HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Gjithė humbjet nga fitorja e Nanos

-- nga Mero Baze, TemA, 30.12.2003

Mero Baze Fatos Nano ia ka dalė tė miratojė dje nė parlament njė kabinet tė ri qeveritar, pas njė beteje gjashtė mujore negociatash pėr tė siguruar shumicėn relative nė parlament. Ai arriti tė bashkojė tė gjitha grupet minore tė sė majtės, pėr tė kompensuar opozitėn e brendshme socialiste, e cila refuzon tė votojė mandatin e tij si kryeministėr. Megjithėse aleanca e re ėshtė pagėzuar me emėr tjetėr, Kryeministri shmangu votimin e tij dhe bashkoi, nė njė dekret, votimin e ministrave, duke minimizuar kėshtu rrezikun pėr futjen nė njė krizė tė re. Operacioni pėrfundoi me sukses, falė nėnshtrimit total tė presidentit Moisiu dhe funksionimit tė nėntokės politike tė Fatos Nanos, e cila riktheu pro qeverisė, grupet e copėzuara brenda ish koalicionit tė parė. Por cilat janė humbjet qė vijnė nga kjo fitore?

Rehabilitimi i mandateve tė Dushkut

Humbja e parė politike qė pėson demokracia shqiptare dhe standardet e vendosura pas zgjedhjeve tė 2001-shit, ka tė bėjė me rehabilitimin e mandateve tė paligjshme tė Dushkut. Kryeministri Fatos Nano arriti tė pėrdorė dje deputetė tė dalė nga truku elektoral i zonės 60 nė Dushk, si mekanizėm pėr tė tejkaluar rrėzimin e qeverisė sė tij dhe futjen e vendit nė zgjedhje. Deputetėt agrarė socialdemokratė dhe mbetjet e PAD-sė, u kthyen dje nė parlament nė njė gomone shpėtuese pėr shumicėn e dėmtuar socialiste, e cila u ndėshkua dy vjet mė parė nga Komuniteti Ndėrkombėtar, me heqjen e sė drejtės pėr tė pėrdorur mandatet e Dushkut, pėr mandat politik.
Pėrtej kėtij pėrdorimi, Fatos Nano ia doli tė pėrdorė jo vetėm mandatet e Dushkut, por dhe nėnproduktin e kushtėzuar tė mandateve tė Dushkut, i cili ėshtė presidenti Moisiu. I zgjedhur si president pėr tė garantuar zgjedhjet e lira dhe pėr t'i dhėnė moral institucional luftės kundėr korrupsionit, nė mė pak se dy vjet ai arriti tė hedhė nė erė shpresat pėr zgjedhje tė lira dhe tė komprometohet rėndė nė betejėn e parė nė tentativė pėr luftėn kundėr korrupsionit.

Komuniteti Ndėrkombėtar i cili ka kushtėzuar tė gjitha zhvillimet politike pas 2001-shit me mospėrdorimin e kėtyre mandateve, mė nė fund ka dalė jashtė loje dhe ėshtė bėrė i parėndėsishėm pėr kabinetin e ri. Fatos Nano provoi se mund tė mbijetojė politikisht me ato mandate, madje edhe me sanksionet qė ka pėsuar me ato mandate.

Moisiu, i rrezikshėm si Precedent, jo si President

Kur u zgjodh president Alfred Moisiu, nuk pati asnjė zė qė ta mbronte presidentin pėr shkak tė aftėsive tė tij, por tė gjithė theksuan se duhet mbrojtur formula. Tė kėsaj ideje kemi qenė edhe njė sėrė opinionistėsh qė kemi mbrojtur, qė nė hapat e para, profilin e tij politik. I zgjedhur si President mbi palėt, tė gjithė besuam se mosha e tejkaluar e Moisiut dhe background-i familjar, mund ta kthenin atė nė njė pasuri politike pėr shqiptarėt. Tani regresi ėshtė i plotė, jo se Moisiu ėshtė asgjėsuar politikisht dhe moralisht, por se ka dyshime reale nėse mund tė funksionojė mė kjo formulė nė Shqipėri. Me kėtė humbje tė moralit ndaj detyrimeve si president, Alfred Moisiu as nė varr nuk e rrėfen dot pse ka qenė kaq i detyruar t'i bindet fuqisė qė e shmangu nga misioni qė mori pėrsipėr.
Ai varrosi nė mėnyrė tė pabesueshme shpresat e opozitės pėr zgjedhje tė lira dhe sė fundi turpėroi podiumin e Kuvendit nga ku ka folur pėr herė tė fundit, duke mos mbajtur premtimin pėr ministrat e pėrfolur. Thjesht Alfred Moisiu po bėhet i rrezikshėm si precedent, mė shumė se sa si president. Ai po bėhet i rrezikshėm si precedent i presidentit qė dėshton formulėn qė e zgjodhi. Nėse deputetėt qė e votuan dy vjet mė parė do ta dinin se do tė vepronte kėshtu, i pari Sali Berisha do tė ishte votuar qė president tė bėhej Fatos Nano, ose sė paku tė mbetej Rexhep Meidani. As njėri dhe as tjetri, nuk do ta kishin dėmtuar kaq shumė opozitėn, pasi opozita do tė gjente rrugė tė tjera pėr tė siguruar zgjedhjet e lira. Ajo u fut nė kurth, pasi besoi tek presidenti qė zgjodhi.
Llumi nė tė cilėn ka zhytur Institucionin e presidentit Alfred Moisiu, nuk shpjegohet dot as me listėn e gjatė tė favoreve vulgare qė i pėrmend revista "Klan", si "gjeneral i kapur rob", as me betimin e tij si ish student ushtarak nė Rusi se do t'u shėrbejė pėrjetė interesave tė Bashkimit Sovjetik. Tek ai njeri ka funksionuar diēka e ligė, antiopozitare, antidemokratike, qė mund t'i lėvrijė nė gjak vetėm njė njeriu qė kėrkon tė hakmerret ndaj njė force politike qė e ka pėrkrahur, por jo duke e pasur nė elitėn e vet. Ai ka fyer opozitėn qė po pėrpiqej tė ringrinte nė kėmbė zgjedhjet dhe moralin e shoqėrisė. Pėr kėtė arsye do tė kujtohet me neveri.

Pėrdorimi i Pollos

Njė ndėr mekanizmat e formimit tė kėtij kabineti ka qenė dhe Genc Pollo. Negociatat e tij platonike me Fatos Nanon, mėdyshjet e N.Ndokės dhe ambiguiteti i deklaratave shėrbyen si njė shantazh mbi grupet e vogla tė sė majtės pėr t'u futur nė vathėn e Fatos Nanos gjithė "rebelėt" e sė majtės. Nė fillim, i prirur tė fitonte rėndėsi politike prej negociatave dhe mė pas, pse jo, i joshur prej tyre, Genc Pollo i shkaktoi njė dėm tė madh opozitės nė pėrgjithėsi dhe partisė sė vet nė veēanti. Tani ka fare pak shqiptarė qė besojnė se Pollo nuk do tė hynte nė qeveri. Biles mė pak se sa ka anėtarė partia e zotit Pollo. Pėrdorimi i tij perfekt prej Fatos Nanos, u bė motiv i madh pėr grupet e sė majtės pėr tė hyrė pa kushte nė kabinetin e Nanos, ose me kushte banale si ajo e Cekės, qė ka kėrkuar tė mos i prishet klubi qė ka para partisė.

Magjia qė bindi aleatėt

Ka shumė hamendje se pėrse tė gjithė aleatėt e vegjėl, biles dhe ata qė nuk flasin me njėri tjetrin, u bashkuan nė njė "polifoto" me kryeministrin Fatos Nano. Nė negociatat e magjishme mes tyre, duket se superpremtimi kanė qenė zgjedhjet e reja. I bezdisur nga opozita e brendshme Fatos Nano ka premtuar tė ofrojė zonat elektorale tė ish kundėrshtarėve tė tij pėr aleatėt opozitarė. Me kėtė garanci duket se bashkohen nė njė mendje gjithė tė vegjlit e sė majtės. Premtimet e tjera pėr poste teknike ngjajnė si alibi. Si alibi ngjajnė po ashtu dhe emėrimet e reja tė aleancės dhe rregullat qė do tė shkruhen nė tė ardhmen pėr funksionimin e saj. Pėr mė tepėr, siē e kemi theksuar dhe mė parė, premtimi i Nanos pėr zgjedhjet e reja dhe roli i tyre si zėvendėsues i opozitės sė brendshme tė PS-sė, ėshtė nė natyrėn e tyre si parti individėsh, pasi shumica e atyre kryetarėve ka histori tė njėjta me ato qė po pėrjeton Fatos Nano me kundėrshtarėt e vet nė parti.

Mungesa e njė morali nė qeverisje

E vetmja pikė ku bashkohen edhe mbėshtetėsit e qeverisė, ėshtė fjalia se me tė vėrtetė qeveria ka humbur moralin. Kjo shprehje e thėnė, herė si lėshim dhe herė si pėrkufizim, nė tė vėrtetė mbart njė regres tė madh mbi shpinė, pasi ėshtė ofertė e hidhur pėr shqiptarėt nė kulmin e dėrrmimit moral tė tyre. Kur varfėria ka pushtuar vendin dhe pakėnaqėsia ndaj qeverisjes ėshtė nė kulm, t'u ofrosh shqiptarėve tė njėjtėn qeveri, biles tė pranuar si qeveri me moral tė prishur, do tė thotė tė pakėsosh shpresat pėr tė jetuar nė kėtė vend. Ka fare pak mekanizma qė nė kėto kushte ku gjendet qeverisja e vendit, tė bėhej njė qeveri qė do tė ndryshonte gjendjen.
Njė nga mekanizmat e pakėt ishte njė qeveri e moralshme dhe e pranuar nga shumica. Ky ėshtė nė tė vėrtetė i vetmi tipar qė kjo qeveri nuk e ka dhe qė e pranon se nuk e ka. Tashmė mbetet tė shikojmė, nėse shoqėria shqiptare, do ta gėlltisė kėtė mungesė tė madhe apo jo. Tashmė nė provė nuk ėshtė mė qeveria. Ajo bėri gjithēka qė kishte nė dorė, pėr tė qenė e pranueshme. Tani nė provė jemi tė gjithė, pėr t'u testuar deri sa jemi tė gatshėm tė poshtėrohemi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara