HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


JA PSE PARLAMENTI DUHET TA RATIFIKOJE MARREVESHJEN NANO - PAUELL

-- nga Marko Bello, Shekulli, 26.05.2003

Marko Bello Ne takimin e katert te trojkes parlamentare evropiane me vendet e Paktit te Stabilitetit qe u mbajt javen e kaluar ne Bruksel, kryetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Peter Schieder, i beri hapur thirrje Shqiperise te mos e ratifikoje marreveshjen e nenshkruar me qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes lidhur me Gjykaten Penale Nderkombetare. Problemi duhet pranuar se eshte sa politik, aq edhe juridik. Ai ka te beje me principet e njohura te ruajtjes se vlerave universale te sundimit te ligjit dhe barazise perpara tij. "Evropa beson ne Gjykaten Penale Nderkombetare, si dhe ne drejtesine nderkombetare, ndersa per SHBA-ne nuk mund te thuhet e njejta gje. Nuk kemi te bejme me ceshtje te vogla e te parendesishme, por per parime. Ajo qe vihet ne pikepyetje eshte kredoja jone se si mund te qeveriset kjo bote", deklaroi Schieder, i duartrokitur nga dhjetera perfaqesues te Parlamentit Evropian, Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe Asamblese Parlamentare te OSBE-se,

Marreveshja e siperpermendur, per te cilen po behet zhurme ne disa institucione te rendesishme te Bashkimit Evropian, synon perjashtimin e ushtarakeve dhe qytetareve amerikane nga juridiksioni i Gjykates Nderkombetare Penale dhe gjykimin e tyre ne SHBA. Me pak fjale, shteti shqiptar, i cili ka nenshkruar dhe ratifikuar Statutin e Romes mbi ngritjen e kesaj gjykate, pranon ta anashkaloje autoritetin e gjykates ne rastin e shtetasve amerikane, duke i ekstraduar ata ne vendin e tyre te origjines. Nga vendet e Evropes Juglindore, pervec Shqiperise, marreveshje bilaterale me SHBA-ne kane nenshkruar edhe Rumania, Gjeorgjia dhe Bosnia, ndersa Kroacia, Bullgaria dhe Maqedonia ende po hezitojne ta bejne nje gje te tille.

Ne vendimin e saj sovran dhe te pavarur, qeveria shqiptare eshte mbeshtetur ne nenin 98 te Statutit te Romes, i cili i referohet Gjykates Penale Nderkombetare, adoptuar me 17 korrik 1998, gjate nje konference diplomatike te vendeve anetare te OKB-se. Ne kete statut saktesohet se gjykata do t'i gjykoje individet qe kane kryer figura krimesh te renda, duke kerkuar te vendose nje sistem drejtesie me gjyqtare kompetente dhe te paanshem, si dhe nje prokuror te pavarur. Ajo ka juridiksion mbi krimin e genocidit, krimeve kunder njerezimit, krimeve te luftes dhe krimit te agresionit. Vlen te theksohet se nga keto krime nuk perjashtohen as kryetaret e shteteve apo qeverive, aq me pak anetaret e qeverive dhe te parlamenteve. Kur nje shtet ratifikon ose pranon Statutin e gjykates, ipso facto, ai pranon juridiksionin e saj. Aktualisht, Statutin e gjykates e kane nenshkruar 139 shtete, ndersa 78 prej tyre e kane ratifikuar. Pas ardhjes ne pushtet te Bushit, administrata e tij filloi ta godase ashper kete gjykate, edhe pse administrata e Klintonit e kishte mbeshtetur fuqishem idene e krijimit te saj. I gjithe debati aktual midis mbeshtetesve te Gjykates Nderkmbetare Penale, ku perfshihen anetaret e BE-se dhe te administrates amerikane, bazohet ne interpretimin qe pala amerikane kerkon t'i beje pikerisht nenit 98 te Statutit. Sipas pales amerikane, palet nenshkruese ose shtete te vecanta duhet te shfrytezojne marreveshjet e meparshme (p.sh. SOFA), sipas te cilave cdo vend nenshkrues eshte i detyruar te dergoje ne vendin e origjines cdo shtetas qe ka kryer krime ne nje vend tjeter. SHBA-ja kerkon ta shtrije kete interpretim edhe ne rastin e nenit 98 te Statutit te Romes, duke aplikuar marreveshje bilaterale. Sipas pjeses derrmuese te vendeve te BE-se, qendrimi amerikan eshte i papranueshem, sepse bie ne kundershtim flagrant me frymen e nenit 27 te Statutit te Romes. Eshte me se e qarte se ka nje thyerje ne konceptim midis Evropes se bashkuar nga njera ane, dhe SHBA-se, nga ana tjeter. Problemi eshte delikat, prandaj kerkohet nje vendimmarrje politike me konsensus sa me te gjere. Qeveria shqiptare e ka bere zgjedhjen e vet, ndersa tani fjalen e ka Parlamenti, si organi me i lare vendimmarres ne nje republike parlamentare. Si rralle ndonjehere ne keta 12 vjet pluralizem, klasa politike shqiptare eshte perpara nje momenti nga me te veshtiret dhe me pasoja per te ardhmen afatgjate te vendit. Ne balance eshte deshira mbarekombetare per integrim ne familjen evropiane, nga ana tjeter, jane interesat strategjike te sigurise, demokracise dhe clirimit te kombit te pergjysmuar ne fillimshekullin e kaluar. E megjithate, nuk druaj te them se marreveshja Nano - Pauell, nenshkruar ne Tirane me 2 maj 2003, duhet te ratifikohet nga Parlamenti. Gjate takimit te Brukselit,vete Schieder u detyrua te pranoje qe, me pare se t'u behet thirrje vendeve te Evropes Juglindore qe te mos nenshkruajne marreveshje me Uashingtonin, duhet te bindet ky i fundit qe te mos ushtroje presion ndaj vendeve respektive.

Kur vjen puna per te bere nje zgjedhje te veshtire, politika nuk mund te abstragoje nga ajo cka mendon opinioni publik, nga interesi mbarekombetar dhe pragmatizmi. Ne fund te fundit, askush nuk ka te drejte te anashkaloje venien ne balance te mirenjohjes ndaj njeres pale ne raport me ftohtesine dhe indiferencen e treguar per shume kohe nga pala tjeter. Eshte momenti historik kur nje komb mund te krenohet ose jo per lidershipin e tij, ne emer te historise, idealeve dhe te ardhmes se tij. Aq me teper qe, Shqiperia e ka shprehur mese nje here qarte se jo vetem qe nuk deshiron te behet sanduic midis te medhenjve, por as edhe te luaje me xhelozine e tyre. Si per te mbeshtetur sa me siper, do te permendja pjesen permbyllese te fjales se Peter Schieder se "popujt e Evropes Juglindore porsa kane dale nga nje dhjetevjecar lufterash me pasoja te medha shkaterruese. Ata veshtrojne drejt miqve te tyre amerikane dhe evropiane me shpresen per nje te ardhme me te mire dhe per me shume siguri. I takon tani Evropes dhe SHBA-se t'u japin rrugezgjidhje mosmarreveshjeve ndermjet tyre, duke hedhur poshte zgjedhjen e detyruar ndermjet stabilitetit te rajonit dhe integritetit te gjykates". Cdo koment pas kesaj do te ishte i tepert!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara