HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHKODRA, PENG I PERFAQESUESVE TE SAJ NE 12 VITE

-- nga Nikollė Lesi, Koha Jonė, 29.06.2003

Sherrnaja e fundit sjell renien e Nanos Brenda korrikut

Nikollė Lesi Situata politike brenda mazhorances qeverisese ka arritur se fundi piken e vlimit, si pasoje e konflikteve brenda kupoles se tyre. Nje nate me pare mbetem zgjuar deri ne oret e para te dites tjeter per te ndjekur duelin e rradhes mes Nanos dhe Metes. Sherrnaja e fundit perfundimisht sjell renien e kryeministrit Nano brenda muajit korrik te ketij viti. Pushteti i kryeministrit Nano eshte bere i rrezikshem per shoqerine. Ai qeveris me metodat e mafias, duke vendosur ne te gjitha pikat kyce njerezit e tij, te cilet mbushin thaset me para dhe punojne nen rrogoz per eleminimin e kundershtareve. Eleminimet tashme nuk jane vetem te karakterit politik, por kane filluar dhe fizikisht.

Momenti eshte per opoziten shqiptare, se ciles po i buzeqesh rikthimi ne pushtet, por per kete nuk duhet pritur vetem cka sjell sherri ne seline e PS-se ne Tirane. Pushteti, qe te merret, don force; e kam fjalen per force intelektuale, por dhe forca te llojeve te tjera te quajtura te ligjshme per te ruajtur voten qe te mos perket.

Shkodra, metropoli i braktisur nga qeverisesit

Kam levizur gjate ketyre muajve te fundit ne te gjitha konferencat e zhvilluara te degeve te partise Demokristiane, deri ne Gjirokaster dhe pres te shkoj ne ate te Sarandes dhe Vlores. Por konferenca e Shkodres ka vecantine e saj, pasi Shkodra ka qene, eshte dhe mbetet qendra e filozofise demokristiane te Shqiperise. Kete gje nuk e them se jam ne Shkoder dhe per kortezi duhet pohuar. Jo. Shkodra, pervec djepit te kultures shqiptare, pervec qendreses dhe kurajos qe ka manifestuar, mbetet ura lidhese me Europen per filozofine e saj qe ka mbartur brenda vetes nder shekuj, por qe politika nuk ia ka shperblyer. Me keqardhje me duhet te pohoj se ne keto vitet e demokrcise Shkodra nuk eshte vleresuar dhe respektuar ne aspektin ekonomik, as nga Partia Demokratike dhe as nga Partia Socialiste. E thashe ne aspektin ekonomik, pasi kur eshte puna per mitingje, dekorata pa buke dhe thirrje per t'i rezistuar te keqes, Shkodra eshte kerkuar ne barrikade.

Por njeriu i thjeshte dhe familja e se cilit prej shkodraneve nuk mbahet me para mitingjesh dhe nuk jeton vetem ne barrikade. Shkodra ka nevoje per investime, ka nevoje per para, ka nevoje qe t'i hapet udha drejt vetqeverisjes. Shkodra, per ate cka bere ne keto vite e sidomos ne vitet '90 e '91 duhet te ishte sot e mbuluar me para, natyrisht para te konvertuara ne investime, ne rruge, ne drita e uje. Shkodra duhej qe sot te ishte e kerkuara e cdo bosi tregtar apo intelektuali te shquar qe te turreshin per te blere shtepi ne kete qytet dhe jo sic rendin dje dhe sot per te ikur sa me larg nga Shkodra. Shikoni, nese me lejoni ta perdor kete krahasim. Sa ben nje shtepi normale ne Shkoder dhe sa ben per t'u blere ne Lezhe? Nese jam i sakte ne Lezhe cmimi shkon dy deri ne tre fish ne krahasim me qytetin tuaj. E kjo ndodh per faj te politikes qe e shfrytezon Shkodren sa here i duhet per vota, per qendrese e shpirt kurajoz. Politika shqiptare ka dhene shembullin e keq qe te perdor dhe sapo mbaron pune te flak tej kanalit.

Dy qytete te perdorura nga politika

Per te qene me i hapur me duhet te permend dy shembuj gjate ketyre viteve te pluralizmit. Shkodra solli Demokracine dhe PD ne pushtet, kurse Vlora ne vitin '97 solli Partine Socialiste ne pushtet, te cilin zoti Nano po e mban qe prej atij viti e deri me sot. A mund te thote dikush nga ju se cfare perfitoi Vlora per ate qe beri per PS? Po ju them hapur, asgje. Perkundrazi eshte shfrytezuar dhe tani zoti Nano i kalon Vlores nga siper, natyrisht me helikopter. Nese duhej te kishte qytet qe te mbushej me investime te medha nga socialistet duhej te ishte Vlora, pasi ajo i dha pushtetin. Por veshtrojeni ate qytet bregdetar se c'po ndodh me te. Varferi e madhe, natyrisht si kudo, porse politika e perdori dhe e hodhi pas vetes.

Po Shkodra? Jam i detyruar t'ju kujtoj ate qe thashe ne fillim; Shkodra per ate c'ka beri per demokracine shqiptare sot duhet te ishte qyteti direkt pas Tiranes ne pikepamjen e zhvillimit ekonomik. Duhej qe sot shkodranet te mos rendnin ne protesta per dritat elektrike, por te kuvendonin se si te ishin pjese e lojes se Ballkanit per t'u kthyer ne nje kryeqender ekonomike e Ballkanit Perendimor, ashtu sic kane qene dikur nder shekuj. Por qe te mos humbasim nder shekujt e kaluar, e mira e don qe kete rradhe shkodranet te mos lekunden fort pas ngjyrave te flamurit te nje apo dy partive, por te mendojne per vete e si per vete. Te gjejne individet qe kane jo vetem deshiren, por dhe forcen e duhur per te care dyert e ministrive per te marre fondet qe u takojne, por qe nuk kane per t'jua dhene nese veshtrimi i shkodranit shkon deri tek shkopi i flamurit partiak.

Te kesh gjashte deputete

A e dini, se cdo do te thote qe te kesh 6 deputete ne parlament, aq sa ka sot Shkodra? Do te thote, qe ne qoftese deputetet kane takat te bejne rremuje parlamentin, rremuje per fondet, per investime, do te thote se asnje seance parlamenti nuk mund te filloje punen pa zgjidhe problemet qe duhen e qe ka mundesi cdo qeveri. Me aq numer deputetesh qe ka Shkodra, them numer, cdo kryeminister, i majte apo i djathte do te mendohej mire. Po ju them miqesisht e pa asnje interes se ne qoftese fati do te me kishte dhene mundesine te isha deputet i Shkodres, nuk kishte as Nano, por as Ilir Mete, qe thuhet se eshte me trim, qe te guxonte te dilte ne foltoren e parlamentit pa qene ne rregull me Shkodren.

Kjo vlen edhe nese kryeministri do te ishte i djathte. Shkodra ka vuajtur nga perfaqesuesit e saj, ka vuajtur se nuk ka mundur te dergoje ne parlament, atje ku quhet Kuvendi i burrave, por qe ne te vertete eshte Kuvendi i Ujqerve, pra nuk ka derguar ata qe duhet dhe qe jane mes jush e qe levizin si te papune ne udhet e Shkodres, por qe kane vlera, deshire dhe force. Perjashtuar, nje ose dy deputete, ndofta me mik po e cojme ne tre, te cilet kane qene perfaqesues dinjitoze te Shkodres ne keto 12 vite, te tjeret kane ardhur ose rrine vetem per te marre ate rroge plus dieta prej 2.5 milione leke ne muaj, ate pasaporte diplomatike, qe kemi si deputete, e privilegje te shumta.

Dobia e Lobit te deputeteve te Veriut

Eshte folur dhe per nje Lob te deputeteve te Veriut, lob qe te punoje per interesat ekonomike te krejt Veriut, ku te futen deputete te djathte e te majte, te qendres apo te cdo lloj ngjyre qofshin. Mjafton qe te jemi solidare njeri me tjetrin per te detyruar qeverine qe te shtoje investimet ne Veri. Kur flitet per para e investime per zonat e Veriut partite t'i leme per momentin menjane. Nuk ka rendesi se kush do te jete kryetar i ketij lobi, Jozefina Topalli apo Pal Dajci, Nikolle Lesi apo Azgan Haklaj. Rendesi ka qe te biem dakort ne kete drejtim, pasi 26 deputete qe ka gjithsejt Veriu nuk jane pak per te bllokuar cdo qeveri. Dhe pjesa e Luanit ne kete rast per investime i takon Shkodres. Por akoma jemi ne bisedime, pasi disa kane frike nga partite e tyre. Por ne kete lob ekonomik nuk na duhen deputete qe frikesohen nga hija e tyre dhe te cilet jane mesuar te jene servile tere jeten. Megjithate po perpiqemi qe zerin e Veriut te Shqiperise ta cojme te bashkuar ne sallen me 140 deputete.

Te gjithe flasim per Shkodren, pa perjashtim si te majte ashtu dhe te djathte. Mbarojne fjalimet hane dreken dhe ikin per ardhur prape per te filluar fjalimet, ngrene dreken e per te ikur edhe njehere. Kurse Shkodra mbetet po ajo, me hallet e panumerta te nje qyteti verior. Mendoj se ka ardhur koha, bile ka kaluar, qe shkodranet te mendojne per veten e tyre. E them kete se duke qene komshij me ju, pra si deputet i Lezhes, por dhe nga eksperienca ime si deputet qe prej vitit '97 kam konstatuar qe ne qoftese nuk kane interes per ty ose frike nga pushteti qe mbart pas vetes, te lene pas deres. Kam pare me syte e mije deputete, edhe te Shkodres, qe rrine ne koridoret e ministrive per te zgjidhur problemet e zones se tyre elektorale dhe nuk i pret ministri.

Nuk i pret se nuk i njeh, pasi rrine duke fjetur ne parlament, ose nuk ua ka friken intelektuale e mediatike. Frike nuk them ne kuptimin fizik te fjales qe te shkosh ta rrahesh, se po te ishte puna ashtu do te conim ekipin e mundjes se Shkodres apo dhe te boksit. Them frike ne potencen e fjales dhe te kredibilitetit. Ne Lezhe dhe per Lezhen te gjitha rruget dhe cdo lloj investimi e kam marre vetem ne saj te forces, natyrisht dhe te pragmatizmit politik, por ama kam plotesuar nevojat e votuesve. E permenda kete fakt jo per t'ju kujtuar humorin e njohur "A doni me per Belulin?", por per tu thene miqesisht se duhet te zgjidhni perfaqesues si ne pushtetin lokal, ashtu dhe ne ate qendror, njerez qe kane takat politik dhe duan e dine te perlajne investime per Shkodren.

Pragmatizmi politik me votuesit

Duke perfunduar, me lejoni te them, se ne keto zgjedhje lokale ne si parti demokristiane do te vendosim si kandidate njerez, sic thashe pak me siper, qe kane takat, emer, por dhe persona qe kane njerez pas vetes per te ruajtur votat. Ne qytetin e Shkodres ne synojme qe te marrim me vota postin e kryetarit te Keshillit Bashkiak, duke dyfishuar numrin e keshilltareve demokristiane. Ndersa po mendohemi per te kandiduar nje emer per kryetar bashkie. Ende nuk kemi vendosur. Gjithashtu ne nje ose dy komuna qe quhen zona te nxehta demokristiane do te turremi me te gjitha menyrat e ligjshme qe te marrim kryetarin e komunes.

Ndersa ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat mendoj se do te jene te parakohshme ne do te synojme qe nga proporcionali, pra jo direkt, t'i shtojme listes prej 6 deputetesh qe do te kete Shkodra, edhe dy demokristiane, pra te jene tete deputete, por jo aq te urte sa i ka patur Shkodra ne keto vite.

*Fjala e kryetarit te Partise Demokristiane te Shqiperise z. Nikolle Lesi mbajtur dje ne konferencen e deges se rrethit te Shkodres.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara