HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Hije(na) mbi zgjedhje

-- nga Mero Baze, TemA, 19.09.2003

Mero Baze Tre nga skandalet qė shteti shqiptar nuk arriti t'i fshihte dot nė zgjedhjet e 24 Qershorit, ishin Komisioni i njėanshėm i Zgjedhjeve, Policia qė mbushte kutitė e votimit dhe SHIK-u, qė komandonte gjithė nėntokėn e botės sė krimit pėr tė vjedhur vota. Pas njė maratonte mbi dyvjeēare tė opozitės, pėr t'i mposhtur kėto deformime tė mėdha tė procesit zgjedhor, duke bashkėpunuar me Komunitetin Ndėrkombėtar, 25 ditė para zgjedhjeve, rezultati ėshtė sėrish zero. Me njė vendim nė formėn e njė akti normativ me fuqi ligjore, Fatos Nano ka vendosur dje, nė kundėrshtim me Kodin Zgjedhor tė miratuar me konsensus nė parlament qė nė zgjedhje tė mos pėrdoret vetėm policia e rendit dhe ajo e objekteve, por tė gjitha llojet e policive, pėrfshi forcat speciale, batalionet antiterror, policia kriminale dhe pse jo, segmente tė SHISH-it e Gardės. E gjithė puna e Komisionit Bipartizan u shfry me njė vendim tė qeverisė dje pasdite, i cili vulosi kontrollin policor nė zgjedhje.

Deformimi i dytė i madh ėshtė KQZ-ja. Duke qenė i kritikuar qysh nga zgjedhjet e Tetorit tė vitit 2000, balancimi i KQZ-sė mbeti njė problem i hapur edhe nė vitin 2001. Vėrejtet e bėra nė raportin e ODIHR-it dhe angazhimi i Komisionit Bipartizan pėr njė Komision tė besueshėm dhe tė balancuar, u hodhėn poshtė nga njė bashkėpunim i dyshimtė mes zyrės sė Presidentit dhe Kryeministrit, e cila ēoi nė zgjedhjen e njė fanatikeje socialiste nė krye tė KQZ-sė, nė vend tė anėtarit tė tretė qė i takonte opozitės.

Deformimi i tretė, ai i angazhimit tė SHIK-ut pėr tė mobilizuar nėntokėn politike tė krimit nė Shqipėri, nė favor tė vjedhjes sė votave, u shmang nė rrugė zyrtare me zėvendėsimin e Fatos Klosit, por faktikisht nuk ėshtė bėrė asnjė reformė. Kėrcėllitjet e dhėmbėve tė Fatos Klosit ndaj Presidentit, mė shumė se sa tė polemizojnė me Presidentin, janė njė inkurajim pėr ato stuktura tė paprekura tė SHIK-ut qė tė vazhdojnė tė veprojnė njėsoj si mė parė. Egėrsia e Fatos Klosit ndaj Moisiut nuk synon tė trembė Moisiun, por tė trimėrojė njerėzit e SHIK-ut, tė specializuar pėr destabilizimin e zgjedhjeve. Me kėto tone qė flet ish shefi i SHIK-ut ndaj Presidentit, do tė tregojė se Pushtetin nuk e ka Presidenti, por dikush tjetėr qė nuk kontrollohet prej tij.

Pra, tre vjet mė pas, zgjedhjet janė sėrish nė fatin e hijenave qė i copėtuan ato nė pesė raunde dhe i dhanė parlamentit 40 mandate tė dyshimta.

Vendimi i djeshėm i qeverisė ka rikthyer hijen dhe hijenat mbi zgjedhjet e 12 Tetorit. Tani dikush duhet t'i ndalė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara