HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ALBANIA Gazete of Boston
Nr.1(26),vol.3, Janar 1997

NJE KUJTIM PER HAKI TAHEN

-- nga PRENK GRUDA (1912-1999)

Prenk Gruda Populli yne ka nxjerre gjithmone nga gjiri i vet njerez te sakrificave e ne sherbim te ceshtjes kombetare e per qendrese burrnore, tue perballua me vetmohim veshtiresite ashtu sic asht tue i perballue me vetmohim e tue qendrue granit-heroizmi populli i Kosoves.

I frymezuem natyrisht prej bijeve e bijave te tij si Haki Taha, duke ecur ne gjurmet e Azem e Shote Galices, te Gjon Serreqit e Marie Shllakut e me qindra te tjere heronj e deshmore qe luftuan per Kosoven, per Shqiperine Etnike. Ata u desh te perballonin ne kete lufte jo vetem pushtuesit sllav, por edhe komunistat shqiptare te coroditun me kryetarin e tyre te degjeneruar, sllavo-komunistin, shkatrruesin e Kombit, Enver Hoxha.

Per kryetrimin Haki Taha mund te flasish e shkrush nje liber te tere, por une po marr persiper vec nje kujtim te shkurter nga njohja e miqesia ne rinine time shkollore e me pas.

Ishte prej Gjakove, qe ka qene gjithmone nje cerdhe e shqiptarizmit. Hakiun e njoha per here te pare ne konviktin "Malet Tona" ne Shkoder, mandej na ra per disa vjet me kalue se bashku ne Normale te Elbasanit e Shkollen Teknike ne Tirane, gjate pushimeve shkollore.

Hakiu ishte i gjate e i holle me nje trup te hijshem burrnor. Ishte i dashtun e shume i njerezishem por i padurueshem me ata qe anonin nga e majta, duke mendue se keshtu i sherbenin Kosoves e Shqiperise Etnike. Bile nje here u ngatrrue keq me Asim Vokshin e gjithnje i kritikonte Emin Durakun e Xheladin Hanen, tue ju thane se Ruset kane ndryshue kryeqytetin e taktiken, por kane gjithmone te njejten strategji pansllave, perpimjen e shqiptareve per dalje ne ujrat e ngrohta te mesdheut e tjere.

Fjalet e Hakiut ishin bindese sepse ai thoshte te verteten pa zbukurime si dhe pa frike. Fjala e tij zinte vend, dhe syte e tij ishin imponues besimi. S'kishte shume shoke, mbasi ai gjithnje lexonte vepra frengjisht, dhe nuk e kisha pare te lexonte shpesh libra te mesimeve shkollore, e megjithate ai ishte perhere nder te paret e klases se tij, gja qe e provon se ishte shume i squet. Ka qene shkrimtar i mprehte e prozator e poet. Pershendetja e Kosoves nga Qafa e Prushit 1938, ne "Hylli i Drites" eshte shume mallengjyese, nje hymn i djelmenise Shqiptare per Nanen Kosove. Ma vone shume shkrime te tjera te botueme, apo doreshkrime provojne aftesite e Hakiut si shkrimtar.

Ai ndiqte gjurmet e Apostujve te Rilindjes. Fishta e Naimi ishin per te Ungjilli e Kurani, admironte Mjeden e Asdrenin, Prenushin e Cajupin. Interesant ishte per mue kur vinte Pader Anton Harapi e Fratel Gjoni me u takue me Haki Tahen ne Normalen e Elbasanit e ne Shkollen Teknike ne Tirane. Me 28 shkurt 1937, Hakiu formoi nje celule te fshehte, ne forme organizate, vete i peste: Haki Taha kryetar, Minush Lipovski, Zeki Shehi (te tre gjakovare), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malesise se Madhe te Shkodres. Ne ishim te gjithe te betuem per cdo gje me e mbajt sekretin, me qene te gatshem po te jete nevoja, me e dhane jeten per kauzen e shejte te Kosoves.

Duhej me u ruejt mos me ra ne sy te Qeverise se asaj kohe, e cila nuk lejonte manifestime per ceshtje te Kosoves as te vendeve te tjera etnike ne robni ne Jugosllavi e as per Camerine nen roberine greke. Qellimi kryesor ishte me mbledhun lajme per gjendjen e terrorit ne Kosove, per krimet serbo-malazeze e maqedone mbi shqiptaret e pambrojtun. Mu ne anen veriperendimore ne Fush Mbret ne Elbasan, ishin instalue nja 30 familje kosovare dhe me ta ishim per cdo jave, disa prej tyne pranuen me shkue ne Kosove mefshehtas me marre hetime mbi cdo gja qe banin sllavet ne damin e shqiptareve.

Haki Taha kishte takime me disa personalitete ne Tirane dhe me freten ne Shkoder. Ishte shume aktiv dhe per ceshtje shqiptare nuk lodhej kurre tue fole e punue. Thonte, duhet edhe ne shqiptaret te bashkohemi si bota e qytetnueme ne Shqipni Etnike. Ai nuk ishte agresor e as urrejtes per hakmarrje, por vetem per liri e bashkim te trojeve, sepse thonte s'ka Shqipni te te madhe e as te vogel vec asaj ku ende jane shumica shqiptare e shungullon amel gjuha shqipe...

Ne Shqipni e ne Kosove Haki Taha pothuejse asht harrue nga terrori e nga propoganda komuniste e Enver Hoxhes me shoke, qe jane perpjeke me vu ne dukje Miladin Popovicin, mesuesin e tyre si gjoja shqiptarofil ndersa Haki Tahen si fashist e udbash. Kurse ne mergim asht fole e shkrue shume pak per Haki Tahen nga disa grupe e njerez partinash, tue dashte me paraqite se Hakiu ka qene me ta e asht i tyne... Mirepo Haki Taha nuk ka pas grup e as parti, vetem ka qene shqiptar e per Shqipni Etnike.

Haki Taha i qendron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn ne zyre ne Prishtine Miladin Popovicit tue i thane se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptaret dhe e vret.

Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipovski e Zeki Shehi kane vdek nder tortura ne Goli Otok, ndersa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnise e ka arrestue ne Elbasan e dorezue UDB-se jugosllave ne Shkup ku e kane mbyt me tortura, ndersa Prenk Gruda ka mbet deshmitar i shokeve te tij dhe i shume ceshtjeve tragjike shqiptare.

Asht fole se masakrimi i 5-6 mije shqiptareve ne Tivar u ba ate dite qe Haki Taha vret Miladinin, gjoja per hakmarrje.

Prishtinen e hymnizoi gjaku i Haki Tahes - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptareve te pafajshem - deshmore te Kombit Shqiptar.

Shkruar per "Albania Gazette of Boston"
PRENK GRUDA
Florida, me 8 Janar 1998

-- dėrguar nė listėn e Shkodrės nga Kolec Traboini

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara