HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dialogu i Vjenės dhe rezoluta 1244

-- nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI*), 13.10.2003 - Shekulli

Mehdi Hyseni S’ka dilemė se bashkėsia ndėrkombėtare gjatė katėrvjetėshit tė shkuar bėri pėrpjekje pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės (qeveria, parlamenti, kryetari, si dhe sturkturat e tjera institucionale juridiko-politike e kushtetuese tė Kosovės), mirėpo, megjithatė, nuk u arrit njė objektiv i tillė, sepse pengesė kryesore dhe e pakapėrcyeshme ishte “klauzola juridike” e Rezolutės 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, ku nėnkuptohet se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe e Malit tė Zi. Prandaj, pėrderisa tė mos ndryshohet Rezoluta 1244, e cila ėshtė nė kolizion me institutin e pavarėsisė sė Kosovės, do tė favorizohet sovraniteti absolut kolonial i Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi mbi Kosovėn. Nė tė vėrtetė, shikuar nė aspektin juridik ndėrkombėtar, ky edhe ėshtė argumenti i vetėm justifikues i SMZ-sė (Serbi Mali i Zi) me tė cilin ėshtė duke manipuluar dhe spekuluar nė disfavor tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.

Pėr t’iu shmangur kėtij defekti juridik ndėrkombėtar, pala shqiptare (pėrmes organeve tė saj institucionale pėrkatėse), duhet tė insistojė nė revidimin e Rezolutės 1244, qė nė vend tė saj tė miratohet njė rezolutė e re pėr Kosovėn, e cila do tė legjitimonte de facto dhe de jure institucionin e sė drejtės dhe tė parimit tė vetėvendosjes sė Kosovės. Pėrndryshe, ėshtė e mundur qė tė zhvillohen lloj-lloj dialogesh “teknike” me shtetin e SMZ-sė nė Vjenė, nė Podogoricė, nė Prishtinė apo nė Dejton, por kjo do tė ishte “teknikė” e gabuar e politikės dhe e diplomacisė shqiptare, sepse nė kėtė mėnyrė, botėrisht, do ta votonin praktikisht dhe juridikisht institutin e sovranitetit kolonial serb mbi Kosovėn dhe shqiptarėt. Pėr mė tepėr, njė akt i kėtillė do tė quhej kapitullim pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, si nė kuptimin e historisė, tė politikės dhe tė diplomacisė sė tyre, nė pėrgjithėsi.

Prandaj, pavarėsisht se ēka “rekomandojnė” dhe predikojnė analizat miope, dezulative dhe diletante tė disa autorėve “autodidaktė politikė” (qė janė nė diskurs me mbrojtjen e interesit nacional dhe shtetėror shqiptar), se palės shqiptare “nuk i hiqet ndonjė copė”, po qe se do tė shkonte nė dialogun e imponuar tė Vjenės, pala shqiptare patjetėr duhet tė “abstenojė” nga dialogu serbo-shqiptar i Vjenės, i cili nė tė vėrtetė, edhe ėshtė i aranzhuar nė mėnyrė tė ngutshme, tė njėanshme, qė sheshit favorizon tė drejtėn e sovranitetit shtetėror serb mbi Kosovėn. Pėr t’iu shmangur njė rreziku tė kėtillė potencial, pėrkatėsisht njė gracke tė kėtillė tė tratativave tė fshehta tė diplomacisė evropiane ndėrkombėtare, Parlamenti i Kosovės e ka pėr detyrė qė sa mė parė tė deklarohet para opinionit politik kombėtar dhe ndėrkombėtar pėrmes aktit tė tij tė vlefshėm juridiko-politik e kushtetues lidhur me dialogun serbo-shqiptar tė Vjenės, tė parashikuar mė 14 tetor 2003. Ndryshe, ēdo “formulė” a “metodologji” tjetėr politike pėrkitazi me dialogun e Vjenės, qė anashkalon dhe pėrjashton vendimin e ligjshėm konsensual tė Parlamentit tė Kosovės, do tė jetė nė kundėrshtim flagrant me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės.

Nė kėtė vėshtrim, Parlamenti i Kosovės, si organ mė i lartė ligjvėnės, duhet tė eliminojė dhe pėrjashtojė ēdo tendencė a tentativė arbitrare jashtinstitucionale tė formimit tė ndonjė “grupi negociues”, qė do tė dialogonte me palėn serbe nė Vjenė. Njė potez i kėtillė eventual apolitik dhe antiligjor i Parlamentit tė Kosovės, praktikisht do tė provonte tezėn e paqėndrueshme tė politikės pushtuese serbomadhe, si dhe tė diplomacisė sė “kancelarive tė moēme” evropiane, se “shqiptarėt nuk meriotjnė tė kenė shtetin e tyre mbase nuk janė nė gjendje pėr tė vetėqeverisur”, si dhe do tė shėnonte fundin e tij si organ ligjor.

Pėr t’i davaritur kėto teza tė falsifikuara shekullore, si dhe spekulimet e rrezikshme tė politikės propagandistike ditore tė SMZ-sė, qė mohojnė tė drejtėn natyrore dhe historike tė formimit tė shtetit kombėtar shqiptar nė Ballkan brenda kufijve tė tij gjeopolitikė dhe etnikė, politika zyrtare shqiptare e Kosovės, nė vend se tė pėrqėndrohet nė “temėn teknike” tė dialogut tė dėshtuar tė Vjenės, nevojitet qė tė kėmbėngulė nė parashtrimin e kėrkesės urgjente OKB-sė, qė tė revizionojė Rezolutėn 1244, zhvlerėsimi i sė cilės, do tė ndikonte pozitivisht nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė drejtė tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Ndryshe, manovrat dhe sondimet e tjera politike tė spektrit politik shqiptar, qė kanė pėr qėllim “promovimin” e politikės sė kultit tė ndonjė individi tė “shenjtė” apo tė ndonjė “grupi tė interesit”, tė parapaguar nė mbrojtjen e statu quo-sė sė Kosovės sipas Rezolutės 1244, sheshazi dėshmojnė disfunksionalizmin e procesit tė transfomimit, tė demokratizimit dhe tė pavarėsimit tė Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara