 22.02.2003